www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pagjumesia, si ta shmangim Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Pagjumesia, si ta shmangim Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pagjumesia, si ta shmangim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Pagjumesia, si ta shmangim Empty
MesazhTitulli: Pagjumesia, si ta shmangim   Pagjumesia, si ta shmangim EmptySat Sep 04, 2010 9:24 pm

Njeriu kalon një të tretën e jetës duke fjetur. Gjumi është shprehi dhe gjendje e pushimit gjatë së cilës natyra e ripërtërinë organizmin e shpenzuar, por nuk e dimë se sa orë gjumë i nevojiten secilit individ. Sipas statistikave të fundit evropiane, në kontinentin tonë një në katër persona vuan nga pagjumësia kronike. Shkencëtarët kanë përcaktuar 75 forma të ndryshme pagjumësie duke filluar që me problemet e gërhitjes, te dhimbja e këmbëve, ngërçet e spazmat e shumta e në pjesë të ndryshme të trupit, të folurit në gjumë, somnambulizmi, i cili ndonjëherë kthehet edhe në rrezik shumë të madh për personin që e ka, e deri tek aritmitë dhe çrregullimet e zemrës. Rreth 31 për qind e njerëzve, përfshi fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më shumë se një çrregullim të tillë në të njëjtën kohë dhe për më tepër mund ta kenë edhe për shumë net rresht, pra në formë kronike.

Pagjumësia
A duhet të flemë njësoj gjatë gjithë jetës sonë? Ne shpenzojmë një kohë të madhe të jetës duke fjetur. Foshnjat flenë praktikisht 24 orë në ditë. Fëmijët e vegjël bëjnë dremitje të vogla. Të rinjtë dhe adoleshentët flenë nga 8-9 orë në natë, ndërsa të rriturit flenë 7-8 orë ose edhe më pak. Shumë persona më të moshuar kanë nevojë për më pak orë, ndoshta 5 ose 6 dhe gjithashtu kanë tendencën për ta pasur gjumin shumë të lehtë. Mjekët shpjegojnë pse të moshuarit flenë më pak. Personat në moshë të thyer, ndoshta nuk kanë nevojë të flenë shumë ose janë të aftë të flenë po aq sa edhe të rinjtë. Kjo mund t’i dedikohet stilit të jetesës sepse ata flenë më shumë gjatë ditës, për shkak të kohës së lirë. Gjumi i ditës i bën ata të mos flenë natën.
Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme. Studimet e fundit kanë treguar se nuk është i pakët numri i personave që vuajnë nga pagjumësia, ata përbëjnë 39% të popullsisë. Stresi, depresioni dhe shqetësimet janë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.

Trajtimi
Ka shumë lloje pilulash që përdoren për të fjetur gjumë. Megjithatë është e rëndësishme që të mos përdoren pilulat për të fjetur. Kjo mund të ndodhë sepse trupi juaj fillon të varet nga mjekimet dhe me kalimin e kohës ju do ta keni të vështirë për të ndaluar së marri tabletat që ju sjellin gjumin. Ndoshta do t’u duhet të merrni shumë dhe gjithmonë edhe më shumë për të arritur efektin e dëshiruar sepse trupi juaj bëhet shumë tolerant. Ato mund t’i lënë ndjenjat tuaja të përgjumura dhe letargjikë në mëngjes. Dy ilaçe bimor tepër të efektshëm kundër pagjumësisë janë ai i quajtur Sereno me lulen e Manjolës dhe Valerina. Këto ilaçe gjenden në formë kapsulash ose çaji dhe janë të pasur me lëndë të tjera ushqyese për të cilat truri ka nevojë për të pasur një gjumë të qetë. Megjithëse ka një erë jo të këndshme çaji i përgatitur me pluhurin e valerianës ka dhënë efekte mjaft pozitive për të luftuar pagjumësinë. Falë përbërjes së tyre këta dy ilaçe bimor sjellin qetësi dhe sigurojnë një gjumë natyral. Ilaçet kundër parkinsonit dhe antikonvulsantët të çlodhin këmbët. Disa mjekime të tilla përdoren edhe për të ndihmuar fjetjen, sepse janë relaksuese dhe qetësuese, edhe pse kanë një efekt dytësor si dhimbja e kokës. Ilaç i mrekullueshëm kundër pagjumësisë është rraskapitja fizike. Kur jemi të rraskapitur fizikisht, e kemi më të lehtë të flemë.

Cilat janë shkaqet e pagjumësisë
1. Brenga dhe stresi janë shkaktarët kryesor të pagjumësisë. Edhe brengat vijnë nga shkaqe të ndryshme, si:
- nga lajmet e këqija të cilat i ka dëgjuar personi gjatë ditës.
- për shkak të varfërisë, kur njeriu mendon për kafshatën e bukës.
- për shkak të pasurisë, kur njeriu mendon për projektet dhe punët.
- për shkak të martesës ose pamundësisë për t’u martuar.
- pikëllimet dhe gëzimet që i sjell jeta.
2. Sëmundjet trupore. Ndër to mund të përmendim dhimbjet në shpinë, nyje, bark, dhimbja e kokës ose temperatura. Lirimi nga pagjumësia në këto raste mund të arrihet me lirimin nga këto sëmundje.
3. Ngrënia e ushqimit të rëndë para se të biem të flemë. Kjo sjell deri te tretja e rëndë e ushqimit që shkakton pagjumësi. Pjer Floshiri ka thënë: “Një e treta e njerëzimit vdesin shumë herët ngase nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Një e treta tjetër (kjo ka të bëjë me të gjithë ata që nuk u përmbahen dispozitave islame për të ushqyerit) vdesin shumë herët ngase e teprojnë në ushqim”.
4. Pirja e duhanit. Është e ditur se nikotina që gjendet në duhan ndikon në mënyrë stimulative në tru dhe kjo mund të shkaktojë pagjumësi. Një numër i madh i dijetarëve pirjen e duhanit e kanë konsideruar haram për shkak të dëmit të madh që ia sjell trupit: problemeve të zemrës, kancerit në mushkëri, bronkit kronik etj.
5. Mjetet dehëse dhe drogat (narkotikët). Nuk ka aspak dyshim se konsumimi i alkoolit dhe narkotikëve shkakton çrregullim të madh të gjumit.
6. Konsumimi i çajit dhe kafes para se të flemë. Është e ditur se pirja e çajit ose kafes pas orës shtatë në mbrëmje mund të shkaktojë pagjumësi te shumë njerëz.
7. Zhurma. Disa njerëz nuk mund të flenë në rrethinë ku ka zhurmë.
8. Fluturimet e largëta dhe punët e natës. Kjo u ndodh pilotëve dhe motrave medicinale që punojnë në periudha të ndryshme të ditës.
9. Ilaçet për gjumë. Përdorimi i ilaçeve për gjumë shkakton çrregullim të kualitetit të gjumit, por mund të shkaktojë edhe dremitje gjatë tërë ditës.
10. Mosangazhimi i trupit me punë fizike. Pagjumësia është dukuri e shpeshtë te njerëzit që punojnë nëpër zyre, si dhe te njerëzit që nuk janë të angazhuar me punë fizike.

Disa këshilla për njerëzit që vuajnë nga pagjumësia
1. Mos ha darkë shumë vonë dhe mundohu të hash më së paku tri orë para se të biesh të flesh! Mos konsumo ushqim të yndyrshëm që kërkon kohë të gjatë për tretje!
2. Këta persona duhet të kryejnë disa punë fizike gjatë ditës, që të ndiejnë lodhje në kohën e gjumit.
3. Dushin është mirë të zëvendësohet me banjë me ndenjëse, ngase qëndrimi (shtrirja) në ujë të ngrohtë i relakson muskujt dhe largon tensionin.
4. Është mirë të lexohet ndonjë copë leximi e lehtë dhe e shkurtër para se të shkohet për të fjetur!
5. Nuk duhet ftohur e as ngrohur tepër dhoma në të cilën flihet! Temperatura duhet të jetë mesatare.
6. Mos pi duhan para se të flesh!
7. Le të mos kaplojë frika ose brengat nëse nuk të zë gjumi shpejt. Mundohu të relaksohesh sa më tepër!
8. Këta persona duhet t’i largohen çokollatës, kafesë, çajit dhe ushqimit me kalori, me kripë, atij djegës dhe ushqimit të konservuar.
9. Për një gjumë më të rehatshëm rekomandohen pasta, oriz, bukë elbi, vezë të ziera, mish, peshk, djathë dhe perime të ndryshme. Ky lloj i ushqimit përmban amino-acide, të cilat e inicojnë sekretimin e serotoninit-përçuesit nervor kyç në procesin e gjumit dhe të menduarit.
10. Edhe sallata, qepa, hudhra, karota dhe lakra kanë ndikim qetësues dhe mundësojnë gjumë më të rehatshëm.
11. Në ushqimin i cili e lehtëson gjumin bën pjesë edhe një gotë qumësht i nxehtë, i cili në mënyrë shumë efikase e ul shqetësimin dhe pagjumësinë, si dhe e ul thartirën në lukth.
12. Ëmbëlsira me shumë karbon-hidrate dhe një filxhan çaji me mjaltë e relakson trurin.
13. Ushqimi i thartë, siç janë sarmat me lakër apo çorba e thartë, gjithashtu mund t’i konvenojnë organizmit dhe të kenë ndikim preventiv.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Pagjumesia, si ta shmangim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si te shmangim shtrengimet ne muskuj
» Ndryshimet e klimës, si të shmangim sëmundjet
» Ndryshimet e klimës, si të shmangim rrezikun e sëmundjeve
» Si ti shmangim disa nga problemet e përgjthshme që na shfaqen në Ramazan
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum