www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Enxhi e dashuruar me Noizyn Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Enxhi e dashuruar me Noizyn Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Enxhi e dashuruar me Noizyn

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Enxhi e dashuruar me Noizyn Empty
MesazhTitulli: Enxhi e dashuruar me Noizyn   Enxhi e dashuruar me Noizyn EmptySun Aug 29, 2010 6:58 pm

Një çift mjaft diskret përderisa kanë pesë muaj të lidhur dhe deri tani nuk dihej asgjë për ta. Bëhet fjalë për Enxhin, agjenten e “Big Brother 3”, dhe Noizyn, këngëtarin e njohur të muzikës rap, i cili mori famë në Tiranë vetëm pak vite pas kthimit të tij nga Anglia, me një karrierë si boksier “streefight” atje. Modelja korçare me linja perfekte dhe këngëtari bukurosh janë njohur direkt pas daljes së Enxhit nga spektakli BB3, ku kishte hyrë me misionin si e infiltruar. Ka qenë pikërisht një sfilatë e organizuar në qytetin e Durrësit, ku Noizy jeton së bashku me familjen. Aty janë parë dhe që atëherë kanë vazhduar këtë lidhje intime pothuejase në fshehtësi. Madje aq shumë janë marrosur pas njëri-tjetrit sa kanë vendosur të jetojnë bashkë në shtëpinë e re që Noizy ka blerë në Durrës për të shijuar jetën e re me Enxhin. Ata tashmë kanë qëndruar larg vëmendjes së publikut ndërsa kanë planifikuar një fejesë të afërt që do të finalizohet me një ceremoni dasme shumë tradicionale. Modelja 21-vjeçare dhe reperi 24-vjeçar kanë rënë keq në dashuri sa kanë gdhendur secili në shtyllën kurrizore nga një tatuazh me emrat e njëri-tjetrit. Edhe pse Enxhi vazhdimisht e mohoi ndarjen nga ish- i dashuri Dori, e vërteta është që në “Big brother” ajo hyri me statusin “single”. Duke qenë se tashmë janë të dy personazhe publikë, dhe ngaqë Enxhi u përfol gjatë për lidhjen me ish-të dashurin dhe afeksionin e Jetmirit për të fansat e saj u bënë kuriozë se si po vazhdonte jeta e saj intime. Dhe ja ku zbulohet kjo lidhje e re, që tashmë i ka ndryshuar asaj ritmin e jetës. Tani i duhet të përshtatet me jetën plot udhëtime të Noizyt, i cili ka një axhendë të ngjeshur me koncertet në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Deri tani ajo e ka shoqëruar shumë herë në koncertet e tij në Kosovë dhe Zvicër. Gjithashtu Enxhi vazhdon angazhimet e saj të mëparshme si modele në sfilata të ndryshme, dhe në pozicionin e drejtoreshës së marketingut të revistës dhe agjencinë AS. Këto kohë ajo po merret dhe me menaxhimin e 30 për qind të një hoteli, dhuratë e bashkëshortit të mikeshës së saj Aurela Hoxha, që ajo e quan si vëlla. Por nuk mund të mos bjerë në sy një shtim në peshë i saj, e shquar për elegancën. Thuhet se ajo tashmë peshon 15 kg më shumë, ndërsa dyshohet për një shtatëzani të mundshme. Gjithsesi kjo mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe është një çështje shumë private e saj, për të cilën mbetet ta pohojë vetë Enxhi nëse është e vërtetë ose jo.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Enxhi e dashuruar me Noizyn

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Enxhi dhe Stresi zyrtarizojne lidhjen me nje duet
» Unikkatili mposht Noizyn?
» Genta mohon lidhjen me Noizyn
» Performancë bombë e Tunës me Noizyn
» Twain: Jam e dashuruar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum