www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?  Empty
MesazhTitulli: Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?    Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?  EmptyTue Aug 31, 2010 8:24 am

Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?


Falenderimi I takon All-llahut, Pranuesit të Lutjeve, Plotësuesit të nevojave, paqa dhe mëshira qofshin mbi atë I cili I veqoi dhjetë ditët e fundit me adhurime të ndryshme, dhe më pas …

Dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më me vlerë nga ditët dhe netët e kaluara Të këtij muaji …

Prej veçorive të saj:

Me të vërtetë I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ishte që punonte dhe vepronte edhe më tepër se në ditët tjera …

Aisha radijall-llahu anha transmeton dhe thotë: “I Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ishte aq aktiv në dhjetëshin e fundit të Ramazanit si asnjëherë më parë”. (Muslimi,1175)

Gjithahtu transmetohet se Aisha radijall-llahu anha ka thënë: "Kur vinte dhjetëshja (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit) i Dërguari i All-llahut salall-lahu alejhi ve selem e gjallëronte natën (me ibadet), e zgjonte familjen e tij, angazhohej më tepër dhe vetmohej (për ibadet dhe izolim prej grave)". (Muttefekun alejhi)

Nga këto hadithe kuptojmë virtytet, vlerat e këtyre netëve, ngase I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ishte më I denjë dhe më aktiv në adhurim në këto netë se sa në të tjerat, më I plotë në kujdesin ndaj të gjitha llojeve të adhurimeve, si; namazi, leximi I Kur’anit, dhikri, dhënien sadaka (lëmoshë), dhe të tjera.

Hafidh Ibn Rexheb ka thënë:

Ishte I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem që veçonte dhjetë netët e fundit të Ramazanit me vepra të cilat nuk I vepronte në pjesët tjera të këtij muaji dhe prej tyre janë:

1 – Gjallëronte natën me adhurim: Me këtë nënkuptojmë se ka për qëllim gjallërimin e tërë natës.

2 –Ishte ai salall-llahu alejhi ve selem që zgjonte familjen e tij për namaz në këto dhjetë netët e fundit, ashtu siç nuk vepronte në netët tjera jashta këtyre …

3 –Ishte I Dërguari salall-llahu alejhi ve selem që shtrëngonte izarin e tij (rrobë e poshtme), dhe e vërteta është se këtu ka për qëllim distancim nga gratë e tij, duke përfshirë edhe itikafin.

Një nga karakteristikat e këtyre dhjetë netëve është :

Se me të vërtetë në të është Nata e Kadrit e cila është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj. I Dërguari I All-llahut salall-llahu alejhi ve selem thotë: "Kush e kalon Natën Kadrit në ibadet, duke besuar sinqerisht dhe duke shpresuar në shpërblimin e All-llahut, do t'i falen gjynahet e kaluara". (Buhariu)


Dhe prej gabimeve të cilat I bëjnë shumica e njerëzve në këtë dhjetësh, është se zellshmëria në adhurim fillon të pakësohet pak nga pak, derisa ndërpritet nga adhurimet në këto dhjetë netët e fundit, dhe kjo është në kundërshtim me udhëzimin e të Dërguarit salall-llahu alejhi ve selem, I cili ishte më I zellshëm dhe më I përkushtuar ndaj adhurimeve në këto dhjetë netët e fundit.

Andaj besimtarit I takon që të bën durim në adhurim ndaj All-llahut të Lartmadhëruar në këto ditë, se pasha All-llahun këto janë ditë të lehta, netë të numëruara, fitojnë në të fituesit dhe humbasin të dështuarit.

Ka thënë shejkh ibn Uthejmin rahimehull-llah (All-llahu e mëshiroftë): “Shumë prej myslimanëve i kalojnë këtë kohëra të çmuara në atë që nuk është në dobin e tyre, duke qëndruar një pjesë të madhe të natës në argëtim të gabuar dhe gjëra të kota. E kur vjen koha për namaz të natës ata flejnë gjatë saj dhe e humbin, privojn veten e tyre nga mirësit e shumta, ashtuqë ndoshta ata mund të mos arrijnë vitin e ardhshëm, dhe ky është manipulim i djallit me ta, i cili u bënë kurthe atyre duke I larguar ata nga rruga e Zotit dhe duke I mashtruar ata.

Thotë I Plotfuqishmi – “Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.” (El Hixhr 42)

I mençuri nuk e merr djallin (shejtanin) për mik të tij pos All-llahut Fuqiplotë, duke e ditur armiqësin ndaj tij, ngase me të vërtetë kjo është në kundërshtim me arsyen dhe besimin.”

Keni frikë All-llahut vëllezër dhe motra në Islam, dhe mos lejoni që të ju ik shansi I këtyre dhjetë netëve të fundit, paramendo, medito dhe llogarit se në këto dhjetë netët e fundit adhurimet janë të barabarta me më shumë se tetëdhjetë e tre vite …

Pra ku je ti nga këto vlera të mëdha dhe mirësi të pafunda ??? !!!


Përktheu: Ummu Muhlisa
Kur’an dhe Sunnet©2002-2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Dhjetë ditët e Fundit të Ramazanit, Si t’i kalojm?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Dhjetë ditët më të mira
» Si të përgatitem për ardhjen e Ramazanit?
» Si të kontrollojmë vetveten pas muajit të Ramazanit
» Çfarë veprove në dhjetëshin e parë të Ramazanit?
» 13 Pëshpëritjet e Ramazanit...
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum