www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Para pikëpyetjes  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Para pikëpyetjes  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Para pikëpyetjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Para pikëpyetjes  Empty
MesazhTitulli: Para pikëpyetjes    Para pikëpyetjes  EmptyWed Sep 08, 2010 5:19 am

Para pikëpyetjes

Ta kujtojmë shembullin e Aishes, radiaAllahu anha, se si u ushqye dhe se si e kaloi kohën gjatë Ramazanit.
Kushdo që jeton, përballet patjetër me shenjat e ndalimit. Kjo jetë është me valë të llojllojta me të cilat përballet njeriu. Këto pengesa janë shenja korrigjuese dhe reformuese.

Është me rëndësi të bëhet dallimi mes begatisë, dënimit dhe sprovës. Po ashtu, të bëhet dallimi mes dhuntisë dhe fatkeqësisë, si dhe mes vështirësisë dhe lirisë.

Gjatë rrugës për të arritur deri tek Allahu, besimtari duhet patjetër të dallojë begatinë dhe sprovën. Kështu që dy vetë mund ta zotërojnë një dhunti, por për njërin është begati, ndërsa për tjetrin është sprovë.

Pa dyshim që njeriu furnizohet me pasuri dhe ai mendon që kjo është begati, por kjo pasuri për të është sprovë.
Njeriu mund të fitojë një pozitë dhe tek të tjerët kjo llogaritet si privilegj, ndërsa për vetë personin është fatkeqësi. Nxënia e Kur’anit është argument për besimtarin, por mund të jetë edhe argument kundër tij.
Mos të gëzohemi kur të na shtohen të mirat, kur i bëjmë mëkat Krijuesit tonë, po të bëhemi prej atyre që e dallojnë dhuntinë nga sprova, për këtë Zoti thotë në Kuran: “Mos të dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai u ka dhënë.” (Hadid: 23)

Gruaja e Sa'd b. Amir Xhumehiut ka thënë: Një ditë më zgjoi nga gjumi zëri i lartë i burrit tim duke thënë: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje! Kërkoj mbrojtje nga Allahu prej teje!” Ndërsa ai në dorë kishte disa para dhe i shtynte me dorë si të ishin ndonjë akrep. I thashë: Pse po vepron kështu! Më tha: “Më ka hyrë brenda (në zemër) dynjaja, do të ma lëndojë fenë.”

Çdo herë në jetën tonë duhet të shikojmë në të mirat e Allahut dhe të shohim se ku e kemi hedhur këmbën, të mësojmë se ku jemi, më shumë se kaq, ta mësojmë realitetin e vetes sonë, se kë e pasojmë.

Në vazhdimësi të kësaj bisede, dua t’i shkoqis disa pyetje për gjithsecilën prej nesh e pastaj të përgjigjemi vet para ndërgjegjes sonë.

Është begati e madhe të arrish muajin e ramazanit e ta shijosh ëmbëltinë e tij, mirëpo është humbje dhe tmerr i madh nëse privohet besimtari prej tij.

Nëse na duket e rëndë të agjërojmë në këto ditë të nxehta, madje e papërballueshme, ta pyesim veten se si arriti të agjërojë Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të?

Nëse nga përzgjedhja e madhe e ushqimit nuk po mund të përcaktohemi se me çfarë ta shërbejmë veten, e pastaj po ngelim të uritura, ta kujtojmë begatinë e sofrës së Aishes, radiaAllahu anha se me çfarë e shtroi syfyrin e më pastaj iftarin?

Nëse nga vapa po molisemi e ibadetet po na ngelin me mangësi, klima herë është aktive e herë jo si shkak i energjisë elektrike, ta pyesim veten se çfarë komoditeti pati Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të në shtëpinë e saj, çka e ndaloi atë të bëj ibadet apo nuk e ndaloi asgjë?

Nëse tekat tona kërkojnë të ushqehemi jashtë duke mos llogaritur se ditët e kohët e këtij muaji veç po ikin shumë shpejt, ta kujtojmë shembullin e Aishes, radiaAllahu anha se si u ushqye dhe se si e kaloi kohën gjatë ramazanit.Nëse gjumi po i rëndon aq shumë qepallat tona, dhe si pasojë po na ndalon nga ibadetet e natës, ta pyesim veten se si reagoi Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ndaj gjumit në ditët e shenjta?

Nëse koha na shkon rreth asaj se çfarë të gatuajmë e hamë për iftar, që sa më shumë të pasurohet sofra me lloje të ushqimit, po Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, me çfarë e priste iftarin?

Duke mos prekur më shumë pika, po e themi edhe një gjë, ta testojmë veten; ku isha, çfarë bëja, ku jam tani, çfarë po bëj tani? Sa kam ndryshuar, nëse kam ndryshuar dhe ku jam ndryshuar dhe si kam ndryshuar, për të mirë apo jo-mos e bëftë Zoti!

Nëse është e domosdoshme që edhe me dhunë ta ndryshojmë vetën tonë për të mirë, ta bëjmë këtë në këtë muaj, ngaqë djajtë janë të prangosur e mundësia e përmirësimit është në duart tona, në vullnetin tonë si dhe mund ta bëjmë veten më të mirë, të paktën të hyjmë në binarët e edukatës së Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e jo të mbesim me të dëmshmen e të shëmtuarën për ne e në ne.

Lutem që Allahu të na e shtojë dashurinë ndaj Tij derisa ta arrijmë dashurinë e Tij dhe të na i bëj të dashura adhurimet ndaj Tij e ta përjetojmë ëmbëltinë e adhurimeve gjatë këtij muaji e muajve pas tij që në Ditën e Llogarisë të mos na turpërojë llogaria. Amin!

Shkruar nga Valbona Kelmendi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Para pikëpyetjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Para dhe pas martese!
» Para se të mëkatosh
» Lohan mbetet pa para
» Si te besh para me FaceBook
» Zonjat e para aktore
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum