www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit Empty
MesazhTitulli: PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit   PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit EmptySat Oct 02, 2010 4:24 am

PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit 011010hajredinkuqithmb1



Aktualisht Partia Demokratike e Kosovës i mban tri postet kryesore të shtetit, presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin, por zyrtarët e kësaj partie thonë se PDK-ja nuk është e interesuar që të mbajë të tria postet edhe nëse do t’i ketë dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një shtet funksional, një qeveri funksionale me legjitimitet të plotë dhe me një president me autoritet dhe legjitimitet.

Sipas tij, mbi këta parametra, janë duke u zhvilluar konsultimet me partitë politike, në radhë të parë me partnerin e koalicionit.

Kuçi: PDK nuk është e interesuar t’i mbajë tri poste
(Video)
“Partia Demokratike e Kosovës nuk është e interesuar edhe nëse i ka dy të tretat në Kuvendin e Kosovës, t’i mbajë tri postet qendrore”, ka thënë ai.

Kuçi ka thënë se takimet mes partnerëve të koalicionit nuk janë lajm për media, ngase këto takime janë rutinore, përderisa ka shprehur bindjen se koalicioni mes partnerëve është i qëndrueshëm dhe do të jetë i qëndrueshëm edhe në proceset që e presin Kosovën.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka theksuar se PDK-ja nuk i është gëzuar dorëheqjes së presidentit, madje ka hyrë në një ambient të tillë pa fajin e saj, por beson se PDK-ja do ta udhëheqë me mençuri dhe maturi këtë situatë.

Duke folur për zgjedhjet, ai ka rikujtuar se PDK-ja asnjëherë nuk ka kërkuar zgjedhje, por kanë kërkuar ata që sot janë kundër tyre, por sipas Kuçit, situata e re e krijuar shtron nevojën që zgjedhjet të mbahen sipas një afati brenda gjashtë muajsh.

Kuçi: Zgjedhjet duhet të jenë kushtetuese dhe ligjore
(Video)
“Tani kjo situatë e re dhe në momentin kur preket legjitimiteti demokratik i institucioneve, PDK-ja është e hapur. Një duhet ta kemi të theksuar, zgjedhjet duhet të jenë kushtetuese dhe ligjore. Që do të thotë se në afatin prej gjashtë muajsh që e ka ushtruesi i detyrës së presidentit duhet ta kemi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike. Nuk guxon të kalohet ky afat”, ka thënë ai.

Për më tepër, Kuçi e ka pranuar se kryeministri Hashim Thaçi ka pasur takim me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, por ka mohuar të jetë biseduar për pazare të tilla, sikur ato që janë thënë sot në media, sipas të cilave, Thaçi i ka ofruar 1 milion euro për mbrojtjen e Haradinajt në këmbim të mbështetjes së AAK-së.

Kuçi: Nuk ka pasur pazare të tilla
(Video)
“Nuk ka pasur pazare dhe nuk ka gjëra të tilla. Do të ishte ofenduese nëse ne do t’i themi dikujt ashtu, ose e kundërta nëse dikush do të ‘blihej’. Ajo çka dua të them PDK, unë personalisht, kryeministri dhe të tjerët, kemi pasur dhe kemi vullnetin të ndihmojmë që zoti Haradinaj të ketë një mbrojtje të dinjitetshme”, ka theksuar Kuçi.

Në këtë takim, sipas Kuçit është biseduar lidhur me bisedimet e mundshme me Serbinë, për ç’gjë ka ofruar mbështetjen e saj edhe AAK-ja, për mbrojtjen e krejt të kësaj partie në Hagë, Ramush Haradinaj, si dhe për zgjedhjet e reja, çështja kjo që duhet të trajtohet mes partive politike në konsultim me ushtruesin e detyrës së presidentit të vendit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

PDK-ja nuk është e interesuar për tri postet kryesore të shtetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ibrahimovic nuk është i interesuar për Cityn
» Reali nuk është i interesuar për De Rossin
» Ja dy vlerat kryesore të lidhjes
» Fiset kryesore Ilire
» NATO e interesuar për reduktime shtesë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum