www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës Empty
MesazhTitulli: PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës   PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës EmptySat Oct 02, 2010 10:12 pm


PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës 021010patrikanathmb1


Ndonëse Policia e Kosovës nuk ka marrë asnjë kërkesë nga zyrtarë të Serbisë për sigurimin e tyre gjatë ditës së nesërme në inaugurimin e patrikut Irinej në Patrikanën e Pejës, ajo ka angazhuar rreth 900 zyrtarë policor të cilët së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe garantimin e plotë të sigurisë, duke përfshirë edhe përcjelljen e grupeve apo delegacioneve të ndryshme që do të vijnë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës do të tregohet fleksibile lidhur me vizitat e zyrtarëve serbë në ceremoninë e inaugurimit të patrikut Irinej dhe nuk do ta pengojnë hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë.

Në ceremoninë e inaugurimit të patrikut Irinej, sipas njoftimit të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, derisa ministrat e qeverisë serbe pritet të marrin pjesë si qytetarë privatë.

Ndërkaq, nuk janë ftuar të marrin pjesë asnjë nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës, me përjashtim të kryetarit të komunës së Pejës, Ali Berisha, i cili ka thënë se do të marrë pjesë vetëm nëse në ceremoni do të marrin pjesë edhe liderët e shtetit të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Erhard Buhler, ka konfirmuar se KFOR-i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që inaugurimi i patrikut serb të kalojë në atmosferë sigurie, ndërkaq, pret që ceremonia të kaloje qetë dhe në kuadër të kornizave fetare.

Buhler: Ne do të ofrojmë sigurinë ashtu si na është kërkuar
(Video)
“Kemi pasur shumë takime planifikuese së bashku me Policinë e Kosovës edhe me EULEX-in. Ne do të ofrojmë sigurinë ashtu si na është kërkuar. Do të ofrojmë sigurinë rreth e rreth Manastirit, sigurinë në rrugën të ashtuquajturën portën 1 prej Mitrovicës për në Pejë. Unë pres që e diela të jetë e qetë. Nesër është një ngjarje shumë e rëndësishme për Kishën Ortodokse serbe, por është edhe një ngjarje e rëndësishme edhe për Kosovën në përgjithësi. Në disa raste kam thënë se Evropa po sheh kah Kosova dhe kjo ngjarje është mirë për imazhin e Kosovës që kjo e diele e qetë nesër”, ka thënë Buhler.

Brahim Sadriu, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Kosovapress se gjatë ditës së nesërme zyrtarë të Policisë së Kosovës edhe pse nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga zyrtarët serbë dhe grupe të tjera për sigurimin apo përcjelljen e tyre, së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e këtij manifestimi.

Sadriu: Nuk kemi marrë kërkesë për sigurimin e zyrtarëve serbë
(Video)
“Sa i përket personave apo VIP-ve të Serbisë, ne nuk kemi marrë kërkesë për sigurimin tyre, dhe përgjegjës për sigurimin e tyre do të jetë KFOR-i dhe EULEX-i, mirëpo ato grupet që kanë kërkuar sigurimin e Policisë së Kosovës, ne i kemi aprovuar dhe kemi aranzhuar përcjelljen, por edhe në raste të caktuara Policia e Kosovës do t’i asistojë KFOR-it dhe EULEX-it në sigurimin ose në hapjen e rrugëve apo varësisht prej rrethanave që kërkohen”, ka thënë Sadriu.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Policia e Kosovës, Sadriu tha se në ceremoninë e inaugurimit pritet që pjesëmarrja e qytetarëve serb të shkojë deri në 10 mijë.

Sadriu: Pritet të marrin pjesë 10 mijë qytetarë
(Video)
“Sipas vlerësimeve tona dhe sipas informatave që ne i kemi marr llogaritet që numri i pjesëmarrësve në këtë eveniment llogaritet të jetë prej 5 mijë deri në 10 mijë qytetarë”, ka thënë ai.

Pika kufitare në Jarinje sipas Sadriut pritet që të jetë pika ku pritet që të ketë qarkullimin më të madh me njerëz gjatë ditës së nesërme. Ndërkaq Policia e Kosovës qytetarët që do të hyjnë nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës do t’i shoqërojë deri në Patrikanën e Pejës ku do të mbahet edhe ceremonia.

Për të përcjellë këtë ngjarje shumë media të huaja dhe vendore deri më tani janë akredituar që të jenë të pranishme, ndërkaq të drejtën ekskluzive për transmetim të drejtpërdrejtë e ka Radio Televizioni i Serbisë.

Ndryshe nesër në Patrikanën e Pejës, patriku Irinej do të zhvillojë ceremoninë e tretë, pas dy të njëjtave të zhvilluara në janar në Beograd, kur edhe ka marrë detyrën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe. Mirëpo, kjo është hera e parë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës që një ceremoni e tillë mbahet në Kosovë.

Ceremonia fillimisht qe planifikuar të mbahet në muajin prill, por ka qenë vetë Kisha Ortodokse Serbe ajo që e ka shtyrë mbajtjen e saj.

Kisha Ortodokse Serbe nuk komunikon drejtpërdrejt me institucionet e Kosovës. Për këtë arsye tash një kohë, është ambasadori grek në Kosovë ai që ndërmjetëson në mes të autoriteteve kosovare dhe Kishës.

Sinodi me rastin e ftesës për pjesëmarrje në këtë sigurim ka porositur besimtarët ortodoksë dhe opinionin e gjerë, se kjo ceremoni është tërësisht akt kishtar dhe shpirtëror i rëndësisë historike dhe është e padëshirueshme çfarëdo politizimi i kësaj ngjarjeje.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

PK dhe KFOR-i, të gatshëm për sigurinë në Patrikanën e Pejës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» KFOR-i mbetet me 5-6 mijë ushtarë
» Kryetari i Pejës refuzon pjesëmarrjen në manifestim
» KFOR-i garanton paprekshmërinë dhe integritetin territorial
» Lëndohen 10 ushtarë të KFOR-it
» Në veri patrullojnë KFOR-i, PK dhe EULEX-i
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum