www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dyzet hadithe në një hadith Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dyzet hadithe në një hadith Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dyzet hadithe në një hadith

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Dyzet hadithe në një hadith Empty
MesazhTitulli: Dyzet hadithe në një hadith   Dyzet hadithe në një hadith EmptyWed Nov 18, 2009 8:12 am

Dyzet hadithe në një hadith

Dije se çdo gjë që Allahu ka përcaktuar për ty, gjithsesi do të realizohet, kurse atë që Allahu nuk ka përcaktuar për ty, kurrsesi nuk do të realizohet.

Transmetohet nga Selman el-Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili kishte thënë: "E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për dyzet hadithe, e ai më është përgjigjur: "Cilido pjestarë i ummetit tim që i mëson (dhe i praktikon në jetë) këto hadithe, do të hyj në Xhennet". Unë e pyeta: "Cilat janë këto hadithe o i Dërguar i Allahut? – Ai tha:
1. Të besosh në Allahun;
2. Të besosh në Ditën e Gjykimit;
3. Të besosh në Melaiket e Tij;
4. Të besosh në Librat (e shenjta);
5. Të besosh në Pejgamberët (e Allahut);
6. Të besosh në Ringjalljen pas vdekjes;
7. Të besosh në Përcaktimin e Allahut (Kader) dhe se çdo e mirë dhe e keqe është prej Allahut të Lartësuar;
8. Të dëshmosh se askush nuk meriton të adhurohet pos Allahut, dhe se Muhammedi (s.a.v.s) është i Dërguari i Allahut;
9. Të falësh çdo namaz në kohën e vet duke qenë me abdes të plotë (d.m.th. ta përsosësh abdesin në formën më të bukur duke zbatuar të gjitha rregullat e tij);
10. Të japësh Zekatin (kuptohet ai që ka pasuri dhe arrinë sasinë e caktuar);
11. Të agjërosh muajin e Ramazanit;
12. Të kryesh Haxhin nëse ke pasuri;
13. Të falësh 12-të rekate sunnet (muekkedeh-të fortë) për çdo ditë; (sipas një hadithi tjetër këto rekate sunnet janë: 2 rekate para farzit të sabahut, 4 rekate para dhe 2 pas farzit të drekës, 2 rekate pas farzit të akshamit dhe 2 pas farzit të jacisë);
14. Çdo natë mos e lë pa e falë namazin e vitrit;
15. Mos i bën Allahut shirk; (mos i shoqëro dikënd tjetër në adhurim, se shirku është mëkat i madh);
16. Mos u bën i padëgjueshëm dhe mosrespektues ndaj prindërve tu;
17. Mos e ha pasurinë e jetimit pa të drejtë;
18. Mos pi alkool (pije dehëse);
19. Mos bën kurvëri (zina, prostitucion);
20. Mos u beto rrejshëm në Allahun;
21. Mos dëshmo rrejshëm (në dëm të të tjerëve);
22. Mos i ndjek epshet tua (të sëmuara);
23. Mos e përgojo vëllain tënd musliman;
24. Mos i akuzo gratë e ndershme për imoralitet;
25. Mos ki smirë ndaj vëllait tënd musliman (dhe mos përhap fjalë të këqija për besimtarët);
26. Mos bën shaka me njerëz, me qëllim që t'i fyesh dhe t'i ofendosh;
27. Mos u zhyt në lojra dhe argëtime; (Pejgamberi a.s. nuk i ka ndaluar lojrat që janë të dobishme për trupin dhe shëndetin e njeriut, përkundrazi në një hadith tjetër ka thënë: "Mësojuni fëmijëve tuaj notin, gjuajtjen me shigjetë dhe kalërimin", mirëpo qëllimi këtu është që të largohesh nga lojrat e ndaluara siç janë llojet e ndryshme të bixhozit etj., dhe njëkohësisht të mos zhytesh tepër në lojra dhe sporte të ndryshme të cilat të largojnë nga adhurimi dhe përmendja e Allahut);
28. Askujt mos i thuaj "hej, shkurtabiq...(apo diç tjetër)" , duke dëshiruar më këtë nënçmimin e tij;
29. Mos e përqesh asnjë njeri (kushdo qoftë ai);
30. Mos i përhap fjalët e huaja në mesin e njerëzve (p.sh. si t'i thuash dikujt: "A ke dëgjuar se çfarë ka thënë filani për ty?);
31. Të falënderosh shumë Allahun e Lartësuar për begatitë e Tij të panumërta;
32. Të jesh i durueshëm (të bësh sabër) nëse të godet ndonjë bela apo fatkeqësi;
33. Mos ji i sigurtë se Allahu nuk do të dënoi; (mos ji i bindur se me siguri do të shpëtosh nga dënimi i Allahut xh.sh., por gjithherë t'i kërkosh falje Atij, t'i shtosh edhe më tepër adhurimet ndaj Tij se ndoshta do të gjesh shpëtim);
34. Mos i shkëput lidhjet familjare (farefisnore);
35. Duhet të kesh raporte dhe marrëdhënie të mira me të afërmit tu;
36. Mos e mallko askënd prej krijesave të Allahut;
37. Përkujto Allahun sa më shumë (duke bërë dhikër), sidomos fjalët: "Estagfirullah (Kërkoj falje nga Allahu), Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) dhe La ilahe il-lall-llah (S'ka të adhuruar pos Allahut);
38. (Kurrsesi) Mos e lë namazin e xhumasë dhe dy bajrameve;
39. Dije se çdo gjë që Allahu ka përcaktuar për ty, gjithsesi do të realizohet, kurse atë që Allahu nuk ka përcaktuar për ty, kurrsesi nuk do të realizohet;
40. Mos e braktis leximin e Kur'anit në çfarëdo situate (vazhdimisht lexo Kur'an aq sa ke mundësi dhe në çfarëdo gjendjeje që je)."

Në fund Selmani tregon: "Pastaj e pyeta Pejgamberin s.a.v.s.: O i Dërguar i Allahut, po çfarë shpërblimi ka ai që i mëson (dhe i praktikon) këto hadithe? Pejgamberi s.a.v.s, tha:– Allahu i Lartësuar do ta ringjallë Ditën e Kijametit së bashku me Pejgamberët dhe dijetarët."

(Transmeton El-Hafidh ebul-Kasim bin Abdurr-rrahman bin Muhammed bin Is'hak bin Mundete; El-Hafidh ebul-Hasan Alijj bin ebi El-Kasim bin Babevejhi Er-Razi; Ibn Asakiri dhe Er-Rafiu nga Selman el-Farisiu (Allahu qoftë i kënaur me të).

Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Enes KOSHI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Dyzet hadithe në një hadith

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shkruje nje Hadith
» Hadith i bukur qe permban te gjitha lutjet e Pejgamberit A S
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum