www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë Empty
MesazhTitulli: Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë   Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë EmptyMon Oct 11, 2010 6:59 pm

Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë 2ur8fv8

Këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, ka dy vite që gjërat po i ecin fjollë. U martua dhe është bërë baba. Kurse përsa i përket muzikës, sukseset e tij nuk kanë të ndalur.



Shumë këngë, hite të shoqëruara me videoklipe, ndër më të kërkuarit në mbrëmje rinore në diasporë, dhe i vlerësuar me shumë çmime në festivale, Ermali nuk ka të ndalur.. Kishte kohë që për shkak të angazhimeve të shumta nuk jepte intervista e për të larë këtë borxh rikthehet me një intervistë ekskluzive ku tregon për sukseset e këngës së fundit me “Tingullin 3nt”, planet e tij muzikore, familjen dhe lajmin se do bëhet baba për herë të dytë…


Ermal, ka disa muaj që e keni lançuar videoklipin “I Kom” në bashkëpunim me “Tingullin e 3nt”, këngë e cila vazhdon të jetë e kërkuar..Sa jeni i kënaqur me sukseset që ka arritur kënga?
Jam shumë i kënaqur sepse është pritur shumë mirë nga publiku, ka qenë në krye të top-listave dhe sigurisht që suksesi i një kënge të bën të ndjehesh mirë dhe të jesh i kënaqur. Dhe sigurisht është një stimulim për këngën dhe bashkëpunimet e radhës.
Si erdhi deri tek ty ky bashkëpunim, e kujt ishte idea?
Mua më ftoi Getoari për ta dëgjuar këngën në demo dhe më pelqeu ideja e tij shumë , kështu që pranova me kënaqësi dhe u mundova të jap maksimumin gjë të cilën besoj se e kam arritur..
A mendon se keni dalë jashtë stilit tuaj muzikor?
Jo nuk mendoj, sepse unë jam rritur duke dëgjuar nga çdo zhanër muzikor këngët e mira, kështu që edhe rryma e hip-hop-it më ka pëlqyer gjithmonë dhe pse jo ta realizoja një këngë të tillë, mirëpo kjo nuk do të thotë që unë kam dalë nga stili im. Unë vazhdoj të jem po i njëjti..
A do të ketë të tjera bashkëpunime?
Unë mundohem gjithmonë t’u përshtatem kërkesave të publikut. Besoj që pas një kohe do të realizoj një këngë duet me këngëtaren e njohur Leonora Jakupi..
Ju jeni këngëtar jashtëzakonisht i pëlqyer në Shqipëri. Çfarë emocioni ju jep publiku shqiptar?
Publiku shqiptar më jep shumë emocion të veçantë, ndihem jashtëzakonisht mirë në mesin e tyre. Ata janë njohës shumë të mirë të artit dhe jam mjaft i privilegjuar kur arrij të ofroj diçka të mirë.
Sa shpesh vini në Shqipëri? Cilat janë qytetet që ju pëlqejnë më shumë?
Në Shqipëri shkoj shumë shpesh, kam dhe shtëpi në Durrës kështu që të paktën një herë në muaj jam aty. Më pëlqen Tirana shumë, e ndjej vetën sikur të jem në perëndim. Kruja më bën të jem krenar që jam shqiptar si dhe mahnitem me perlat e bregdetit adriatik.
Ju jeni i martuar, a ështe xheloze bashkëshortja juaj meqë ka një burrë artist?
Jo aspak. Unë nuk i kam dhënë arsye për të xhelozuar.. përkundrazi është mbështetësja ime më e madhe gjatë gjithë kohës dhe e lumturojnë sukseset e mia.
Na tregoni dicka për djalin (Artin), çfarë fëmije është ai, sa jeni i lidhur me të?
Arti e ka ndryshuar jetën time shumë, nuk mund të rri një ditë pa e parë, jam shumë i lidhur me të. Është shumë i gjallë dhe mistrec, ka filluar të bëjë shumë sherre por çuditërisht kjo gjë më bën ta dua edhe më shumë….(E ka babi zemër).
Çfarë ka ndryshuar lindja e djalit tek ju?
Sapo e thashë sepse me të vertetë është një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh prind, ata që e kanë provuar e dinë se për çfarë po flas..Në fakt është njëra ndër gjërat më të bukura që të ndodh në jetë..
Keni menduar të keni një tjetër fëmijë?
(qesh) Ju sapo zbuluat një sekret. Unë dhe Ariana do bëhemi prindër për herë të dytë, jam shumë i lumtur .. dhe ju keni eskluzivitetin e këtij lajmi, pra është hera e parë që e them publikisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Ermal Fejzullahu: Së shpejti baba për herë të dytë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Tekste te kengve nga Ermal Fejzullahu
» Ermal Fejzullahu: Arti ka zbukuruar shtëpinë tonë…!
» Tekste kengesh nga Sabri Fejzullahu
» Ermal Mamaqi: Bera nje dasme sa per pese
» Ne Yo do të bëhet baba
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum