www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore” Empty
MesazhTitulli: Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore”   Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore” EmptyMon Oct 11, 2010 7:12 pm

Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore” 0


Pas klipit “Rruga e zemrës”, me të cilin Rosela Gjylbegu fitoi çmimin e parë te “Kënga Magjike 2009” në duet me Eliza Hoxhën, tashmë ka vendosur të bëjë pauzë në festivale. Arsyeja pasi më 16 tetor, bashkë me nëntë këngëtarë të njohur do të nisë aventurën televizive në “Tv Klan” në spektaklin e të shtunave “Këngët popullore të shekullit”.



Show që prezantohet nga Pandi Laço, një vazhdim i formatit “Këngët e Shekullit” do të ketë protagonistë këngëtëtarë të kësaj muzike, ndër më të pëlqyerit në këtë treg. Rosela tregon se si u përfshi në këtë projekt së bashku me Merita Halilin, Ramadan Krasniqin, Frederik Ndocin, vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti, Eranda Libohovën, Irini Qirjakon, Selami Kolonjën, Mayën dhe Bujar Qamilin:


Rosela, je këngëtarja më e re në këtë spektakël me këngët popullore. Si ndodhi që u bëre pjesë, kush ta bëri ftesën?
Po është e vërtetë unë jam më e reja në moshë. Parë nga dy këndvështrime jam e priviligjuar, por dhe kam një përgjegjësi të madhe, sepse janë artistë të mëdhenj dhe unë kam fatin të këndoj dhe të ndaj këtë eksperiencë të mrekullueshme bashkë me ta. Ftesa më erdhi nga Promotorët, Pandi, Adi, Bledi dhe sigurisht që e pranova pa hezituar.
Si është marrëdhënia jote me këngën popullore, është pasion i yti?
Unë kam lindur në një qytet me tradita muzikore të lashta si Shkodra dhe sigurisht që jam rritur duke dëgjuar perlat e këngës popullore shkodrane dhe e kam në gen melodicitetin e tyre. Unë bëj pjesë tek këngëtarët e muzikës “pop”, por besoj t’i përshtatem më së miri dhe zhanrit popullor, pse jo një Roselë ndryshe.
Fakti që je një këngëtare “pop-i” të bëri ta mendoje dy herë ftesën e promotorëve?
Jo aspak, sepse unë do këndoj ato këngë që i përshtaten natyrës sime vokale. Shkodra ka plot këngë të bukura sa dhe vështirë të zgjedhësh në mes tyre. Mbi të gjitha më vjen mirë pasi po realizoj ëndrrën e tim eti, që prej kohësh me thoshte: “Rosela bëj një kolazh me këngë popullore”, dhe kam kënduar disa këngë, pra kam bërë një parapërgatitje. Eshtë bukur të këndosh këngë shkodrane, ato janë shumë të ëmbla.
Kjo aventurë televizive do të bëje të shkëputesh nga pjesëmarrja në festivale?
Jo, këtë vit besoj se do i përkushtohem këtij spektakli, pasi ka shumë impenjim. Do jemi “live” për 12 javë dhe besoj se është e mjaftueshme tre muaj në ekran për një këngëtar.
Me këngëtarët e tjerë të ka ndodhur të këndosh në ndonjë koncert, si i ke marrëdhëniet me ta?
Po, me disa nga këngëtarët kam pasur rastin të takohem në koncerte dhe të kem njohje, për shembull me Frederikun, Erandën dhe Bujar Qamilin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Rosela Gjylbegu: “Pse vendosa t’i kthehem muzikës popullore”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rosela Gjylbegu: Do ti kthehem muzikes popullore
» Rosela dhe Eliza fitojne Kenga Magjike 2009
» Perse Iu Dedikova Muzikes
» Nistelrooy: Dua të kthehem te Reali, por..
» Anton Çetta (Proz popullore nga Drenica 1-2)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum