Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Rosela Gjylbegu: Do ti kthehem muzikes popullore Mon Oct 18, 2010 12:37 am | |
| Pas klipit “Rruga e zemrës”, me të cilin Rosela Gjylbegu fitoi çmimin e parë te “Kënga Magjike 2009” në duet me Eliza Hoxhën, tashmë ka vendosur të bëjë pauzë në festivale. Arsyeja pasi më 16 tetor, bashkë me nëntë këngëtarë të njohur do të nisë aventurën televizive në “Tv Klan” në spektaklin e të shtunave “Këngët popullore të shekullit”. Show që prezantohet nga Pandi Laço, një vazhdim i formatit “Këngët e Shekullit” do të ketë protagonistë këngëtëtarë të kësaj muzike, ndër më të pëlqyerit në këtë treg. Rosela tregon se si u përfshi në këtë projekt së bashku me Merita Halilin, Ramadan Krasniqin, Frederik Ndocin, vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri Prifti, Eranda Libohovën, Irini Qirjakon, Selami Kolonjën, Mayën dhe Bujar Qamilin: Rosela, je këngëtarja më e re në këtë spektakël me këngët popullore. Si ndodhi që u bëre pjesë, kush ta bëri ftesën? Po është e vërtetë unë jam më e reja në moshë. Parë nga dy këndvështrime jam e priviligjuar, por dhe kam një përgjegjësi të madhe, sepse janë artistë të mëdhenj dhe unë kam fatin të këndoj dhe të ndaj këtë eksperiencë të mrekullueshme bashkë me ta. Ftesa më erdhi nga Promotorët, Pandi, Adi, Bledi dhe sigurisht që e pranova pa hezituar. Si është marrëdhënia jote me këngën popullore, është pasion i yti? Unë kam lindur në një qytet me tradita muzikore të lashta si Shkodra dhe sigurisht që jam rritur duke dëgjuar perlat e këngës popullore shkodrane dhe e kam në gen melodicitetin e tyre. Unë bëj pjesë tek këngëtarët e muzikës “pop”, por besoj t’i përshtatem më së miri dhe zhanrit popullor, pse jo një Roselë ndryshe. Fakti që je një këngëtare “pop-i” të bëri ta mendoje dy herë ftesën e promotorëve? Jo aspak, sepse unë do këndoj ato këngë që i përshtaten natyrës sime vokale. Shkodra ka plot këngë të bukura sa dhe vështirë të zgjedhësh në mes tyre. Mbi të gjitha më vjen mirë pasi po realizoj ëndrrën e tim eti, që prej kohësh me thoshte: “Rosela bëj një kolazh me këngë popullore”, dhe kam kënduar disa këngë, pra kam bërë një parapërgatitje. Eshtë bukur të këndosh këngë shkodrane, ato janë shumë të ëmbla. Kjo aventurë televizive do të bëje të shkëputesh nga pjesëmarrja në festivale? Jo, këtë vit besoj se do i përkushtohem këtij spektakli, pasi ka shumë impenjim. Do jemi “live” për 12 javë dhe besoj se është e mjaftueshme tre muaj në ekran për një këngëtar. Me këngëtarët e tjerë të ka ndodhur të këndosh në ndonjë koncert, si i ke marrëdhëniet me ta? Po, me disa nga këngëtarët kam pasur rastin të takohem në koncerte dhe të kem njohje, për shembull me Frederikun, Erandën dhe Bujar Qamilin. Burimi: Panorama Plus |
|