www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shqiperia, sot per surprizen e radhes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shqiperia, sot per surprizen e radhes Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqiperia, sot per surprizen e radhes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Shqiperia, sot per surprizen e radhes Empty
MesazhTitulli: Shqiperia, sot per surprizen e radhes   Shqiperia, sot per surprizen e radhes EmptyTue Oct 12, 2010 11:53 pm

[You must be registered and logged in to see this link.]

Një tjetër surprizë sot ndaj Bjellorusisë do të kompletonte performancën e mirë të Shqipërisë në Grupin D të eliminatoreve të Euro 2012.

Kuqezinjtë, në mbrëmje në orën 19:30, do të zbresin në “Dinamo Stadion” të Minskut për të luajtur aktin e katërt të këtyre eliminatoreve kundër vendasve të drejtuar nga trajneri gjerman, Bern Shtange.

Kjo do të jetë e treta përballje në histori mes dy kombëtareve, pas atyre të eliminatoreve të Euro 2008 Bjellorusi-Shqipëri 2-2 (02.09.2006) dhe Shqipëri-Bjellorusi 2-4 (7.11.2007). Edhe pse do të paraqitemi në këtë takim pa trajnerin e parë, Josip Kuzhe dhe me 4 mungesa me peshë (Curri, Lala, Cana e Bogdani), objektivi minimal i Shqipërisë do të jetë një rezultat pozitiv, por të gjithë theksojnë se nuk do të luajnë për t’u mbrojtur, ndaj është i hapur edhe opsioni i fitores.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe formacionin e përcaktuar nga trajneri i komanduar, Xhemal Mustedanagiç, i cili do të aplikojë modulin 4-1-4-1. Admir Teli është e reja e mbrojtjes, pasi shkodrani është parashikuar të rreshtohet në qendër përkrah Dallkut. Në të djathtë, Vangjeli dhe në të majtë do të luajë Agolli. Mesfushori Lila do të luajë para mbrojtjes. E reja tjetër e formacionit, Gilman Lika do të rreshtohet në të majtë të katërshes së mesfushës përkrah Skelës e Bulkut në qendër dhe Duros pak më të avancuar në të djathtë. Salihi do të jetë sulmuesi i vetëm. 24 orë para takimit, trajneri Mustedanagiç ka sqaruar: “Na mungojnë disa lojtarët kyçë, si Curri, Cana e Bogdani.

Këto mungesa tregojnë se jemi dobësuar në mënyrë të dukshme. Gjithsesi, ne në këtë ndeshje do të luajmë për veten dhe jo për t’i bërë nder ndonjë rivali tjetër në grup. Shpresojmë të marrim një barazim”.

I pyetur se cilat janë aspiratat e Shqipërisë në këtë grup, ai u përgjigj: “Ne nuk kemi përcaktuar asnjë objektiv konkret, skuadra ime është luftarake futbollistët e mi janë patriotë të mëdhenj, sepse ata luajnë me krenari në çdo ndeshje dhe luftojnë për çdo top. Kur Kuzhe dhe unë morëm drejtimin e skuadrës, na thanë se objektivi ishte që nga vendi i pestë të renditeshim në vendin e katërt në grup. Megjithatë, unë shpresoj se mund të bëjmë më shumë se kaq dhe shpresoj se Shqipëria do të jetë surpriza më e madhe e grupit D të eliminatoreve”. Edhe kundërshtarë vijnë në këtë takim me disa mungesa: Së fundmi, Aleksandër Hleb nuk ka luajtur fare me Birmingemin, por ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Vetëm të hënën i është bashkuar skuadrës së Bjellorusisë, ku ka kryer stërvitje të diferencuar. Por trajneri Shtange ka deklaruar se do të hedhë në fushën e lojës vetëm lojtarët që janë 100%. Mungesa e Hleb, Kutuzov dhe Konileng (i skualifikuar) konsiderohen të rëndësishme nga tekniku, i cili në ndeshjen ndaj Shqipërisë shpreson të rigjejë fitoren.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shqiperia, sot per surprizen e radhes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Perez: Liga e Kampionëve – objektivi i radhës
» Nani i ngazëllyer për derbin e radhës ndaj Arsenalit
» Blaugranët i gëzohen fitores së radhës
» chelsea e pa ndalshme viktima e radhes Arsenal
» Zajmina paralajmëron klip dhe bashkëpunim të radhës
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Sport::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga sporti-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum