www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fibromyalgia, dhimbja muskulore e nates Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fibromyalgia, dhimbja muskulore e nates Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fibromyalgia, dhimbja muskulore e nates

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Fibromyalgia, dhimbja muskulore e nates Empty
MesazhTitulli: Fibromyalgia, dhimbja muskulore e nates   Fibromyalgia, dhimbja muskulore e nates EmptyThu Oct 14, 2010 9:04 am

Shpesh, në jetën e përditshme, na ndodh që një nga anëtarët e familjes, apo në shoqërinë ku punojmë, të shohim fytyra të përvuajtura nga dhimbje muskulore që u ka prishur gjumin. Dhimbjet u shfaqen në vende të ndryshme të trupit, kryesisht natën, por që vazhdojnë edhe ditën. Kjo dhimbje muskulo-skeletike kronike, që para viteve ‘90 ngatërrohej me “reumatizmin psikogen”, fibrozitin” ose “myelasthenin”, në sajë të studimeve intensive, të bëra nga Kolegji Amerikan i Reumatologjisë, njihet me emrin Syndromi i Fibromyalgisë (FMS). Prevalenca e kësaj sëmundjeje ndryshon nga një shtet në tjetrin, por merret gjithnjë relative, për shkak të mungesës së një diagnostikimi të saktë.

Sot kemi vetëm një të dhënë për SHBA dhe Francën, që varion nga 2% …….në %. Ajo që mbetet pothuaj konstante është frekuenca 5-6 herë më e shpeshtë te femrat e moshës 50-60-vjeçare. Pasojat e FMS në cilësinë e jetës së individit dhe funksionet jetësore janë të krahasueshme me artritin rheumatoid. Më tepër se 30% e pacientëve me FMS janë të detyruar, me shumë sforco, të qëndrojnë në punë, madje 15% e tyre paguhen për invalidë të pjesshëm.

Pjesë e kulturës qytetare duhet të jetë marrja e informacionit paraprak për FMS, për t’u drejtuar te specialistë përkatës. Ky është dhe qëllimi i këtij shkrimi, i cili ka si objektiv promovimin e masave, mjeteve apo orientimeve për parandalimin ose të paktën zbutjen e impaktit të kësaj sëmundjeje me pasoja sociale.

Kriteret për të klasifikuar sindromin e fibromyalgisë janë:

1 - Historiku i sëmundjes: Një dhembje muskulo-skeletike e përhapur që të shqetëson prej disa muajsh, së paku mbi tre muaj, e favorizuar nga infeksione kronike, një aksident i rëndë ose mbi bazën e një stresi të hershëm shumë të fuqishëm.

2 - Kontraktura muskulore të dhimbshme (të paktën në 11 pika të trupit nga 18 që janë gjithsej. Një shtypje me gisht në këto pika provokon dhimbje të fortë (e matur me algometër është 4 kg). Me gjuhën e specialitetit këto pika quhen tender points (TePs).

Në skemën e mëposhtme mund të orientoheni për lokalizimin e këtyre pikave.

Ndoshta do ta konsideronim gjysmën e së keqes problemin e dhimbjes muskulo-skeletike, siç është ajo që ka të bëjë me pozicionin e keq të qëndrimit; disfunksioni myofascial kronik. Personi që vuan FMS ankohet për prishje gjumi, ngrirje dhe ftohje të qafës dhe gjymtyrëve, dobësi trupore, sistem nervor të acaruar, çka e bën të gatshëm për t’u konfliktuar për shkaqe të pamotivuara, urinim i shpeshtë, që me analiza rezulton steril, kolit neurogen i shoqëruar me konstipacion ose diarre, rënie e dëshirës seksuale etj. Depresioni nervor përshkruhet në 4% të pacientëve me FMS, nga 20% që ndeshet te të sëmurët e shtruar për shkaqe të tjera. Ankthi prek 51% të pacientëve me FMS, kurse ngacmimi i zorrës së trashë ndodh në 70% të tyre.

Për sa i përket faktorit kauzal të kësaj sëmundjeje, kohët e fundit, hipoteza më e pranueshme është predispozicioni gjenetik, (trashëgimia). Këta individë trashëgojnë çrregullimin e funksioneve të neuroendokrinave, neurotransmetuesve dhe neurosensorëve. Pasojë e këtyre tre disfunksioneve janë shenjat klinike që shpjeguam më sipër. Ajo çka është më e rëndësishme për lexuesin ka të bëjë me zgjidhjen ose të paktën trajtimin e këtij problemi.

Sot, shumica e shkencëtarëve mbështesin hipotezën që FMS gjenerohet nga sistemi nervor qendror (truri). Nisur nga fakti që kemi të bëjmë me një proces bio-psiko-social të dëmtuar, është e lehtë të shpjegojmë përse aplikimi i metodave invazive me solucione hipertonike apo stimulacionet neuromuskulare elektrike, jo vetëm që nuk kanë rezultat në qetësimin e dhimbjes, por influencojnë negativisht duke ulur pragun e dhimbjes.

Si në vend të pasthënies, do të theksonim që trajtimi i FMS duhet të përfshijë një qasje multidisiplinore, duke përfshirë kombinimin e trajtimeve me medikamente (tramadol, antidepresivë, triciklikët si amitriptilina, ketamina, antiepileptikët si pregabalina etj.) me ato jofarmakologjike, në bazë të të cilave qëndron trajtimi relaksues, rehabilitues, si fizioterapia dhe trajtimi psikologjik.

Me këtë rast do dëshironim të bënim me dije lexuesin e civilizuar të kësaj gazete, që leximi me vëmendje i këtij materiali shkencor do ta ndihmojë të mos bjerë viktimë e masazhatorëve apo pseudodoktorëve

Popullorë, të cilët janë të shumtë sa dhe janë jashtë kontrollit të Urdhrit të Mjekut.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Fibromyalgia, dhimbja muskulore e nates

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Distrofite muskulore
» Dhimbja e kyceve
» Dhimbja e kockave, si ta trajtojme
» Fjalë të arta për Namazin e Natës
» Kastro nuk le anash jetën e natës në Prishtinë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum