www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi Empty
MesazhTitulli: Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi   Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi EmptyFri Oct 15, 2010 6:31 am

Në psikologji inteligjenca është një realitet që nuk mund të shihet, të preket apo të matet fizikisht, megjithatë ajo është thelbësore për ekzistencën njerëzore. Termi "inteligjencë" përdoret shpesh në kuptime të ndryshme. Disa njerëz e vlerësojnë shkallën e tyre të inteligjencës duke u krahasuar me të tjerët, disa e lidhin me suksesin shkollor, të tjerë me gradimin profesional dhe me sjelljen sociale të përshtatshme. Sipas psikologut Vernon, inteligjenca është tërësi shkathtësish të nevojshme për të pasur sukses në një kulturë, ndërsa shumica e psikologëve të tjerë pranojnë dhe mbështesin përshkrimin e përgjithshëm për inteligjencën si aftësi për të vepruar në mënyrë të përshtatshme, për të vepruar racionalisht dhe për ta përshtatur me efikasitet me mjedisin. Si elemente më të rëndësishme të inteligjencës konsiderohen: arsyetimi abstrakt, aftësia për zgjidhjen e problemeve, aftësia për të fituar njohuri, kujtesa, përshtatja me mjedisin. Dobia e zhvillimit paralel i inteligjencës emocionale e cila zhvillon edhe inteligjencën kognitive nënkupton një jetë të suksesshme në punë, një shëndet të mirë fizik dhe mendor, si dhe jetë sociale të shëndetshme në marrëdhëniet me tjerët.

Psikologët kanë zbuluar dhe ndarë inteligjencën në tri grupe kryesore:

1. Inteligjenca abstrakte (aftësia e të kuptuarit dhe udhëheqja me shfrytëzimin e simboleve verbale dhe matematikore).

2. Inteligjenca konkrete (aftësia e kuptimit dhe udhëheqja me objektet).

3. Inteligjenca sociale (aftësia e kuptimit të njerëzve dhe lidhshmëria me ata). (1)

Inteligjenca emocionale (EI) i ka rrënjët në konceptin e "inteligjencës sociale", të cilën për herë të parë e ka identifikuar E. L. Torndike në vitin 1920. Ndikimi i këtij koncepti në kulturën e gjerë dhe në shoqërinë akademike prej atëherë ka qenë i shpejtë dhe i gjerë. Emocionet janë pjesë themelore e asaj që jemi në të vërtetë dhe luajnë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me të tjerët. Ato nuk mund të tejkalohen. Por, shumica e njerëzve vetorientohen ose ndikohen nga të tjerët që emocionet të kalojnë në plan sekondar me bindjen se duhet të jemi më efektivë, ku të gjitha planet tona dhe vendosjet t'i bazojmë vetëm në inteligjencën “e ftohtë” dhe logjike. (2)

Për sa i përket IE, Satovey dhe Mayer, të cilët në vitin 1930 e kanë përkufizuar me termin "inteligjencë emocionale", kanë qenë të vetëdijshëm për hulumtimet e mëparshme të aspektit kognitiv të inteligjencës. Inteligjencën emocionale e kanë definuar si 'formë të inteligjencës sociale e cila përfshin aftësinë e njohjes së emocioneve vetanake dhe të tjerëve, dallimin e të njëjtave dhe shfrytëzimin e informacioneve të dhëna gjatë mendimit dhe veprimit'. (3)

Esther Orioli dhe Robert Cooper, në përpjekjen që të shpjegojnë EI, kanë theksuar: "EI është shumë më tepër se sjellja “e bukur” ndaj tjerëve. Kjo është aftësi që të ndiejmë, kuptojmë dhe me sukses të praktikojmë fuqinë dhe mundësinë e emocioneve si burim i energjisë, informatave, kreativitetit, besueshmërisë dhe afërsisë".

Reaksionet emocionale paraekzistuese të EI sonë janë çelës kah shëndeti më i mirë, në përjetimin më të madh të lumturisë dhe afërsisë, në arritjen e udhëheqjes më të fuqishme, vizionit më të qartë, suksesit më të madh, qëllimeve më të larta, përhapjes së fuqisë dhe energjisë sonë, përparimin më të madh të gjërave, sigurimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe perceptimit të hollësishëm, si dhe, në fund, në arritjen e kënaqësisë më të madhe.

Këto reflekse emocionale, rrallë të vetëdijshme, por të fuqishme, motivojnë vendosmërinë tonë.

EI nevojitet që të realizojmë fuqinë e emocioneve tona.

Në modulin e Golemanovit (4) të EI ekzistojnë pesë hapa kyçë (aftësi): vetëdija, vetëkontrolli, vetëmotivimi, empatia dhe ndërmarrëdhëniet e suksesshme. Secili prej tyre nënkupton përmbledhje të aftësive të ndryshme. Nuk është e domosdoshme që të gjitha aftësitë të jenë të suksesshme, por dy janë aftësi kyçe (vetëdija emocionale dhe vetëvlerësimi preciz) dhe të domosdoshme. Këto janë dy aftësi themelore në të cilat fillojnë të gjitha të tjerat.

Aftësitë e EI, ato të kthyera kah ne dhe ato ndërnjerëzore, kanë rëndësi enorme për jetën tuaj dhe paraqesin një inteligjencë tjetër. Këto janë mjet që të formësojnë kuptimin e termeve kryesore siç janë dashuria, suksesi dhe lumturia. Është argumentuar që EI është më e rëndësishme se QI (aftësitë teknike) gjatë përcaktimit të suksesit në jetë. Ai u ndihmon njerëzve që ta përmirësojnë vetëdijen për veten dhe të tjerët, të krijojnë bashkëpunim dhe harmoni. Në praktikë, gjithashtu, u ndihmon njerëzve të bëhen të vetëdijshëm për mundësit e tyre, burimet e tyre të fuqisë dhe kreativitetit dhe që me vetëdije të zgjedhin reaksionin më efektiv në situatën e dhënë, e jo të reagojnë vetëm në mënyrën impulsive. (5)

Psikologu Luis Thurstone inteligjencën e ka ndarë në 8 faktorë specifikë, aftësi primare mendore:

1 Aftësitë hapësinore dhe pamore (aftësi për të bërë të dukshme format dhe relacionet hapësinore).

2 Shpejtësi perceptive (aftësi për të kapur shpejt detajet pamore dhe për të gjetur ngjashmëritë dhe ndryshimet midis stimujve).

3 Aftësi numerike (aftësi për të bërë llogari).

4 Kuptimi verbal (aftësi për të kuptuar domethënien e fjalive).

5 Kujtesë (aftësi për të kujtuar informacionin).

6 Fluiditet verbal (aftësi për të gjetur shpejt fjalët).

7 Arsyetim deduktiv (aftësi për të nxjerrë shembuj nga rregulla të përgjithshme).

8 Arsyetim induktiv (aftësi për të nxjerrë rregulla të përgjithshme sipas shembujve).

Termi "inteligjence" ka dhe kuptimin "aftësia për të arsyetuar, kuptuar, marrja vesh dhe përfitimi nga përvoja, eksperiencat".

Si përfundim, deri tani psikologët mbrojnë idenë se përqindja më e madhe e inteligjencës krijohet që në lindje. Inteligjenca është bashkësia e funksioneve njohëse, përshtatëse dhe imagjinuese të cilat kanë prejardhje nga aktiviteti cerebral i njeriut. Mund të përkufizohet edhe si aftësi të arsyetuari, të mësuari, të zgjidhurit e problemeve dhe të njohurit e ideve dhe llojeve të të folurit. Është pa dyshim dhe gjenetike, por gjithashtu stabilizohet me kalimin e kohës. Dallohet nga format e personalitetit të njeriut, siç mund të jenë karakteri apo krijimtaria e tij, pasi këto janë tipare që studiohen veçmas nga inteligjenca.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Inteligjenca, ajo që përcakton se çfarë do të jemi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Xavi: Ne jemi favoritët
» KQZ: Jemi gati për zgjedhje
» Casillas: Jemi të lodhur
» Nuk jemi kundër Islamit, por…
» Wenger: Jemi të papjekur
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum