www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta Empty
MesazhTitulli: FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta   FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta EmptySun Oct 17, 2010 1:34 am

FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta 16fol4

Prishtinë, 16 tetor - Një deklaratë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe një e ministrit Bajram Rexhepi, janë vlerësuar të pavërteta nga Lëvizja “Fol”, në konferencën për media të shtunën, me rastin e prezantimit të raportit të verifikimit të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës “Matësi i së vërtetës”, ku janë radhitur edhe dy premtime të thyera të ministrit Skënder Hyseni dhe ish-shefit të EULEX-it, Yves de Kermabon, si dhe një ndryshim qëndrimi i nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala.
E pavërtetë është cilësuar deklarata e ministri të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, më 18 gusht 2010, se “në gjysmën e muajit shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizim”, raporton KosovaLive.
Lëvizja “Fol” konstaton se zyrtarët kosovarë gjatë gjithë verës folën për udhërrëfyes për strategjinë e liberalizimit të vizave, por kur Brukseli u tregoi se ky nuk do të jetë udhërrëfyes, ata ndryshuan fjalorin. Për shkak të problemeve politike të vendit, do të quhet strategji për liberalizimin e vizave. Por, as ajo nuk ka ardhur ende në Kosovë, tash kur është mesi i muajit tetor. Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përmendur shumë herë fundin e verës, ose fillimin e vjeshtës për këtë hap të rëndësishëm, por ka rezultuar një premtim i pambajtur. Kosova në këtë mënyrë është shndërruar në geton e Ballkanit Perëndimor, si vendi i vetëm pa perspektivë të qartë të mundësisë për lëvizjen e lirë.
“Unë nuk jam deputet, dhe nuk interpretoj vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe vetëm implementoj ato vendime, ndërsa vendimet mbeten në autoritetin e Kuvendit”, është deklarata e dytë e pavërtetë e radhitur në “Matësi i së vërtetës” nga Lëvizja “Fol”, të cilën kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë më 15 tetor 2010.
Me këtë deklaratë kryeministri është munduar të shfajësohet për presionin që i ka bërë Kuvendit, në lidhje me Strategjinë për PTK-në.
Në seancën e 14 shkurtit, Thaçi e tha publikisht se nëse do të shtyhej këtë herë miratimi i strategjisë, ajo duhej patjetër të hynte në rendin e ditës në seancën e parë të radhës. Kjo është ndërhyrje e hapur në punën e legjislativit dhe imponim i agjendës së tij. Atmosfera e krijuar nga kryeministri çoi deri në kalimin jashtëligjor të Strategjisë, e cila duhet shqyrtuar e votuar edhe njëherë në përputhje me rregullat e Kuvendit.
Ndryshimi i qëndrimit i nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala, ka të bëjë me zgjedhjet. Ai më 29 shtator 2010 ka deklaruar se “Kosova nuk mund të hyjë në procesin e zgjedhjeve, sepse nuk është e gatshme teknikisht”, derisa partia opozitare, AAK, ka kërkuar gjatë gjithë kohës zgjedhje të parakohshme, edhe kur vendi kishte institucione funksionale.
Arsyetim i vazhdueshëm i kësaj partie është se qeverisja aktuale nga partitë e koalicionit e bënë të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Por, në momentin kur vërtetë u krijuan kushtet për mbajtjen e tyre, AAK-ja del kundër. Mungesa e liderit të saj është domethënëse, por kjo parti, sikur edhe të tjerat duhet të kenë konsistencë të qëndrimeve politike.


“Shumë shpejt do të shihni fillimin e njohjeve të reja për shtetin e ri të Kosovës. Serbia do të befasohet”, ka deklaruar m 8 gusht 2010 ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni dhe ka bërë një premtim të thyer, konstaton Lëvizja “Fol”.
Entuziazmi i pas mendimit të GJND-së ka rezultuar një blof i madh i diplomacisë kosovare. Vetëm një shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës, që prejse GJND-ja e quajti të ligjshme pavarësinë e vendit.
Takimet e gjata në Nju-Jork dhe premtimet për njohje nuk u kthyen asnjëherë në realitet. Ministri i Jashtëm, Hyseni me një rast foli edhe për ardhjen e 35 njohjeve për Kosovën pas GJND-së, por kjo mbeti larg realizimit, siç mbeti larg edhe befasia që Hyseni po i përgatiste Serbisë.
Premtim i thyer është cilësuar edhe deklarata e ish-shefit të EULEX-it, Yves de Kermabon, më 12 prill 2010. Ai ka deklaruar: “Prioriteti im kryesor është që t’i kthejë gjyqtarët dhe prokurorët serbë dhe shqiptarë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, në mënyrë që të ndahet drejtësia nga një sistem i vetëm gjyqësor, por lokal dhe shumetnik”.
Gjyqtarët shqiptarë të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë ka më shumë se dy vjet që punojnë në kushte shumë të vështira në Vushtrri, për shkak të pamundësisë për të punuar aty ku duhet, në pjesën veriore të Mitrovicës. Yves de Kermabon e përfundoi mandatin pa e realizuar atë që e ka quajtur prioritet, dhe pa dhënë ndonjë shpresë reale për kthimin e gjykatësve shqiptarë në vendet e tyre të punës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Miratohet deklaratë e përbashkët e PE-së dhe Kosovës
» Ndërron jetë bashkëshortja e ministrit Limaj
» Premtimet e kryeministrit janë të pabaza
» Rexhepi: Marrëveshja e koalicionit është e vdekur
» Shihet i parealizueshëm premtimi i kryeministrit për 5 universitetet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum