www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mos u tallni me Kosovën Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mos u tallni me Kosovën Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mos u tallni me Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Mos u tallni me Kosovën Empty
MesazhTitulli: Mos u tallni me Kosovën   Mos u tallni me Kosovën EmptyTue Oct 19, 2010 12:47 am



Mos u tallni me Kosovën Flaka15

Nuk kam dëgjuar që asnjë shtet normal t’ia japë shumicën e aksioneve të një aseti strategjik dikujt të huaj. Ne nuk jemi as shtet normal e aq më pak demokraci normale, prandaj edhe kjo u duket normale qeveritarëve tanë

“...Ta dimë se obligimi yni është për me ndërtu jetë institucionale në Kosovë, me e respektu Kushtetutën dhe me i respektu ligjet në fuqi. Për ketë jemi në këtë sallë dhe jo për t’u bërë zëdhënës të ndonjë televizioni privat që ndoshta synim kryesor ka hyrjen në politikë, por politikën e kanë provuar dhe janë dalë nga ajo se s’kanë pasë çka t’i japin asaj. Prandaj, të shërbehem me ato çka është dhe jo me ato që s’janë”.

Të nderuar lexues, do të më lejoni t’ia nis kësaj kolumne me një deklaratë të zotit Krasniqi me dy poste, që e pata të vështirë ta kuptoja në fund, por, të cilën pak a shumë e deshifrova si reagimin e fëmijës së hidhëruar, i cili fajin pse s’di të luajë futboll, ia veshë atij që ka talent. Kështu, nga një fjali që u shqiptua kinse me humor, më dolën në sipërfaqe dy gjëra që nuk i kisha ditur: e para, se kandidat për zgjedhje të përgjithshme mund të jetë një televizion dhe e dyta, se prej pardje e kam emrin Televizion Privat dhe se synimin kryesor në jetë e paskam politikën. Për më tepër, pardje kuptova se “e kishim” provuar politikën, prej të cilës kisha dalë se s’kisha pasur çfarë t’i jepja.

Të gjitha këto i tha kryeparlamentari dhe njëkohësisht kryetar në detyrë, në vend të përgjigjes se pse ishin hequr fotografitë e dy ish-kryetarëve nga zyra e kryetarit të Kosovës. Ka mjaftuar të thuhej se portretet e kryetarëve do të duhej të vendoseshin në një hapësirë të posaçme, edhe muzeale nëse duhet; apo se kryetari në detyrë çmon se Deklarata e Pavarësisë e ka vendin mbi kaminë apo se edhe është punë për të se si do që t’i duket zyra derisa ta “okupojë” ai në detyrë. Seç i hyri në punë KohaVisioni nuk e di, por e di se e meritoi një përgjigje që tash po ia ofroj me shumë qejf.

Zoti kryetar në detyrë, shyqyr që KohaVisioni është televizion privat e jo publik, sepse, medet, edhe ai do të kontrollohej nga partia dhe njerëzit tuaj. Sa për informimin tuaj, nuk kam aspirata politike. Kam vullnet për t’i udhëhequr mediumet që kultivojnë lirinë e të shprehurit, gjë të cilën me siguri do të donit ta ngufasnit ju bashkë me miqtë tuaj partiakë. Politikën nuk e kam provuar, por disi e kam bindjen se po ta kisha provuar, me siguri do të arrija të mblidhja vota edhe në Drenicën tuaj. Madje, duke e menduar më thellësisht, do të kisha pasur guximin të thosha se, nëse nuk do të vidheshin votat, do të merrja më shumë vota se ju mu në Gllogovcin tuaj, ngase së bashku me ekipin e CDF-së, aty kam ndërtuar shkolla, rrugë e sisteme ujësjellësi dhe kanalizimi (por jo edhe gurthyes, sa për sqarim), gjë me të cilën nuk besoj se do të mund të lavdëroheshit ju. Fare në fund, jetën institucionale në Kosovë, zoti kryetar në detyrë, nuk mund ta ndërtoni përderisa nuk e respektoni as rregulloren e institucionit që e udhëhiqni dhe përderisa nuk e respektoni Kushtetutën, e cila shumë qartë i ka ndarë pushtetet. Institucioni, kryeparlamentar i të cilit jeni, nuk e respekton vullnetin e popullit, sepse në vend se ta mbikëqyrë dhe udhëzojë qeverinë, vetë kontrollohet nga qeveria. E skandali, të cilin e kryesuat ju të enjten, e dëshmoi këtë pa ndonjë dyshim të madh.

Tash e di me siguri se vizita që ma bëri një zyrtar shumë i lartë ndërkombëtar të mërkurën nuk ishte e rastësishme. Kishte për qëllim të më “këshillonte” se duhet përkrahur, së paku, dy nga tri çështjet që i ngriti atë ditë, duke qenë njëra nga to çështja e privatizimit të PTK-së. Argumentet i kishte paraqitur në një dokument tri faqesh, po të njëjtat që, të përkthyera, dhe në të njëjtën renditje i deklamoi kryeministri të enjten para kuvendarëve. Dhe për ata që nuk e kishin dëgjuar me vëmendje, mbase duhet rikujtuar se çështja e PTK-së është e lidhur për ndërtimin e “eeeeendres sonë”, autostradës, së cilës ende nuk ia dimë as trasenë e as çmimin (deri në përcaktimin e këtyre, më duket se do ta përsëris këtë fjali në secilën kolumne të ardhshme tash e mbas). Sipas kësaj teorie, po qe se PTK-ja nuk shitet, do t’i humbë vlera krejt (tash vlen 300 milionë, kurse vjet në këtë kohë thuhej se vlente 1,1 miliardë); se ka shumë më shumë të punësuar sesa duhet (sindikata e PTK-se thotë se 2 mijë veta janë punësuar, që kur ka ardhur kjo qeveri në pushtet); se vetëm me këtë proporcion aksionesh (75% investitori i jashtëm dhe 25% shteti) do ta blinin të huajt; se nëse nuk shitet tash, FMN-ja nuk do të na i ndajë 80 milionë donacionesh, për shkak se do ta kemi buxhetin të mangët për 300 milionë, e këta 300 milionë nevojiten për autostradën. Dhe nëse nuk miratohet buxheti, do të kemi telashe.

Të paraqitura në këtë formë, këto janë argumente aq bajate saqë e ofendojnë inteligjencën e kosovarëve. Edhe kështu çfarë është, PTK-ja prodhon mbi 200 milionë fitim në vit, që do të mund t’i orientoheshin buxhetit pa kurrfarë telashe. Teknikisht, i kemi 100 milionë më pak. Si t’ia bëjmë? Fenomeni “sim to sim” mund të ndërpritet, ngase shkaktohet prej brenda dhe me numrat si të operatorit përnjëmend ashtu edhe të atij virtual – pra qe disa miliona që janë mangu. Nëse ka shumë të punësuar, zbatohet taktika “i fundit ka ardhur, i pari shkon” dhe zvogëlohet numri i pastrueseve në PTK prej nga, po thuhet, katapultohen në vende të tjera pune – pra, ja kursime të të ardhurave. Nëse nuk pushohen nga puna, atëherë u zvogëlohen të ardhurat personale dhe prapë kursen.

Nuk kam dëgjuar që asnjë shtet normal, apo demokraci normale, siç do ta quante mysafiri im i së mërkurës, t’ia japë shumicën e aksioneve të një aseti strategjik dikujt të huaj. Ne nuk jemi as shtet normal e aq më pak demokraci normale, prandaj edhe kjo u duket normale qeveritarëve tanë, “sepse në të kundërtën, s’vjen kush me e ble PTK-në”. Gjithashtu, u duket shumë normale për shkak se një gjë të tillë do ta praktikojë edhe Serbia – thuajse Serbia është shembull i mirë për çfarëdo qoftë në këto treva. E fundit, FMN-ja nuk do të na japë ndihmën e premtuar prej 80 milionësh. Edhe kjo ka zgjidhje: le të vidhet më pak nëpër tenderë dhe nuk do të jetë nevojë për ndihmën e FMN-së.

E nëse Ligji për buxhetin do të ngecte, për shkak se kuvendarët nuk mund të merren vesh për strategjinë, edhe aty ka zgjidhje – dhe ky quhet Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, i cili ka prerogativa kushtetuese për ta miratuar ligjin – ashtu siç edhe mund të vendosë për strategjinë, sepse e ka pushtetin e rezervuar ekzekutiv. Sinqerisht, nuk e imagjinoj duke e përdorur atë në asnjërin rast, por për politikanët tanë nuk do të hahej prej së miri, po qe se do të ndodhte kjo. Kështu do ta fitonin alibinë e përkryer për skandalin PTK.

Pra, e gjithë strategjia, i gjithë insistimi që PTK-ja të shitet, veç të bën të mendosh se këtu ka interesa shumë të ngushta që duhen plotësuar dhe ajo që më së paku po u hyn në udhë vendimmarrësve është interesi strategjik i Kosovës. Thuajse nga shitja e PTK-së varet e ardhmja e Kosovës dhe thuajse kjo punë nuk mund të presë përfundimin e zgjedhjeve, ashtu siç do të duhej të prisnin bisedimet me Serbinë, për nisjen e shpejtë të të cilave kërkoi përkrahjen mysafiri im i së mërkurës.

Tashmë në këtë vend e kisha thënë më herët se, aktualisht, nuk kemi as strategji e as ekip që do të merrej me këtë punë. Për më tepër, nuk e kemi asnjë dokument që do të përkrahej nga Kuvendi dhe që do të shërbente si bazë për realizimin e synimeve nëpërmjet bisedave me ata që kurrë nuk i përfundojnë muhabetet. Prandaj, edhe duhen shtyrë këto biseda deri pas zgjedhjeve, nëse për asgjë tjetër, për shkak se duhet zbatuar taktikën e njëjtë që e zbatonin serbët gjatë negociatave: sa herë kishin zgjedhje, i fitonin ca muaj përgatitje e trysni. Tash na erdhi radha neve. E dyta, bisedat duhet ta presin konsolidimin e institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet e ardhshme pa e/i paragjykuar fituesin/fituesit, sepse inati nuk është mik i mirë. Ekipi që do të mund të caktohej tash, do të mund të ndërronte radikalisht brenda katër muajsh, për shkak se qeveria dhe shefi i qeverisë do të mund të ndërroheshin gjithashtu. E kam vështirë të besoj se shefi i ri i qeverisë do të pranonte të punonte me ekipin e atij tjetrit. Jo për ndonjë arsye tjetër, pos inatit. E treta dhe mbase e fundit si sqarim publik për mikun ndërkombëtar, fakti se ia nisim bisedave katër muaj më herët për, siç e tha ai, “artefaktet e muzeut, për shembull”, nuk na sjell ndonjë dobi të madhe. Fundja, ka njëmbëdhjetë vjet që rrimë pa to, pra edhe ndonjë muaj pa to nuk na bën më të palumtur.

Është evidente se nisja e bisedimeve me Beogradin sivjet, do të shënohej si sukses i madh diplomatik i zyrtarëve të huaj në Kosovë, por në esencë, nisja e çfarëdo bisedimi tash, do të ishte më shumë punë forme sesa esence. Për një arsye shumë të thjeshtë: nga mesi i dhjetorit të gjithë të huajt tërhiqen në pushim dimëror, pra s’ka ndërmjetës. Nga gjysma e janarit, të gjithë janë në fushatë, pra s’ka vend për ndërmjetës. Nga mesi i marsit kemi qeverinë dhe institucionet e reja që kanë nevojë për konsolidim e presin deri në prill, kur nis pushimi i Pashkëve dhe sërish nuk kemi ndërmjetës. E pa ndërmjetës, nuk e di a mund të bisedojmë me Serbinë.

Në të dy rastet nuk ka arsye për ngutje as për krijim të situatave të palakmueshme që mund të kenë efekte të padëshirueshme. Edhe po të ndalej ndërtimi i autostradës, për shkak se PTK-ja nuk shitet, nuk do të ishte ndonjë mëkat i madh, pos nëse kontrata është e tillë që do të na i kallë edhe çorapët. Nuk e kam pasur “eeeeender” të jetoj gjithë jetën në një shtet të varfër e as të kemi rrugë dhe autostrada që përbëhen prej urave që kalojnë mbi tokë të rrafshët ku s’ka lumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Mos u tallni me Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» SHBA dhe BE rezolutë për Kosovën në AP të KB
» Tuvalu njeh Kosovën
» Në Britani, ndjenjë e veçantë për Kosovën
» Pas GJND-së merremi me Kosovën
» Negociatat për Kosovën në shtator?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum