www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.  Empty
MesazhTitulli: Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.    Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.  EmptyFri Oct 22, 2010 6:53 am

Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.
Esselamu alejkum, o i Dërguar. Po ta dërgoj këtë letër unë, një pjesëtar i ummetit Tënd, që në pika të shkurtëra të të informoj për gjendjen e ummetit në përgjithësi, e për nënqiellin tonë në veçanti.

O Muhammed, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ty, e kam ende të freskët shoqërinë paraislame; e mbaj mend vorrosjen e vajzave, pirjen e alkoolit, adhurimin e shumë idhujve, e shumë e shumë të liga të tjera që me ardhjen Tënde u harruan dhe u çrrënjosën nga historia. Pastaj….,pastaj jetuam si më mirë. Ummeti Yt u zgjerua në tre kontinente, në Azi… deri në Kinë, në Evropë… deri në Spanjë e Austri dhe në Afrikë… deri në Afrikën Qendrore. Jetuam me të vërtet siç meriton të jetojë njeriu dhe muslimani; deri në fund e realizuam emanetin e All-llahut- ishim përfaqësues të Tij të denjë në sipërfaqen e tokës. Me shekuj sunduam në shkencë, kulturë, art e politikë.

Evropën… Evropën, e cila sot e pandeh veten si më e ngritur, ne e ngritëm dhe e ndriçuam nga pluhuri dhe erësira mesjetare. Por…shumë shpejt u haruam dhe u dhamë pas qejfeve dhe dhe salltanateve të kësaj bote. Aq shumë u haruam, saqë një ditë u mblodhën ata dhe na përzunë. Të turpëruar u larguam prej Spanje, të raskapitur prej Ballkani dhe të harruar na strukën në një skaj të Arabisë. Ne heshtnim.

Mere me mend, o i Dërguar, gjatë kësaj torture që na bënë nuk lanë asnjë musliman në Spanjën islame, e pastaj me bekimin e papës krijuan ushtri të tëra dhe erdhën e na luftuan në Jerusalem. Sa qe gjallë Salahuddini, e mbrojti, por pas vdekjes së tij le që na morën Jerusalemin, por shumë më thellë hynë në trupin tonë: aty bënë vend dhe u vendosën. E mandej prej aty na e mësynë gjithandej: O i Dërguar, sa gratë na i dhunuan, sa fëmijët na i prenë me thika, sa pleqtë na i dogjën në zjarr, sa xhamitë na i prishën, sa bibliotekat na i dogjën, e ne…? Ne edhe atëher heshtëm. Me shekuj jetuam nën thundrat e tyre. Na quanin “koloni”. Pastaj sdi çka iu kujtua dhe shkuan.

Por…, por thellë në qenien tonë e kishin mbjellë kulturën e tyre famëkeqe. Tani u bëmë robër të dyfishtë, madje edhe më tepër se robër; ne u bëmë vegla në duart e tyre.

O i Dërguar, më vjen turp të të tregoj, por sot nga mesi jonë ka plot të tillë, të cilët që moti janë përshëndetur me parimet islame;
ka plot të tillë që e pinë alkoolin në vend të ujit;
ka plot të tillë që më shumë kalojnë në shtëpitë publike se sa në shtëpitë e tyre, tamam si në kohën e paraardhjes Tënde.

O i Dërguar, ata le që na e bënë hallallin haram e haramin hallall, por… na e bënë edhe më keq. Ata na mësuan të vishemi si ata, të mendojmë si ata, të flasim si ata, të festojm si ata, të martohemi si ata, të organizojmë mbrëmje gazmore si ata, thjesht edhe na u bëmë ata. O i Dërguar, më vjen turp të të tregoj, por ne kemi haruar kush ishim, kush jemi dhe kush duhej të ishim, andaj ne sot pa fije turpi e festojmë vitin e ri të tyre, 8 marsin, Shën Valentinin, e disa si më të ngritur edhe Kërshëndjellat. Lirisht ngrihu dhe na vizito. S’di a do të mund të na dallosh . O i Dërguar i All-llahut, motrave, nënave dhe vajzave tona u vie turp që janë muslimane. Madje disa motra tona në këngët e tyre të fëlliqura tallen me salavatet e tua. E ne, kënaqemi duke i dëgjuar!

O i Dërguar i All-llahut, kam edhe shumë gjëra për të thënë, por ta them të vërtetën, më vjen turp.

Nuk ma mba goja të t`i them të gjitha . Ja pra, kështu u bëmë ne pasi ndërove jetë. Andaj kur mora të shkruaj këtë letër, mendova gjërë e gjatë se çfarë mesazhi dhe çfarë arsyeje të të dërgoj Ty, o i Dërguar!…

Mendova të të them: na fal, o i Dërguar, se jemi pak.

Dhe…do ta kisha bërë, por më shkoi mendja se kur Omeri e pranoi fenë Ju ishit 40 vetë, u skuqa nga turpi, nga se ne jemi afër 2 miliardë.

Pastaj, pastaj desha të të them: na fal, O i Dërguar, se jemi të varfër.

Por as këtë nuk ma zuri goja kur para sysh m`u paraqit shtëpia yte pa gjellë të zier disa javë, dhe në anën tjetër avionët privat të disa ” bossëve” tanë. Edhe me këtë dështova!

Mandej mendova gjërë e gjatë që të gjejë ndonjë arsye tjetër, por s`gjeta dot. Në realitet më mbeti vetëm kjo letër, me të cilën po të drejtohem tani:

“NA FAL, O I DËRGUAR I ALL-LLAHUT, QË NE JEMI PASARDHËSIT E TU, NA FAL !”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Letër të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Një ditë nga jeta e të Dërguarit s.a.v.s.
» Jeta dhe vepra e Muhammedit a.s.
» SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT
» Leter dashurie
» 99 emrat e allahut
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum