www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur Empty
MesazhTitulli: Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur   Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur EmptySun Oct 24, 2010 1:56 am

Koreja e Veriut është një vend ku koha ka ngelur në vend. Ndërsa shumë vende dikur komuniste dhe diktatoriale kanë marrë vitet e fundit një tjetër rrugë, regjimi koreano-verior që ka izoluar popullin kundërshton dhe shkatërron të gjitha përpjekjet nga brenda dhe jashtë për ndryshim. Për një vizitor perëndimor që ndodhet në këtë vend është e vështirë që të kuptojë nëse ajo me të cilën përballet është realiteti, apo një shtirje.

Nga dritarja e avionit shfaqet një fushë e madhe, diku e rrethuar me misra dhe zarzavate, më pas vijnë telat me gjemba, por shumë më larg. Pas dhjetëra minutash avioni “Airbus” ulet në një pistë shumë modeste që shihet nga një terminal edhe më modest. Gjëja e parë me të cilën përballen vizitorët e rrallë të huaj që kanë mundësinë të venë këmbë në këtë aeroport është një portret jashtëzakonisht i madh i “Liderit të Madh” Kil Il Sung, babait të liderit aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong Il dhe themeluesit të vendit komunist. Një ditë më pas, Partia Komuniste do të mbante asamblenë e parë të saj në këto 30 vitet e fundit. Bota e jashtme, që nuk është asnjëherë pjesë e mbledhjeve të tilla të rëndësishme, është duke bërë spekulime në lidhje me ardhmërinë e lidershipit të vendit.

Salla e mbërritjeve është e zbrazët. Gjatë ditëve të zakonshme në këtë aeroport ulet vetëm një avion, zakonisht vjen nga Pekini, apo ndonjëherë në të rrallë edhe nga Vladivastoku. Një makinë koreano-veriore na merr për të na çuar drejt kryeqytetit të vendit, Pjonjang. Makina është e vizatuar me dy krahë pëllumbi dhe poshtë tyre shkruhet “Pyeonghwa” (paqe). Siç marrim vesh më vonë kompania që e ka dërguar këtë makinë-taksi është një ndërmarrje që bashkëpunon me Korenë e Jugut. Pranë meje është *** Janz, 51 vjeç nga Berlini. Ajo është shefja e një zyre gjermane që merret me bujqësinë, baza e vetme e përhershme në këtë vend që operon që nga viti 2005. Rreth një e treta e fëmijëve koreano-veriorë janë të kequshqyer dhe organizata gjermane që prej 5 vitesh shpërndan materiale ndihmëse dhe ushqime. Puna e saj në fakt edhe pse e pjesshme ka nisur që pas përmbytjeve të mëdha në vend në vitin 1990 dhe me kalimin e kohës, qeveria i dha leje kësaj organizate që të merrej edhe me çështje të tjera të ushqimit dhe bujqësisë në vend. Anëtarë të saj mësojnë njerëzit se si të kultivojnë produkte bujqësore në vend, si të kujdesen për frutat dhe perimet dhe të mbarështojnë bagëtitë në mënyrë që të mos vdesin urie. Dhe aftësimi i njerëzve për të kultivuar prodhime bujqësore është shumë më me vlerë sesa dhënia e ndihmave.

*** më jep një telefon celular me të cilin mund të bëj telefonata brenda Koresë së Veriut dhe jashtë saj. Disa vite më parë u bë një tentativë për të futur në vend një operator të telefonisë celulare, por qeveria pas disa kohësh urdhëroi konfiskimin e të gjitha aparateve telefonike nga frika e përhapjes së spiunazhit, apo përgjimeve. Sigurisht që një nga arsyet primare është edhe fakti se përmes zhvillimit të celularëve njerëzit do të kishin më shumë kontakt me botën dhe kjo do të bënte që ta kuptonin se në çfarë izolimi të padrejtë dhe të turpshëm i kanë futur qeveritarët. Por më në fund një kompani egjiptiane është ftuar në vend për të zhvilluar një sistem tjetër komunikimi në vend. Kështu është krijuar një operator celular që nuk ka lidhje me jashtë, por që mundëson vetëm komunikimin brenda vendit. Kalojmë një rrugë lidhëse të aeroportit me kryeqytetin, e cila është e rrethuar me qiparisa. Kur i afrohesh Pjon Jangut mund të të zërë syri civilë që kalojnë nëpër rrugë, edhe pse vërdallë nuk ka ndërtesa. Përgjatë rrugëve ka bilborde të mëdha, të cilat paraqesin liderin e vendit, apo parulla të ndryshme partiake. Birra “Heineken” mund të gjendet në një lokal-pub që ndodhet në afërsi të hotelit “Koryo”. Dekori i barit është i drunjtë me një akuarium të madh në qendër të tij dhe të kujton pak a shumë baret dhe lokalet kineze. Por sigurisht që në versionin e Koresë së Veriut akuariumi është bosh dhe një ekran televizori i vendosur në mure shfaq në mënyrë të vazhdueshme një dokumentar me skena epike nga jeta e përditshme në Korenë e Veriut: punëtorë mëngëpërveshur në një uzinë çeliku, traktorë që plugojnë tokën në fshatra dhe raketa të fuqishme që janë drejtuar drejt qiellit në mbrojtje të vendit nga armiku i jashtëm. Lokali është i populluar nga një grup i vogël vendasish, të cilët po shijojnë pak pulë të shoqëruar me zarzavate. Në Kinë, kur njerëzit shkojnë nëpër lokale janë shumë të zhurmshëm, ndërsa këtu të gjithë flasin me zë të ulët, thuajse nuk ekzistojnë. Janz është një nga 100 të huajt perëndimorë që jetojnë në Korenë e Veriut. Sipas tij, është e vështirë që të futesh në bisedë me vendasit kur je i huaj dhe nëse ndodh një gjë e tillë nuk bëhet fjalë që të flasësh ndonjëherë për seksin dhe dashurinë. Pjonjangu në vjeshtë, si çdo qytet në botë, duket i bukur nga ngjyrat e kësaj stine të artë. Në orën 7 të mëngjesit, të gjithë njerëzit duhet të jenë në rrugë, nëpër stacionet e autobusëve që i çojnë nëpër qendrat respektive të punëve. Veç autobusëve, zor se të zë syri ndonjë makinë të tipit tjetër. Por herë pas here mund të shohësh nëpër rrugë grumbuj fëmijësh të veshur me të njëjtën uniformë shkolle që mbajnë në duar lule artificiale. Më pas syri të zë disa rekrutë të rinj, detyra e të cilëve është që të punojnë në godinën që do të jetë pallati i ri i kulturës në kryeqytet. Është një godinë në përfundim e sipër.

Kryeqyteti i Koresë së Veriut është i tëri i ndërtuar sipas stilit të ndërtesave komuniste. Godinat e banimit janë uniforme, të larta dhe të gjitha në ngjyrë të murrme. Materialet e tyre janë ose parafabrikate, ose tulla silikate. Bulevardet e qytetit janë të zhveshura, të gjata dhe të drejta. Ato janë pjesë e një gjeometrie shumë të saktë dhe të përpiktë që karakterizon rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit. Por ajo që të bie në sy është madhështia e gjithçkaje duke nisur nga rrugët, pallatet, parqet. Gjithçka e përmasave të mëdha. Asnjë i huaj në këtë qytet nuk mund të shëtisë i pashoqëruar nga një vendas, që zakonisht është një guidë e licencuar nga Ministria e Jashtme. Ditën e dytë të mbërritjes sime është edhe dita e mbajtjes së mbledhjes që pritet, komentohet dhe diskutohet nxehtësisht në botën e jashtme. Por njeriu që më shoqëron nuk ka mundësi dhe leje që të më rrëfejë shumë gjëra në lidhje me këtë eveniment të rëndësishëm për jetën dhe të ardhmen e koreano-veriorëve. Madje, ai nuk mund të më thotë as vendin në të cilin do të mblidhen krerët e partisë. Këtë e bën për arsye sigurie. Ai më thotë se i biri është duke mësuar rusisht në shkollë dhe se kjo gjuhë mund t’i duhet në të ardhmen. Edhe pse unë jam i vetmi i huaj në rrugë, prania ime nuk duket se tërheq ndonjë vëmendje të madhe te kalimtarët vendas. Njerëzit më kalojnë pranë të pavëmendshëm sikur unë të isha ndonjëri prej tyre. Një fakt i tillë më bën përshtypje. Për sa u takon banorëve të kryeqytetit ata janë të rinj dhe dinamikë. Njeriu që më shoqëron, pas kërkesës sime dhe lejes që merr më shoqëron që të shoh metronë e qytetit dhe duhet të kuptohet se ky është një lëshim i madh që i bëhet një të huaji. Metroja është ndërtuar në vitet ’70 dhe në pamje të jashtme ka ngjashmëri me metronë gjigante të Moskës. Brenda nuk ka asnjë reklamë, apo ndriçim të fortë dhe të duket se je në ndonjë metro të Gjermanisë Lindore në vitet e komunizmit dhe Perdes së Hekurt. Kur dal nga metroja përmes stacionit kryesor të saj sytë më zënë një restorant të tipit fast food që ndodhet pranë një monumenti i cili simbolizon fitoren kundër japonezëve.

Gjatë qëndrimit tim në Korenë e Veriut më ka bërë ndër të tjera përshtypje edhe vizita në vijën e demarkacionit. Rruga drejt saj kalon përmes dy monumenteve të mëdha të dy femrave që mbajnë në duart e tyre të shtrira një hartë të të dy Koreve të bashkuara, Ky quhet edhe Monumenti i Ribashkimit. Në fakt, në Korenë e Veriut njerëzit e duan shumë bashkimin me gjysmën e jugut, por duan një bashkim sipas termave dhe kërkesave të tyre. Në afërsi të vijës së demarkacionit, vendi ku u nënshkrua pushim zjarri është shndërruar në muze. Të huajt lejohet që ta shohin këtë vend i cili mbart një simbolikë shumë të rëndësishme për të dy Koretë. Pasi e shoh vijën ndarëse, kufirin me të gjatë me tela me gjemba në botë kthehemi në Pjonjang. Gjatë ditëve që kam kaluar në këtë vend të çuditshëm dhe tërësisht të izoluar kam një dyshim që më bren vazhdimisht: nuk di nëse kam parë një realitet të mbrojtur në mënyrë ekstreme, apo kam qenë pjesë e një shfaqjeje. Ndoshta pak nga të dyja. Koreja e Veriut gjithsesi më ka lënë përshtypjen e një vendi shumë të qetë. Njerëzit flasin me zë të ulët, ecin kokulur dhe janë shumë të rrallë ata individë që kanë qoftë edhe ndonjë lidhje të vogël me botën e jashtme. Ata njerëz njohin vetëm realitetin e tyre. Ndërkohë, mendoj se çfarë shoku që do të pësonin ata sikur befas kufijtë dhe izolimin të binte…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kualifikohet Koreja e Jugut
» Koreja Veriore ka prodhuar “Super-pijen”
» Portugalia turperon Korene e Veriut
» Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike
» Nje udhetim me VIP-at ne vendet turistike
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum