www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food Empty
MesazhTitulli: Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food   Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food EmptyThu Oct 21, 2010 12:40 am

Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food Martesa2

Hamburger dhe patate të skuqura për të thënë po. Paketa e më re që do të ofrohet nga “McDonald’s” në Kinë quhet “fast wedding” dhe me 286 euro mund të kënaqen më shumë se 100 të ftuar.

Martesat ndryshojnë nga njëra te tjera për sa u përket zakoneve dhe vendeve të celebrimit. Tani çifti mund të vendosë ta festojë “ditën më të rëndësishme të jetës së tyre” edhe në “McDonald’s”. Një modë e tillë vjen nga Hong Kongu dhe përshkruhet, nga e përditshmja vendase “South China Morning Post”.

Është kohë krize? S’ka problem, zgjidhje ka për të gjitha gjërat, përfshi këtu edhe për festën e martesës. “Mc Donald’s” të ofron një zgjidhje sa befasuese aq edhe ekonomike: me 286 euro ku gjithçka është e përfshirë mund t’ia dalësh mbanë. Në çmim përfshihet banketi martesor për 100 të ftuar, dekorimet e sallës me tullumbace të bardha dhe lule, sfondi muzikor dhe stereofonik që shoqëron hedhjen e buqetës, madje dy dhurata të vogla për bashkëshortët e ardhshëm dhe një kujtim për të gjithë. Sigurisht që menyja është ajo që është, tortën martesore të zbukuruar me figurën e çiftit në krye duhet ta harrosh (në vend të saj serviret tortë me mollë) por me atë çmim, me pak fjalë rreth 4 dollarë për njeri, me siguri që nuk mund të kërkosh më shumë. Një vakt i lumtur për të gjithë. Avantazhi shtesë është se çifti nuk duhet të merret me asgjë. Asnjë stres për mënyrën e organizimit: “McWedding” është një shërbim ku gjithçka është e mirorganizuar. Ndoshta mungon ecja e famshme e çiftit me muzikën karakteristike në sfond, mungojnë ëmbëlsirat, çokollatat, por e rëndësishme është që festa mund të bëhet. Pastaj le t’i shohim gjërat nga pikëpamja e të ftuarve. Shpesh banketet martesore janë një torturë e vërtetë: për orë të tëra të gozhduar pas karrigeve duke ngritur dolli me qindra njerëz të njohur apo të panjohur qofshin këta. Me “McWedding” gjithçka rrjedh shumë shpejt; një cheesburger dhe një kuti me patate të skuqura, pastaj ëmbëlsira. Me pak fjalë ke kohë për të bërë muhabet dhe dolli sa të duash. Për më shumë je më tepër se i kthjellët, sepse mund të bësh gëzuar vetëm me coca-cola, asnjë “McDonald’s” nuk ka licencë për të servirur pije alkoolike. Do të jetë një festë pa shampanjë, e thjeshtë, por e bukur. “Fast wedding” është një shërbim që ofrohet vetëm në Hong Kong. Eksperimenti nis më 1 janar të vitit 2011 dhe do të “aplikohet” vetëm në dy pika të tij “Mei Food” dhe “Smithfield”. Nëse ashtu siç duket, prenotimet do të jenë në numër të kënaqshëm ky shërbim do të shtrihet edhe në filiale të tjera më periferike. Megjithatë, kjo tendencë vjen nga SHBA-ja, atdheu i fast-food-ve, dhe në veçanti nga Kalifornia: të festosh për martesën e miqve të tu përpara një hamburgeri, të gjithë së bashku dhe me vetëshërbim. E shpejtë dhe qesharake, por mbi të gjitha superekonomike. Ndonjëherë zgjidhet me qëllim lokali i takimit të parë. Por bëhet fjalë për iniciativa individuale dhe spontane, pa paketa ku përfshihet gjithçka, edhe pse ashtu siç nënvizon “New York Times” janë gjithmonë e më të shumta në numër agjencitë martesore që në kohë recesioni, u ofrojnë klientëve të tyre edhe këtë opsion. Romanticizmi nuk ka nevojë për lokale luksoze apo për meny të rafinuara. Kënaqësia mund të arrihet edhe duke pirë me gota plastike apo duke ngrënë një panine me shumë ketchup.
Ideja fillestare

Ata që dhanë të parët idenë ishin dy të fejuar që ishin njohur pikërisht në një lokal të këtij zinxhiri amerikan dhe aty kishin pasur edhe takimin e parë. Çifti kishte vendosur të festonte aty edhe ditën e martesës. Hellen Cheung, përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun në Hong Kong tregon: “Që atëherë u përhapën zërat dhe në zyrat tona mbërrinin deri në dhjetë telefonata në muaj, duke na kërkuar që t’u ofronim këtë shërbim”.

E në fakt, në Pekin, diabeti, obeziteti dhe sëmundjet kardiovaskulare të shkaktuara nga konsumi i madh i ushqimeve jo të shëndetshme, më parë ishin sëmundje krejtësisht të panjohura, shumë ndryshe nga Perëndimi ku bënin kërdinë. Studimet e fundit na befasojnë duke na treguar se Kina, mes shumë rekordeve të tjera që mban po arrin të fitojë edhe atë të njerëzve më të shëndoshë dhe pasoja që rrjedhin prej tij. Efekti “fast-food supermarket-televizion-internet” sipas qeverisë po e transformon popullsinë duke përgatitur dhe bombën shëndetësore të planetit. Deri në vitet ‘80 askush nuk përdorte në vend karroca për të bërë pazarin apo të konsumonte hamburger dhe patatina kaq shumë sa sot. E me këtë atmosferë të vjen ndër mend një aforizëm e Andy Warhol: Gjëja më e bukur e Tokios është “McDonald’s”. Gjëja më e bukur e Stokholmit është “McDonald’s”. Gjëja më e bukur e Firences është “McDonald’s”. Pekini dhe Moska nuk kanë asgjë të bukur”, tani nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Edhe ato kanë diçka të bukur që ia vlen të shkosh.
“McDonald’s”

“McDonald’s Corporation” është një shoqëri amerikane që operon në shërbimet e restoranteve. Është rrjeti më i madh i fast-food-ve në botë. Qendra gjendet në Oak Brook, një lagje e Çikagos në shtetin e Illinois. Restorantet e “McDonald’s” s’janë të shpërndarë në të gjithë botën dhe në to punojnë me kohë të plotë rreth 438.000. Ata janë bërë emblemë e globalizimit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Martesa “low cost”, nga altari ne fast-food

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Martesa e Brunetes :D
» Martesa homoseksuale e kryeministres islandeze
» Kate dhe William, martesa ne 2011
»  Martesa, zakonet qe trashegojme nga e kaluara
» Martesa e Jehona Sopit, foto ekskluzive
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum