www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ushqimet kunder gureve ne veshka Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ushqimet kunder gureve ne veshka Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ushqimet kunder gureve ne veshka

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Ushqimet kunder gureve ne veshka Empty
MesazhTitulli: Ushqimet kunder gureve ne veshka   Ushqimet kunder gureve ne veshka EmptyMon Oct 25, 2010 12:07 am

Menyja e pasur me pemë dhe perime, e që përmban një përqindje të vogël të mishit të kuq dhe kripës, mund ta parandalojë paraqitjen e gurëve veshkorë, thonë shkencëtarët amerikanë.

Meqë gurët në veshka lidhen me rrezikun e lartë të paraqitjes së shtypjes së lartë të gjakut, diabetit, mbipeshës dhe faktorëve të tjerë të rrezikut për sëmundje të zemrës, kërkuesit shkencorë nga ‘’Brihgam and Women’s Hospital’’ thonë se bëhet fjalë për edhe një vërtetim se ndryshimet në stilin e jetës mund të jenë kyçe për jetëgjatësi.
Rezultatet e tyre bazohen në të dhënat e mbledhura nga rreth 250.000 të anketuar dhe tregojnë se të ushqyerit adekuatë mund ta zvogëlojë rrezikun nga paraqitja e gurëve veshkorë, deri në 45%, pa marrë parasysh moshën, peshën trupore dhe gjininë.
Flokët e lagur, rrezik për migrenë dhe sinozit
Flokët e lagur, ashtu siç mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës, mund të shkaktojnë infeksione dhe sinozit. Këto janë sëmundje të cilat shkaktojnë lodhje dhe duhet të kurohen. Dalja jashtë gjatë dimrit, në një mot me erë e pa i tharë flokët, mund të shkaktojë probleme serioze si migrenë, ftohje dhe paralizë të fytyrës. Edhe fjetja me flokë të lagur pas banjës së mbrëmjes është aq e rrezikshme sa të dalësh me flokë të lagur përjashta. Specialist në pavijonin e neurologjisë në Memorial Hospital, Dr. Abdullah Özkardeº thekson se flokët e lagur mund të shkaktojnë edhe migrenë. Dhimbjet e migrenës që shfaqen tek një ndër katër femra, fillojnë në formë krizash, përqendrohen në një pjesë të kokës dhe janë dhimbje që shkaktojnë oshtimë dhe përzierje. Gjatë krizave të migrenës të sëmurët shqetësohen nga drita, zhurma dhe aromat. Duke pohuar se çdo krizë, atak migrene ka dhe një shkaktar, Dr. Ozkardes thotë se mos-tharja e flokëve, shëtitja me flokë të lagur, edhe nëse bëhet rrallë, mund të jetë fillimi i një migrene. Të sëmurët që e dallojnë një gjendje të tillë duhet t’i thajnë mirë flokët pas banjës, të mos shëtisin me flokë të lagur pas dushit. Dr. Özkardeº pohon se shëtitja përjashta me flokë të lagur në kohë të ftohtë dhe me erë, të fjeturit me flokë të lagur, qëndrimi para kondicionerit apo para një vendi ku ka shkujë (rrymim) ajri mund të shkaktojë edhe pasoja të tjera serioze si paralizë fytyre. Ja dhe këshilla e tij: “Thajini flokët pas banjës edhe nëse jeni në shtëpi. Nëse ju duhet të dilni menjëherë përjashta, mbulojeni mirë kokën dhe veshët me një kapuç ose shall.”
Faktorët që shkaktojnë kancerin
Tymi i veturave
Tymi i veturave është identifikuar nga shkencëtarët si një ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit te njerëzit që banojnë në qendra urbane. Djegia e karburanteve përmban lëndë toksike dhe kancerogjene.
Pirja e duhanit
Duhani dhe drogat e ndryshme përmbajnë lëndë kancerogjene që shkaktojnë mutacione në organizëm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund të shkatërrojë jo vetëm mushkëritë, por edhe sistemin tuaj imunitar.
Mbetjet toksike dhe industriale
Nuk është aspak e rastit që banorët përreth zonave industriale janë më të rrezikuarit nga shfaqja e formave të ndryshme të kancerit. Dhe realisht janë këta njerëz të diagnostikuar me kancer më së shpeshti në mushkëri. Ajri në këto zona është tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, të cilat përbëjnë një problem serioz jo vetëm për ata që punojnë në këto industri, por edhe për banorët e zonave përreth.
Pirja e alkoolit
Shumë njerëz po ashtu edhe studiues të ndryshëm, mendonin se pirja e sasive të limituara të alkoolit mund të reduktonte rrezikun e shfaqjes së kancerit. Por, studimet më të fundit kanë treguar se substancat parësore që shkaktonin kancer janë gjetur te alkooli, përfshirë këtu verën dhe birrën. Analizat e bëra kanë treguar se konsumimi i çdo 10 g alkool rrit rreziku e shfaqjes së kancerit rreth 9 për qind. Pirja e alkoolit përbën rrezik serioz sidomos për ata persona të cilët abuzojnë me të.
Elementet toksike
te ushqimet
Ushqime të ndryshme, përfshirë edhe ato të konservuarat, mund të përmbajnë pesticide të ndryshme. Kështu disa lloj mishi i disa lloje kafshëve të ushqyera me përbërës të ndryshëm, rritja e peshqve në akuarium etj. mund të përmbajë elementë absolutisht të dëmshëm për organizmin e njeriut.
Rrezet radioaktive
Një studim i kryer në vitin 2005 nga një Program Toksikologjik Amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare të kancerit te njeriu. Kohët e fundit është zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solariumet e ndryshme përbëjnë një rrezik të madh në shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të rrezeve X për shkak të rrezeve X të përdorura edhe në mjekësi.
Niveli i lartë i hormoneve
Kërkimet e bëra kanë rezultuar se gratë e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale për një kohë të gjatë, pra janë tejet të ngarkuara emocionalisht, shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progesteroni, dy hormone, janë zbuluar si dy faktorë me rrezik të lartë në shfaqjen e llojeve të ndryshme të kancerit të njeriu.
Konsumimi i ujit të ndotur
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar, përmban përbërës të ndryshëm dhe lëndë të shumta toksike të cilët mund të shkaktojnë sëmundje në masë te njerëzit. Uji i pijshëm, meriton gati vëmendjen kryesore gjatë kujdesit për shëndetin tuaj. Në të mund të ketë elemente të ndryshme toksike që bëhen shkak për mutacione të ndryshme. Për këtë është i nevojshëm klorimi i ujit për t’u pastruar nga pesticidet dhe substancat e ndryshme kimike.
Substancat kimike që përdoren në amvisëri
Edhe shtëpia juaj mund të përmbajë përqindje të ndryshme të substancave kimike. Ato mund të gjenden kudo, tek muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet, insekticidet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak etj; produkte këto me të cilat jemi në kontakt të përditshëm, sidomos femrat.
Gazi, benzeni, vajguri
Gazi po gjen përdorim çdo ditë e më tepër jo vetëm për gatim, por edhe për ngrohje, duke bërë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm me të. Por rreziku më i madh ekziston për ata që punojnë në nxjerrjen dhe përgatitjen e këtyre lëndëve. Pastrimi kimik apo edhe puna në garazhe e servise të ndryshme përmbajnë sasi të lartë elementesh toksike.
Produktet farmaceutike
Nuk është çudi që vetë produktet farmaceutike të radhiten ndër faktorët kryesorë të identifikuar si nxitës të kancerit. Prodhimet farmaceutike përmbajnë sasi të caktuara drogash, por përdorimi i dendur dhe i zgjatur në kohë i tyre bëhet shkak për shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Përdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenë të kontrolluara nga mjeku mund të përbëjnë rrezik serioz në keqësimin e shëndetit tuaj.

Produktet kozmetike
Bukuria e ka çmimin e vet! Kjo shprehje vazhdon të ketë kuptim çdo ditë e më tepër.
Duke ditur se produktet e ndryshme të konsumuar me tonelata në të gjithë botën përmbajnë elemente toksike gati shkatërruese për lëkurën, duke shkuar deri aty sa mund të shfaqin kancer të lëkurës.
Kikiriku pengon inflamacionet
Ngrënia e kikirikut apo e gjalpit nga kikiriku, së paku pesë herë në javë, mund të
zvogëloj për dy herë rrezikun nga sulmi në zemër. Përveç që e zvogëlon nivelin e kolesterolit, parandalon edhe inflamacionet dhe përmirëson gjendjen e qelizave të gjakut përreth zemrës. Kikiriku mund të bëhet armë e rëndësishme në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, tregon studimi i fundit i ekspertëve amerikan. Gjatë periudhës së studimit i cili ka zgjatur 22 vjet, ekspertët nga Harvardi kanë përcjellë 6000 femra me diabetin e tipit 2, i cili rrit rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru. Këto femra kanë pasur një regjim të posaçëm të ushqimit, ndërsa çdo dy deri katër vite, kanë plotësuar formularë rreth mënyrës dhe shprehive të përdorimit të ushqimeve. Kur ekspertët i kanë krahasuar rezultatet, kanë zbuluar se femrat që kanë ngrënë kikiriku, kanë qenë të mbrojtura nga sulmi në zemër dhe tru. Befasia është se rreziku është zvogëluar për 44 për qind. Natyrisht, edhe pse kikiriku është një ushqim shumë i dobishëm, duhet konsumuar në sasi të matura. Çdo ditë nga pak dhe assesi ta teproni, sepse kjo nuk do t’i sjellë asgjë organizmit.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ushqimet kunder gureve ne veshka

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ushqimet Kunder Mplakjes
» Këto janë 10 Ushqimet kunder plakjes
» Ushqimet që përmirësojnë dukjen
» Ushqimet e duhura për diabetiket
» Ushqimet qe ngadalesojne plakjen
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum