www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ushqimet e duhura për diabetiket Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ushqimet e duhura për diabetiket Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ushqimet e duhura për diabetiket

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Ushqimet e duhura për diabetiket Empty
MesazhTitulli: Ushqimet e duhura për diabetiket   Ushqimet e duhura për diabetiket EmptySat Dec 25, 2010 9:43 pm

Ushqimet e duhura për diabetiket Ushqimet_860976
Diabetikët e vlerësojnë shumë ushqyerjen. Krahas njohjes se produkteve që rrisin sheqerin në gjak dhe qëndrimit larg tyre ju mund të provoni shije të ndryshme nëse njihni produktet të cilat ekuilibrojnë dhe ulin sheqerin në gjak, transmeton Start. Ja dhjetë super produktet të cilat mund të konsumohen nga diabetikët pa menduar për rezistencën e insulinës:

1. Zarzavatet: tek zarzavatet e pasura me fibra gjenden pak kalori. Nëse e mbushni pjatën me zarzavate do të konsumoni më pak karbohidrate (rrisin sheqerin e gjakut) dhe yndyrë të ngopur (rrit rezistencën e insulinës). Përpiquni të hani 4-5 porcione me zarzavate në ditë (një porcion do të thotë gjysmë tasi konserva ose zarzavate të ziera dhe një tas me zarzavate të paziera). Por mos harroni se zarzavate si patatja, misri dhe bizelja kanë më shumë kalori se zarzavatet e tjera.

2. Frutat: edhe tek frutat me pak kalori dhe yndyrë ka shumë fibra. Krahas kësaj frutat janë të pasura me antioksidues të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e syve, zemrës dhe sistemit nervor. Tek frutat ka më shumë sheqer natyral dhe më shumë kalori se tek zarzavatet. Mund të konsumoni 3-4 porcione në ditë. (1 porcion konsiston në një frutë, gjysmë tasi fruta konserve ose të ziera dhe një frutë të freskët). Konsumoni fruta të freskëta në vend të shtrydhjes. Sepse në lëkurën e frutit gjenden shumë lëndë ushqyese. Kur e shtrydhni frutin humbisni këta vlera dhe në fund marrim më shumë kalori dhe sheqer.

3. Fasulja: një nga burimet më të mira të fibrave është fasulja, ju mban të ngopur për një kohë të gjatë, ngadalëson tretjen dhe parandalon ngritjen e menjëhershme të sheqerit në gjak pas buke. Këta veçori janë aq të fuqishme sa të mundësojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Pasi t’i shpërlani fasulet konserve mos harroni t’i përdorni në sallata. Fasulja e zezë ose supa me thjerrëza është një zgjidhje e mire për drekë.

4. Drithërat: drithërat e mëngjesit të japin mundësinë e depozitimit të fibrave që në fillim të ditës. Studimet tregojnë se personat që fillojnë ditën me kornflakes të pasur me fibra konsumojnë më pak ushqim në vaktet e tjera.

5. Peshku: peshku është shumë i lehtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur dhe në të njëjtën kohë një burim i mire proteinash. Krahas kësaj mund të zëvendësojë mishin e yndyrshëm. Në të njëjtën kohë peshku i yndyrshëm është burimi më i mire i omega-3. Kjo yndyrë mundëson pastrimin e enëve të gjakut. Tek diabetikët niveli trigliceridit është më i lartë ndërsa niveli i kolesterolit të mirë është i ulët. Acidet omega-3 mundësojnë ekuilibrimin e të dy niveleve. Konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë. Veçanërisht tek peshku salmon, skumbri dhe peshku ton ka më shumë omega-3.

6. Mishi i shpendëve: gjoksi i pulës , i payndyrshëm, me pak kalori është shumë i mirë për diabetikët. Yndyra e ngopur që gjendet tek produktet e fastfoodit si bifteku apo mishi i zakonshëm, që rrit kolesterolin e keq dhe rezistencën e insulinës, nuk gjenden shumë tek pula. 85gr gjoks pule pa lëkurë përmban 142 kalori dhe 3 gr yndyrë. Ndërsa gjoksi i gjeldetit është më pak i yndyrshëm dhe ka pak kalori.

7. Frutat me lëvozhgë: të pasura me yndyra të mira, frutat me lëvozhgë përmirësojnë shëndetin e zemrës. Në të njëjtën kohë ndihmojnë në uljen e rezistencës së insulinës dhe në kontrollimin e sheqerit të gjakut. Krahas kësaj të pasura me vitaminë E, frutat me lëvozhgë mbrojnë qelizat dhe ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të syrit dhe indeve. Ky produkt i pasur me fibra dhe magnez ndihmon në ekuilibrimin e sheqerit në gjak. Nëse konsumohen rregullisht dhe të ngrohta të ndihmojnë në dobësim, por mos konsumoni shumë sepse përmbajnë shumë kalori.

8. Vaji i ullirit: vaji i ullirit, i cili ndikon në uljen e riskut të infarktit ndihmon në ekuilibrimin e sheqerit në gjak duke ulur rezistencën e insulinës. Përdoreni vajin e ullirit me bukë në shtëpi dhe restorant. Por tregoni kujdes ndaj sasisë së vajit që konsumoni sepse në një lugë gjelle vaj ulliri ndodhen 119 kalori.

9. Kosi: i pasur me proteina dhe Kalcium kosi ndihmon në dobësim. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit të cilët ushqehen me produkte të pasura me kalcium mund të dobësohen më lehtë. Prandaj ju mund t’i shoqëroni frutat me kos ose ta konsumoni bashkë me drithëra pak të yndyrshme si granola.

10. Kanella: përdorimi i kanellës në gjellë ndihmon në uljen e sheqerit në gjak. Përbërësit e kanellës ndihmojnë trupin të përdori insulinën në mënyrë efektive. Për këtë arsye qelizat marrin më shumë glukozë. sipas një studimi të bërë kohët e fundit tregohet se gjysmë luge çaji kanelle ul mjaftueshëm nivelin e sheqerit në gjak. Ju mund t’i hidhni pak kanellë tosteve, domateve të pjekura në furrë madje edhe gjellëve me pulë. Ose futeni pak në ujë çibukun e kanellës dhe konsumojeni si një çaj qetësues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Ushqimet e duhura për diabetiket

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ushqimet që përmirësojnë dukjen
» Ushqimet qe ngadalesojne plakjen
» Ushqimet Kunder Mplakjes
» Shtypja e Gjakut – Top 5 Ushqimet Qe Ulin Ate
» Ushqimet kunder gureve ne veshka
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum