www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?  Empty
MesazhTitulli: Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?    Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?  EmptyTue Oct 26, 2010 4:40 am

Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?


Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në ditën e gjykimit.

Motra, çdo krijesë në këtë botë jeton me furnizim (rizk) të caktuar…, vite të caktuara, e në qoftë se kryhet furnizimi (rizku) i tij dhe vitet e ti kalojnë, vjen koha e udhëtimit (vdekjes).

”Thuaj (O Muhamed): Pikëtakimi për ju është për një ditë të cilën ju as nuk mund ta afroni qoftë për një orë (për një çast) e as ta shtyni” Sebe36.
“Çka përgatite për vdekjen” - Stacion prej stacioneve të llogaritjes, ndalu pak në këtë stacion, se shumica e njerëzve kalojnë në këtë pa u ndalur fare.

Dunjaja - iluzion i rastit!! Hije kalimtare!!
Dunjaja - shtëpi mashtrimi!! Banesë dëshpërimi!!
Dunjaja - respekti ndaj saj zhgënjim!! Lakmia në të mashtrim!!

Njerëzit në të janë udhëtarë, së shpejti do të udhëtojnë.

Abdullah ibn Mes’udi thotë: Nuk ka njeri prej juve, i cili kur të ngrihet në mëngjes vetëm se është i dobët, pasuria e tij është e huazuar, udhëtarë i cili do të udhëton, borxh i cili duhet të kthehet. Hudhejfja r.a thotë: Në mbrëmje dhe mëngjes thërret një thirrës: O ju njerëz, vdekja!!
Argument për këtë është fjala e All-llahut:

“Vërtet që ai (xhehenemi, ose mohimi i të Dërguarit, ose vdekja) është një nga fatkeqësitë më të mëdha. Këshillë për njerëzimin, për çdonjërin prej jush që zgjedh të shkoj përpara (duke punuar drejtësi) ose të mbetet pas (duke bërë padrejtësi, gjunahe)” El Mudethir 35-37.

Vdekja!! Premtim i sinqertë… takim i vërtet.
Vdekja!! Vendim i zbatuar… urdhër i nënshtruar…
Vdekja!! Shigjetë që nuk gabon... kërkues që nuk e kap plogështia…
Vdekja!! Pije që çdo krijesë do ta shijoj…

Motra:
Ç’farë keni përgatitur për shtangësitë e saj?
Ç’farë keni përgatitur për tmerrin e saj?
Motra a keni menduar për hidhësinë e saj? A keni menduar për tragjeditë e saja?

Ebu Derda r.a. thotë: “Në qoftë se i kujton të vdekurit, llogarite veten para se të bëhesh njëri prej tyre”.

Ibrahim Et-Tejmi thotë: “Dy sende më ndërprejnë kënaqësinë e kësaj bote, kujtimi i vdekjes dhe dalja para duarve të All-llahut (namazi)”.
Esh-athi thotë: “Shkonim tek Hasan el Basriu dhe nuk bisedonim tjetër vetëm se: zjarr, çështje të ahiretit (botës tjetër) dhe përmendjen e vdekjes.
Vëllezër dhe motra! A nuk shikoni njerëzit se për çdo ditë përcjellin të dashurit e tyre apo shokët.Motra, a janë shqetësuar zemra tuaja nga ky shikim, a është kjo ndodhi mësim për ju.

O i mençur, pyete veten tënde (çka përgatitur për vdekjen).
Llogarite vetën tënde… para vdekjes … para përfundimit në varr!!!!
Fillo bisedën, shqyrtimin, llogaritjen: me kujtimin e vdekjes… meditimin e tmerrit, vuajtjeve!!

Sa prej njerëzve janë të pavëmendshëm nga këto momente, e sa prej tyre i kanë harruar ankthet, dhimbjet, agonitë, brengat, pikëllimet e varrit!!

Hamid El-lefaf thotë: “Kush e shton përmendjen e vdekjes, shpërblehet me tri gjëra: shpejtimin e teubes (pendimit), kënaqje me furnizim dhe zellshmëri në adhurime, e kush e le pas dore, dënohet me tri gjëra: zvarritjen, shtyrjen, vonimin e teubes (pendimit), moskënaqje me furnizim dhe përtaci në adhurim”.

Në qoftë se e din, o i mençur, se ke takim tek All-llahu s.v.t, kujdesu për këto qaste… puno për këtë.. para se të jesh prej te pikëlluarve!! !

All-llahu s.v.t thotë:
“Aq sa, kur t’i vijë vdekja ndonjërit prej tyre (politeistëve, mosbesimtarëve) thotë: ”Zoti im! Më kthe prapë, që të mund të bëjë mirësi në çfarë kam lënë (pa bërë) mbrapa! Jo! Është veç një fjalë që ai e flet, ndërsa pas është berzahu (perde, pengesë ndarëse) deri Ditën kur do të sillen përsëri në jetë!” Mu-minun 99 –100

“Dhe shpenzoni (në bamirësi) nga ajo me të cilën Ne ju kemi furnizuar, para se ndonjërit prej jush ti vjen vdekja e të thotë: ”Zoti im! Veç sikur të më jepje fare pak kohë (të kthehesha në jetën e dunjasë), se do të jepja sadakanë (zeqatin, bamirësi tjetër) nga pasuria dhe të isha prej të drejtëve (të punoja në rrugën tënde, të plotësoja detyrimet ndaj Teje, të përmbushja shtyllat e fesë e të kryeja haxhin)”.

“Dhe All-llahu nuk ia shtyn askujt afatin kur atij t’i vijë exheli (koha e përcaktuar vdekja). Dhe All-llahu është i mirënjohur për gjithçka që ju bëni” El-Munafikun 10-11

Mjerë për atë rob të cilit i zbret vdekja dhe nuk ka vepruar vepra të mira!!!
Shikoje vetveten, o njeri, …medito gjendjen tënde… me çfarë fytyre (gjendje) do t’i dalësh All-llahut s.v.t në qoftë se je prej atyre që kundërshtojnë urdhrat e All-llahut?!
Me çfarë fytyre (gjendje) do të dalësh para Zotit të botërave, në qoftë se je mëkatarë… larg adhurimit të All-llahut?!

Motra, kujdes nga shtangësitë e vdekjes! Sa të tmerrshme dhe të dhimbëta janë për mëkatarët!!
Transmetohet nga Ibrahimi a.s se ai i tha engjëllit i cili i merr shpirtrat: A mundesh të më tregosh fizionominë kur ua merr shpirtin mëkatarit? Engjëlli thotë s’mundesh të rezistosh (durosh), Ibrahimi a.s tha, mundem. U largua nga unë dhe u largova prej tij, pastaj erdhi një njeri i zi me flokë të çoroditura, me erë të keqe, rroba të zeza, nga goja e tij del zjarr dhe tym, u alivanos Ibrahimi a.s. pasi që erdhi në vete i tha melekut i cili i merr shpirtrat: O melek mjafton dënim për një mëkatar të të takoj në këtë fizionomi!!!

Motra, çka keni përgatitë për këto tmerre?! Mendoni se kjo është larg?!! Sa personave u vjen vdekja dhe janë të shëndosh!!
Përgatitu, o njeri, për këtë ditë dhe çastet e agonisë!!! Në këto çaste nuk ke dobi vetëm prej punëve të mira, nuk do të ndihmojnë prej tmerrit, në këto çaste vetëm se veprat me sinqeritet.. . Mos të të mashtrojnë begatitë e kësaj bote … e as shëndeti …e ti shikon vdekjen, vërsulet mbi të sëmurin dhe të shëndoshin... kujdes nga sulmi i vdekjes … befasia e udhëtimit!!!
Transmetohet prej Muadhit se i tha të Dërguarit [salallahu alejhi ve selem]: Më këshillo? I Dërguari i All-llahut i tha: Të adhurosh All-llahun, sikur se je duke e parë, llogarite veten prej të vdekurve, përmende All-llahun në çdo gurë dhe dru, në qoftë se bën mëkat vepro pranë, afër saj, vepër të mirë.

Thotë Omer ibn Abdulazizi: Në hutben (fjalimin) e tij “çdo udhëtim ka nevojë për pajisje (mjete, ushqim). Merrni pajisjet e udhëtimit prej kësaj bote për në botën tjetër (frikën e All-llahut) veproni, punoni sikur të kishit shikuar atë çka përgatiti All-llahu prej mirësive apo dënimeve, frikohuni dënimit të All-llahut, shpresoni në rahmetin (mëshirën), mos shpresoni shumë që të ngurosen zemrat tuaja”.
Prej fjalëve të të devotshmit ishin: “Përgatituni për ditën e udhëtimit (vdekjen)”….

Ebu Musa El-Eshari para vdekjes shtoi zellshmërinë në adhurim. I është thënë sikur të mos bësh kështu, që te mos e shkatërrosh vetën?!
U përgjigj r.a: “Kalorësi, kur të afrohet në pikëtakimin e tij jep gjithë forcën për të arritur… e ajo që më ka mbetur mua prej jetës (dunjasë) është më afër se kjo.
All-llahu e mëshiroftë Ebu-Musën, ndërroi jetë duke qenë në këtë gjendje.
Thev-ri thotë: “Takova në xhaminë e Kufes një njeri duke thënë: 30 vite pres që të më vjen vdekja, e në qoftë se vjen nuk do të urdhëroja në asnjë send por as nuk do të ndaloja nga asnjë send, nuk kam te askush send por as ata tek unë”.

Ka-kau ibn Hakim thotë: “30 vite jam i përgatitur për të vdekur, e në qoftë se vjen nuk kisha dëshiruar shpejtimin e veprës prej vepre!!

Motra, nëse keni vendosur të udhëtoni, përgatituni për këtë udhëtim (vdekjen) dhe përgatitni pajisjet (punët e mira). Vëllezër dhe motra, a jeni përgatitur për këtë udhëtim të fundit (vdekjen)? Çudi për një person i cili kujdeset për këtë botë!!! E kush nuk është përgatitur, kujdeset për vdekjen (botën tjetër).

Një njëri i tha të Dërguarit s.a.v.s: Cili besimtar është më i miri? I Dërguari i All-llahut tha: Më i sjellshmi (moralshmi) me familjen e tij. E cili është më i mençuri? I Dërguari i All-llahut tha: Ata të cilët më së shumti (tepërti) kujtojnë vdekjen, përgatiten për botën tjetër, këta janë të mençurit”.

Hasan El-Basriu thotë: “Katër gjëra janë përgatitje për botën tjetër: agjërimi shëndet për shpirtin, lëmosha pengesë mes njeriut dhe zjarrit, namazi afron robin tek All-llahu s.v.t dhe lotët shlyejnë mëkatet”.

Naser bin Muhamed Es-Samrakadi thotë:
“Më i miri prej njerëzve është ai person i cili posedon këto pesë cilësi (virtyte):

E para: Zellshmërija në adhurimin e All-llahut.
Dy: Ndihma e tij tek njerëzit të jetë e qartë (dukshme).
Tre: Të ndihen njerëzit të siguruar prej dëmit të tij.
Katër: Dëshpërimi nga ajo çka është në duart e njerëzve.
Pesë: Përgatitja për vdekje.

Motra, jeta është pasuri, pra mos e humbni përveç se në adhurim. Gjëja më e mirë që përgatitë muslimani për vdekje është frika nga All-llahu dhe veprat e mira, punoni pra për atë ditë që nuk ka dobi prej mallit e as fëmijës, famës apo kërrigës. Këto janë vitet, garojnë me ty, mos të jenë pra fituese, e të vjen vdekja, e ti je neglizhent.

Berau r.a thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një varrim. U ulë pran varrit, qajti derisa u lagë toka e pastaj tha: O vëllezër për këtë përgatituni!
Nasër ibn Muhamed Es-Samrekandi thotë: I Dërguari i All-llahut ka treguar vuajtjet dhe agonitë e vdekjes dhe tmerrin e saj duke e këshilluar ummetin e vetë për tu përgatitur për këtë dhe për të qenë durimtar në vuajtjet e kësaj bote. Durimi nga vuajtjet e kësaj bote është më i lehtë se nga vuajtjet e vdekjes, vuajtjet e vdekjes janë prej dënimit të botës tjetër, se dënimi i botës tjetër është më i ashpër nga dënimi i kësaj bote!

Motra, ajo është vdekja nuk e din kohën se kur vjen (zbret) për tu përgatitur, kujdesuni … kujdesuni nga papritësija e saj … përgatituni për zbritjen e saj …
Asim El-Ahval thotë: Më tha Fudejl Er-Rukashi pasi që e pyeta: O ti njeri, mos të të pengojnë njerëzit nga vetvetja sepse vdekja të zbret vetëm ty!
Mos thuaj do të shkoj këtu e atje e të shkon dita pa vepruar vepra të mira. Vëlla musliman! Tregu i veprave të mira sot është i gatshëm dhe me çmime minimale, pra, shpejto për të marr pjesën tënde para se të vjen vdekja!!! Po sikur të flisnin të vdekurit, do të lajmëronin se gjëja më e mirë, më e vlefshme që kanë marrë prej kësaj botë janë veprat e mira.

Ebu Hurejra r.a. thotë: “I Dërguari i All-llahut kaloi pran një varri, dhe pyeti kush është personi në varr. I thanë filani. Tha: Dy reqate namaz janë më të dashura për këtë se sa dunjaja”. Mjerë për atë i cili udhëton prej kësaj bote pa vepra të mira.

Vëllezër dhe motra, bëhuni prej të mençurve, përgatituni për ditën e udhëtimit (vdekjen), përgatituni për agonitë, shtangësitë e vdekjes.
Ibn Mes-udi thotë: Një dërhem e jep për hir të All-llahut duke qenë i shëndoshë, më mirë se njëqind duke qenë i sëmurë.

Hasan El-basriu thotë: “Puno, puno… jeta është frymëmarrje, e në qoftë se ndërpritet, ndërpriten veprat me të cilat afroheni tek All-llahu xh.sh. All-llahu e mëshiroftë një njeri i cili e llogarit vetveten e qanë për mëkatet e tij. Pastaj lexoi:
“Ne vetëm numërojmë për ta një numër të caktuar të ditëve të tyre në këtë botë dhe ua shtyjmë afatin që të zhyten më thellë e të shtojnë të këqijat e mëkatet” Merjem 84.

Mundhiri thotë: Dëgjova Malik ibn Dinarin duke i thënë vetvetes: “Mjerë për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Mjerë për ty, fillo me vepra të mira para se të vjen vdekja! Përsëriti këtë fjalë 60 herë, e dëgjoja e ai nuk më shihte”.

Motra, ka shpëtuar ai person i cili e llogaritë veten para se të llogaritet. Përgatituni për ditën e udhëtimit (vdekjen). Shtoni prej veprave të mira. Kujdesuni nga (gafleti) neglizhimi dhe shtyrja zvarritja e teubes (pendimit) me këto (gafletin, pendimin) shkatërroi shejtani njerëzit e i dërgoi në zjarr!! Këta janë helm vdekjeprurës … shigjetë mbytëse…

Shumica e njerëzve janë kapluar prej këtij helmi të rrezikshëm (gafleti).
Kjo është ajo e cila i pengoi për përkujtimin e vdekjes, e i ka preokupuar nga përgatitja për agonitë e saja, derisa shijuan hidhëtinë e vdekjes, e u penduan kur nuk ka dobi pendimi.

Thonë disa të mençur: Kur të jesh fëmijë, luan me fëmijët, e në rini argëtim, zbavitje, në pleqëri i dobët e kur do të adhurosh All-llahun, kur do të punosh vepra të mira?

O biri i Ademit, kujtoje atë ditë kur të arrijë shpirti në fyt, ndërpritet lëvizja e gjuhës... bllokohen lëvizjet…
Çka ke përgatitur për këto çaste?! Të pengoi dunjaja nga xheneti!! Mos të të hutojë dunjaja me kënaqësitë e saja të përkohshme. Mos të të mashtroj dunjaja me premtime ireale. Para teje ekzistojnë kënaqësi të përjetshme (xheneti)…lumturi reale.

O biri i Ademit, kujdesu për punët e mira, kujdesu ashtu si kujdesesh për mirësitë e kësaj bote. Përgatitu për udhëtimin e fundit (vdekjen). Përgatitu për të hyrë në gropë të tmerrshme, e cila nuk ndriçohet, përveç se me vepra të mira! Takimi është afër, llogaritja është e ashpër! Atë ditë do të dallohet fituesi prej humbësit! Punoni vepra të mira para se të jeni prej penguesve!! Fillo të veprosh vepra të mira para se të jesh prej të pikëlluarve!! !
Falënderimi i takon All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, shokët dhe familjen tij.

PARAFYTYROJE VETËN TËNDE NË VARR

O biri i Ademit!

S'ka dyshim se përfundimi vendimtar është vdekja jote. Ngase përherëshmëria në këtë jetë është e paarritshme! Pra, paramendoje veten tënde të hedhur (lëshuar) në gropën e varrit. Pastaj të mbyllin në dërrasat e tij! Të hedhin dhe mbi ty! A e arrite natën tënde të parë në gropën e llogarisë?! Po si do të jetë përgjigja?! Tashmë janë larguar nga ti familja, të dashurit, të afërmit dhe shokët! Pasurinë dhe mallin tënd i ke lënë pas! Nuk do të sjellë dobi ty asgjë përveç asaj ç'ke përgatitur nga veprat e tua.
Transmetohet nga Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse njëra mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbetet vetëm vepra e tij" (mutefekun alehji). Çfarë do të bësh kur të vijnë ty dy melekë, të cilët ulën me ty dhe të qortojnë. Të pyesin ty:
Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është i Dërguari yt?

Tani ndoshta mund të përgjigjesh shumë lehtë, por në atë gropë… në atë varr… në atë errësirë… përgjigja jote do të jetë sipas veprave të tua.
Besimtari që posedon vepra të mira thotë: Zoti im është All-llahu, Feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhammedi s.a.v.s.. Ndërsa hipokriti do të thotë: Ah… nuk e di, kam dëgjuar njerëzit duke thënë diçka, dhe kam thënë. Po përkujto o rob i All-llahut se "Varri është një kopsht prej kopshteve të Xhennetit ose një humnerë prej humnerave të zjarrit". (Transmeton Tirmidhiu).
Dhe dije o rob i All-llahut se All-llahu i Lartëmadhëruar të ka dhënë kohë të mjaftueshme për pendim dhe kthim tek Ai. "A nuk ju dhamë jetë mjaft të gjatë, saqë kush do që donte të merrte këshillim, mund ta merrte atë dhe këshilluesi u erdhi…" (Fatir37).

E kanë komentuar fjalën këshillues në ajetin e lartëpërmendur me vjetërsi (pleqëri), dhe gjithashtu e kanë komentuar se ai (këshilluesi) është Muhammedi s.a.v.s.. Tashmë është arsyetuar kush ka këshilluar, dhe ka përkujtuar kush është lajmëruar dhe nuk i është bërë padrejtësi atij që është vonuar.

O biri i Ademit:
Ti sot jeton në sipërfaqen e Tokës, e ndërsa nesër do të banosh në brendësinë e saj. Vallë a e ke zbukuruar vendbanimin tënd me vepra të mira. A e ke shtruar dhe mbjellur kopshtin tënd me kryerjen e urdhrave të All-llahut që ti ka urdhëruar dhe largimin nga ajo që të ka ndaluar? Po që se ke qenë i bindur se me të vërtetë brendësia e Tokës së shpejti do të jetë vendbanimi yt, atëherë pra, kush të ka hutuar që të bëhesh i pakujdesshëm ndaj përgatitjes së tij (varrit)?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ç’farë Ke Përgatitur Për Vdekjen?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Parashikon vdekjen në Twitter
» Mërzia shkakton vdekjën e hershme
» Ëndrrat i paralajmëruan vdekjen Emmy-t ?!
» Washingtoni ka përgatitur kundërrezolutë
» Isufi: AAK nuk është përgatitur për opozitë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum