www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rruga e njeriut në boten e ahiretit  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rruga e njeriut në boten e ahiretit  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rruga e njeriut në boten e ahiretit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Rruga e njeriut në boten e ahiretit  Empty
MesazhTitulli: Rruga e njeriut në boten e ahiretit    Rruga e njeriut në boten e ahiretit  EmptyTue Oct 26, 2010 4:57 am


Rruga e njeriut në boten e ahiretit

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërsit!

Falemenderimi i takon Allahut – Një të Vetemit, të Fuqishmit, të Madhit, të Lartësuarit. Atij i Cili na krijoi neve që të sprovohemi; i Cili na përgatiti Xhenetin dhe Xhehnemin.

Njeriu i arsyeshem dhe i matur ndien rrezik dhe pikëllim të madh përderisa nuk e kupton se ku do të përfundoj dhe ku do të qetësohet, sepse ai (e kupton se) ka gabuar ndaj Zotit dhe (ndonjëherë) ishte i padëgjueshëm ndaj Tij. Njeriu i tillë jeton ndërmjet kënaqësisë dhe zemrimit, kështu që nuk e di se në çfarë pozite është. Prandaj është i brengosur dhe i molisur. Nuk është i qetë përderisa nuk e kupton se si është gjendja e tij tek Allahu.

Kërkon nga Allahu që ta drejtojë në Rrugën e Drejtë! Ai nga Allahu kërkon falje për mëkatet dhe ndihmë në çdo çështjë! Si është e mundur që të mbetesh i qetë, pa brenga dhe i urtë, kur e ke të qartë se nuk je i nënshtruar Zotit tënd dhe se me këtë ke shkaktuar hidhërimin dhe dënimin e Tij?! Gjithsesi, vdekja do të të vijë me ashpërsi, e hidhët, me tkurrje dhe me mundime. Dije se ajo është pranë dyerve.

Mendo sikur të të kishte kapur vdekja dhe se nuk do të zgjohesh deri në kohën e tubimit para Zotit! Mendo për mundimet e vdekjes, tkurrjet, hidhëtitë dhe shqetësimet. Engjëlli (meleku) ka filluar që të ta tërheqë shpirtin tënd drejtë këmbëve. Prej asaj gjendje ndien dhembje në shputat e këmbëve. Shpirti merret nga i tërë trupit dhe fillon të ecë që nga këmbët e tua në drejtim të kokës. Atëherë kur mundimet bëhen të padurushme, kur dhembja e kaplojnë tërë trupin, e zemra të dridhet dha durimi i pritjes së hidhërimit ose kënaqësisë së Allahut – do të jesh i Vetëdijshëm se medoemos do të dëgjosh njerin nga këto lajme që do të vijnë nga engjëlli i cili është i obliguar që të ta marrë shpirtin.

Ndërsa je duke pritur i brengosur dhe i lemerisur në mundimet e vdekjes, në një pozitë pasigurie mjaft të tmerrshme për shkak të lajmit nga Zoti, para teje do të paraqitt një engjëll (melek) në një formë më të bukur ose më të shëmtuar. Tek ai engjëll do të shikosh se si po e shtrinë dorën drejt buzëve të tua për ta marrë shpirtin nga trupi. Do t’i dorzohesh melehut dhe do të preokupohesh me atë që duhet të dëgjosh.

Në ato momente do të dëgjosh një zë:

“O bonjak i Allahut, ke merituar kënaqësin dhe shpërblimin e Tij”
ose
“O armik i Allahut, ke merituar hidhërimin dhe denimin e TIj!”

Do të kuptosh saktësisht se ke shpëtuar dhe zemra jote do të qetësohet . ose do të kuptosh se je shkatërruar dhe se je i zhdukur, prandaj do të të zërë pikëllimi. Atë çstë do të ndiesh ose një pikëllim shumë të rëndë ose fat dhe gëzim të madh në zemër. Kaloi koha jote, gjurmët tua janë shlyer dha tanimë ke kaluar tek ata që kanë vdekur më herët.

Paramendoje se si të dridhet zemra nga gëzimi dhe kënaqësija ose nga pikëllimi dhe vaji. Varri është i ftohtë dhe i tmerrshëm. Dy melekë të qëndrushëm duke pytur në lidhje me besimin në Zot. Atëherë do të përrforcohesh me fjalë permanenete të Allahut ose do të mbetësh i poshtëruar dhe jo i sugurt.

Mendo zërin e tyre duke të të marrë në pyetje.

Mendoje veten duke qëndruar ndërmjet dërrasave të ngushta të varrit. Qefini të ka rënë nga tupi, ndërsa mbulesa e kokës të ka arritur deri në fund të këmbëve.

Mendoje veten duke shikuar me sy të hutuar në madhësinë dhe ashpërsin e tyne. Nëse i sheh në formë të bukur, dije se ke shpëtuar. E nëse janë të këqij, atëherë zemra do të të thotë se je i humbur dhe i shkatërruar.

Mendo se si të parashtrojnë pytje. Allahu ose do të të përforcojë ose do të shkatrrohesh.

Mendo për përgjigjen tënde të rrjedhshme ose për zërin e dridhur e të pasigurt.

Mendo se si do t’i presësh duke qenë i gëzuar dhe fatlum- po qe se Allahu të përforcon, ose mendo se si me këmbët e tyre janë duke u sjellë tek varri yt i cili hapet mbi zjarr – po qe se je i dobët.

Pastaj mendoje atë zjarr dhe pytjet e tyre. Ti e sheh se prej çka të ka shpëtuar Allahu dhe ajo të bën që të ndihesh i gëzuar dhe fatlum. Krahas asaj që je I dobët – ke shpëtuar nga zjarri.

Pastaj mendo se si me këmbët e tyre po sillen rreth varrit tënd i cili hapet mbi Xhenet dhe mbi shkëlqimin dhe begatin e tij. Ata do të thonë: “O rab i Zotit, shiko se ç’të ka përgatitur Allahu! Ky është vendqëndrimi yt dhe ardhmërija jote!’

Dhe mendo se sa do të gëzohet zemra dhe se sa fatlum do të ndihesh ateëherë kur të shikosh begatitë e kopshteve dhe gjersinë e paparë të tyre! Sa i gëzuar dhe fatlum do të jesh kur të kuptosh se do të qëndrosh aty dhe do të kënaqesh përgjithmonë!

Mirëpo, nëse do të kishe merituar tjetrën, atëher do të jesh i qortuar. Kur të shohësh Xhenetin, engjëjt do të të thonë:

“Shiko se çfarë të ka ndaluar Allahu.”

Kur ta shohësh zjarrin, do të të thonë:

“Shiko se çfrë të pret dhe ku do të qëndrosh.”

Çfarë tmerri është ajo! Në këtë botë nuk ekziston brengë më të madhe, e as pikëllim më i madh përderisa nuk e kupton se si do të jetë gjendja jote në varr. Pastaj vjen zhdukja. Nyjet e eshtrave të ndërpriten, eshrat humbin, trupi shkatërrohet po jo edhe pikëllimi ose kënaqësija e shpirtit. Ai (shpirti) do të frikësohet nëse do të përballet me hidhërimin dhe denimi e Allahut pas ringjalljes apo me kënaqësin dhe shpërblimin e Tij.

Gjatë tërë kësaj periudhe shpirtit tënd do t’i paraqitet vendi në Xhehnem ose në zjarr (Xhehenem).

Do të jetë e rëndë për shpirtin tënd ose do të jetë gëzim dhe kënaqësi në ato qaste! Atëher kur të plotësohet i tërë numri i të vdekurve, atëher kur Toka dhe qiejt të mbeten pa banorë, atëher kur nuk do të ekzistoj jetë dhe asnjë lëvizje dhe të mbetet vetëm Allahu i Lartëmadhëruar – Një i Vetmi, i Pari dhe i Gjithëfuqishmi – shpirtin tënd do ta kaploj një zë i cili do t’i thërras të gjitha krijesat, por edhe ty, që me përulësi të pëndroni para Zotit.

Mendo se si do ta pranojë dëgjimin dhe logjika jote atë zë. Përkujto me mendjen tënde se si do të thërrasin që të paraqitesh para Sunduesit më të Lartë. Zemra do të të dridhet dhe flokët do të të thinjen nga ajo thirrje. Ai do të jetë një zë shumë i tmerrshëm të cilin do ta dëgjojnë të gjitha qeniet.

Ajo që do të bëhet edhe më e tmerrshme nga ai zë, është ajo që varri yt do të hapet mbi kokën tënde. Do të ngritesh në këmbët tua, I plihrosur prej kokës e deri te këmbët. Kështu që, së bashku me krijesat e tjera, do të drejtohesh në drejtim të zërit i pluhrosur nga qëndrimi i gjatë në tokë.

Mendo se si do të jeni të frikësuar dhe të tmerruar në ato çaste!

Mendoje veten tënde të zhveshur, të poshtruar, të vetmuar, të frikësuar dhe të brengosur. Do të qëndrosh i tkurrur ndërmjet njerëzve të zhveshur dhe të zbathur.
Askush nuk flet, të gjithë janë me zemër të thyer, të mjeruar, bonjakë dhe tepër të frikësuar. Dëgjohen vetëm hapat e tyre duke ecuar dhe vetëm zëri i thirrjes së tmerrushme. Të gjitha krijesat ecin të përulur drejt atij zëri, e me ta je edhe ti. Kur të arrini në venqëndrimin e caktuar, aty do të tubohen të gjithë popujt, xhinët dhe njerëzit, të zhveshur dhe me këmbë të zbathurra. Pushtetarët do të qëndrojnë të permbysur (nga froni) dhe të molisur. Ata do të jenë më bonjakët dhe më të poshtëruarit, sepse në këtë botë i kanë presekutuar dhe i kanë shtypur krijesat (robërit) e Allahut.

Pastaj do të dalin egërsirat kokaulur vetëm për shkak të llahtarisë së Ditës së gjykimit, që në këtë botë ishin grabitqarë të vetmuar.

Mendo se si grabitqrët ecin të poshtruar në atë ditë të rëndësishme, edhe pse ndonjëherë kishin qenë krenarë dhe të rrezikshëm. Do të ndalen pas krijesave, të mjeruar dhe të thyer para Zotit të Plotëfuqishëm. Pastaj do të arratisen djajtë (shejtant), të cilët të poshtëruar do të paraqiten para Allahut të Lartëmadhëruar. Le të jetë i Lavdëruar Ai, i Cili pas një periudhe të gjatë kohore të sprovës i tuboi në një grumbull, edhe pse janë të ndryshëm nga njëri tjetri. Ata i zbuti dhe i bashkoi ringjallja.

Atëher kur të plotësohet numri i banorëve të Tokës – nga njerëz, xhinë, djaj, egërsira, kafshë dhe grabitqarë- dhe kur të radhiten në vendin e dhënise së llogarisë, yjet do të shkapërderdhen mbi ta. Dielli dhe Hëna do të shuhen, ndërsa Toka do të ftohet dhe do të errësohet. Përderisa ti dhe krijesat e tjera qëndroni, qielli më i afrit do të ngrihet mbi ju. Po ashtu, si pasojë e një ekzplozioni të fuqishëm, do të copëtohen dhe so të jepet sinjali i frikës së Ditës së Gjykimit. Engjëjt do të qëndrojnë në fund dhe do të rrethojnë vendin e coptimit. Mendo se sa i tmerrshëm do të duket copërimi i qiejve të cilët. Allahu do t’i shkrijë ashtu siç shkrihet argjendi i përzier me një ngjyrë të verdhë e cila do të tregojë për llahtarinë e tmerrshmë të Ditës së Gjykimit, shut siç ka treguar vetë Allahu në Kur’ranin Fisnik:

“E kur të çohet qielli e të bëhet i kuq si vaji i shkrirë.”
(Er-Rahmen 37)

“Disa kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë. Kodrat të bëhen si leshi I lënurur”
(El-Me’arixh 8-9)

Engjëjt gjigant të cilët e rrethojnë qiellin më të afërt do të zbresin në Tokë për shkak të ekspozimit dhe llogarisë së veprave. Ata me zërin e tyre të fuqishëm do të madhërojnë Allahun e Lartëmadhëruar. Ata me përulje do të paraqiten para Tij dhe do t’iu përgjigjigjen pytjeve që parashtrohen nga Ai.

Mendo se si engjëjt viganë zbresin nga qiejt, duke madhëruar Allahun me zë të fuqishëm dhe me respect, të përulur për shkak se qëndojne para Allahut.

Jahja ibën Gajlan el-Eslemi ka thënë: “Rusha ibën Seidi nga ibën Abas ibën Mejmuni el-Lehamiu më ka transmetuar lajmin e Ebu Kubejlit nga Abdullah ibën Amër ibën Asi se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ëe selam ka thënë: “Allahu zotëron engjëj sytë e të cilëve janë njëqind vjet të gjera!(1)” sa do të frikësohesh në ato çaste. Njerzit do të pyesin: “A është ndërmjet tyre Zoti ynë?” Ata do të heshtin në atë pytje nga respekti që kanë ndaj Zotit të tyre dhe do t’iu drejtohn banorëve të Tokës: “Le të jetë i lavdërishëm Zoti ynë! Ai është ndërmjet nesh, por vjen nga larg”. Pastaj do të radhiten përreth krijesave, me kokë të ulur, duke pritur të Lartësuarin.

Mendo engjëjt gjigandë me krahë të gjerë, me kokë te ulur, në përulje dhe të qetë para Zotit të tyre. Të gjithë do të jenë në atë gjendje deri në qiellin e shtatë. Secili rreth i ardhshëm do të jetë dyfish në numer dhe më i gjerë se ai i pari. Të gjithë në radhë do t’i rrethojnë krijesat e Tokës.

Atëher kur të plotësohen ato shtatë rrethe, diellit do t’i jepet nxetësia dhjetë vite dhe afërsisht do të jetë në afërsi të krijesave sa një apo dy harqe. Nuk do të ekzistoj hije, përveq hijes së Arshit të Zotit të botrave. Disa do të strehohen nën atë hije, ndërsa të tjerët do t’i ekzpozohen nxetësisë së zjarrit të Diellit. Njerzit do të ngushtohen dhe do të shtyn njeri tjetrin. Këmbët do t’ju rrëshqasin, ndërsa qafat do t’ju këputen nga të nxehtit. Nxehtësia e Diellit do t’i shkrihet (humbet) nga fryma e krijesave dhe nga nxetësia e trupave. Prej tyre do të dalin djersët dhe të njëjtat do të grumbullohen sipas meritave të njerëzve. Disave do t’iu vijnë deri në zog të këmbëve, disa të tjerëve deri në brez, disave deri tek veshët, disave pothuajse më lartë se koka, ndërsa disa të tjerëve djersa do t’iu arrijë ndërmjetë atyre pjesëve.

Umerij ibën Sedi ka thënë: “Një ditë të premtë isha duke ndejtur me Amër ibën el-Asim dhe Ebu Seid el-Hudriu. Njëri i tha tjetrit: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thën: - Deri ku do t’iu vijë djersa njerëzve Diten e Gjykimit: “Deri në veshë, disa deri te mjekrra”, Ibën el-Asi tregoi deri në gjysmën e veshëve dhe tha: “Edhe unë mendojë njësoj.”(2)

Transmeton Hejthem ibën Abdurrahmeni se Abdullah ibën umeri ibën Hattabi ka thënë:

“Në Ditën e Gjykimit e tërë Toka do të shëndrrojet në zjarr. Më pas do të paraqitet Xheneti, ku do të duken grat me gjoks te madh dhe pije. Pasha Atë ne dorën e të Cilit është shpirti i Abdullahit, njeriu aq tepër do të djerësitet sa që djera do ti arrijë tek hunda, ende pa fillu llogaritja!” – E pyten: “Përse kështu. O babai i Abdurrahmenit?”.”Për shkak të veprave të njerëzve.”

Ibën Umeri tha: “I dërguari I Allahut tha:

“Me të vërtet njeriu – (ndërsa Aliu në një transmetim tjetër ka thënë jobesimtari) – në Diten e Gjykimit do të ringjallet në një det i cili do të ti vijë deri tek gjysma e veshëve për shkak të qëndrimit të gjatë”.(3)

Transmeton Abdullahu se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Në Diten e Gjykimit jobesimtari do të jetë i preokupuar me djersen e tij, për shkak të asaj dite të gjatë.”

Aliu radijallahu anhu ka thënë: “… për shkak të qëndrimit të gjatë”, ndërsa të dy shtojnë: “… përderisa nuk thot: “o Zoti im më mëshiro, madje edhe me zjarr.”(4)

Me siguri ti do të jesh i rradhitur në njëren nga këto grupe. Pra mendoje veten i tëri i mbuluar me djersë dhe me brenga të vazhdushme. Shpirtin ta ngushton mundi dhe djersa, frika dhe droja. Së bashku me ty, të gjithë njerzit do të presin vendimin e Gjyqit dhe udhëzimin për në vendin e fatit ose fakeqesisë. Lodhja dhe molisja do të arrijnë kulminacjonin e tyre. Me ty askush nuk do të flaës, e as nuk do të shikojë me sy. Dhe mendo se ajo gjendje do të zgjasë treqind vjet. Nuk do të ket kurrfar ushqimi e as pije, e as fytyren nuk do ta freskojë ndonjë fllad ose freski. Nuk ka mundësi të pushohet, përderisa nuk mbeten pa kurrfar fuqie.

Katade ose Kab (ibën Mati el-Himeri) në lidhje me ajetin: “Në driten kur njerzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Aotit të botërsave!” – ka thënë: “Do të ngrihen (do të qëndrojnë) treqind vite.”

Dhe thonë se e ka dëgjuar Hasan el-Basriun duke thënë: “Çfarë mendon për njerzit të cilët para Allahut të Lartëmadhëruar qëndronjë në këmbë pesëdhjetë mijë vite(5), duke mos ngrën e duke mos pirë asgjë. E kur qafat tu kputen nga etja dhe lukthi t’iu digjet nga uria, atëher do të dërgohen në zjarrë(6). e kur t’iu vijë fundi i fuqisë, do të fillojnë të flasin ndërmjet tyre duke kërkuar ndonjë njeri të vlefshëm i cili do të ndermjetsojë për ta, me qëllim që Allahu t’iu letsojë gjendjen e rënd dhe me qëllim të dërgohen në Xhenet ose në Xhehenem. Dhe ta lusmi Ademit alejhi selam, Nuhin, Ibrahimin, Musen dhe Isain alejhimu selam, dhe qdo njëri prej tyre do të përgjigjet: “Sod, Zoti im është hidhëruar si kurr më parë, e nuk do të hidhrohet më vonë.” Të gjithë do të jenë të vedijeshëm për hidhërimin e Allahut. Do të jen të preokupuar me veten dhe do të thojnë: “Më shpëtoni Më shpëtoni …”. Vuajtja e tyre do ti kthejë nga ndermjetsimi për të tjerët tëk Zoti. Do të mendojnë vetëm për atë se si ta shpëtojnë vetveten.

Po ashtu Allahu i Larttëmadhëruar ka thënë:
“(Përkujto) Diten që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secili njeri do ti plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejtësi.”
(En-Nahël, 111)

Mendo britmen e krijesave, zërat e të cilave luten. Çdokush do të merret me çështjen personale dhe do të luten: “Më shpëtoni, më shpetoni.”. do të dëgjohen vetëm ato zëra.

Çfarë skene e tmerrshme do të jetë ajo! Dhe ti qëndronë ndërmjet tyre, lutesh për shpëtimin tënd dhe merrësh vetem me vetën tënde. Kërkon dalje nga vuajtja dhe denimi i Allahut. Çfarë mendon për diten kur i zgjedhuri Ademi alejhi selam, i afërti (miku) Ibrahimi, bashkëbisedusi Musa, shpirti dhe fjala Isai, alejhimu selam, do të thërrasin dhe do të luten për veten e tyre, krahas vleres që ata gëzojnë tek Allahu? Ata do të dridhen nga hidhërimi i Allahut, po ti çfarë do të besh? Çfarë britme do të ngresh dhe çfarë do të ndiesh?




Marrur nga: “Rruga për ne Ahiret” El-Harith El-Muhasibi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Rruga e njeriut në boten e ahiretit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Largimi nga rruga e Zotit
» Kuçi: Hapet rruga që Kosova të jetë në Partneritetin për Paqe
»  Gepardi miku më i mirë i njeriut
» Ëndrrat nxitëse të kreativitetit të njeriut
» Stalini urdhëroi kryqëzimin e njeriut me majmunin
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum