www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FERIT RAMADANI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


FERIT RAMADANI Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FERIT RAMADANI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI EmptyWed Oct 27, 2010 12:03 am

Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.
Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".
Ishteudhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :
Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
Pirgu i dhembjes , roman 1996,
Pirgu i dhembjes II, roman 1997

Ai u nda nga jeta me 25.10.2010,duke na shkaktuar dhimbje ne familje dhe miqesi,si dhe humbeje ne letersine tone.I pa vdekshem qofte kujtimi per te neper breza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI EmptyWed Oct 27, 2010 12:04 am

Ferit RAMADANI

1. NJË NATË NË DETROID !

(Në maj të vitit 2004, isha në Elgjin tek djali në vizitë ! Atje, Nipi im Rushiti, sapo arrita më tha :
- Dajo ! Më shoqero për në Cleweland ! Duhet të dërgoj veturën për në vendlindeje !

U pajtova unë, perkunder djalit tim Arianitit , që me tha se rruga ishte e gjate . Dhe ne u nisëm.
Na zu nata në Detroid , ku tek nje hotel pranë Kishes Autoqefale Shqiptare , pushuam ...!)

Kjo linjë e gjatë , kjo linjë rrugetimi,
kaloj një natë në Detroid,
më ndozi mallin - vullkan frymëzimi
më shoqeroi Noli , më tha : Prit!

- Të solli rasti , ai mbret i botës
qëndro këtë natë , të ndjesh qetësi !
Këtu mbaroj si uji i gotës
Ajo rreze Dielli për Arbëri !

- Më fal bre burrë ! Ia kthej atij.
Po ti a prehesh? Apo rilind ?!
Mos më rrëmbeve , dua të di ,
të marr leje nga femijë e prind !

Me ty do të nisja edhe nje jetë
se ka nevojë të rinisë e mbara !
Nuk arriti të bëhet Shqipëri' e vertetë !
Demokracisë - shumë keq i ka mbi fara!

Një erë agimi më përzuri ëndërrimin,
u largua Noli , u nisa unë !
Në Cleweland më priste mbarimi
në shtigje të gjata e, pa fund!

Nju Jork , Uashington e sa mrekulli
do të ktheja pastaj në Ilionis,
gjithë kohën Nolin si shenjt në gji
n'frymëzim të lirikës e qëndis !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI EmptyWed Oct 27, 2010 12:04 am

.TEK SHTËPIA E HASAN PRISHTINËS

(Nga 15 shkurti deri me 17 mars të vitit 2001 isha në Selanik, në Seminarin e organizuar në nivel

Ballkanik të Postave, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Posta Shqiptare, ata të Bullgarisë

dhe të Greqisë.Unë dhe njëmbëdhjetë shqiptarë të të tjerë, ishëm në përbërje të delegacionit

nga Posta e Maqedonisë , por ,përfaqesuam pjesën Perendimore të saj , që njihet si Iliridë, por

akoma e pajetësuar ! ). Atëhere, pata rastin të njihem me Arvanitasit, por edhe të vizitoj Shtëpinë

e Hasan Prishtinës që ishte e vetmuar në Selanik.

Kush e vrau të zotin e të vari dryrin e shkretisë?
Përshpërisja me vete me mallhidhërim !
Nurngrysur qëndronte e lodhur prej vetmisë
Shtëpia - në pritje ti hynte në derë ai trim!

E kishte përballur dhembjen , nëpër dekada
me heshtje në muzgje, me heshtje në agim !
Pos shpezëve e shtegtarve që thurrën serenata
nuk kthej asnjë të bëjë takim!

U ndala para saj ! Era që frynte dhe valet e detit
më dolën përpara më than shumë fjalë !
Fustanellat e çamëve si flamuj të rrëmetit
me Aristidh Kolën më dolën përballë !

Më than: Dëgjo ! Ne jemi shpirti i Arbërisë!
Nëpër shekujt rrebesh, s'na ndërroj stina !
Dëshmon kjo shtëpi e mbyllur prej tradhëtisë
ashtu siç u vra tribun Hasan Prishtina!

Meit mbeta pa fjalë me shikim tek ajo ,
shtat'i saj i heshtur kishte mbijetesë !
Tek flisja në vedi ashtu i thash : Dëgjo !
Do ta ngrisim flamurin tek ti o fortesë !

Një ditë do të mblidhemi tek ty patjetër !
Hasan Prishtina me ne do të jetë në ballë !
T'ia shpalojmë ardhmërisë rrënjën e vjetër
se gjaku i saj në damar na kallë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI EmptyWed Oct 27, 2010 12:04 am

.DHURATË SHËN NAUMI !

( Gjithë vendi i Shën Naumit, dhe vendi i shenjtë ku ishte ngritur Teqeja , ku shërbente Baba Sari

Sëlltëku,
për vrasjen e Baba Bajram Currit në Shpellë të Dragobisë, i jepet dhuratë Pashiqit !!!

Sot, në vendin e Teqesë eshte ngritur Kisha Orthodokse pravosllave maqedonase, që e mban

emrin Sveti Naum .)

Një fllad magjik një dritë ylberi ngritej
në rrjedhën e Drinit që hynte në liqen !
Në intimë misteri për Shën Naumin pritej ,
Baba Sari Sëlltëku - si Diogjen!

E ngriti flamurin të valvisë Rilindja
Nga Shtëpia e Lidhjes në Prizren - një vulë dekor !
Kryeqendra e shqipeve ! E qëlluar bindja!
- Shenjtëriuratë - arriti nga Baba Tomorr !

Sa madhështore kjo zemër për Arbëri !
U lidh shkëlqimliqeni - në rrjedhë përjetësia!
Në udhëtim i përhershëm Drini në Driniiii
të bleroj shtatin Ilirilashtësia !

Sa e gjatë rruga! Sa zgripe , katandi !
U kërlesh qielli, flakë mori toka !
Në pazarin e djallit nis loja tradhëti !
- Besëprerje i bëjnë ca koka!

Në heshtje rënkonte Sari Sëlltëku !
Dhe lutej të mos kishte harbutë !
Shenjtëri e mistershme - fluturoj si jastëku !
- Xhenaze Ai ! - Në shtatë tabutë !

Se në Shpellë të Dragobisë e vrau tradhëtia,
Baba Bajramin tribun ! Martir i shqipehapsirës !
- Dhuratë Shën Naumi ! E mori Sërbia !!!
T'i nënshtrohej shqipja - në shekuj , errësirës !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI EmptyWed Oct 27, 2010 12:04 am

u ! Jeni vargu - SHQIPËRIA!

Pandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte

themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan

në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. V itet e fundit të jetës, i kaloi i internuar në Selanik.

Në ballin me rrudha lexova Librin e madh
Atë qe nisët në Korçë tek Shkolla e parë !
Të ngriti shekulli si blerimi që mbulon një livadh,
Dija që shpërndatë u bë bimë në ugarë !

Në Stamboll - Beshiktashi akoma ka shkronja,
që ndezin damarët, për të shperthyer vullkani !
Sa tmerrshëm të ra pas grek - ulkonja ,
të shuaj atë dritë të dijes kur lëngoj Ballkani!

Vrasja jote mbeti pezull - si lahuria në erë !
Ku kishte varr të mbulojë lavdiditurinë ?!
Ata që bënë krimin - mbetën skëterrë !
Ti - Dielli i rrezeve që ndriçoi mirësinë !

Than mbete pa varr ! Po ! Është e vërtetë !
Unë të shoh të gjallë ! Gjithmon je me ne !
Nga Lunxhëria , në Korçë, në Uskanë! I qetë !
Ligjëron në Majë të Shqipes! Për Atdhe!

Mësues Pandeli Sotiri , i përjetëshmi Ti!
Dija jote, shekujve u hap rrugë ku ka monopat !
Ata që të vranë - mbetën djaj të zi !
Shqipëria tragjike dhe ne ! Patëm fat !

Tash mburremi o trim me veprat që kemi !
Se rrjedha nis tek shkolla! Tek dija !
Këto vargje pak janë ! Më ndjeni !
Se Ju ! - Jeni vargu - Shqipëria !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI EmptyWed Oct 27, 2010 12:05 am

KËRKONI PËR VATANIN !

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me

Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni

synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të

Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.

Mbërtheu gjithë Evropën i bëri të mendohen
Nga doli ky trim që vret Pasha Toptanin ?!

Në Paris sa herë shkojnë për fat të riparohen
i përcjell amaneti : Kërkoni për Vatanin!

Aty vendoset! Është qendra e arbitrazhit !
Gërshërët për prerje , për vendim copëtimesh !

Si arrna Shqipërisë nga trupi ia çveshën
nga tregu i zi - harta , me vula sundimesh!

Djali i Libohovës mbushet me lot e pikëllim !
- Jo nuk durohet ! thotë ! Kjo ndarje hileplotë !

Nagantin në brez e fut dhe niset në udhëtim
Se toka e shqipes s'është e shkretë në botë !

Trup e tërthor maleve ,fushave, në Paris arrin !
Në Tour Eifel flamuri i lirisë valvit e shpërndan shkëndija !

Avni Rrustemi përballë Toptanit si vetëtimë shkreptin
të digjet ajo farë që e rrit tradhëtia !

Tronditet Evropa ! Dridhet ! Turfullin Sërbia !
Në gjysmështizë flamurin e ngujon për Esad mikun !

Avni Libohovën prangat , se mbajnë tek qelia !
Se shqipet si dallgë ngriten - trazojnë Adriatikun !

Ngriten një për një , hidhen në kushtrim !
- Poshtë Esat Toptani ! Avni o vëlla ! O trim!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI EmptyWed Oct 27, 2010 12:05 am


6. HESHTI ABDYL KRASNIQI !

(U njoftova nga miku im , poeti Adem Berisha, për lajmin e hidhur nga shkrimi i publikuar në

Facebook, se më 20 dhejetor 2009, pushoi së rrahuri zemra e mesuesit vigan, Abdyl Krasniqi,

njeriut që kaloj burgjeve , po nuk e ndali veprimin per Pavarësinë e Kosovës! Ai, me heroizëm, u

foli gjeneratave që i mësoj për ndjenjat liridashëse! Ai me guximin e tij u leshua qindra metra ne

thellesi te Shpelles, te nxjerrë eshtrat e Azem Bejtës !

Ky ideal i tij u farkua në zemrën e Xhevë Krasniqit, bijës së tij, e cila bashkë me bashkshortin e

saj, Fehmi Ladrovcin, ranë heroikisht në log të betejës, per çlirimin e Kosovës!


Nga thellësitë e shpellës Azem Bejta hero
Me mësuesin Abdyl Krasniqi ishin n'kuvendim !
I degëdisur nga inati ai printe kudo
- Jo ! Në thellësi të shpellës s'do të mbesë ai trim!

Azem Bejta me Shotën dy shtylla si malet
u bënë qëndresë në rrjedhë të Arbërisë ,
Mësuesit Abdyl , Xheva shpesh i ndalet :
- Baba, vdesin heronjtë e lirisë ?

Mësuesi e dëgjonte Xhevën, dhe e mbante pranë
Por, Shotë si tha, kur i vezullonin sytë !
Kosova vetë e ndjeu se me Fehmiun ranë
Të lirë të jetojnë nga robërues të ndytë !

Heshti Abdyl Krasniqi ! Mësuesi! Babai !
Nga dhembja s'u mposht ! Syri s'iu përlot.
Si Azemi dhe Shota - Fehmiu dhe Xheva përskaj
lapidarë lirie në shekuj e mot!

I heshtur Abdyl Krasniqi me nur heroik
ndahet prej nesh , i themi lamtumirë !
Cili varr e mban atë burrë energjik ?
Vdekja - jetgjtësinë ia ka ripërtrirë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




FERIT RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: FERIT RAMADANI   FERIT RAMADANI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

FERIT RAMADANI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ferit RAMADANI: KRIJUESI DHE SHOQËRIA
» Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte
» Ramadani: Nuk do të ketë koalicion AAK-PDK
» Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum