www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë  Empty
MesazhTitulli: Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë    Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë  EmptyThu Oct 28, 2010 5:02 am


Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë

Sa here që zemra jote mbushet me dashuri dhe sinqeritet ndaj të tjerëve, ti në mënyrë të natyrshme bëhesh serioz në shkathtësitë tua gjatë ndërveprimet me ta: njerëzit fillojnë ta ndiejnë këtë dashuri për tad he si rezultat ata gjithashtu fillojnë dashurinë e tyre dhe pranimin tend.

Klinika private e një doktoreshe gjithnjë ishte plot pacientë. Pacientët gjithmonë dëshironin ta vizitonin atë, dhe secili prej tyre mendonte se ajo ishte mikesha e tyre personale. Kjo doktoreshë përdorte shkathtësi të llojllojshme që i magjepnin zemrat e njerëzve.

Prej këtyre shkathtësive ishte se ajo u pajtua me sekretaren e saj se nëse ndonjë pacientë i telefononte për ta pyetur lidhur me ndonjë sëmundje, sekretarja e mirëpriste, e pyeste për emrin, pastaj me mirësjellje i kërkonte që ta telefononte pas pesë minutave.

Sekretarja pastaj e japte librin e regjistrit dhe ia dorëzonte doktoreshës. Doktoresha i lexonte të gjitha informatat për pacientet, i shikonte shënimet lidhur me të, njihej me këto informata për profesionin, bile edhe me emrat e fëmijëve të saj. Pastaj, kur pacientja thërriste prapë, ajo i mirëpriste dhe e pyeste për sëmundjen, për fëmijët dhe për punën, etj.
Pacientja ndihej se kjo doktoreshë e pëlqente aq shumë sa që i mbante në mend edhe emrat e fëmijëve si dhe sëmundjen prej të dilës po vuante. Doktoresha nuk harronte as për vendin ku pacientja punonte! S`është çudi që kjo pacinte i vizitonte këtë doktoreshë sa here që kishte nevojë për këshillë mjekësore. Shikoje se sa lehtë është t`i përfitosh zemrat.

S`ka agjë të keqe nëse e shpreh dashurinë për të tjerët haptas, qoftë ndaj babait, nënës, bashkëshortes, fëmijës, kolegut ose fqinjit. Mos i fsheh ndjenjat ndaj të tjerëve. Shpalle dashurinë tënde ndaj tyre duke u thënë: :Të dua, ti je i çmuar për mua,” etj. Edhe nëse ku person është gjunahqat, ti mund t`i thuash: “Ti je më i dashur për mua sesa shumë të tjerë!” Me këtë ti nuk ke gënjyer sepse ai është më i dashur te ti sesa miliona jomuslimanë, a nuk është ashtu? Bëhu i gjindshëm!

Më kujtohet njëherë kur shkova për ta kryer Umren. Isha në mes të kryerjes së tavafit dhe saj`it, lutesha për muslimanët në përgjithësi, që ata të mbroheshin dhe t`u jepet fitore dhe pushtet. Gjithashtu e bëra edhe një lutje si kjo: “O Allah më fal mua, të dashurit dhe shokët e mi.” Pasi e kryva Umren, e falënderova Allahun për lehtësimin e saj për mua.

Pasaj e mora një dhomë me qira në një hotel për ta kaluar natën aty. Posa e vendosa kokën në jastëk fillova ta shkruaja një mesazh në telefon: “Vetëm sa e mbarova Umren ku i kujtova të dashurit e mi. Meqë ti je një prej tyre, nuk të harrova në du`atë e mia. Allahu të ruajt dhe t`i dhashtë të gjitha të mirat.” Fundi i mesazhit.

Ua dërgova këtë të gjithë personave që i kasha të regjistruar në telefon. S`mund ta imagjinoja efektin mahnitës që kjo e kishte në ta. Dikush u përgjigj duke thënë: “Pasha Allahun, qava kur e lexova mesazhin tend. Faleminderit që më kujtove në lutjet tuaja.” Tjetri shkroi: “Për Allahun, i dashur Ebu Abdurrahman nuk po di se me çka të përgjigje. Allahu ju shpërbleft me të mira.” Një tjetër u përgjigj: “E lus Allahu t`i pranojë du`atë tua. Pasha Allahun, kurrë nuk do t`ju harroj.”

Në realitet ne kemi nevojë nganjëherë t`ua kujtojmë njerëzve se i duam, dhe problemet e panumërta në botë nuk na kanë bërë t`i harrojmë. Kjo mund të bëhet me diçka të thjeshtë si dërgimi i mesazheve.

Ti mund t`i dërgosh një mesazh të dashurve tu ku u shkruan: “Jam lutur për ju në mes të ezanit dhe ikametit.” Ose “jam lutur për ju në orën e fundit të ditës së premte.” Nëse qëllimi juaj është i pastër, atëherë kjo nuk nënkupton se ti po bën dyfatësi. Kjo vetëm do të rezultojë në dashuri dhe respect më të madh në mes të muslimanëve.

Më kujtohet njëherë kur po e mbaja një ligjeratë në një kamp veror në Ta`if, në malin Shafa, i cili është vend pikniku për shumë të rinj.
Shumica e pjesëmarrësve në kamp ishin të rinj, të cilët dukeshin shumë më të devotshëm, disa të rrinj të tjerë po ashtu kishin ardhur në vendin e piknikut dhe kishin filluar të argëtoheshin me ilahi. Kur ligjerata mbaroi një grup i të rinjve erdhën për të më përshëndetur.
Në mesin e tyre ishte një i ri me frizurë të çuditshme dhe kishte veshur xhinse të ngushta. Ai erdhi tek unë, i tundëm duart dhe më dha selam. Unë ia ktheva përshëndetjen ngrohtësisht dhe e falënderova për pjesëmarrjen. E tunda dorëm me të dhe i thashë: “Ti e ke fytyrën e thirrësit.” Ai buzëqeshi dhe u largua.
Pas dy jave, u befasova nga një thirrje telefonike. Folësi tha: “A nuk më njeh? Unë jam ai që më ke thënë se e kam fytyrën e thirrësit. Pasha Allahun, do të bëhem thirrës në dëshiron Allahu. Ai pastaj u bë i lire me mua dhe foli për ndjenjat e tij të brendshme.

A e sheh se si njerëzit ndikohen nga fjalët e mira dhe dashuria e sinqertë?

Sa i përket të Dërguarit a.s ai ua magjepste zemrat e njerëzve thesht me hijeshinë e sjelljes së tij dhe me aftësinë e tij për t`u demostruar dashurinë e vërtetë të tij për ta. Ebu Bekri dhe Omeri ishin sahabët më të mire. Ata shumicën e rasteve bënin gara me njëri-tjetrin në veprat të mira. Ebu Bekri gjithherë ia kalonte Omerit. Nëse Omeri vinte herët në namaz, ai e gjente Ebu Bekrin në xhami. Nëse Omeri e ushqente një të varfër ai e zbulonte se Ebu Bekri e kishte bërë këtë para tij. Nëse ai falte namaz të natës, ai e shihte se Ebu Bekri kishte bërë më shumë namaz të natës sesa ai.

Njëherë i Dërguari a.s i urdhëroi njerëzit të japin sadaka me qëllim që t`i lehtësojë vështirësitë e muslimanëve. Omeri ishte shumë i pasur dhe vendosi që sot t`ia kalonte Ebu Bekrit duke e dhënë gjysmën e pasurisë. Omeri shkoi tek i Dërguari a.s me gjysmën e pasurisë së tij. Çfarë e pyeti i Dërguari a.s Omerin kur e pa me pasurinë e tij? A e pyeti sa kushtonte? A e pyeti për llojin e arit dhe argjendit?

Jo. Kur ai e pa pasurinë që e kishte sjellë Omeri, ai tha fjalë që jepnin të kuptohej se i Dërguari i Allahut e donte Omerin. Ai i tha Omerit: “Çka i ke lënë familjes tënde, o Omer?”

Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, ua kam lënë gjysmën tjetër të pasurisë.” Omeri pastaj u ul pranë të Dërguarit a.s duke pritur me entuziazëm Ebu Bekrin. Pastaj erdhi Ebu Bekri me plot pasuri , dhe ia dha të Dërguarit a.s derisa Omeri po e përcillte atë që po ndodhte dhe bisedën që po zhvillohej. I Dërguari a.s para se ta shikonte këtë pasuri e pyeti Ebu Bekrin: “ Çka i ke lënë familjes tënde, o Ebu Bekr?

Ai e donte Ebu Bekrin dhe familjen e tij dhe nuk dëshironte që ata të vuanin nga ndonjë vështirësi . Ebu Bekri u përgjigj: “O i Dërguari i Allahut, atyre ua kam lënë Allahun dhe të Dërguarit e Tij.”

Ai kishte ardhur me tërë pasurinë e tij. Jo gjysmën, ose një çerek por me tërë pasurinë! Omeri nuk kishte zgjidhje pos të thoshte: “Kjo nuk është çdui. Kurrë nuk do të mund t`ia kaloj Ebu Bakrit!”

Njerëzit e donin të Dërguarin a.s shumë, pasi ata e ndienin dashurinë e tij për të. I Dërguari a.s njeherë u fal me ta dhe e fali namazin me sure të shkurta. Pas namazit i Dërguari a.s e vërejti se shokët e tij ishin befasur. Prandaj ia tha: “Ndoshta jeni befasuar sa shkurt e kam falur namazin!”

Ata u përgjigjën: “Po.”

Ai sqaroi: “E dëgjova të qarit e një fëmije dhe ndjeva mëshirë për nënën e tij.”

A e vërejte se si i donte të tjerët? Dashuria e tij për njerëzit paraqitej në trajtimin e tij ndaj tyre.

Ti nuk je vetëm
Shfaqi emocionet tua. Bëhu i çiltër: “Të dua. Pata kënaqësinë që ju takova. Ti je i çmueshëm për mua.”

Dr.Muhammed Abdur-Rahman El-Arifi
Teuhid
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tregoju atyre se ua do më të mirën në jetë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj
» “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen”
» Heinze: Dhamë më të mirën në fushë
» Islami është jetë
» Messi: Sistemi i Barcelonës nxjerr më të mirën nga unë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum