www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione  Empty
MesazhTitulli: Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione    Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione  EmptySat Oct 30, 2010 12:35 am

Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione  Interviste-sejdiu4

Prishtinë, 29 tetor- Fatmir Sejdiu, në një intervistë për “Kohën Ditore”, të cilën e publikoi në numrin e sotshëm, tha se nuk dëshiron që Bujar Bukoshit dhe Ukë Rugovës t’ua cenojë ambiciet politike, por ua rikujton atyre se brenda LDK-së nuk mund të krijojnë struktura paralele. Ai nuk e mohon se kohëve të fundit është duke u përballur me një situatë të re, e cila lidhet me fatin e krejt partisë.
Njeriu që ka qenë në krye të shtetit për afro pesë vjet ka vendosur që t’u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që e drejtojnë gishtin e fajësisë në drejtim të tij dhe të LDK-së për shkaktim të krizës institucionale në vend. Fatmir Sejdiu konsideron se krizën janë duke e shkaktuar pikërisht ata që nuk duan të gjejnë zgjidhje të lejuara kushtetuese për ta plotësuar vakuumin institucional që është krijuar pas largimit të LDK-së nga koalicioni qeverisës. Ai nuk e hedh poshtë mundësinë që deputetët e LDK-së ta mbështesin rënien totale të Qeverisë, por nuk pranon që mocioni i mosbesimit i iniciuar nga AKR-ja ta ngarkojë LDK-në me “barrën e fajësisë”. Mocioni i mosbesimit, sipas tij, do të duhej të ngrihej vetëm për mospunën e Qeverisë.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Sejdiu mohon të ketë inate personale me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, megjithatë e përgënjeshtron atë se gjoja i ka kërkuar mbështetje në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka nxjerrë atë si shkelës kushtetues.
Për të LDK-ja është një dhe si e tillë do mbetet. Kryetari i LDK-së hedh poshtë konstatimet që Rugova apo Isa Mustafa t’i kenë kërkuar ndonjëherë dorëheqjen. Ai nuk i sheh si veprime të mençura as protestimet që kanë filluar të bëhen para selisë së partisë në mbështetje të Mustafës apo Bukoshit për kryetar partie. Beson se një ditë edhe ata të rinj do ta kuptojnë se me veprimet e tyre u kanë kontribuar vetëm atyre që e dëshirojnë shkatërrimin e LDK-së.
Fatmir Sejdiu ripohon se LDK-ja nuk ka qenë asnjëherë e prirë për të shkaktuar kriza dhe s’mund të pranojë akuzën e tillë, për arsye se ka qenë, është dhe do të jetë kontribuuese e rëndësishme e proceseve dhe e zhvillimit të Kosovës.
“Nuk dua t’i kthehem asnjëherë momentit të dorëheqjes sime dhe arsyeve të cilat i kam shprehur në publik, por them se kam respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do t’i kthehem historikut si ka ardhur ky vendim... Besoj se është në ndërgjegjen e njerëzve që kanë marrë vendimin dhe në çfarë rrethanash e kanë marrë një vendim të tillë.

I pyetur nëse LDK-ja kishte opsion tjetër pos që t’i braktiste institucionet, Sejdiu u përgjigj se ajo e ka marrë vendimin në pikë të ditës. Është një vendim unanim i Kryesisë së saj. Një ujdi e respektimit nga të gjithë përfaqësuesit e saj në Qeverinë e Kosovës. E kemi thënë se nuk është ky vendim i kapriçeve. Po ashtu ai konsideron se kryeministri Thaçi ka mundur të bëjë plotësimin e vendeve të liruara brenda vikendit, “sikur që ka mundur në periudha të mëhershme ta shkarkonte një zv.ministër, që ka qenë përfaqësues i LDK-së pa u konsultuar me askënd, edhe pse ka pasur konsulta që të mos merrte një vendim të shpejtë.”

Sejdiu thotë se nuk ishte takuar me kryetarin e PDK-së për ta paralajmëruar se do të jepte dorëheqje ose se do të tërhiqej nga koalicioni. “Në fakt jemi takuar në periudhën pas dorëheqjes sime. Por në mezokohë nuk kemi pasur kontakte”, sqaroi ai.

Sejdiu shfaqi dyshimin se i gjithë procesi kundër tij ka shkuar në bazë të një skenari të parapërgatitur më herët. “ Nuk i lejohet askujt të komunikojë me publikun para se të jepet vendimi, sepse ajo bie në kundërshtim me parimin universal të drejtësisë”, tha ai.
Ish-presidenti i vendit tha se mocioni i mosbesimit ngrihet vetëm për mospunën e Qeverisë. Pavarësisht nga qëllimi që synohet të arrihet me të, ai tha se LDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme, duke përmendur 13 shkurtin si ditë për mbajtjen e tyre.

Për zgjedhjet partiake tha se ato tashmë janë në përfundim e sipër. “Në përgjithësi ky proces ka shkuar mbarë”, u shpreh ai.

Sejdiu, ndërkaq, mohoi kritikat e pretendentit për kryetar të LDK-së, Bujar Bukoshi, për veprime arbitrare. Ndërkaq manifestimet para selisë së LDK-së me kërkesën për dorëheqjen e tij, ai i cilësoi të papranueshme. “Ato janë pjesë e njerëzve që kanë ardhur, nuk di sa janë anëtarë të partisë e sa nuk janë, sepse nuk dua të hyj e t’i kontrolloj a kanë libreza të partisë apo nuk kanë, por ajo që është shprehur ditën e djeshme është një qasje vërtet e papranueshme. Ky qëndrim është shprehur edhe më herët në Kryesinë e LDK-së. Nuk është fjala se po përkrahet njëri apo tjetri. Fjala është se është një rrugë e cila nuk përfillet si kulturë demokratike në LDK...
shkrimi i grafiteve poshtë e lart, nuk lidhen aspak me frymën, me filozofinë politike, me atë që ka kapërcyer, me atë që e ka amanet dhe me atë që e ka ambicie në zhvillim të mëtejmë LDK-ja”.
I pyetur në në LDK mund të ketë “Listë LDK-Rugova” , Sejdiu iu përgjigj se “Lidhja Demokratike e Kosovës lidhet në këtë formulë që ka, është Lidhja Demokratike që mbështetet dhe zhvillon filozofinë e ndërtuar nga themeli i saj, në esencë gjithmonë të ideuar nga presidenti Rugova”.
Ai nuk pranoi se ka pasur qasje refuzuese ndaj ndokujt në LDK.”Unë nuk kam ndjenjë refuzuese ndaj askujt, as ndaj z. Ukës, absolutisht. Bile e kam vlerësuar pozitivisht qasjen e tij. Unë kam thënë dhe e them se ai është rritur në LDK, është e drejtë e tij ta mbështesë kë dëshiron ai. Por është edhe e drejtë imja që të zhvilloj politika të urta për aq sa jam në krye të partisë.”
Sejdiu konfirmoi se ishte takuar me Ukë Rugovën, “por jo në katër sy. Ka pasur edhe njerëz të tjerë.” Ndërkaq i pyetur nëse i kishte kërkuar Uka atij të tërhiqej, tha se
“ ai i ka shprehur qëndrimet e veta. Nuk kam nevojë tash të jap komente nga biseda që kemi pasur.” Ndërkaq mohoi që Isa Mustafa t’i ketë sugjeruar të tërhiqet. “Asnjëherë, asnjëherë. Unë kam raporte shumë korrekte më të”, tha Sejdiu, duke shtuar se atij nuk i ishte sugjeruar posti i “kryetarit të nderit”, siç dëgjohet.

Fatmir Sejdiu ripërsëriti se LDK-ja nuk do të jetë pengesë për miratimin e buxhetit. (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Roma nuk lejon largimin e Adrianos
» Nani: Sir Alex nuk më lejon të dribloj
» WikiLeaks, SHBA: EULEX-i lejon krimin në veri
» Kinezi lejon gruan ta rrahe nje here ne jave
» Sejdiu nuk tërhiqet nga kandidatura
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum