www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rozana Radi, puthja e pare ne publik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rozana Radi, puthja e pare ne publik Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rozana Radi, puthja e pare ne publik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Rozana Radi, puthja e pare ne publik Empty
MesazhTitulli: Rozana Radi, puthja e pare ne publik   Rozana Radi, puthja e pare ne publik EmptyMon Nov 01, 2010 4:44 am

Rozana Radi, puthja e pare ne publik Rozanaradi



Një javë më parë, në skenën e të “Dielës shqiptare” kërceu “Valsin e tradhtisë” e veshur si nuse, në duet me këngëtarin e mrekullueshëm kosovar, Ramadan Krasniqi. E ndërsa në këngë ajo interpretonte një vuajtje dashurie, paçka se shkëlqente me veshje nuseje, në të vërtetë, Rozanën, tjetër kërcim e priste në darkë. Ai do të ishte kërcimi i dashurisë, jo i tradhtisë. Pasi mori të gjitha duartrokitjet e publikut për një këngë shumë të bukur të kompozuar nga Adrian Hila, Rozana kishte planifikuar të dilte në lokalet e natës së Tiranës me një djalë që nuk ka shumë kohë që e frekuenton. Sipas miqve të saj, ai është në të njëjtën moshë me Rozin, 31 vjeç dhe është i huaj, më saktë nga Anglia. Duke punuar si sipërmarrës, impenjimet e biznesit e kanë sjellë edhe në Tiranë ku në një ambient miqsh të përbashkët është njohur me Rozanën. Ai e ka pëlqyer menjëherë vajzën bjonde, të cilës i ka kërkuar që të dilnin edhe herë të tjera së bashku që të njiheshin më mirë. Rozi, e cila njihet për shije disi të vështira, që nuk e ka të lehtë të vendosë për partnerin e saj, duket se kësaj here është “dorëzuar”. Djali që kishte përballë e goditi me xhentilesën dhe elegancën e tij prej britaniku të sofistikuar. Kështu ata kanë dalë disa herë duke u kujdesur që kjo lidhje, e cila ishte vetëm në fillimet e saj, të mos mediatizohet. Rozi është shprehur në media që paparacët e kanë kapur shpesh me djem të ndryshëm, të cilët më pas janë komentuar si të dashur të saj, por e vërteta është se ajo ka qenë shumë e kujdeshme që të mos shfaqë në publik atë të vërtetin me të cilin frekuentohej. Por kësaj radhe nuk ka mundur të na shpëtojë dhe mbi të gjitha nuk mund të thotë se djali i gjatë me të cilin e kapi paparaci ynë ,është thjesht një shok. Kjo pasi fotot flasin qartë, ata po kërcejnë dhe po puthen në buzë. Madje një mikja e ngushtë e saj, të cilës ia treguam paraprakisht fotot për të mësuar më shumë mbi identitetin e djalit, u çudit kur pa puthjet e tyre duke deklaruar e sigurtë se kjo është puthja e tyre e parë, pasi gjatë gjithë kohës kanë preferuar që të njihen mirë pa u përfshirë emocionalisht e mbi të gjitha Rozi betohej se nuk do t’ia lejonte vetes të binte në dashuri me të pa e njohur akoma si duhet. Por mesa duket ndjenja ka qenë më e fortë se planet e saj racionale dhe ja ku i shohim të dorëzuar në krahët e njëri-tjetrit. Tani na mbetet të marrim konfirmimin nga këngëtarja nëse kjo është zgjedhja e saj e zemrës dhe çfarë do të ndodhë më pas. Ndërkohë ne po shijojmë “Valsin e tradhtisë”, një këngë shumë e bukur me të cilën Rozi ka suprizuar fansat e saj, duke i uruar që një vals të tillë të mos e kërcejë asnjeherë në jetën e saj reale, aq më pak me britanikun elegant.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Rozana Radi, puthja e pare ne publik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rozana Radi ben operacion
» Rozana Radi ‘sherr’ me Rovena Stefën?
» Rozana Radi ndalohet nga policia ne Velipoje
» Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin…
» Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum