www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa Empty
MesazhTitulli: Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa   Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa EmptyTue Nov 02, 2010 5:42 pm


Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa Hana_Cakuli
INTERVISTA / Hana Cakuli është nga ato këngëtare, e cila godet jo vetëm me këngë, por edhe me stilin e saj skenik. Vishet bukur, me stil, pa dalë nga “kornizat”, pasi, siç thotë ajo, në skenë duhet t’i përkushtohet këngës dhe jo provokimeve fizike. Është e vogël në moshë, por jo e vogël në sukses. Fundjavat i ka thuajse gjithnjë të zëna me koncerte live në pub-e të ndryshme. Kënga e saj më e fundit, është kënga “Dashuria e fatit tim”, e cila u pëlqye mjaft… e ndërsa ne e pyesim Hanën për dashurinë e fatit të saj… ajo na përgjigjet se është duke e kërkuar, por jo në një kërkim nga ato të gjatët dhe të pashpresë, por nga ata “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Nga Elona Demollari

Hana përshëndetje, kënaqësi të të kemi në faqet e fundjavës, me çfarë po merreni këto kohë?

Faleminderit shumë; kënaqësi të jem në faqet e gazetës suaj. Po merrem me studimet mbi Menaxhim dhe Politika Publike, po punoj si Asistente e Politikave dhe Hulumtimeve në Oden Ekonomike Amerikane dhe patjetër po këndoj çdo javë me bandën time nëpër pub-et e Prishtinës. U bë kohë që nuk kemi një këngë tuajën të re.


Cilat janë projektet tuaja të afërta në muzikë?

Jam duke punuar në këngën e re. Do të dalë gjatë sezonit të këtij dimri. Ju keni kënduar “Dashuria e fatit tim”. Cila është dashuria e fatit tuaj? Kam kënduar për dashurinë e fatit tim në kontekstin e kërkimit dhe gjetjes së saj. Nuk është se është konkrete, por që jam optimiste për të dhe në kërkim të saj .

Cili ka qenë kontakti juaj i parë me botën e muzikës?

Paraqitja ime e parë mbarëshqiptare ka qenë në “Top Fest 3” me këngën e kompozuar nga Genti Lako, me tekst të Kastro Zizos, “Natën kaloje me ne”. Përveç kësaj, unë që fëmijë kam pasur kontakt me botën e muzikës, gjithmonë e kam ndjerë dhe e kam kënduar.

Keni menduar të merrni pjesë në festivalin e RTSH-së?

E kam konsideruar që disa vite që të marr pjesë, madje kam marrë dhe ftesën nga organizatorët, të cilët i falënderoj. Por që angazhimet e shumta që kam nuk po përputhen me kohën kur ai festival transmetohet dhe mbahet. Patjetër që dikur do ta gjej kohën dhe do të jem pjesë e këtij festivali.

Çfarë mendimi keni për muzikën shqiptare dhe këngëtarët e rinj?

Mendoj që ka shumë këngëtarë shqiptarë fantastikë. Përveç vokalistëve, kemi edhe instrumentistë, kompozitorë e producentë të shkëlqyer. Mendoj se dita ditës po dalin këngëtarë të mirë, por po dalin edhe ata më të dobëtit. Do të dëshiroja të anojmë gjithnjë e më tepër tek talenti dhe prurja e këngëve me të vërtetë me vlera, sesa vetëm këngëve komerciale pa ndonjë mesazh të vërtetë artistik. Ju kemi parë që ndryshe nga shumë këngëtarë në moshën tuaj, keni një veshje “brenda kornizave”.

Çfarë mendoni për këtë lloj kategorie?

Mundohem që përmes veshjes sime të sjell stil, por jo të tërheq vëmendjen me pjesët e ekspozuara trupore. Unë në jetën time personale nganjëherë jam shumë më provokative sesa në skenë. Por, në momentin që dal në skenë, unë dua t’i përkushtohem këngës dhe emocionit, dhe jo provokimit trupor. Kurse, ata që e kanë stilin e ndryshëm nga unë, është zgjedhje e tyre.

Mendoni që biondet janë më të suksesshme se brunet (meqë ju jeni bërë bionde tani)

He he, jo, assesi. Unë jam bërë bionde tani, por e kam në plan që pas një kohe të behëm brune. Kështu që, nuk mendoj se biondet janë më të suksesshme. Thjesht, në momentin kur u bëra bionde, kisha nevojë për këtë lloj ndryshimi, dhe dikur më vonë do ta bëj ndryshimin tjetër. Pra, mendoj se ndryshimet ndihmojnë në rifreskim dhe në një dozë edhe në sukses. Por, pamja nuk është e para dhe e vetmja gjë që të bën të suksesshme.

Pyetsori i Prustit. Defekti kryesor? E nxituar në vendime

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Kënaqja me veten, pastaj me rrethin.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Dielli ose muzika e bukur e alarmit.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Së fundi me vajzën e hallës, e cila më surprizoi me ardhjen nga Finlanda.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Çiltërsia.

Defekti juaj kryesor?

E shpejtë në vendime.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Gabimeve të paqëllimta.

Hera e fundit që u përlotët?

Kur u largova nga familja ime për në Prishtinë.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Vera 2010 në SHBA.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Sigurinë, optimizmin dhe respektin.

Tek një grua?

Forcën dhe pozitivitetin.

Kompozitori juaj i preferuar?

Ka shumë.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Prapë, ka shumë.

Filmi që ju la mbresë të thellë?

“Before sunrise” dhe “Before sunset”.

Piktori juaj i dashur?

Andy Warhol.

Ngjyra juaj e preferuar?

Vjollcë.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Se kam arritur akoma.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Asgjë në fakt – mësoj nga gabimet.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Urrejtjen.

Frika juaj më e madhe?

Nuk kam ndonjë.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur nuk ka pasoja negative: të nxirrem nga situata.

Cila është motoja juaj?

Life is what you make it – Jeta është ajo çka e bën ti.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Në përqafim të dashurisë së fatit .

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Hapi rrugët tona dhe na ndihmo ta bëjmë botën vend më të mirë.

Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Kam shumë gjallëri dhe energji për aktivitete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Hana Cakuli, këngëtarja që ka bërë për vete shumë fansa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Hana Cakuli në pushim deri pas Vitit të Ri
» Hana Cakuli: Më pëlqen të kërcej salsa
» Bleona nuk ka fansa ka ZEMRA!
» Gabon mjeku i Tiranës, Tunen e diagnostikon me kancer, këngëtarja e hedh në gjyq
» Gretës i urojnë ditëlindjen 1500 fansa
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum