www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lengjet e frutave kunder semundjeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lengjet e frutave kunder semundjeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lengjet e frutave kunder semundjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Lengjet e frutave kunder semundjeve Empty
MesazhTitulli: Lengjet e frutave kunder semundjeve   Lengjet e frutave kunder semundjeve EmptyWed Nov 17, 2010 8:45 am

Lëngjet e frutave pa asnjë mëdyshje janë të shëndetshëm. Shijet e ndryshme ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve të caktuara, ndërsa shkencëtarët secilën ditë zbulojnë dobi të reja të këtyre “bombave” të vitaminave. Kohë më parë shkencëtarët e zbuluan se lëngu i panxharit ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga çmenduria, ndërsa përmban edhe nitrate të cilat e stimulojnë rrjedhën e gjakut dhe furnizimit të gjakut deri në tru.

Lëngjet e shijshme dhe të ëmbla janë të shëndetshme, por duhet të kihet kujdes në sasinë që konsumohet pasi që lëngu i tepërt mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët.

Lëngu nga shega ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës. Në fakt, shega përmban koktejin e përbërësve që ndihmojnë në zvogëlimin e qelizave të dëmtuara në rastin e prekjes nga kanceri. Përveç kësaj, lëngu nga shega është përplot me antioksidues dhe shumë i dobishëm në zvogëlimin e shkallës së kolesterolit dhe luftën me sëmundjet e zemrës.

Lëngu nga grejpfruti u rekomandohet të gjithëve që dëshirojnë të humbin kilogramët pasi që është shumë i efektshëm dhe i ndihmon organizmit për të eliminuar sheqernat e tepërta.

Lëngu nga molla është i dobishëm në luftë kundër sëmundjes së Alzheimerit. Pikërisht ky lëng në tru e mban nivelin e substancave që janë vendimtare për kujtesën dhe shëndetin e trurit. Përveç kësaj, lëngu i mollës është i shkëlqyeshëm për zvogëlimin e kolesterolit dhe tretjen.

Lëngu nga qershitë është i shkëlqyeshëm për shtrëngimet dhe dhimbjet e pakëndshme të barkut. Pikërisht për këtë kjo pije e shijshme u rekomandohet vrapuesve pasi që është përplot me antioksidues të cilët janë të nevojshëm për zvogëlimin e paraqitjes së shtrëngimeve.

Lëngu nga portokalli është i efektshëm për sëmundjet e zemrës pasi që përmban sasinë e caktuar të antioksiduesve të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Po ashtu ndihmon edhe tek paraqitja e gurëve të pakëndshëm të veshkave.

Lëngu nga ananasi është i shkëlqyeshëm për personat që kanë probleme me artritin. Enzimat në këtë lëng i ndihmojnë organizmit që të tret proteinat. Përveç kësaj, ndihmon në zvogëlim e simptomave të kollitjes dhe të ftohjes, kështu që rekomandohet në kohën e vjeshtës dhe të dimrit.

Lëngu nga rrushi i zi zvogëlon rrezikun nga humbja e kujtesës, zvogëlon nivelin e kolesterolit, dhe mund të ketë efektin e njëjtë sikur edhe tabletat kundër kokëdhembjes.

Lëngu nga karota zvogëlon rrezikun nga prekja nga kanceri, forcon imunitetin pasi që përmban sasi të mëdha të vitaminës C, ndërsa falë vitaminës A ndihmon në ruajtjen e shikimit, kurse për shkak të fibrave ndihmon në tretje.

Lëngu nga domatet është i krijuar mu për ata që pëlqejnë që të rreziten pasi që zvogëlon të djegurat nga dielli. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i domateve, qoftë të ziera apo të shtrydhura, zvogëlon rrezikun nga prekja nga kanceri i prostatës.

Lëngu nga boronica është shumë i efektshëm në luftën kundër çmendurisë. Boronicat përmbajnë substanca të cilat i ndihmojnë trurit të mbetet i shëndoshë, stabilizon nivelin e sheqerit dhe zvogëlon apetitin dhe dëshirën për ushqim.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Lengjet e frutave kunder semundjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  10 lëngjet më të dobishme për njeriun
» Lengjet, te rendesishme pas vakteve
» Efektet kuruse të 35 frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre
» Lidhjet mes depresionit dhe sëmundjeve të zemrës
» Ngjyra e flokeve, shkaktare e semundjeve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum