www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin Empty
MesazhTitulli: Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin   Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin EmptyThu Nov 18, 2010 11:48 pm

Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin Kontrata_4
Prishtinë, 18 nëntor - Qeveria e Kosovës do t’i paguajë miliona euro konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka” për punët shtesë që do të kryhen në ndërtimin e autostradës Vërmic-Merdar. Nëpërmjet kontratës së lidhur mes operatorit dhe Ministrisë së Transportit, ndërtuesit e “ëndrrës së kosovarëve”, siç e kanë pagëzuar liderët projektin e autostradës, do t’i kryhen pagesa shtesë deri në 20 për qind të vlerës së kontratës, edhe pse Ligji i Prokurimit Publik nuk lejon që të kryhen pagesa mbi 10 për qind të vlerës projektit.
Marrëveshjen e lidhur mes të dyja palëve për sa u përket pagesave për punët shtesë e shohin si të jashtëligjshëm udhëheqës të Organit Rregullativ të Tenderëve që është mekanizmi më i lartë i prokurimit publik në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas Ilaz Dulit, anëtar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRrPP), asnjë autoritet kontraktues nuk mund të kryejë pagesa për punë shtesë që shkojnë mbi 10 për qind të shumës së përgjithshme të vlerës së kontratës.
“Punë shtesë si brenda e po ashtu edhe jashtë kontratës nuk mund të ketë pa lejen e Agjencisë së Prokurimit dhe pagesa nuk mund të shkojë mbi 10 për qind”, ka theksuar Duli.
Sipas tij, projekti fillestar i punëve nuk mund të pësojë ndryshime më shumë se 10 për qind sipas Ligjit të prokurimit.
“Unë nuk e kam parë kontratën, por ata (Ministria e Transportit v.j.) nëse e kanë lexuar Ligjin e Prokurimit nuk mund të bëjnë pagesa që shkojnë deri në 20 për qind për punë shtesë jashtë projektit fillestar ”, ka thënë Duli nga KRPP-ja.
Mirëpo, një gjë e tillë, sipas këshilltarit të ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, nuk përbën shkelje ligji. Endrit Shala ka thënë se konsorciumit Bechtel-Enka i paguhen deri në 20 për qind për punët shtesë që kryhen brenda kontratës , e jo për punë shtesë që nuk janë paraparë me kontratë.
“Ne e kemi paraparë që ndryshimi i projektit të mos shkojë mbi 20 për qind e jo ta lëmë si në Shqipëri, ku është rritur kostoja”, ka thënë Shala.
Sipas tij, Bechtel-Enka nuk ka të drejtë të bëjë ndryshimin e projektit në masën mbi 20 për qind. Për punët shtesë brenda kontratës, sipas Shalës, nuk ka nevojë të kërkohet aprovim nga APP-ja dhe një gjë e tillë nuk përbën shkelje ligjore.
“Projekti është segment pas segmenti. Nëse brenda një segmenti dalin punë shtesë nga ndryshimi i projektit deri në 20 për qind, atëherë i paguhet kompanisë kjo shumë që është punë shtesë brenda kontratës”, ka thënë Shala, duke shtuar se për punët shtesë jashtë kontratës do të kërkohet aprovimi nga APP-ja. “Ne nuk kemi paraparë punë jashtë kontratës, por nëse do të ketë do të kërkohet nga APP-ja ashtu siç specifikohet në ligj që mund të kryhen pagesa deri në 10 për qind”, ka thënë shefi i kabinetit të ministrit Limaj. Ndërkaq Ligji i Prokurimit Publik nuk lejon punë shtesë mbi 10 për qind që nuk ishin të përfshira në konceptin fillestar të projektit. Neni 34.2 pika d, e këtij ligji, specifikon që autoritetet kontraktuese duhet të marrin lejen e Agjencisë së Prokurimit Publik për të mbuluar një ose më shumë kontrata për shërbime ose punë shtesë që vetëm ose së bashku kanë një vlerë që nuk është më e madhe se 10 për qind (10%) e vlerës së kontratës fillestare. Pagesat deri në 10 për qind, sipas këtij neni, vlejnë për zbatimin ose ekzekutimin e shërbimeve ose punëve shtesë që nuk ishin përfshirë as në konceptimin fillestar të një projekti të punëve të dhënë më parë dhe as të paraqitura në kontratën përkatëse të punëve që është përmbyllur më parë, por të cilat, përmes rrethanave të paparashikuara, janë bërë të nevojshme për kryerjen e shërbimeve ose punëve të përshkruara në projektin ose kontratën e tillë. Ndërsa, në anën tjetër, punimet në autostradë ishte të paraparë të mbikëqyreshin nga një kompani private e kontraktuar nga Ministria për Transport e Postë-Telekomunikacion. Një kompani e tillë ende nuk ia ka nisur punës edhe pas gjashtë muajsh të nisjes së punimeve nga “Bechtel-Enka”. Më 18 gusht të këtij viti Ministria e Transportit pati shpallur fitues në tenderin e mbikëqyrjes kompaninë italiane Merlino Progeti & Politecnica, e cila kishte kërkuar 6 milionë e 875 mijë e 896 euro. Kontrata me këtë kompani nuk është nënshkruar ende nga zyrtarët e Ministrisë për Transport. Qeveritarët nuk kanë bërë publike ende as vlerën e përgjithshme të kontratës me konsorciumin Bechtel-Enka. Në njoftimin për dhënie të kontratës për ndërtimin e autostradës shkruan se ky operator ekonomik ka ofruar çmimin prej 659 milionë e 813 mijë e 400 euro. Ndërsa kjo shifër rritet për 224 milionë euro në raportin e ministrit për Ekonomi e Financa drejtuar Zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë. Sipas këtij raporti të ministrisë, e cila kryen pagesat për ndërtimin e autostradës, parashihet që për katër vjet “Bechtel-Enkas” t’i paguhen 883 milionë euro.
Në vitin 2010, sipas ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, planifikohet t’i derdhën në konto kësaj kompanie një shumë prej 123 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2011 do t’i paguhen 225 milionë euro. Në vitin 2012 kësaj kompanie do t’i kryhen pagesa në vlerë prej 276 milionë euro, ndërsa në vitin 2013, Qeveria e Kosovës planifikon t’i paguajë ndërtuesit të autostradës një shumë prej 258 milionë euro. Po ashtu për katër vjet planifikohet të shpenzohen rreth 90 milionë euro vetëm për shpronësimet në trasenë e autostradës.
Ky projekt, sipas këtij raporti, pritet të financohet nga buxheti publik, të hyrat nga privatizimi i PTK-së dhe i Aeroportit të Prishtinës, nga huamarrja, si dhe nga rritja e akcizës në disa produkte. Shala në këtë raport ka theksuar se edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është pajtuar me modalitetet e qeverisë për financimin e autostradës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Kontrata me “Bechtel-Enkan” në kundërshtim me ligjin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Qeveria thyen rekordin për kontrata të negociuara
» Thaçi: Kemi inicuar ligjin anti-mafia
» Qeveria kthen në lexim të tretë Ligjin për prokurim publik
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum