www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Efektet e mollës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Efektet e mollës Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Efektet e mollës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Efektet e mollës Empty
MesazhTitulli: Efektet e mollës   Efektet e mollës EmptyWed Dec 15, 2010 7:20 pm

Ajo përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, në sasi të vogla ka dhe vajra eterikë, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C. Përveçse përdoret si pemë freskuese dhe për përgatitjen e lëngjeve të ndryshme dhe të uthullës, molla përdoret edhe për përgatitjen e çajrave të ndryshme shëruese.

Çaji me lulet e mollës-Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj, si të thara, përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji nga rriskat e thara të mollës-Ky çaj përdoret për këndellje psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritje të mëlçisë dhe pastrim të veshkave. Marrja e mollës së freskët dhe e bukës së zezë për disa ditë rresht ndikon mirë në pastrimin e mukozës së hundës, ndihmon dhe shpejton tretjen e ushqimit, siguron gjumë të rehatshëm, eliminon djegësirën dhe thartirën e lukthit, ndikon mirë kundër reumës dhe arteriosklerozës. Është e mirë që posaçërisht personat e moshuar ta marrin si ushqim të pandarë me bukë.

Molla-Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak. Është mirë të merret edhe një mollë para gjumit, pasi kjo normalizon jashtëqitjen. Molla preferohet edhe si mjet shërues për jashtëqitjet e shpeshtuara të fëmijëve. Për këto raste preferohet molla e pjekur. Rezultate të mira për trajtimin e disa sëmundjeve ka dhënë edhe pirja e lëngut të mollës. Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngut të mollës kundër sëmundjes së lëkurës, sëmundjes së veshkave, fshikëzës së urinës, hemorroideve (majasëllit). Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te personat që kanë vuajtur nga verdhëza. Nga molla bëhet edhe uthulla e mollës, e cila është shumë e preferuar të përdoret për sallata dhe drejtime të tjera shëruese.

Astma-Nëse vuani nga astma e kafazit të kraharorit, duhet fërkuar me uthull molle, e nëse lëkura është e ndjeshme, uthullën duhet ta zbutni me ujë. Me uthull molle bëhet edhe avullimi i gjoksit te rastet e vështira të ngufatjeve astmatike. Fasha e lagur me uthull vendoset në lëkurë, ndërsa sipër saj vendoset një fashë tjetër e terur.

Pagjumësia-Uthulla e mollës e përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhimbja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë: gjysmë gote ujë të ftohtë, 1 lugë uthull molle dhe pak mjaltë. Fasha ndërrohet kur nxehet. Këto fasha mund të vihen edhe në pjesën e pasmë të qafës. Për t’i përmbushur nevojat ditore me minerale, çdo ditë nga tre herë duhet të merren me një gotë uji dy lugë çaji me mjaltë dhe dy lugë çaji uthull molle.

Në shtatzëni-Për t’i përmbushur nevojat e thartirave, një grua shtatzënë duhet të marrë një lugë uthull molle në një gotë ujë esëll në mëngjes. Kjo përzierje do ta pengojë dhe largojë çdo mundim të mëngjesit. Gjatë ditës është mirë që gruaja shtatzënë të pijë edhe nga një gotë lëng molle ose rrushi. Në këtë mënyrë nëna e ardhshme merr mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të presë një foshnjë me flokë të dendur nga dita e parë, me thonj të fortë e të gjatë, me sistemin e zhvilluar muskulor sa që nga fundi i dhjetëditëshit të parë do ta ngrejë kokën vetë. Nëna e re do të këtë mjaft qumësht, fëmija do ta tretë ushqimin normalisht dhe do të këtë jashtëqitje normale, fytyrën do ta këtë mjaft të gjerë, e kjo do të ndikojë edhe në rritjen e mëvonshme dhe në zhvillimin psikik dhe shpirtëror të fëmijës.

Ftohjet-Për ftohjet e ndryshme që përcillen me kollë të fortë çdo dy orë merret nga një lugë të tretjes: lëng të freskët të gjysmë limonit, sasi e njëjtë uthulle molle, një lugë mjaltë bagremi dhe një lugë glicerinë. Të gjitha këto përzihen derisa të fitohet shurupi, i cili është edhe mjaft i shijshëm. Kjo përzierje përdoret gjatë 11 orëve. Ndërsa në rastet e kollitjes intensive duhet të merret një lugë shurup në çdo dy orë, kurse natën dy herë nga një lugë. Fëmijët mbi dyvjeçarë mund ta pinë këtë shurup çdo orë, por në sasi më të vogël. Shurupi mund të përdoret edhe në rastet e ndezjes së faringut dhe në masë të konsiderueshme zvogëlon kollitjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Efektet e mollës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Uthulla e mollës
»  Uthulla e mollës
» Mjalti, efektet kuruese
» Efektet e vitamines K ne organizem
» Efektet e Duhanit Ne Shendetin Oral
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum