www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Historia e trishtuar e vogelushes Holly Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Historia e trishtuar e vogelushes Holly Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e trishtuar e vogelushes Holly

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Historia e trishtuar e vogelushes Holly Empty
MesazhTitulli: Historia e trishtuar e vogelushes Holly   Historia e trishtuar e vogelushes Holly EmptyFri Dec 17, 2010 7:43 am

Të zbulosh për një fëmijë se nuk dëgjon, është një dramë për të gjithë familjen. Diagnoza është aq dramatike, sa mund të shkatërrojë shumë lidhje familjare”. Këto janë fjalët e Ken Loach, regjisori anglez i filmave “Këngët e Karlës” dhe “Era që përkëdhel barin”, me të cilin ka fituar “Palmën e Artë”, në Kanë, në vitin 2006. Loach e di mirë se për çfarë po flet: mbesa e tij Holly është shurdhe që kur mbushi një vjeç. Kur lindi, në qershor të vitit 1999, ajo ishte një fëmijë i shëndetshëm. Pak më shumë se një vit nga koha kur erdhi në jetë, në gusht të vitit 2000, u sëmur nga një meningjit i shkaktuar nga pneumokokët, duke rrezikuar jetën. Arriti të mbijetonte, por për dëgjimin e saj nuk mund të bëhej më asgjë: vajza mbeti e shurdhër nga të dy veshët. Tek e sheh sot, nuk arrin fare ta imagjinosh këtë fakt: Holly, 11 vjeçe, është një vajzë shumë e bukur, e cila jeton në Bristol, në Angli, dhe mbi të gjitha ka talent të lindur për t’i rënë pianos. “Rilindja” e saj erdhi falë prindërve, Hannah e Mike, të cilët nuk deshën të dorëzoheshin para atij fati të hidhur: mjekët i kishin shpjeguar se vajza nuk do të dëgjonte më kurrë në jetën e saj dhe as të vlerësonte muzikën dhe kjo për ta, të dy muzikantë, tingëllonte si dënim.

Dëshira
“Ndërsa isha shtatzënë me Holly-n, tregon Hannah, po punoja për një balet: vajza ka dëgjuar me orë të tëra Shopenin që kur ishte në barkun tim. Kur mjekët na thanë diagnozën, se Holly nuk do të dëgjonte më kurrë në jetën e saj, u shokuam”. Kështu Hannah e Mike e çuan Holly-n në Universitetin e Nottingham-it, në një nga qendrat më avangarde në botë për kërkimet dhe kurat për shurdhërinë. Mjekët vendosën të fusnin një impiant koklear (vesh artificial elektronik) në veshin e djathtë të vogëlushes. Ishte shkurti i vitit 2001 dhe për Holly-n jeta mund të niste nga e para. Sipas mjekëve, ky “vesh elektronik” është një aparat i vogël i jashtëm, që përpunon tingujt dhe gjuhën në sinjale dixhitale. Kur ato mbërrijnë në receptorin e brendshëm, transformohen në sinjale elektrike, me të cilat stimulohet drejtpërdrejt nervi akustik. Që këtu informacioni zanor arrin në koren cerebrale që i njeh këto stimuj si tinguj të vërtetë. Përmes këtij aparati, edhe një njeri i shurdhër mund të dëgjojë. Kështu ndodhi edhe për Holly-n, që në vitin 2007 iu nënshtrua një impianti të dytë në veshin e majtë. Pak nga pak, falë rehabilitimit për gjuhën dhe muziko-terapinë, e theu heshtjen.

Një pianiste e zonja
Kontakti me muzikën për të ishte thelbësor: “Muziko-terapia ishte pjesë e programit të saj të rehabilitimit, por kur nisi të ushtrohej në piano e kuptuam se kishte talent të rrallë për pianon. Sot Holly është një pianiste e zonja, shumë më përpara me studime se sa fëmijët e moshës së saj. Kur mbeti e shurdhër, isha e vendosur që kjo ngjarje katastrofike të mos linte gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj, por nuk e kisha imagjinuar kurrë se Holly do të arrinte deri këtu. Kur e dëgjoj të këndojë dhe të luajë në piano më duket mrekulli”.

Kështu mendon edhe gjyshi, Ken Loach, edhe ai shumë krenar për mbesën guximtare. Duke menduar për të, regjisori ka vendosur të mbështesë “Family Lab”, një përvojë e re, e prezantuar para disa kohësh nga “Biomedical Research Unit in Hearing” i Universitetit të Nottingham-it, ku Holly u operua. Në “Family Lab” prindërit dhe fëmijët filmohen teksa ndërveprojnë dhe luajnë lirisht. Pastaj, gjithçka analizohet nga mjekët për të përmirësuar komunikimin e fëmijëve të vegjël që nuk dëgjojnë: shprehjet e fytyrës, gjuha e trupit, gjestet analizohen në detaje bashkë me prindërit, për të gjetur çelësin për një ndërveprim gjithmonë e më efikas me fëmijët.

“Family Lab”
“Të ndihmosh prindërit e fëmijëve shurdhë të komunikojnë më mirë me ta është e domosdoshme dhe ‘Family Lab’ më duket një ide brilante”, tha Loach në përurimin e laboratorit.

“T’i filmosh personat është një mënyrë e mirë për t’i vëzhguar me detaj me një vëmendje më të madhe se zakonisht: nga fonogramet e veçanta mund të dalin detaje që mund të përmirësojnë dukshëm situatën”. Deri tani, doktoresha James ka punuar me 20 familje me shumë pasion. Sipas saj “kjo metodë rrit besimin te prindërit, sepse e kuptojnë se është e mundur të hapin kanale të reja komunikimi me fëmijët e tyre. Shumë i nënshtrohen impiantit për vendosjen e “veshit elektronik”, por ndërkohë nuk duam të humbasim kohë: bëhet fjalë për fëmijë të vegjël, në një moment kritik për zhvillimin e marrëdhënieve familjare. Ne shpresojmë të fuqizohemi më shumë. Kam punuar në mënyrë të ngjashme me familje që kanë fëmijë autistë dhe rezultatet kanë qenë vërtet befasuese”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Historia e trishtuar e vogelushes Holly

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Ronaldo fotoreporterëve: Po më bëni të trishtuar!
» Historia e Haxhit
» Historia e parfumit
» Historia e Gjeografisë
» Historia e Popullit Shqiptar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum