www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi Empty
MesazhTitulli: Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi   Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi EmptySat Dec 25, 2010 10:09 am

Demenca do të thotë humbja e personalitetit dhe funksioneve. Kjo është një gjendje në të cilën fshihen kujtimet, emrat, fytyrat. Kujtesa zhduket. Humbja e kujtesës do të thotë edhe humbje e identitetit. Zakonisht barazohet me pleqërinë, por demenca është sëmundje, e jo pjesë normale e procesit të plakjes. Ajo është më shumë se humbje e kujtesës, më shumë se harresë dhe zhdukje e memories. Demenca thjesht largon njerëzit nga jeta e tyre dhe në mënyrë dramatike ndikon në familje dhe dashuri. Rrjedha e saj mundet të zgjasë me vite të tëra. Kur të fillojnë të humbasin fjalët dhe kujtesa jeta fillon të komplikohet. Demenca do të thotë humbje e personalitetit dhe e shumicës së funksioneve, kjo është një gjendje ku gjithçka mbetet vetëm një njollë e zezë në kokë dhe e gjitha duket sikurse është fshirë nga truri. Fshihen të gjitha kujtimet, emrat e njerëzve dhe fytyrat e tyre.

Njerëz me shikime të zbrazëta
Vetëm në Evropë së paku 5 milionë njerëz vuajnë nga demenca, e disa të tjerë së shpejti edhe do të preken nga kjo sëmundje. Sipas disa hulumtimeve dhe disa llogaritjeve, numri i të sëmurëve nga demenca çdo 20 vjet do të dyfishohet. Se sa është numri i të sëmurëve nga demenca nuk mundet ta thotë askush, por duhet pasur një kujdes të shtuar ndaj kësaj sëmundje. Po ashtu duhet përmendur që vetëdija rreth sëmundjes së demencës në mbarë botën është shumë e ulët, që udhëheq drejt një stigmatizimi dhe kërkimit të pamjaftueshëm të ndihmës mjekësore. Për momentin nuk ekziston shërim për sëmundjen e Alzhaimerit, por mundet të bëhet mjaft që personat e prekur nga kjo sëmundje të kenë jetë më kualitative. Ne sot, për fat, mundemi me një siguri të lartë të diagnostikojmë demencën, e cila nuk është vetëm sëmundje e Alzhaimerit, edhe pse kjo është forma më e shpeshtë. Ekzistojnë kritere për diagnostikim të hershëm, për vërtetimin e faktorëve të rrezikut, ekziston mënyra për kontroll gjenetik, si dhe terapinë e cila është njëra ndër më bashkëkohorja. Në Evropë, për diagnostikimin dhe shërimin e sëmundjes së Alzhaimerit, i cili gjatë këtij viti është paralajmëruar, kompania ‘Actavis’ sjell ilaçin e ri - ‘donepezil’ si ilaç, i cili është kontrolluar dhe studiuar të zbusë rastet e buta, por edhe format e rënda të kësaj sëmundjeje. Si njëra prej kompanive që kryeson për farmaceutikë, si dhe njihet si njëra ndër kompanitë më serioze në botë që merret me ilaçet në fushën e neurologjisë dhe psikiatrisë. Këtu përfshihen edhe pajisjet moderne, të kualitetit të lartë, të krijuar në bazë të standardeve më të larta. Edhe pse në masë të madhe po hulumtohet edhe më tutje nuk dihet shkaktari i vërtetë i sëmundjes, edhe pse është e njohur që dispozicioni gjenetik është njëra prej arsyeve të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Pothuajse 50% e demenës shkaktohet prej sëmundjes së Alzhaimerit. Më shumë preken femrat nga kjo sëmundje në krahasim me meshkujt. Personi i prekur nga kjo sëmundje po ashtu gjendet edhe në mëshirën e të tjerëve, bëhet vetjak, harron, çdo sekondë e më shumë përngjan në vete, prandaj edhe lindin konflikte të ndryshme në familje dhe në rrethinë.

Simptomat
Harresa e emrave, fytyrave, ngjarjeve, ndryshimet e shpeshta të disponimit janë simptomat e hershme, pastaj në fazën tjetër shfaqet agresiviteti, ngritja natën, shëtitja rrugëve. Sëmundja me kohë përhapet de prekë pjesë të ndryshme të trurit.

7 shenjat e sëmundjes
Këto janë shenja shumë të rëndësishme dhe menjëherë duhet kërkuar ndihmën e specialistit për demencë:
- përsëritja e shumëfishtë e së njëjtës pyetje;
- përsëritja e ngjarjes së njëjtë, nga fjala në fjalë, prej fillimit; harresa se si gatuhet, apo si luhet një lojë me letra;
- humbja e aftësisë së pagesës së llogarive apo faturave;
- humbja në një rreth të njohur;
- refuzimi i higjienës personale, apo veshja e gardërobës së njëjtë;
- mbështetja te personat e tjerë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Alzhaimer, shkaqet dhe trajtimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Reumatizma, shkaqet dhe trajtimi
» Te fiketit, shkaqet dhe parandalimi
» Astma, shkaqet e semundjes
» Aritmia e zemres, shenjat dhe trajtimi
» Shkaqet e lumturisë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum