www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve Empty
MesazhTitulli: Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve   Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve EmptySat Dec 25, 2010 9:48 pm

Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve Femijet_276381_thumb_large
T’u mësosh rregulla fëmijëve, dhe mbi të gjitha t’i bësh ata që t’i respektojnë, vërtet mund të na kushtojë shumë lodhje, por duhet të jemi të sigurt se frytet e këtij mundimi do t’i marrim më vonë. Gjithçka do të kurorëzohet kur vogëlushi të rritet, sepse në atë kohë do të dijë të sillet mirë në ambientin social, duke u bazuar te rregullat që prindërit u kanë mësuar.

Nga Express më 10 nëntor 2010 në ora 10:44
Këto janë fjalët e psikologëve që merren me sjelljet e të vegjëlve. Rëndësia e rregullave është e madhe në rrugën edukative të prindërve ndaj fëmijëve të vegjël. Ekspertët e sjelljes kanë arritur në përfundimin se rregullat duhet të jenë të pakta në numër, 4 apo 5, por mbi ato nuk duhet lëshuar pe. Nëse të rriturit thonë vazhdimisht jo për atë çka vogëlushi kërkon, kjo ndikon në besimin e fëmijës dhe nuk zgjidh asgjë. Është mirë që në çdo familje të vendosen disa prioritete, rregulla të forta, të cilat fëmija duhet t’i zbatojë patjetër.

Nëse nëna dhe babai mbajnë të njëjtin qëndrim, fëmijët i zbatojnë më kollaj, sepse mendojnë se nuk ka asnjë mundësi për t’i ndryshuar gjërat. “Nëse prindërit nuk sillen njësoj për një vendim të caktuar, humbin besimin te fëmija, duke sjellë kështu konfuzion në mendjen e tij”, shpjegojnë psikologët. Por le të shohim me detaje disa këshilla, me qëllim që në të ardhme prindërit të mos ankohen se fëmijët nuk i dëgjojnë për asgjë.

Në cilën moshë duhet të nisim të vendosim rregulla për sjelljen e tyre?

Shumë herët. Madje sa më shpejt, aq më mirë. Është e këshillueshme që ato të fillojnë në 6 apo 8 muajt e parë të jetës, kur edhe fëmija nis të lëvizë dhe të eksplorojë hapësirën që e rrethon. Këtu duhet ndërhyrë për të vendosur limite se kur prekin gjëra të rrezikshme, apo që nuk janë të përshtatshme për ta, sipas mendimit tonë.

Shpesh kur një prind i ndalon diçka fëmijës, si për shembull telekomandën apo telefonin, kur e sheh që fëmija vazhdon të qajë apo insistojë, vendos të bëjë të kundërtën…

Kjo është diçka shumë e gabuar dhe kemi dëgjuar që shumë prindër sillen në këtë mënyrë me të vegjlit e tyre. Të thuash në fillim jo dhe pastaj të ndryshosh mendim, mund të bëjë që fëmija të humbë besueshmërinë. Fëmijët janë shumë të zgjuar dhe e kuptojnë se nëse kjo ndodhi herën e parë, ai mund të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë gjithmonë. Këmbëngulja te sjellja fillestare është e rëndësishme. Kështu që në të ardhme çdo lloj qëndrimi i joni kundrejt kërkesës së tij nuk do të ketë më vlerë.

Kur themi jo, duhet ta bëjmë pa e ngritur zërin, por në mënyrë autoritare dhe të vendosur. Nuk është e nevojshme të bërtasim apo ta bëjmë vogëlushin të qajë. Në fillim fëmijët këmbëngulin për atë që duan, por më vonë e kuptojnë se ajo që kërkojnë është e ndaluar dhe nuk e përsëritin më gabimin. Shpesh ndodh që pas disa kohësh ai do të kërkojë sërish të thyejë disa rregulla, duke menduar në mendjen e tij të vogël: “E di që është e ndaluar, por unë do ta provoj njëherë”. Këtu kemi të bëjmë me një progres. Fakti që vogëlushi e di që ajo sjellje ndalohet, duhet përgëzuar. Kjo e bën atë që në të ardhme të dijë edhe ta respektojë.

Ndonjëherë ndodh që mes prindërve dhe gjyshërve të mos ketë bashkëpunim, për të mos e lejuar fëmijën të bëjë disa sjellje. Njëri e ndalon diçka, ndërsa tjetri e lejon. Si mund të zgjidhet kjo situatë?

Beteja me gjyshërit është një betejë e humbur. Ata edhe pse mund të kenë qenë të ashpër me fëmijët e tyre, me nipërit, ndryshojnë sjellje tërësisht. Sigurisht që gjyshërit duhen paralajmëruar se mbi rregullat më të rëndësishme që prindërit kanë vendosur nuk mund të ketë kompromis.

Të vegjlit mendojnë se gjyshërit u lejojnë të bëjnë gjithçka, ndaj kur edhe ata mbajnë të njëjtin qëndrim si prindërit për disa veprime apo sjellje, fëmijët binden më me lehtësi. Po ashtu të vegjëlve u duhet mësuar se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë me prindërit apo me gjyshërit. Me pak fjalë, t’i bësh të kuptojnë ndryshimin e llojeve të ndryshme të sjelljeve. I rëndësishëm është mesazhi që ai merr, pra që disa rregulla janë të ndara, dhe kjo, jo se prindërit nuk janë dakord me njëri-tjetrin.

Në fakt, rreziku për të thënë vazhdimisht jo, kur fëmijët nisin të eksplorojnë atë çka i rrethon, ekziston. Shpesh shkojnë drejt gjërave të rrezikshme dhe jo të përshtatshme për ta?

Çfarë duhet bërë?
Gjëja më e mirë është ta përshtatësh shtëpinë sipas dëshirave të tyre. Domethënë të heqim gjithçka që mund të thyhet apo që nuk bën për të. Nëse themi jo për gjithçka, kjo mund të ndikojnë në autonominë e tij, në dëshirën për të eksploruar botën, duke i hequr kështu edhe besimin për të ardhmen.

A mund ta “kërcënojmë” fëmijën përmes sanksioneve, duke i thënë se nëse bën diçka që nuk lejohet, do të ndëshkohet?

Po, por si sanksion duhen vendosur gjëra që prindërit mund t’i zbatojnë. Jo ta kërcënojnë fëmijën me diçka që ata vetë nuk e bëjnë. Asnjëherë gënjeshtra.

Por nëse mëson të respektojë rregullat, si t’i bëjmë ta kuptojë se ne e vlerësojmë shumë sjelljen e tij?

Padyshim që i duhet thënë se po sillet shumë mirë, se ju gjithmonë e kishit ëndërruar një fëmijë kaq të sjellshëm dhe të mbarë. Këto sjellje të prindërve do ta bëjnë të ecë në të njëjtën rrugë si më parë. Sepse i vogli do të mendojë se vetëm kështu nëna, qenia që ai do më shumë në botë, është e lumtur dhe e kënaqur. (Shqip)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Rregullat që u duhen mësuar fëmijëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rregullat qe u duhen mesuar femijeve
» Usher: Kam mësuar nga dashuria
» Cfare juka mesuar emigrimi....
» Rregullat e Forumit
» Shorti i LK - ekipet dhe rregullat
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum