www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë Empty
MesazhTitulli: Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë   Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë EmptySat Dec 25, 2010 9:52 pm

Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë CT_480X300_193273_thumb_large
Kanceri në mushkëri i shkaktuar nga duhani është një nga arsyet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Shumica e njerëzve që preken nga kanceri në mushkëri nuk i shpëtojnë dot vdekjes. Më shumë se 5 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit nga përdorimi i duhanit – shumica e tyre në vendet në zhvillim. Tani një studim në Shtetet e Bashkuar tregon se bërja e një analize më të imtësishme, siç është ajo e tomografisë së kompjuterizuar, apo siç njihet, skaneri CT, në vend të radiografisë së zakonshme, për ata që pinë duhan, mund të pakësojë vdekjet nga kanceri i mushkërive.

Shumica e njerëzve vdesin nga kanceri në mushkëri, pasi ky kancer është vështirë të diagnostikohet në fazat e hershme. Por studimi i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit tregon se skaneri CT me doza të pakta mund të ulë me 20 përqind vdekjet nga kanceri i mushkërive. Tomografia e kompjuterizuar, që prodhon imazhe tre dimensionale, jep një pamje më të plotë të mushkërive sesa një radiografi tradicionale dhe ka më shumë të ngjarë të zbulojë tumore të vegjël që mund të hiqen me operacion.

Rezultatet fillestare ishin aq të papritura saqë studimi u ndalua më shpejt në mënyrë që të informohej publiku.
Dr. Claudine Isaacs është specialiste për kancerin në qendrën Lombardi të spitalit Georgetown në Uashington.

"Mendoj se ka arsye për të qenë optimist rreth këtij studimi. Provat janë në shkallë të madhe dhe të kontrolluara. Ka 53 mijë njerëz që po analizohen të cilët u skanuan në vend që të bënin radiografi."

Studimi ndoqi gra dhe burra të moshës mesatare dhe mbi mesatare, përdorues apo ish përdorues duhani, nga 33 qytete në mbarë Shtetet e Bashkuara. 1 mijë e 800 nga pjesëmarrësit u analizuan në qendrën Lombardi në spitalin e univeristetit Georgetown. Për tre vjet, ata iu nënshtruan skanerit CT ose radiografisë standarte. Shëndeti i tyre u monitorua për pesë vjet për të parë në se ata do të prekeshin nga kanceri i mushkërive. Dr. Isaacs thotë se në se skaneri CT zëvendëson radiografinë, mund të shpëtohen jetë njerëzish.

Por skaneri CT është i shtrenjtë dhe nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara. Në shumë vende në zhvillim, kostoja mund të jetë edhe më penguese. Një shqetësim tjetër është rrezatimi. Një skaner CT edhe në doza të ulta shpërndan gati 15 herë më shumë rrezatim sesa një radiografi e thjeshtë. Dr. Isaacs thotë se një skaner CT mund të zbulojë edhe anomali të mushkërive që nuk janë kanceroze por që mund të çojnë në operacione të panevojshme. Megjithatë, Dr. Isaacs shpreson që studimi do të bëjë që njerëzit të mendojnë më shumë për ta lënë duhanin.

"Mënyra më e rëndësishme që mund të ulen rastet e kancerit të mushkërive dhe vdekshmëria është të ndalohet duhani ose ata që e pinë ta lënë."

Kritikët e skanimit shqetësohen se duhanpirësit mund të mos motivohen të lënë duhanin në se besojnë se kjo analizë mund t’u shpëtojë jetën në se preken nga kanceri. /voa/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Kanceri nga duhani, arsye kryesore e vdekjeve në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Duhani vret 5 milione persona ne bote
» 10 dëmet që shkakton duhani gjatë shtatzënisë
» 10 arsye qe duhet te qeshim
» Ja dy vlerat kryesore të lidhjes
» Fiset kryesore Ilire
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum