www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh) Empty
MesazhTitulli: Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh)   Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh) EmptyWed Nov 25, 2009 7:27 am

Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh)


Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona ia dërgojmë Muhamedit alejhi selam, familjes së tij, shokëve dhe pasuesve të tij gjer në amshim.

Vëllezër të dashur muslimanë, me të vërtetë ndihemi të pikëlluar për gjendjen e shoqërisë sonë islame, e në veçanti për moralin e femrave muslimane kosovare këtu në Kosovë, të cilat me të vërtetë janë duke kaluar çdo kufi të moralit dhe këtë e bëjnë ndoshta nga injoranca ose ndoshta nga pasimi i verbër i kulturës së huaj joislame.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se femrat kosovare janë duke bërë fitne shumë të madhe me veshjen e tyre joislame si në rrugë, shkolla, fakultete, universitete e thuajse kudo.

Pra, tani besoj se të gjithë e keni të qartë se për çfarë e kemi fjalën, e kemi fjalën për zbulesën, gjysmëlakuriqësinë e femrave ose shfaqjen e zbukurimit të fytyrës ose trupit të tyre para njerëzve të huaj.

Pra , ta keni të gjithë të qartë se zbulesa e femrave apo shfaqja e bukurisë së tyre njerëzve të huaj është dukuri negative, është prej mëkateve të mëdha, është shkak për zbritjen e dënimeve apo shfaqjen e çrregullimeve dhe fesadit, është fitne-sprovë e madhe për rininë tonë, ose thënë më shkurt për të gjithë.

Vëllezër të dashur, më të vërtetë duke e parë këtë gjendje alarmante dhe këtë degradim që po i kanoset femrës muslimane kosovare, duke e parë këtë dukuri të zbulimit të femrave, e cila tashmë thuajse është bërë si traditë e zakonshme e sidomos në kohën e verës, pra në këtë kohë me vapë, me të vërtetë e pamë të arsyeshme dhe si obligim që të flasim pak rreth zbulesës sepse ne muslimanët e kemi obligim dhe parim se nëse shfaqet ndonjë dukuri negative në shoqërinë tonë islame, atëherë patjetër duhet ta ndalojmë me aq sa kemi mundësi. Lidhur me këtë Allahu az-ze ve xhel-l thotë:

(كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَوْ آمَنَ أَهْلُ الْكِتَابِ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ مِنْهُمُ الْمُؤْمِنُونَ وَأَكْثَرُهُمُ الْفَاسِقُونَ) (سورة آل عمران: 110)

"Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun.” (Ali Imran: 110)

Dhe gjithashtu Pejgamberi alejhi selam na porosit:
من رأي منكم منكرا فليغيره بيده، فإن لم يستطع فبلسانه،فإن لم يستطع فبقلبه و ذلك أضعف الإيمان

"Kush e sheh prej jush ndonjë vepër të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse nuk mundet me të, atëherë ta ndryshojë me gjuhën e tij; po që se nuk mundet as me këtë, atëherë bile së paku ta urrejë me zemrën e tij, mirëpo ky është besim i dobët…”

Pra, urrejtja e së keqes vetëm me zemër nuk mjafton, po duhet të merren parasysh ndalimi me forcë, nëse kemi pushtet, ose bile së paku me gjuhë, me këshillë ta bëjmë këtë.

Vëllezër të dashur besimtarë, kini frikë Allahun az-ze ve xhel-l, urdhëroni gratë, vajzat, motrat, etj., të mbulohen, ta praktikojnë veshjen islame dhe të mos e shfaqin bukurinë e tyre para njerëzve të huaj, druajuni dënimit të Allahut az-ze we xhel sepse Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
والذي نفسى بيده لتأمرن بالمعروف و لتنهون عن المنكر أو ليوشكن الله أن يبعث عليكم عقابا منه ثم تدعونه فلا يستجاب لكم

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqja, se përndryshe dyshohet që Allahu së shpejti ju dërgon dënimin e Tij dhe pastaj e lutni Atë, por nuk ju përgjigjet.”

Vëllezër të dashur, urdhëroni në të mirë e ndaloni nga e keqja e mos t’ju ngjajmë benu israilëve, çifutëve që u mallkuan nga Davudi dhe Isai, paqja qoftë mbi ta, siç na tregon Allahu az-ze ve xhel-l kur thotë :
(لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ بَنِي إِسْرائيلَ عَلَى لِسَانِ دَاوُدَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ) (كَانُوا لا يَتَنَاهَوْنَ عَنْ مُنْكَرٍ فَعَلُوهُ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ)

“Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.” (El-Maide:78, 79)

Vëllezër të dashur besimtarë, respektoni urdhrat e Allahut, urdhëroni gratë për t’u mbuluar dhe për të mos shfaqur bukuri para të tjerëve. Ta dini se kur Allahu az-ze ve xhel ka urdhëruar gratë e Pejgamberit alejhi selam, nënat e besimtarëve, për t’u mbuluar, edhe pse dihet besimi i tyre dhe pastërtia e tyre, gratë e tjera janë edhe më shumë të obliguara. Allahu az-ze ve xhel-l i ka urdhëruar gratë e Pejgamberit por edhe gratë e besimtarëve me fjalët:

(وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى وَأَقِمْنَ الصَّلاةَ وَآتِينَ الزَّكَاةَ وَأَطِعْنَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ )

“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” (El-Ahzab: 33)

Nga ky ajet kuptojmë se zbulesa është traditë e injorancës së hershme dhe gjithashtu kuptohet se nuk është zhveshje vetëm dalja e femrës me rroba të tejdukshme apo e pambuluar, por gjithashtu dalja e gruas nga shtëpia e saj pa nevojë dhe pa shoqërimin e ndonjë të afërmi, duke e lënë të përzihet me burra nëpër pazare dhe vende të tjera publike, është njëra nga gjërat që e ka ndaluar rregullorja islame. Dhe e tërë kjo është për ta ruajtur familjen dhe për të formuar një shoqëri më të shëndoshë.

Pra, zhveshja dhe zbukurimi i gruas tregon injorancën e saj. Sa e bukur është një fjalë e urtë që thotë: Koka boshe ka nevojë për zbukurim, ndërsa koka e mbushur me dituri s’ka nevojë fare!

Pastaj thotë Allahu az-ze ve xhel:

(وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُولِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاءِ وَلا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِنْ زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ) (سورة النور: 31)

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme(fytyrës dhe duarve), le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat, ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En-Nur:31)

Ky ishte ajeti 31 i sures En-Nur. Për ata që dëshirojnë ta kuptojnë më mirë, t’i kthehen edhe njëherë komentimit të tij.

Vëllezër besimtarë, ndaloni gratë, bijat dhe motrat tuaja që mos t’u përngjajnë jobesimtareve me veshje të shkurtra dhe të ngushta dhe zbukurime të tjera sepse Pejgamberi alejhi selam, thotë:

من تشبه بقوم فإنه منهم

“Kush i ngjan një populli, ai është prej tyre."

Dhe ta dini se nëse heshtni dhe nuk i këshilloni ato, edhe ju jeni pjesëmarrës në mëkatin e tyre dhe gjithashtu edhe ju mund t’ju përfshijë dënimi i tyre. Thotë Allahu az-ze ve xhel:

(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ ) (سورة التحريم: من الآية 6)

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim: 6)

Pastaj Pejgamberi alejhi selam thotë:

كلكم راع و كلكم مسؤول عن رعيته

“Çdonjëri nga ju është bari dhe përgjegjës për kopenë e vet (pra e ka fjalën çdonjëri prej jush është mbrojtës i familjes së vet dhe përgjegjës për moralin dhe sjelljet që bën familja e tij, pasi burrat i kanë në mbikëqyrje dhe përkujdesje gratë e tyre.).

Pra, t’ia kemi frikën Allahut të gjithë, të mundohemi në maksimum me të gjitha mundësitë tona që ta ndalojmë zbulesën, edhe nëse nuk na dëgjojnë, po bile së paku kemi mundësi t’i këshillojmë e t’ua tërheqim vërejtjen. Ndoshta do Allahu e ua hap zemrat dhe udhëzohen në praktikimin e mbulesës.

Pra, nuk na takon neve që të kemi turp t’i këshillojmë gratë, bijat apo motrat tona që të praktikojnë mbulesën islame sikurse nuk turpërohemi ta ndalojmë vjedhësin që shohim duke vjedhur në shtëpinë tonë!

Vel hamdu lil-lahi rabbil-alemin we sal-lallahu alehi we sel-leme we ala alihi we sahbihi we sel-lem.



Përgatiti: Islam Hasani
28.6.2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Të zbuluarit e femrave (Etteberruxh)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kunder Femrave
» Kontraceptivët përdoren nga 66 % e femrave në Evropë
» Lexoni gjuhen e pafolur te femrave!!
» Femrave u pëlqejnë rrëfimet me vrasje dhe dhunë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum