www.ylliehana.biz
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:03 am | |
| Te ka marre malli?!
Për c'fare i dashur? Për fjalet e mia, që u kthyen ne psherëtima, për psherëtimat që u kthyen ne lot, për PO -të që si thamë dot.. ..per netet pa gjumë, per fantazite lume, per enderat qe ne mes i keputëm, të mos na marre malli më, edhe Zotit i u lutëm? Per çfare? |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:03 am | |
| Merak
Kaloj mesazhet me shpejtesi Po me mungon ti S'te pashe as dje, as sot Madje as pardje.. Ç'te ka ndodhur, ku je? A thua vjen nga puna aq i lodhur valle, sa s'shkruan dot dy radhe? Nje dite mungova une Dhe me the te mori malli Po tani ç'u bere Ti?! Me bere merak vertet, e di? Ka shume rendesi edhe vetem nje fjale, siç ka rendesi te jesh gjalle pas kesaj mund edhe te grindemi po deshe Ti quame liberale, une te dhuroj nje qeleshe.. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:04 am | |
| Çast
Qe nje çast ndarje, nje regetim zemre, nje moment i vockel ate buzembremje I hutuar ishe, kaq prane me kishe po nuk dije c'te beje, doren te me shtrije? apo perqafoje? Bera une nje hap ti nje tjeter shtove ekulibri ra, koken tek une leshove.. Qe nje çast i vockel ate buzembremje, ti ndoshta e ke harruar une e kujtoj me endje. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:04 am | |
| Dashuria e Gruas
Vetem nje moment i duhet gruas te bjere ne dashuri, ai mund te jete moment: admirimi, sinqeriteti, boshlleku, perngjasimi, egzaltimi, rrefimi, mirekuptimi, keqardhje, pranvere, rinimi, iluzioni, hakmarrje, nevoje, vetem nje Moment, per te ngecur ne gracken e saj e reth Tij të endë fijen e mendimit tere jeten.. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:04 am | |
| Sekreti i rinise time
Nuk ka asnje sekret ketu "Sekreti" ishte vetem qe une e rizbulova ate, qe fshehur ne nje skute te shpirtit, harruar nga une dhe nga bota E mora per dore dhe e nxorra ne drite ne fillim mbuloi syte, e vrau dielli dhe u terhoq pasaj u derdh si krua, u çudit q'e desha aq shume, ndriçim fytyres me dha, lumturi me fali, e me tha te dua. Kerkojeni edhe ju në e paçi harruar diku.. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:04 am | |
| Për ELDËN
Një shall të hollë mbi sy do të hedh, një shall të zi Flokët e gjata nën kapuç do mbledh, do ti fsheh nga ti këpucët me taka tutje do ti flak të mos i gjej njeri me rripa lëkure këmbët do lidh, s'do e besoje as ti me vrap nga deti te shkëmbinjtë do marr, nga venim të dy se malli për ty më mori çdo gaz, e s’ma di njeri |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:04 am | |
| Batica
"Sa e vrullshme erdhi dashuria, sa shpejt ra…." Deti u fry, u zmadhua Valet e qeta, u shqetesuan U bene dallge perendimi i zjarrte i perfaku pastaj Dielli mengadale u zhyt i teri Ne ate batice dashurie.. zjarrin per te shuar, mallin per te tretur freskine per tu marre nese u kish mbetur Pastaj batica ra, deti u terhoq Territori i pushtuar, u zbraz, u zbulua perseri rere e lagur Dielli s'qe me aty Deti u ftoh, u tradhetua zbathur ne breg Nje vajze fshinte lotet pulebardhe e vetmuar.. kerkonte shoket.. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:04 am | |
| Nje sandale e vogel
Nga ves’ e mbremjes njomur ne barin e gjelber nje sandale e vogel Shket, rrukulliset e buze gjolit bje.. Rastisa une atje, qe te perkulem, ta ngre.. E njoha.. S’e kisha harruar as ate As kembken qe mbante veshur e bardhe, e vogel, thember-njome me sandalka femijesh veshur Me pelqente t'i gudulisja gishtrinjte ajo mekej ne te qeshur…
Nga gjoli te lagur sandalen lart ngre, Kembezbathur pas kurrizit shfaqesh ti atje Qetesisht, (O zot sa qetesisht!) zgjate gishterinjte per ta marre, A thua se ishe nje vajze tjeter e une ndonje i panjohur i marre…
Nga ves’ e mbremjes njomur ne barin e gjelber nje sandale e vogel Shket, rrukulliset e buze gjolit bie Nga rastisa une atje, qe te perkulem e ta ngre! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:04 am | |
| Si ndodh qe…
E di se çpo mendoja tani? Sikur ti te ishe une dhe une te isha ty Ne qytet do vihej nje shpallje "Eshte zhdukur nje vajze 20 vjeçare!" E do t’i lija tere gojet te flasin Si ndodh qe djemte 20 vjeçarë nuk humbasin? E di se c’po mendoja tani? Sa mire qe ti s’je une e une s’jam ti.. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:05 am | |
| * * * * * * *
Re: Poezi nga Albana Mëlysha
Mesazh nga BeLti prej Wed Feb 09, 2011 10:20 pm Mos më kërkoni ne poezine time
E di pse? Sepse une. mund te jem ne te ardhmen tuaj mund te jem ne te shkuaren time mund te ndodhem ne te dyja bashke, ne nje kufij te shkrire e sfumuar vehten dhe ju duke kerkuar Ne u pelqefshin poezite e mija, mos me pyesni emrin, sa vjeç jam, as ku ndodhem, syte ç’ngjyre i kam dhe mos bini ne enderime… A nuk ju mjafton e hapur si ne pellembe te dores zemra ime? Ne e pelqefshi poezine time mos me pyesni se kush jam ne e ndjefshi, Thirmeni thjesht "shoqja ime" |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:05 am | |
| Humba edhe unë..
Po ankohen shokët se më s'po ndihem, se si sëpata pa bisht humba edhe unë, se u them jam e zënë, e mbytur në punë se s'po më mbetet më kohë as për vete, se më kujtohet kur thosh dikur një poete "s'më mjaftojnë as 24 orë që t'i bëj të gjitha" të bëj punë nëpër shtëpi, të rris fëmijë, të pi kafen me ty, një llaf të shkëmbej, dorën në duar ta marr, të të shoh në sy.. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:06 am | |
| Ku vete e dashur?
Midis dy botëve, midis dy jetëve, njëra e lënë, tjetra e panxënë ku vete e dashur?
nëna e braktisur , njerka e stolisur, ti ëndër e grisur..
Ëndesh rrugëve si hije Me bukuri perëndie Natyre pranvere përreth Për ty asnjë shije ..
Mbetur përjashta në gysëm të rrugës, shpirtdjegur, gaztretur Fytyrë e mermertë, Me bardhësi vdekje Ënde e pavdekur |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:06 am | |
| Drejt Diellit te Jugut
Kaq dite udhetimi drejt Diellit te Jugut sa shtete kalova e ndrova nje stine, per te ardhur tek ty shoku im! Dhe ç'qe ai moment aq i bukur, (O Zot, sa i bukur qe!) Drejt meje ti rendje i lumtur "O mikja ime, ja tek me ke!" Ç'qe ai mall aq i madh O shoku im ç'qe! Zemr'e lodhur pritjes se gjate si s'me leshonte perdhe! Ç'qe ai mall aq i bukur O mikja ime, ç'qe! xhaketa dimerore e rrudhosur, priste me kot t'i ktheheshe atje! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:06 am | |
| Luleshqerat ne Williamsburg
Uaa! Se dija qe mbreme kisha rene te flija ne nje hotel te rethuar me luleshqera. Lulet e femijerise sime. Te kujtohet? Mbushnim dikur preherin me to I benim kurore, i vinim mbi floke sa here qe çelte pranvera. Pastaj guisnim, qeshnim, gezonim te çkujdesura kodres poshte vraponim ndersa fustanët na i merrte era. Uaa! Nuk e dija qe ne Williamsburg (colonial) do gjeja kaq luleshqera!Lulet e rinise sime. Te kujtohet? U këpusja petalet: me do s’më do, më do s’më do.. tek ngjiteshim nga kodrat pasditeve vonë Ti qeshje: Pse s’e nis ne te kundert, Te te dua pergjithmone? Çudi! Nuk e prisja te zgjohesha sot Ne kete vend te huaj, ne Williamsburg e rethuar me luleshqera, Ndjeva si erdhi tek une, edhe nje here mrekullisht Pranvera! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:07 am | |
| Pushteti i muzikes
O Zot,sa e ndjej pushtetin e muzikës! Më rrëmben të tërën më derdhet ne zemër më vërshon në shpirt më ngre peshë në ajer lotë lumturie notojnë në sy është i vetmi moment kur të tradhëtoj ty! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:07 am | |
| Ç’bote e mpleksur!
Telefoni im ra dje.. Dikush me quajti shpirt, Uf! e shtyva me dore tutje.. (pse valle, na duan ata qe si duam?) Nje telefoni tjeter i bie une sot me vjen ti them ‘zemer".. dhe ngrij Po sikur te me shtyje tutje me dore mua, AI? Ç’bote e mpleksur! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:07 am | |
| Mbetje poezish..
E di sa mbetje poezish kam? Të harruara në sirtar, të lëna në kompjuter Të hedhura mbi tavolinë, te shkara nën të Të ngjeshura në çantë e nuk di ku më.. Vargje të vetmuara Shkulur nga poezitë e mia Copëza dhimbjesh të fshehura në gji Vetëm për të mos t'i dhënë ty. Qortime për pakujdesitë e tua Për lëndimin e krenarisë sime Fjalë të tuat të hedhura pa vënd Kafshime mbi buzë të emrit tënd Janë zëmërime, kapërdime, përbetime Për hakmarrje që kurrë s'ndodhen Buzeqeshje të prera në mes, ironi, Dëshira të shtypura, që ti si di.. Ti s'do ta marresh vesh kurrë Sa herë më pate ligeshtuar Sa herë malli me pat marrë, Sa here, që të njoha ..jam penduar! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:07 am | |
| Prifti i çpriftëruar
(Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik). Kur ai ngrinte lart syte e kalter dhe i falej zotit per besimtaret e tij, ngrinte mbi ta dashurine e mbledhur nga dyqind pale sy, Zoti ngjyren e kalter ia kthente ne gjelbrim katarakti qe t'ja percillte atyre te ndare ne dyqind sterkala kristal uji dashurie Por ajo Anna Mari Shik, syzeza e bukura, perria e Kishes, gjithnje ne rradhen e pare te teren per vehte e donte dashurine e Dominikut, ne dyqind pjese te ndare Dashurine 200 pjeseshe e ndare shenjterisht, me fuqi magjie, djalli (kush e di si) e shumezoi me vehtevehten tinezisht dhe e derdhi ne syte e Anna Maris Kur vajza ngriti qepallat me zjarrin e dashurise qe vjedhur Te digjte priftin e bukur, te devotshmin Dominik. Prifti ndjeu turbullim gjaku, turbullim djali, E kaltra e syve u mbulua me mist, tek ngrinte syte lart nga Altari ndjeu zbrazetire t' i zgjaste Zotit perunjesisht. Ne gjunje e ulen prifti Dominik, me syte perdhe, i poshteruar te pranonte fajin qe s'qe me i denje per altarin, se urdherin e vet kish dhunuar se kishte fyer vete te madhin Zot, Shen Merine, me Anna Marine kishte nderruar nemur nga Ati do qe pergjithmone, nga njerzia pergjithmone i harruar. Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:07 am | |
| Dhimbje dhe mall
(emocione nga vizita ime e pare ne Kosove)
Sot bulevardi i rinise sime tiranase me rruget e tua Prishtine u shkri e u be nje E tronditur ne mes pranveres se dubluar, shpirti mall e lot mbi faqe per ty derdhte, Kuptova se aq gjate sa une Prishtinen, ju o vellezer Tiranen time enderuat! Nje molle ndahet ne mes per dashuri, nje pjeshke po ashtu, por nje atdhe per dashuri nuk ndahet ne mes, kurrsesi! Damaret e gjakut na i prene vellezer, damaret e jetes ne fasha mbeshtjelle i kemi mbajtur, gjaku te mos na ike, te mos na prishet, te fiket te mos na bjere, ne toke te mos biem, dhe ne gjunje te mos biem gjithashtu…. S'e ndjeva mungesen tende ne Prishtine, Tirane, |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:08 am | |
| Te dashuruar ne internet
Çudi sa te lumtur ishim, sikur kishim kapur rete s'pushonim se foluri ne internet! Ku i gjenim tere ato fjale Ate dialog qe fund s'kish.. Naten s'na zinte gjumi duke pritur diten te vinte serish S' ishim pare kurre.. Po c'ka rendesi? Kur ty te duket se je une dhe mua me duket se jam Ti? Eh, sefundi kuptuam se s'ishim vetem shpirtera.. Erdhi ai moment Ngopje apo urie(?!) (qe moment gjenie) kur une doja te vija tek ty, apo ndoshta tek une, doje te vije ti.. Dhe erdhem.. e bashke me ne erdhi edhe zgjimi I dashur, Ekrani duhej te kishte pasqyre qe te na ruante nga zhgenjimi! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:08 am | |
| Jeta siç vjen..
Mbrëmje vonë në divan sytë mi mbyll gjumi ti thua "ngrihu fli" ik, se edhe unë, ja, tani do vi! Duke u lëkundur unë ngrihem, hyj në dhomë deren e le pak hapur si gjithnji, që te mos bësh zhurmë kur te vish ti Jam ne gjumë më zgjon përplasja jote e derës si gjithnji.. Nën jorgan këmbën shtri ajo bie në të ftohtë.. Paska qenë era që mbylli derën s'paske qenë ti!? Hej, bela.. duhet të çohem, se e di në divan pambuluar do të kete zënë gjumi ty Sahati trokiti: një, dy! |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:08 am | |
| Nuk kuptova atëhere..
O Zot, çfare gjenialiteti te jep te bërit esëll! Te kuptosh nje pyetje aq te thjeshte Qe bota e dinte prej mijra vjetesh.. "A me ndjen ti mua? Nuk di ç'mërmërita atehere mendimesh e ndjenjash ngatëruar U ktheva sot prape këtu A vlen pergjigje e vonuar? Po, i dashur te ndjeja Siç nuk kisha ndjere me pare Ndofta dyfish, per ty qe te mungoja une dhe per mua qe lumi me kish marre Po, i dashur, te ndjeja Te ndjeja aq sa fryma me merrej por e verteta ish që të shtyja tutje Se guximi im s'shkonte me tej Se imazhi i kokes tënde ne prehërin tim Duke u trembur se ai do qe fundi Po ti, s'e kuptoje që mund edhe fillimi te ish? "Thone të gjitha ndarjet si dashurite ngjajne, por ndarjet pa bashkime moskuptimin qajnë" |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:09 am | |
| Vetem nje moment
Jepmeni nje moment qetesie o njeres! Vetem nje moment, jo nga ato qindra qe u kam dhene une por timin, vetem timin dua qe tu them syve çlodhuni, tu them buzeve mos flisni, mendimit te lodhur ti them Ndal se edhe bota ndali nje çast .. Jepmeni nje moment, vetem nje moment prehje dua qe pastaj ne tornedo te kthehem me vehte tu marr, ne qiell tu ngre e pastaj perjetesisht te fle.. |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:09 am | |
| Tri here e hutuar sot..
Sot qe te takova ty: Me kaloi pa vene re stacioni i autobuzit ku do zbrisja, Ngaterrova telefonin e shtepise, qe tu thoja se do vonohem, I lashe motrat pa mënd kur thirra vellain me emrin tend! A te mjaftojne keto te tria Te thuash e trullosur nga dashuria |
| | | Medina Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 34 Location : Tek Parajsa Pa Drita
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha Sat Apr 30, 2011 2:09 am | |
| papritura
Ç'qe kjo e papritur për ne sonte! Habitur, shtangur , mekur mbetëm të dy, bota s’qenka aq e madhe, sa thonë, për t’më harruar ti mua, e humbur unë ty.. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha | |
| |
| | | |
Similar topics | |
|
Faqja 2 e 4 | Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4 | |
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|