www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi nga Albana Mëlysha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 1:58 am

First topic message reminder :

Poetit mos i beso..

Ne oazin e dashurise
"ngritur për mua"
më thoje
Në qofte se një ditë
për dashurinë do shkruaj
vargjet do te jene per ty
per keto duar, per keta sy
vec per zemren qe ke ti!
Sa shumë uje kaloi nën urë
Kroi u shter, u tha
Fushe e verdh'u pervelua
kallinjte u poqen,
u mblodhen, u bene duaj
Nje yll shendriti ne qiell
pastaj u keput e ra,
po ajo poezi kurrë s'u shkrua
Ne oazin e dashurise
Ngritur dikur per mua
njerzit te pane, një tjetre
tek i peshperisje ato fjale
qe dikur mi pate thene mua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë

AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:10 am

Dhimbja

Oh, sa e rëndë kjo barrë,
e rëndë sa padrejtësia
e di që të theu në dysh
kur e lëshova mbi ty,
Po unë? Besomë i dashur
tani mbaj atë dhe
dhimbjen tënde.. të dyja!

Të mërzita sot, e di,
e pashë në largimin tënd,
e ndjeva në heshtjen tënde,
dhe do ta vuaj nesër në
pendimin që më njohe..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:10 am

Ditlindja jote ne kutine e postes

Ti nuk do te jesh aty ne ditlindjen tende
kutia e postes do presi urimet per ty,
Urimet, pergezimet, perqafimet
Mbase edhe puthjet ajo do t'i prese
Po si do ti nxerë valle?
Ato do te shtohen, do shtyhen,
nga pritja e gjate do merziten,
ndoshta zemerohen, qetesohen
e pastaj
njera tjetres do i bejne vend,
me durim do presin sa te kthehesh
per te te lene pa mënd!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:11 am

Ike..

Asnje hi, asnje bye
u be nje jave, dy, tri
nje mungese kaq e gjate..
Vras mendjen ku do jesh
Mos ke shkuar ne Shqiperi?
Tek zemra jote do jesh
me siguri, e ku tjeter?
Sado dashurira ketu te gjesh
e para, e pare mbetet
s'u beka kurre e vjeter..
E dija se do ikje
se malli te qe shtuar
rritur kishe floket
heshturazi nen qepalla
mberthyer mbaje lotet
Po si ike keshtu o shoku im
asnje fjale s'me the,
Pa marre asnje nje cope leter
A nuk te pata thene, qe
edhe une... kam dike atje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:12 am

Moment

U ktheve nje moment
sa te shkembenim lotet,
vetem nje sekond
sa te me ngrije koken
u largove i kerrusur
duke mallkuar boten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:12 am

Dashuri adoleshentesh

U be tre dite i dashur
qe s'jemi pare
Ç'po ndodh me ty? Ku je?
Malli s'te ka marre ?
Kam vrare buzen e dashur
e ti nuk e di
sa po me çmend mendimi
qe s'te puth dot ty
Lerme mua keasj radhe
nuk do t'e lendoj,
ku i dihet , i dashur
mund te te sheroje
Edhe une kisha vrare doren
ate dite qe m' the te dua,
buzet vure lehte mbi plagen,
dhe oh, dora mu sherua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:12 am

Kujtimet e shiut

Iku vape e mbremjes
Vape e zagushi
Po vjen mengjes i fresket
sjell ca pika shi
Ç'me pelqen ky shi i veres
Gjithnji me ka pelqyer
Qoftë me pikla harrakate
Qoftë kur vjen si lum rembyer
Seç me ve ne enderime
Kujtime te bukura me sjell
Ndonjehere kam deshire
dhe tek ju t'i percjell…

1
Dite pranvere ishte,
ja nje shi i lehte si sot
I prekur nga po-ja ime,
syrit ti fshije nje lot
Dhe u ulem nen nje peme
Paskesh qene pemë mani
shiu vu papritur zuri
me mana ç'mu mbush fustani
Zume te qeshnim , zume te lozin
Shih ç'behet o fisnik
Per kete dite te gezuar
edhe vete mani na gostit!
2
Nje here tjeter ne Tirane
ra nje shi i rralle,
thuhej shi te atille
as gjysherit s'kishin pare
Mori çdo gje perpara,
hoqi gure e hoqi lluce
Ishte per te qeshur
te te shihnin me kepuce..
Djemte perveshur pantallonat,
vajzat mbi gjunj ngrinin fustanet
Cadra thyer rruges gjeje,
Çadra, kepuce edhe nallane
Tek nje qoshk i lagjes sone
Nje gjol i madh qe krijuar
E vetme ngecur ne ate gjol
Une shushatur e turperuar
Njerzit gjolin rethuar kishin
Djem, vajza, te moshuar
ca therrisnin, ca qeshnin
Ca me fjale po me ngisnin
Ti si engjell shpetimtar
(Si u shfaqe aty, s'e di,)
Ndoshta Zoti te dergoi
per te bere nje mrekulli
Isha une a s'isha une?
S'po u besoje syve
per gjitonen kryeneçe
shllap-shllup ne uje hyre
Mbahu for tek une, me the
(Une u preka, u perlota)
neser me shaj sa te duash
Po sot do te marr hopa..
Rashe te flija po nuk fjeta
Beja çudi me vehte
I trembesh, e i iken rastit
dhe ja, si ta sjell jeta!
Ne telefon te mora..
"Faleminderit" per dje,
por…sandalet e mija,
te kujtohet ku mi le?
Ha! ha! ha!I kam ketu tek dera
Por mendohu mire kesaj radhe
O do vish t'me thuash PO
o do shkosh te blesh te tjera!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:12 am

Zemra dhe sedra

Te lashe vete te ikje
Se qe me mire per ty
(Jo se mu bere e huaj)
Tani qe sedra eshte e kenaqur
Zemra le te më vuaj..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:13 am

Ti ishe nje aksident

Ti ishe nje aksident,
u pengova, rashë
pak gjurin vrava
mu bë me pluhur
e fshiva
u ngrita perseri
e perpara ngava
tani di te eci
e s'me ben dot magji
Mesova te dalloj
edhe pengesat si ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:13 am

Kush e shpiku Lamtumiren...

Ai qe shpiku Lamtumiren
dhe Heshtjen
duhet ti kete shpikur te dyja bashke.
Se ne fillim me the "lammtumire,"
pastaj me the "mos me kerko më"
dhe pastaj
heshte…pergjithnje!
Apo e shpiku Lamtumiren
per te terhequr pas saj Heshtjen
që të mbulohej koke e këmbë
ndersa hante vehten me dhëmbë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:13 am

Frymezimi

Ç'qe ky frymezim i gjate
që më dhe..
I gjate dhe i pafund
sa ballësh valle
ky tërmet qe,
që zemren ende
po ma shkund ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:14 am

Shinat

Ndjenjat si trena te çmendur
vrapojne mbi shina paralele
perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
perfundimisht
Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
kurre
Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:14 am

Tinguj

Ç'dhuratë për mua sot,
ky koncert në pjano e violinë
monotonine e përditshme tutje hedh
si vjetërsirë flak vetminë
Zërat e pranverës sjell
përplasje flatrash- zogj në fluturim
gurgullimë ujrash,
zambakë të bardhe në oborrin tim
një derë e magjishme që hapet,
nje qilim i gjelber dhe i pafund
arome e barit te posa mbirë..
Lëshohem në ngazëllim shpirtëror
jastëk nuk dua për t'u shtrirë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:14 am

Mjaft!

Mjaft me vargje për dashurinë
më thoni ju,
Ato ta kane përpirë krejt mendimin
Ndal !
I them vehtes edhe unë
dhe shoh..
si bota ndal rrotullimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:14 am

Mbroje miqesinë

Mbroje miqesinë,
Eshte më e çmueshme
se nje diamand
se ai mund te mos thyhet
por shkëmbehet me para,
Oh, jo! Miqësia e vertete
të shkëmbyer s'ka!
Eshte dhuratë qe i jepet shpirtit,
Atij të sinqertë
e mbjell të njomë filiz
e ruan e forcon, bëhet lis,
Dhe nuk eshte e lehte ta shkulesh,
se të dhëmb,
me mikun e vjetër
të prishësh edhe nje çast,
të behet plagë
s'ka melhelm që e përqas.
Do 10 milion? Sa do?
Merri, mbulohu po deshe
me to, kokë e këmbë,
por s'do te japin kurrë
as babe, as nënë dhe
as mik te vertete
s'kanë për të dhënë.
Mikun e vërtetë
si lypsar do e kërkosh
derë më derë,
thesin e parave pas kurrizit
do e fshehësh si kolerë.
Do marrësh rrugët,
në oqean do zhytesh
do gjesh margaritare
por jo thesarin e rallë

I mbuluar me flori,
me "buzeqeshje" rethuar
ke gjithëshka dhe s'ke asgje
për pak shpirt njeriu vuan
që mban brenda
atë që të duhet ty
të magjishmen Miqësi.
Ndaj gëzohu per shokun
kur i gëzohet shpirti
e i qeshin syte
Qesh edhe ti me çiltersi
siç bëjnë çilimijte,
dëboje djallin në qofte diku
mos harro
shkretëtira e shpirtit,
në sy shfaqet po ashtu
O mik,
Mbroje miqesinë
Eshte nga te rallat thesare që jeta ka
Veç nuk shitet, as blihet me para
Mbahe fort kur të dhurohet
Për të, shkuar kanë të vdesin,
për të.. ja vlen të rrohet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:15 am

U shfaq nje grua...
(mes dy pragjeve)

Dhe do vije nje dite
Qe ti burre thinjosh,
Ballin e ngrysur
Do kruash, ferkosh,
do sjellesh ndermend
nje kohe ne mes,
nje moshe te veshtire,
nje moshe e vyer
femijerine kishe humbur
burrerine ..pa kapercyer
Ne mes dy pragjeve
t'u shfaq nje drite
u be si lemsh
reth tu ngaterrua,
mendoje se dije shume,
e gje s'dije hiç
n'ate drite t'u dha
si fantazem nje grua
Gojen, magjisht ta mori
më s'dije ç'flisje
hije u bere dhe ti
zure pas ta ndiqje
Të prekte floket
të puthte syte
pa fryme ti prisje..
ajo buzeve u shkiste..
U lekunde, turbullove,
femijerine vajtove,
spazma ne gryke tu ngjit
t'u mberthye keq
deshe te vrapoje,
ku do shkoje, fatkeq?
Nuk dije si te ikje
nuk dije si hyre,
kerkoje nje dere
te perplasej, te mbyllej
te te linte jashte ty
të zënin ne gracke
I lodhur, çgenjyer
fashove zemren
rrahje mos e degjoje
thelle e fshehe
mbase e harroje
por edhe prej andej
ajo e nxorri
e hidhte e priste
(ç'dhimbje kraharori)
Pastaj në duar
si inxhi e mbante
mbi të qeshte,
mbi të qante...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:15 am

Buka u thye

..ne u shëndruam
në dy gjysma të ndara
nga e njëjta dhimbje
dhe mbetem një moment
ashtu pranë
për të vuajtur dhe
çastin e fundit
të.. ikjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:15 am

Dje preva floket

I dashur,
dje preva floket,
floket e mi te gjate
qe aq shume i doje ti
floket qe te mbulonin
gjoksin mbremjeve
tek vija koken
mbi ty..
I dashur ,
dje preva floket
qe te te harroja ty
I pashe si u keputen,
si rane,
nje fshese i mblodhi
bashkë me plehrat,
tutje i hodhi..
Sot u zgjova
floke prere,
qafezbuluar,
fytyre e çudicme,
ne pasqyre
shperfytyruar
aspak e lumtur
aspak e qeshur
vetes ngerdheshur,
pa ty dhe pa floket
dy here e çveshur..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:16 am

Që ti nuk pergjigjesh...

..nuk e di ç'mendon për mua
por në mendofsh keq,
s'është çudi
se njihnim aq mirë njeri tjetrin
sa të bëja aq shumë për ty.
Çfarë ndodhi mes nesh,
më s'ndreqet
të lutem në të tëra kishat,
të falesh në të tëra teqet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:16 am

uthja

Dy herë hyra sot ne dush
dy herë dola..e tharë
Puthjen që më le në gushë
Nuk desha uji të ma marrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:16 am

Letrat

Letrat që më ngacmon
ndër sirtare,
nuk janë dashuri për një tjetër
dashuria ime për ty janë
e lënduara, e plasaritura
dashuri e vjetër..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:17 am

Poezia

Kam kaq gjëra për të bërë
Përveç se të shkruaj poezi
Por ajo më ndjek nga pas
kudo që jam, ngado që vete
më ngacmon, s'më le të qetë
më bën të lë çdo gjë tjetër
me sy kthehem e kërkoj
nje laps e një copë letë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:17 am

Gjethja

Nje gjethe vjeshte
Si pellembe e hapur,
ne ajer fluturoi
duke u luhatur,
mbi gjoksin tend
ra te pushoje
I mrekulluar
Me mbeten syte
ne ate gjethe vjeshte
Si kishte mundur
te bente aq lehtesisht
ate qe une studenti
kisha enderuar ne vjete?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:17 am

Pleqëria

Të shoh
ulur në një kolltuk të vjetër
me qenin besnik pranë,
në prehër hapur gazetën,
në xhep ilaçet e tua mban,
mbledhur me nje copë letër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:18 am

Divorc

Thanë "u thye buka"
(për një bukë që s'qe zënë kurrë)
Thanë "I ndane rruget ate mëngjes"
Por s'thanë:
"U nda edhe një fëmijë në mes"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 EmptySat Apr 30, 2011 2:18 am

Perralla ne internet

Ne s'njihemi , ne s'shihemi
Permbys mbi kompjuter
mberthyer nga një magji
ti pret per mua, une pres per ty
Nje pelhure te padukshme
endim me endje
qe fashitet mengjezeve
e merr vrull çdo mbremje
Dhe çuditerisht
sikur ndjejme dhe mall
edhe pse eshte genjeshter
edhe pse eshte peralle
me padurim, si femijet
e presim çdo nate
pa peralla s'na ze gjumi
symbyllur peshperism: dua prape..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Albana Mëlysha   Poezi nga Albana Mëlysha - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Poezi nga Albana Mëlysha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» CIKËL POETIK NGA ALBANA IDRIZI
» Albana Osmani: Ndihem mire me Benetin
» Poezi nga unë!
» Poezi Italisht.!
» ⊙ω⊙ Poezi Zemre ⊙ω⊙
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum