| KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A | |
|
Autori | Mesazh |
---|
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:42 am | |
| Abdylazis Islami Shenime per Shkrimtarin Abdylazis ISLAMI
Abdylazis ISLAMI lindi me 29 Korrik 1930 ne fshatin Gajre te Tetoves. Rrjedh nga nje familje kurbetqare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, kurse gjimnazin e ulet gjate okupacionit ne Tetove. Shkollen normale dhe Akademine Pedagogjike, Gjuhen dhe Letersine Shqipe ne Shkup. Njehere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhes shqipe ne Tetove. Kjo pune i zgjati prej vitit 1952-1970. Ne vitin 1970-1979 qe gazetar prane Radio Shkupit, ku edhe doli ne pension. Prej atehere jetoi dhe punoi ne Tetove. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik ne revisten letrare e kulturale ne Shkup. Ne vitin 1990 qe anetar i Keshillit Iniciativ ne Prishtine per pajtimin e gjakut ne Tetove e rrethine. Pajtoi, bashke me krushqit e pajtimit, 98 familje. Qe ne shkolle te mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistike, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar te Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja. Deri tash eshte perkthyer ne gjuhet: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji. Vdiq me 16 Gusht 2005 ne Tetove. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:43 am | |
| KUR FOLA UNE TI S'ISHE ME
Kishe deshire te riinim prane e prane, Kur shpjegoje te degjoja me kujdes, Si shpuza ujin t'i thithja mendimet tua S'te kisha pare ne tjeter vend kurre. Kur flitje heshtjen e kisha urti, Te degjoja me kujdes deri ne harrim Ti ne dashurine time ishe fare e rralle, Dhe kisha deshire te flitje sa me shume. Une te kurseja pa mase nga harresa, dhe me heshtje shpreha nderrimin ndaj teje. Por, kur mora te flas une, ti me s'ishe; heshtjes sime aktive i dhash pergjigje Ne vetmine time krejtesisht te qete Kurse ti u ndave pa u pershendetur. Qe atehere telat e lyres u ben all, Ajo gjithmone te kerkon me nate e me dite, Po meqe s'je me ne poezine time e rralle Borxh ta pata thjeshtesine e kesaj kenge.
Abdylazis Islami - Poezia eshte e marre nga vellimi poetik "OAZA" |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:43 am | |
| Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrmtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillore dhe të mesmë dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në Universitetin e Zagrebit dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në Bota e Re dhe Rilindja
Mungesa e lirisë
Ti ishe Një mëngjes i freskët Që lëshonte Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur Zot sa i derdhur Me erë me ngjyrë Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet Si nga një libër i hapur Mund të parathoshe çdo gjë
Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë Si një kafshë E lodhur nga ndjekjet Se në flokë Në ballë Në sy Kudo Të vihej re Mungesa e lirisë |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:43 am | |
| Abdullah Zeneli Abdullah Zeneli, lindi më 25 mars të vitit 1952, është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:43 am | |
| Agim DOÇI
Qyteti pa Dashuri ….
Qyteti mbeti pa një Romeo Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë Ku ikën çiftet e dashuruar Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...
Një stol i hedhur në mbeturina Më tej dëgjoj një ulërimë… Zgjebosur qentë…macet stërvina Një vajzë e fishkur merr…petidinë
Deti i pshurrun…traget i ndryshkur Policë që qelben veç era gjizë Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur Nuk ka gomone…nuk ka as vizë
Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!) Mesnata çmëndet nën ritëm rroku Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë
Qyteti mbeti pa një Romeo Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë Ku ikën çiftet e dashuruar Gjithshka beton…pemët pa fletë!?... |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:43 am | |
| Agim Pepa Mos m`u tremb dashuri
Me shtrojne ne shtreter cmendurie, Se merrem me vjersha dhe ngre gota . Pas ijesh te hijshme bukurie, Me duket se fshihet gjithe bota.
Imazhet me joshin ne deshira, Sa humbas ne jerm si femi. Shungulloj i teri neper marrezira, Dhe dukem se s`njoh as perendi.
Djallushkat me bejne ziliqar, Ne c`hone me hedhin se di ?!.... Nese bota me quan mekatar , Ti mos m`u tremb dashuri ! |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:44 am | |
| Poeti Ne Kalvarin E Mundimeve Te Letersise
Nga "Vallja e kalldrëmeve" në Gjirokastër tek "Loti Alpin" në Zvicër të Agim Shehut
Kolec Traboini Boston 20 Qershor 2003
Brezi yne i viteve 70-te është rritur dhe ngrohur shpirtërisht në kohë të vështira tiranie me poezinë sa lirike e të dhimbëshme aq epike tronditëse të poetit Agim Shehu.
Poeti AGIM SHEHU dhe libri i tij LOTI ALPIN Tirane 2002
Sa herë që lexoja poezitë e tij, më vinte në përftyrim qyteti i gurtë dhe i hirtë i Gjirokastrës ("Vallja e Kalldrëmeve"), ku ai ishte per mjaft kohë mësues letërsie, me faniteshin lartësitë e mureve të kështjellës, nga bodrumet e të cilës vinte një zhurmë disi e mbytur si përplasje e hekurit mbi gurë, por me një ritëm të rregullt që sa vinte e shtohej. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:44 am | |
| Agim Shehu Naganti i Isa Buletinit
Bënë udhë të gjatë te ingilizi vinin Ismail Qemali Isa Buletini
Hynin dy shqiptarë brenda në pallat njeri luftëtar tjetri diplomat.
Shqipëri e tyre kish halle e mjera armë zotërinj regull, rinë te dera.
U ngrys luftëtari sytë i shkrepën cikë lëre diplomati i tha me qerpikë.
Dhe ua la tek dera Isa Buletini poshtë nën brez, të voglës sytë i shkrepëtinin.
Faqen vënë te trupi veshin vënë te gjaku
je edhe për mua thosh ajo së largu.
Hapat qetë e qetë binin në pallat njeri luftëtar tjetri diplomat.
Herë-herë qerpikët si gërshërë përplasnin thua dritë të huaj sytë nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh gjuhën duke zgjidhur me humor të huaj me një gaz të hidhur.
Ja dhe carmatosur zotërinj shqiptarë si kallkan i ngrirë ngriu fjal e parë.
Pa nagantit sipër brezit më si pritej por nën brez e vogla zu të hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri përmbi trup të bukur priste luftëtarin që ti thoshte "duku".
Sytë e diplomatit zjarr të hidhur shkrepën Isa Buletini brrom nga brezi tjetrën.
Brrom aty përpara mu te lordi pranë "Madhëri Shqiptarin kurrë s'e gjen pa armë".
Zbardhëlloi sermaja shkreptiu fildishi ...ndritën malet tona andej larg, tek ishin.
Qelqe e shandanë dhanë dritë të ligë Ismail Qemali qeshi nën qerpikë.
Dhe naganti ulur rrinte sic i duhej dora nga i zoti tyta nga ti duhej.
Nxinte tytë e vogël brenda nxinin halle... Shqipëri e vogël në tryezë të madhe. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:44 am | |
| Agron Tufa III. RRETHINAT E ATLANTIDËS
(vargje heraldike)
PROLOG Ditën e shtatë të lëngatës rrëshkita nga kurthet e hijeve: marsi sybuhavitur e buzmavijtë shkiste si uji në kofshët e kolme të vashave; po ishte dikush që kish vënë kujën: "a të khashë! - se s'mund të pritej gjë tjetër në më të humburin spita ushtarak që kishte provinca. Ai ia kishte kallur sytë përsheshit me shkronja që ftohej mbi komodinë. Më kot rrihja ta mbledh fillin e tretur ndër fasha të trasha resh mbi objekte: do ta mblidhte ardhja e numërorit nga Peqini. Ai kish sjellëdy-tri fije të njoma dorzonjash, shkulur me gjithë rrënjë nga shpatet e Sheldisë. "A të khashë" - përsëriti ai pikëllueshëm, dhe gjithçka tjetër zhvishej nga perceptimi. Precipitonte veçse thelbi - "a të khashë", thelbi-shkronjë. Përsheshin me shkronja e ngjyroste "kh - ja " grykore. Numërori nga Peqini u zhduk pas dyerve të nginjura me erë ilaçesh duke lënë të ftohen dorzonjat ndanë përsheshit me shkronja, ndërsa mua, - të rrotullohesha ankthshëm si një predhë, në vijaskat e asaj zgafelle mijvjeçare, asaj "kh - je" të pamort që oshëtinte nëpër labirintin e laringut të shqipes në Peqin. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:44 am | |
| EKZISTENCË
Njëmijë vjeshta rrodhën gjak në ijet tona. Njëmijë vera gjaku eshkej dhe në grykë Shtjellej Qenia, kutullohej shkronja, Frushullonte verb' i shqipes, kallej thikë
Mbi dremitjen fusharake - pelte trush, Ku lakorja e horizontit puthej epshëm Dhe skajonte rrjedhën lumi krejt në tush Nga kujtesën nxin i Letës breg i mnershëm.
Përsëthelli shkulme ngrinte prapë shtërngata. Tjetër sy cikloni mbarsej shkrepëtima. Nga themel' e thelb' i Qenies trandej Fryma -
O baticë që vdekjen vetë vure në kllapa! Dhe n'u kthefsh në atë thelb Zanafillor, - Kthen sërish të pish ambrozin tënd hyjnor. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:44 am | |
| Ali Podrimja lindi më 1942 në Gjakovë, Kosovë, ku pati një fëmijëri të vështirë.Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:45 am | |
| Emrin e ka Dashuri Ali Podrimja
Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me - e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka, dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni por asnje fjale te keqe per prinderit tane, njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte. Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere per kete toke, se ata ishin trima mbi trima dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar - ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i kerkuam; nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata ishin. Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,- ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, - nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i kerkuam, nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata ishin. E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka, dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem mallkim jo se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka rrjedhur... |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:45 am | |
| KOHA IME
Së fundi kuptova, që s´është e thënë të dashurosh sytë, apo buzëqeshjen... Ka dhe të tillë njerëz në botë, që dashurojnë kohën, më shumë se prekjen... |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:45 am | |
| Portreti krijues i Agim Vinces
[justify]Sivjet bëhen 60 vjet të lindjes dhe 40 vjet të krijimtarisë letrare e shkencore të Prof. dr. Agim Vincës, i cili tani është profesor i letersisë moderne shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me Agim Vincën jemi takuar për herë të parë më 1967, në provimin e letërsisë popullore, të cilin ai e kishte kaluar me dhjetëshe, ndërsa unë me nëntëshe. Në takimin e parë Agim Vinca të linte mbresën e një djaloshi simpatik, kureshtar e ambicioz, që vinte nga gjimnazi i Strugës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.( A.Vinca lindi më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës.) Atëherë në vitin e parë të Degës së Albanologjisë ishim nja 25 studentë të rregullt, në mesin e tyre edhe disa pena poetike të afirmuara, ndërsa Agimi dhe unë teksa po dukeshim në horizont. Agimi shquhet shpejt si student i dalluar. Kryen studimet shkëlqyeshëm dhe vazhdon ato shkencore( magjistron më 1974, ndërsa doktoron më 1983 për letërsi). Që nga koha e studimeve me Agimin kemi mbetur miq të jetës dhe të krijimtarisë. Agim Vinca ka ecur me ritmin e kohës. Ai përherë ishte i shqetësuar dhe i angazhuar në ngjarjet dramatike të kohës. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:45 am | |
| Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë
Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë Lepenci zvarritet si gjarpër i hollë. Rrugës patrullojnë uniforma blu, Me helmetë në sy e helm gjithashtu. Shtëpizat në shpat pa fjolla tymi, As borë e bardhë s’e fsheh dot krimin. Grykë e Kaçanikut mbuluar me borë, Lart bjeshkës së sharrtë sogjon një grykëhollë. 18 mars 1999 |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:46 am | |
| ALBANA MELYSHI
Albana Mëlyshi Ka mbaruar fakultetin e gazetarise ne Tirane ne vitet 73. Prej vitit 1992 ndodhet me banim ne Nju Jork Eshte autore e disa librave ne proze dhe poezi si "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" 1999, "Fundjave ne Hillsajd" 2000, "Poezi" nen pseudonimin Blerta Tirana, 2000. Ne tregimet e saj si edhe ne poezi autorja dallohet per sinqeritetin e krijimt e nje stil te rjedhshem e clodhes. Po kete vit Albana mbledh dhe boton me shpenzimet e saj Antologjine me poezi te te rinjve ne mergim me titull "Zera Nga Larg" Albana M Lifschin eshte autorja e librit te mirenjohur "Children Of Kosova - Stories of Horror" (anglisht dhe shqip) ku pershkruhet tragjedia e Kosoves nen kendveshtrimin e femijeve kosovare. Libri eshte konsideruar si nji dokumentar i tragjedise kosovare . Aty shihet egersia njerezore kunder qenjeve njerezore qe nuk kane te njejten kombesi, besim, ose bindje politike.' Libri u vleresua jo vetem nga komuniteti shqiptar por nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut i cili e aprovoi si tekst shkollor per studimet sociale, per klasat e 6-12. Libri i fundit i autores Alban M Lifschin "Udhëtim në Historinë Amerikane" eshte nje kontribut tjeter i saj per komunitetin shqiptar ketu ne SHBA por edhe per te gjithe atdhetaret brenda e jashte atdheurt qe jane te interesuar te mesojne historine e Amerikes. Libri ka marre vlersime maksimale nga profesore te nderuar, kopetente shqiptaro-amerikane dhe intelektuale te degjuar botuar ne organet e shtypit shqiptar. |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:46 am | |
| Drejt Diellit te JuguT
Kaq dite udhetimi drejt Diellit te Jugut sa shtete kalova e ndrova nje stine, per te ardhur tek ty shoku im! Dhe ç'qe ai moment aq i bukur, (O Zot, sa i bukur qe!) Drejt meje ti rendje i lumtur "O mikja ime, ja tek me ke!" Ç'qe ai mall aq i madh O shoku im ç'qe! Zemr'e lodhur pritjes se gjate si s'me leshonte perdhe! Ç'qe ai mall aq i bukur O mikja ime, ç'qe! xhaketa dimerore e rrudhosur, priste me kot t'i ktheheshe atje! |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:46 am | |
| Aida Dizdari
Aida Dizdari Aida u lind ne vitin 1981 ne qytetin e Durresit ku ka kryer arsimin e detyrueshem si edhe ka frekuentuar shkollen e mesme "Naim Frasheri" ne Durres, se ciles i detyrohet shume per sa i perket pergatitjes se saj si shkollore ashtu edhe jashteshkollore. Ne vitin 1997, Aida fitoi nje burse studimi dhe si rrjedhoje u diplomua prane "Red Cross Nordic United World College" ne Norvegji. Tani ajo studion ne Fakultetin e Shkencave Nderkombetare e Diplomatike prane Universitetit te Triestes ne Itali. Aida ka filluar te shkruaje qe ne moshe fare te vogel kryesisht ne gjuhen shqipe. Pervec publikimeve sporadike neper gazeta dhe atyre online, ajo nuk ka botuar asgje te rendesishme deri tani, por se shpejti ajo do te dale neper librari me nje dialog poetik |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:46 am | |
| Nje cast reflektimi
Karkasat e njerzve te dikurshem cirren shkretetirave ndersa njerez therrasin korbat, t'i mbledhin nje me nje qe valesh njerez te tjere te vijne e te ngrene kollonat e shfajesimit e perligjjes... Nuk i kam marre vitet e mia qe te veshtroj ne heshtje... Por teksa therras zeri me vjen i dobet, gati i padegjueshem dhe veten qe cirret e degjoj vetem une... Janar 2002 |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:46 am | |
| Albana Cufaj Zhuta
Albana Cufaj Zhuta E lindur ne 13 Gusht 1977 ne qytetin e Pukes ku dhe perfundoi shkollen fillore dhe te mesme. Studimet i ka mbaruar ne Tirane ne Fakultetin Filologjik Dega Gjuhe-Letersi. Jeta e saj e ndare ne dy mentalitete, femijerine e kaluar ne Bjeshket e Malesise nga te cilat mori qendresen dhe forcen e brendshme dhe tek gjyshrit e saj ne Vlore nga ku mori puhizen e lehte te detit, shijen e kripur te tij dhe ku zbukuroi poezine dhe jeten e saj me koralet e Jonit duke i dhene krijimtarise se saj koloritin shumengjyresh.Krijimet e saj te mbajtura ne sirtar me nxiten te shprehem se Albana krijon per kenaqesine e saj per ate marrdhenie qe ajo e ka aq intime dhe te veçante me vargun, fjalen dhe poezine. Mendimi i saj se eshte me mire per te mos botuar poezi ne kete periudhe ku ka vershuar poezia gjithmone me ka ngacmuar dhe ja ku jam sot te shkruaj kete jeteshkrim te shkurter per ti krijuar mundesine per te ndryshuar mendimin Albanes por edhe per tju krijuar juve mundesine e leximit te shpirtit te saj. Librin e saj te pare akoma te pabotuar ajo e ka titulluar “Petalet e dhimbjes”. Motoja e saj eshte te mos jetoje jeten si nder shekuj eshte jetuar ndoshta ndaj edhe shpesh shprehet duke kerkuar falje me shprehjen: “Me fal o jete qe te poshterova duke te jetuar si nder shekuj te jetuan”... |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:47 am | |
| Poezi nga vëllimi ''Petalet e dhimbjes
Momentet Cmenduria ka fazat e veta Vjen si vese e embel mbi lulen e etur Ne vape shkaterruese gjer ne tharje Cmenduria ka muziken e vet momenti kritik rrahja e pare e zemres se cilter vetekenaqesia stadi final fundi i trurit te dehur nga vera e kuqe imazhi i fundit i nje qenieje vulgare endur nga pelhura e perendimit te zjarrte 14 tetor 2007 |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:47 am | |
| -------------------------------------------------------------------------------- Aulona Goxhaj
Aulona Goxhaj u lind ne 21 Prill 1983 ne qytetin e Fierit. Qe ne femijeri ajo kishte nje pasion te vecante per fjalen e shkruar, pasion i cili u rrit edhe me teper me kalimin e viteve. Vazhdoi gjimnazin "Janaq Kilica" ne qytetin e lindjes, ku perkrahja e miqeve edhe e mesuesve e shtyn te shkruaje... |
|
| |
вєLтz Mikë/e i/e Forum-it
Numri i postimeve : 10387 Data regjis. : 03/10/2009 Age : 35 Location : Mitrovicë
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A Wed Dec 30, 2009 3:47 am | |
| Gozhdova shpirtin në një letër
Unë skutat, shpirtit ia vështrova, ia studiova ngadalë kaq gjatë, në tokë i zbraza të gjithë brilantet derisa shpirti më ngeli i thatë. I theva portat e çava hijet, ndërtova harta e rrugën lashë hapur. U zgjatën engjëjt që mi njohin ëndrrat, erdhën edhe djajtë me vesh të kalbur.
E derdha shpirtin në një fletë, këtë shpirt që e rrita me duart e mia, e kapa për fyti dhe e gozhdova mbi letër: Masaker a lavdi Flatra të reja do të lindin, e dija! |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A | |
| |
|
| |
| KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A | |
|