www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:38 pm

ZAMBAKU I GJAKOVËS"SEBAHATE BYCI

Image

Zambaku i Gjakovës

Sabahate Byci

P o e z i

Tiranë, 2009
===============================

Redaktor: Besim R CENGU

Reçenca: Ymer DOMI

Korektor: Ferit Dida

Paraqitja grafike: Ornela Bita

© Të drerjtat e rezervuara

ISBN: 978-99956-33-79-0

Shtëpia botuese: Geer

Tiranë, 2009
===============================

Brenga e mallit dhe e jetës në
një vëllim poetik

Pasi lexon këto krijime, menjëherë një njohës i vargut poetik, por edhe dashamirës i letërsisë, arrin në përfundimin se kemi të bëjnë me një poete që e ka lëvruar poezinë me kohë dhe që di të kapë tema që i interesojnë jo vetëm artistit që i shkruan ato, por edhe të tjerëve që i lexojnë e i shijojnë.

Tematika e krijimeve poetike është me të vërtetë mbresëlënëse. Pas leximit të faqes së fundit të këtij vëllimi, ndjehen qartë gjurmët që lë çdo poezi në ndërgjegje të lexuesit. Përmes penelatave të holla dhe përzgjedhjes së fjalës, poetja ka aftësinë që të ftojë e të fusë brenda botës së saj, të bën për vete me mendimin e vet drejtpërdrejt pa vështirësi.
Nga ana tjetër këtë e them, se edhe pse këto poezi, i shkruan një shpirt i ndjeshëm njeriu që jeton larg vendit ku ka lindur dhe që (për fatin e mirë) nuk ka rënë në pellgun e nostalgjisë që shpesh herë bien duke u kapur “mat” krijuesit e larguar nga vendlindja për shkaqe kërkimit të një jete më të mirë diku tjetër.

Trajtesa tematike e poezisë është e larmishme dhe ka një fokus të gjerë gjykimi, sepse ky është edhe qëllimi i autores, që për mendimin tim ia ka arritur.

Kësisoj ne gjejmë vërtet krijime “nostalgjike” krejt të logjikshme, por nga ana tjetër hasim në poezi që kanë për qëllim trajtimin e jetën në përgjithësi, dritëhijet e saj, brengat e vështirësitë për ta përballuar, sfidat për të cilat njeriu është i detyruar t’i tejkalojë, pamëshirshmërinë që paraqet ajo për “njerëz të pambrojtur”, siç janë në të vërtetë mërgimtarët që lënë ëndrrat të prera në mes na vendin e tyre dhe nisin të detyruar një jetë të re që në të shumtën e rasteve nuk është e plotë, nuk përmbush aspiratat e qëllimet e jetës ku në fund të fundit, kur je në tokën tënde, jeton me njerëzit e tu të dashur dhe ke të njejtin mentalitet e kulturë me ta.

Në vendin e huaj nuk u jepen kushtet optimale të jenë si në vendin e tyre, ndaj as poetja dhe asnjë i mërguar tjetër kudoqoftë nuk është e mundur të përshtatet plotësisht me jetën, kulturën, traditat, gjuhën e shpirtin e njerëzve që gjen atje. Kuptohet se kjo jetë e mërgimtarit, sado që ka nivel më të lartë ekonomik, nuk u dhuron atyre (veçanarisht krijuesve) kënaqësinë, emocionin, relaksin e kondicionin e nevojshëm shpirtëror... Me një fjalë nuk u fal plotësisht të drejtën universale për të dashuruar, për t’u përpjekur, për të thënë pa ndrojtje fjalën, për të gjykuar njëlloj si të tjerët, për të kërkuar në brendësinë e jetës lumturinë e kuptimin e plotë të jetës...

Poezia ka brenda mallin, nostalgjinë për ikjen e rinisë, dashurinë për nënën, babain, vëllain, të dashurin...

Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut, se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut e rëndesë të fjalës.

Së pari, poezia e Sabahate Bycit është qiellore në një farë mase, se ajo përmes poezisë së saj kërkon shpesh herë ndihmën e Hënës e Diellit, Qiellit etj. Kjo vërtetohet se gjatë udhëtimit poetik, poetja herë i “zgjat dorën Hënës”, herë “fshihet pas Diellit”, në një rast tjetër “fle me Hënën” duke kaluar kështu një natë ekzotike dhe pas kësaj “ik në pakthim...”.

Së dyti, poezia është edhe tokësore kur flet me dashuri për nënën e birin, babain, të afërmit, për kohën e nusërisë që ka ikur, për Shqipërinë, Gjakovën, Kukësin e Prishtinën, për jetën e vet personale dhe tallazet e kësaj jete që në disa raste e kanë përplasë në brigje të vështira, por që me guxim ajo i përballon.

Kjo gjetje artistike dhe këto mjete kanë realizuar qëllimin e një ndërtimi poetik që na bën ta quajmë vërtet interesant vëllimin, me varg që përbëhet prej fjalëve të kursyera dhe të zgjedhura, me ngarkesë emocionale e pa mbulesë të mendimit që rreket t’ia përcjellë lexuesit.

Në fund të fundit kjo është poezia; fjala cilësore, e përzgjedhur, ideja e qartë e mendimi i ngjeshur intensiv në varg, që dallon nga ligjërimi i përditshëm.

Krijimet poetike të këtij vëllimi janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrë në ndihmë fjalën krenare, të bukur e kumbuese shqipe.

Besim R. Cengu -Tiranë, gusht 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:38 pm

VENDI BOSH NË SOFËR

Një gur,
Një bjeshkë,
Një mall...

Përtej malesh,
Dielli qet syrin,
Zemra qan...

Ika që të kthehem,
Por s’u ktheva ende,
Sepse ika nga vetvetja...

Nënë,
Më fal,
Për vendin,
Bosh në sofër...

Godonë kurrë nuk e kam dashur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:39 pm


MË KA MARRË MALLI PËR SHQIPËRINË

Shqipëri,
Sa herë më merr malli për Ty
Ulem e qaj me lotë Kosove - Shqip
Na ka nëna Zemër tha:
- O nënë,
Këto janë lotët e Shqipes!

Lotët e maleve të Naimit
Të Lulit të vocërr
Lot - Debat - i kurreshtjes
Sygjesti pa sarkazëm
- Ah, Bre!
“Sikur të isha djalë!”

Shqipëria ime!
Sa herë më merr malli për Ty
Qaj me lotë Kosove - Shqip
E në mend më bie fjala:
na ka - Nëna Zemër tha:
- O nënë,
- Ne jemi SHQIPËRIA E MADHE
Vetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:40 pm

MIRË U PAFSHIM

Nëse zbret nga Qabrati,
Ma përqafo Gjakovën,
Si të duash Ti.

Nëse vjen nga Tirana,
Eja ma merr mallin,
Bashkë me lotin e gëzimit.

Nëse kthehesh nga Prishtina,
Ma përqafo Gjakovën,
Si nëna me Babanë.

E nëse nga lindja e Diellit,
Në mbrëmje të shkon mendja,
Te Hëna,
Mos harro dhe dije,
Se unë me mallin e pashkruar,
Gjithnjë përqafoj Gjakovën,
Kosovën,
Timin Kukësin,
Tiranën,
Të tërën
TË MADHEN,
SHQIPËRINË.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:40 pm

TI VETË E DI

Përtej malesh Dielli e ngroh ditën,
“Moi”, atë, kur unë Ty dua të të harroj.

Përtej lumejsh, shiu përplaset e vërtitet
Në lagështinë e liqenit të kaltër - si sytë tu.

Ah! Jam bërë e tëra vjeshtë!

Në gjakun tim po rrjedh vetmia,
Që më mori me vete në kolapsin e fundjanarit 2008.
- Sa i madh e i bukur ishte Dielli ato ditë dimri plot acare!

Pse, bre, nuk e dita se do të vijë mesmarsi?!!

Dita e bashkimit pas ndarjes...!
Apo e ndarjes pas bashkimit...!?

Nuk dua të ma tregosh,
TI VETË E DI!

Përtej maleve Dielli ngroh ditën,
“Moi”, atë, kur unë Ty,
Po -
Përgjithmonë do të harroj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:41 pm

TË KAM ZAMBAK TË GJAKOVËS

Kokën e kam shtrirë në qetësinë e natës,
Dua ëndërrën ta thërras në takim.

Që kur Ty të njoha,
Gjumin syri ma lagu
Me shiun e lotëve dhe ëndërra
Më ikë
Me tradhëtinë e ferrit
Në heshtje,
E pa zë - si Ti!

Përse nuk ke mëshirë?!
Përse s’më flet me gojë?!
- A e di se dashuria ime për Ty,
Është si trëndafili i Elbasanit,
Edhe unë Ty të kam Zambak të Gjakovës!

Jam betuar se në Pranverën e Virgjër,
Për Ty do të thur një kurorë,
Me lulet më të bukura të Kosovës,
- Ty, Diadem i Mbretërisë të dashurisë sime,
Të madhe e pa kufi –
E do t’ia fal PUHISË SË SAJ!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:42 pm

ME TY

Mbrëmë unë e Ti
- Ti Zhulietë
E unë Edgar Alen Poe!
Mbrëmë,
Më vonë se mbrëmja
- Unë Zhulietë
E Ti Edgar Alen Poe.

Mbrëmë që nga mesnata,
Ti me mua legjendë e Zhivagos,
Legjendë nëntori 2007,
Mbrëmë,
Ti kotja ime në pakthim!

Mbrëmë fjeta me Hënën

Mes kristalesh drite,
Humbavdekje,
Shtatë ditë e shtatë netë,
Gjuhën ma thau,
Ma vodhi fjalën foshnjare,
Të parën,
Ma vodhi fjalën foshnjare,
Të dytën.

Mbrëmë u treta në thirrje,
Një milion herë,
E mbeta si përherë e vetmuar.
Me minutat e pritjes kot -
Në minutat e pritjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:42 pm

TI, HESHTJA IME MEMECE

Mbrëmëm,
Edhe sot,
E, edhe nesër,
Edhe,
Edhe,
Edhe...
Tërhiqe zvarrë kullimin e lotëve,
Në shpirtin që e regj zemrën.
Për heshtjen varr -
Për humbjen e fjalës time
Foshnjare të parë -
Për humbjen e fjalës time,
Foshnjare të dytë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:43 pm

E sot,
Sot,
Me Ty’
E’
Pa Ty,
Ndaj mërzinë,
Që as ti vetë nuk e beson,
Me lotin tim skëterrë,
Që nga thellësia e shpirtit,
Si gjak më kullon...!

Me Ty dua vetëm një herë të flas,
Mbase zërin ta dëgjoj,
Atëherë zemra të më pëlcasë.

E në çastin shterp,
Që rrezen e dritës e shkatërron,
Irisi i humbur sterrë,
Vdekjen të ma lehtësojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:44 pm

EDHE PËR KËNGË

Sot ma kënaqe zemrën,
Ma mbushe shtëpinë,
Me zërin tënd të bukur,
Me shpirtin plot dritë,
Me dashurinë...

Krahët m’i dhurove,
Shpirtin, gëzimin...
Ecjen ma shpejtove,
Ma fale fluturimin.

Mos, të lutem, mos,
Se më lëndove fort,
Me le duke qarë,
E s’po pushoj dot.

Në zemrën time,
Loçkë,
Aty thellë ke hy.
Po më lëviz me gjakun
Të kam shpirt unë Ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:45 pm

MË PRIT...

P rit
O se
E ja ti
Z emra
I me - shpirt

D ua
A nipse
S i e
H utuar
U lëras
R rugëve të
I kjes bashkë me vetminë - VETËM
E dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:46 pm

GËZUAR DITËLINDJEN

Si (n)’ Qersh-i (or) - iku e kuqe flakë,
Rrezja e Diellit në thellësinë e mbrëmjes,
Puthi natën,
Dhe mori dashurinë gaforre në katrore,
Për 24 orë ose 45 herë në gji!
Me qejfe të thashë: (n)’ Korri (ik) or,
Shtatë kallinjtë e heshtjes,
Me të hidhet se vetë vdekja shekullore.
E nëse do, thuri shtatëmbëdhjetë Poezi për Bereqet,
Sepse molla qe ngrënë.
Ty, zemra ime 1 (Perisht) Marathonomak,
Vetëm e vetëm për mua,
Gushën ta puthi si pëllumb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:47 pm

EDHE NGA LARG

Rrezja e Diellit puthi Yllin e Mëngjesit,
Akullit ia fali lagështinë e lotëve,
E vuajtjes së takimit në largësi,
Dashuria frymën ia zuri...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:47 pm

MOLLA QË HËNGRE

Mollën që e hëngre,
Ishte e kuqe.

E kafshove,
E hodhe,
Në shportën e mbeturinave...

Mbase gabove,
Farërat i kishte origjinale,
Si të atyre,
Nga Naissi...

Mirë nuk bëre,
Hiq,
Që e kafshove,
Dhe u ndave,
Duke e lënë të lënduar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:48 pm

ATENTAT

Dielli nuk duron t’i bëhet atentat,
Qelizat nuk durojnë të gënjehen...
Bashkimi nuk duron për respekt ndarjen,
Hëna nuk duron t’i vjedhin syzet...
Ajo nuk është e verbër,
Ajo sheh me sytë e shpirtit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:48 pm

MË KE TRADHËTUAR

Më ke tradhëtuar në emër të shkrimit,
Në emër të figurave më ke tradhëtuar...

Kurrë nuk do të zërë vend,
Fjala e jote poetike...

Pena jote nuk ka për të shkruar më poezi,
Stuhitë e lakmisë e të tradhëtisë,
E kanë fundosur në thellësi të oqeanit...

Do të të mallkojë fjala e shkruar,
Edhe figurat e saj përjetë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:49 pm

BUKURIA E DITËS

Hëna u përshëndet me terrin e natës,
Dhe Diellit ia fali dashurinë,
Për t’ia shtuar hijershinë,
Bukurinë e madhështinë e ditës.

Sot kur malli si kurrë më parë,
Shpirtin ma ka kapluar,
Nga foleja e gjoksit tënd,
Kosova ime,
E puthi çdo ditë të re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:49 pm

HËNËS I TREGOJ

Dielli,
Shkatërroi një grumbull të reve
Të zeza skëterrë
Dhe qiti syrin e tij.

Ma fali mëngjesin,
Lotin ma teri në strehë,
Që shiu të mos ma lagë qerpikun...

Edhe Hënës do t’i tregojë,
Se sa mu bë zemra mal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:50 pm

DESHA TË SHKRUAJ POEZI

Desha të shkruaj një poezi,
Desha të t’i them vetëm dy fjalë,
Desha të jem pranë teje -
Aty përbri...
Në mos mundsha në faqe,
Të të puth në ballë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:51 pm

BUZË RRUGËS

Buzë rrugës së pakthim,
Thitha pikën e vesës së mëngjesit.
Dhe e gjora nuk e dita,
Se lagështia e pabesë,
Shpirtin ma thau...

Tradhëtia ishe Ti,
Randevouz nuk bëhet me Luciferin!

Pakthimi s’ka kthim
Në pakthim...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:51 pm

VDEKJEN S’TA KAM BORXH

Mos u fsheh pas Diellit kot,
Sepse të sheh Hëna.

Pas Hënës s’mund të fshihesh,
Sepse të shoh unë me Yjet.

Gjithësesi s’është vetëm e jotja,
Ajo do gjithnjë lindje të reja.

Vdekjen nuk ta kam borxh,
Mbase këtë e ke kuptuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:52 pm

NË ZEMËR TË KAM

Në zemër të kam,
Edhe në shpirt...
Thellë.

Diellin në Ty e putha,
Drejtpërdrejt pa lajka.
Pa rroba kllounësh,
Pa lëkurë të humbjes së virgjër.

Vetëm Ty të kam,
Edhe në zemër,
Edhe në shpirt...
Thellë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:52 pm

MASHTRIMET E NARCISIT

Në lagështinë e e vetëgjelbërimit,
Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit.

Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit,
Për hyrjen e vetvetes në qejfe,
Mbi beben e syrit shterp...

Mëkat për nënën,
Mëkat për babanë,
Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore
Ia falin djalit.

Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull,
Reflekse portretesh për bukurinë thurin -
Ata kanë vetëm tri ditë jetë...

Kështu thanë të parët!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:53 pm

KRENARIA E KUKËSIT

Më lejove Diellin ta puthi shqip!

Për herë të parë,
Shpirtërisht,
Ia theve qafën mallit.
E hodhe për një çast në greminë.

Edhe kurbetit skeletin ia thërmove!
Me krenarinë e bujarinë Tënde,
Për mallin e shpëtimin tim.

HËNA S’ËSHTË JETIME

Zëri i bilbilit më ngazëllen,
Kur këndon këngën e tij,
Mendjen time ma rrëmben.

Për kurbet kurrë s’do të këndoj,
S’do të këndoj shumë as edhe pak.
S’do të thuri vargje e poezi,
Se nga syri do të më rrjedhë gjak.

Ah,
Tash nëna në terr vajton,
Edhe pse Dielli si këtu ndriqon.
Natën,
Pse Hëna rri në mendime?
Pse ka ngelë vetëm,
E duket si jetime!?

Dhe ia zgjas dorën Hënës,
E me zemër thërras.
Nga malli shkrumbi i nënës,
Oooo! -
Zemra,
Bre,
Zemra le t’më pëlcasë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" EmptySat Aug 21, 2010 2:54 pm

KURORË PRANVERE

Edhe kësaj Pranvere,
Ia kishin grisur fustanin...
Kishin dashtë t’i shthurin kurorën,
I kishin pasë thënë të vijë vetëm -
Por ajo prapëseprapë,
Si përherë erdhi,
Bashkë me shqiponjën!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty
MesazhTitulli: Re: SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"   SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

SEBAHATE BYCI"ZAMBAKU I GJAKOVËS"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum