www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt Empty
MesazhTitulli: Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt   Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt EmptySun Oct 03, 2010 12:29 am

Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt 021010konferencaakrthmb

Uploaded with ImageShack.us
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka kërkuar që sa më shpejt të përcaktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza që është thelluar.

Në një konferencë për media të shtunën, zëvendëskryetarja e AKR-së Mimoza Kusari – Lila ka thënë se rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së ish presidentit Fatmir Sejdiu, nuk lënë zgjidhje tjetër, përpos shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të duhej të mbaheshin në shkurt, eventualisht në mars të vitit të ardhshëm.

Kusari – Lila: S’ka zgjidhje tjetër, përpos zgjedhje
“Aleanca Kosova e Re vlerëson se ngjarjet e fundit në Kosovë, nuk lenë asnjë zgjidhje tjetër të situatës aktuale politike, përveç shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme. Asnjë variant tjetër i zgjatjes së jetës së kësaj qeverie, nuk është në favor të qeverisjes së mirë dhe zgjidhjes së problemeve të akumuluara të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kusari Lila.

Kusari-Lila ka numëruar një sërë shkeljesh, që ka bërë gjatë kësaj kohe koalicioni qeverisës PDK - LDK, të cilat sipas saj janë të mjaftueshme për përfundimin e “jetës” së tij.

Kjo Qeveri, sipas Kusarit-Lila ka qëndruar së bashku, gjithmonë për arsyet e gabuara dhe për interesa të ngusha, andaj AKR nuk pajtohet që të ketë president të ri, por të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kusari-Lila: Jo president të ri

“AKR dëshiron të theksojë, se në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë që nga shpallja e dorëheqjes së presidentit Sejdiu, nuk e ka përkrahur dhe nuk do ta përkrah reciklimin e votës së qytetarit duke mandatuar President të ri apo Qeveri të re”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkohë, Kusari-Lila ka thënë se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pasur ftesë nga njëri subjekt politik, pjesë i koalicionit që të pranojë ofertën për t’u bërë president i Republikës së Kosovës, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza. Por, AKR, sipas Kusari-Lilës nuk do të pranojë që të jetë pjesë e pazareve politike, respektivisht nuk do të pranojë postin e presidentit jashtë votës së lirë të qytetarit dhe pa mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Kusari-Lila në emër të AKR-së i ka bërë thirrje Kuvendit që ta miratojë sa më shpejtë që të jetë e mundur Ligjin e amandamentuar mbi zgjedhjet e përgjithshme, si dhe ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që në pajtim me partitë politike, të shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme, konform nenit 4 të ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë./S.Shala/



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Kusari-Lila: Zgjedhjet në muajin shkurt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kusari-Lila: AAK-ja po i “vardiset” PDK-së
» PD: Zgjedhjet, në fillim të muajit shkurt
» Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 13 shkurt
» Elsa Lila 5 muajsh shtatzene
» Toshiba SmartPad ne muajin shtator
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum