www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane? Empty
MesazhTitulli: ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane?   ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane? EmptyThu Nov 26, 2009 10:57 pm

ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane?


Cfare eshte Islami?


Islami nuk eshte nje religjion i ri, por e njejta e vertete e zbuluar e Hyjit te te gjithe profeteve nga krijimi i botes. Per nje cerk te popullsise boterore, Islami eshte qofte religjion, qofte stil i jetes. Muslimanet shpallin nje religjion te paqes, te meshires dhe pohojne se asgje nuk ka te bej me ngjarjet e renda, qe ndokush mund ti atribuoje gabimisht Islamit.

Kush jane muslimanet?
Nje milard njerezish te cdo race, kombesie dhe kulture.


Ne cfare besojne Muslimanet?
Muslimanet besojne ne nje Hyj te Vetem, ne Engjejt te krijuar nga Ai; ne Profetet, mirenjohes ndaj te cileve ka qene zbuluar njerezimit; ne Diten e Gjykimit kur cdonjeri prej nesh do te gjykohet individualisht sipas veprave; ne autoritetin suprem te Hyjit, mbi fatin e njerezve, ne jeten pas vdekjes. Muslimanet besojne ne "zinxhirin" e profetve, qe fillon me Adamin e perfshin edhe Noen, Abrahamin, Izmaelin, Izakun, Jakobin, Jozefin, Jobin, Mojsiun, Aronin, Davidin, Salomonin, Elin, Jonen, Gjon Pagezuesin dhe Jezusin. Por mesazhi perfundimtar i Hyjit qe i eshte bere njeriut, ploteson porosine e amshuar dhe perfshin gjithe profecite e meparshme, ka qene zbuluar Profetit Muhamet, nepermjet Engjellit Gabriel.


Si mund te behesh Musliman?
Thjeshte duke thene: Nuk ka hyj tjeter jashte Allahut, e Muhameti eshte Lajmeruesi i Tij. Me nje deklarate te tille besimtari shfaq fene e tij ne te gjithe lajmeruesit e Allahut.


Cila eshte domethenia e fjales Islam?
Termi arab "ISLAM" do te thote nenshtrim dhe rrjedhe nga nje fjale qe do te thote paqe. Ne kontekstin fetar, do te thote plotesisht nenshtrim vullnetit te Allahut dhe besimtari ne kete menyre quhet Musliman.


Cfare eshte KA'BA?
KA'BA eshte nje vend i lutjes qe Allahu ka urdheruar Abrahamit dhe Izmaelit (para 4 mije vjetsh). Ndertesa ne gur - sipas besimtarve musliman – thuhet se Adami ka ndertuar e themeluar kete shenjterore. Allahu urdheroi Abrahamin te therras te gjithe njerezimin me qellim qe te vizitojne vendin, e sot kur shtegetaret kur te arrijne ne Meke recitojne: "Ne sherbimin tend, o Allah, ne pergjigje te fteses se Abrahamit".


Kush eshte Muhameti?
Muhameti lindi ne qytetin e Mekes ne vitin 570. Pasi qe babai i tij vdiq para se te lind Muhameti dhe pas pak kohesh do ta humbas edhe nenen, pastaj Muhameti ka qene edukuar nga axha i tij (fisi Quraysh). Duke u rritur kane vene re deshiren e tij te madhe per te verteten, per zemergjeresine dhe sinqeritetin, saqe eshte dalluar per konsultime me dijetaret e vendit.
Historianet pershkruajne si nje njeri te qete dhe mendimtar.
Muhameti ka qene nje njeri shume fetar, dhe qortonte renien e traditave. Shpeshhere kishte zakon te terhiqej te meditonte ne Shpellen e Hires, prane malit Jabal al-Nur (i quajtur ndryshe edhe mali i drites), afer Mekes.


Si behesh profet dhe lajmetar i Allahut?
Ne moshen katerdhjete vjeqare, nderkohe ne terheqje shpirterore, Allahu i zbulohet per here te pare Muhametit, nepermjet Engjellit Gabriel. Nje zbulim i tille, qe zgjati per 23 vjet, eshte e shkruar edhe ne Kuran. Sapo filloi te recitoi fjalet qe kishte degjuar nepermjet Engjellit Gabriel dhe te predikoi te verteten qe Allahu ia kishte zbuluar, se bashku me grupin e tij te vogel (ndjekesit e tij) pesoi perndjeken, as te ashpera ishin saqe Allahu urdheron te imigroi. Kjo ngjarje – Hijra – qe dtth tekstualisht emigrim, casti kur Muhameti me ndjekesit e tij le Meken dhe niset drejt Medines, rreth 400 km ne veri dhe shenon fillimin e Kalendarit Musliman. Pas disa vitesh, Profeti dhe ndjekesit e tij do te mund te ktheheshin ne vendin e tyre, pra ne Meke, ku falen armiqt e tyre dhe ne kete menyre vendosen themelet e fese se Islamit. Para se Profeti te vdiste, pra ne moshen 63 vjec, shumica e Arabise ishin musliman dhe pas nje shekulli te vdekjes se tij, Islami perhapet ne Spanje dhe ne Perendim, ne Lindjen e Larget, ne Kine...


Ne c'menyre perhapja e Islamit ka ndikuar ne bote?
Nje nga arsyet e perhapjes se shpejt dhe paqesore eshte doktrina e thjeshte qe permban kjo fe. Islami meson te kesh fe dhe te adhurosh nje te Vetmin Hyj. Islami poashtu meson njeriut perdorimin e mire te arsyes dhe aftesiste e reflektimit. Pas pak vitesh linden qyteterimet e medha dhe universitetet, pasi sipas Profetit thellimi i njohurise se diturise eshte nje detyre per cdo Musliman (qofte burre apo grua).


Cfare eshte Kurani?
Kurani eshte deshmi e fjaleve te zbuluara nga Allahu nepermjet Engjellit Gabriel profetit Muhamet.
Te kujtuara nga Muhameti dhe te shkruar nga shoket e vet, shkrimi besohet skribve qe shtuan disa gjera per saktesi, nderkohe qe Profeti ishte ne jete. Asnje fjale qe permbajne 114 kapitujt (surat), kane qene te ndryshuara gjate shekujve dhe si rrjedhoje Kurani eshte i vetem, tekst i mrekullueshem e i zbuluar Muhametit para 14 shekujve.


Cfare trajton Kurani?
Kurani eshte Fjala e fundit zbuluar e Allahut. Eshte burim paresor i fese dhe praktikes fetare te nje muslimani. Trajton cdo argoment qe ka te bej me qenien njerezore: diturine, doktrinen, kultin dhe ligjin, por tema qendrore eshte raporti ndermjet Allahut dhe krijesave te tij. Ne te njejten kohe perben orientime udheheqese per nje shoqeri me te drejte, per nje sjellje me korrekte te njerezve.


Ekzistojne burime te tjera te shenjta?
Po, suna!
Suna eshte praktika dhe shembulli i Profetit, eshte autoriteti i dyte per Muslimanet. Nje hadith eshte deshimitar se cfare Profeti ka thene, ka bere dhe miratuar. Te besosh ne suna ben pjese ne ligjin islamik.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

ISLAMI - ne cfare besojne? Kush jane?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sexi Dhe Islami
» Kush e do njerëzimin më shumë se Islami?!
» Kush janë Talibanët ?
» Islami, fe të cilën Allahu e ka zgjedhur për robërit e Vet
» Tifozët e Realit besojnë se Messi është më i miri në histori
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum