www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mekatet E Medha.... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Mekatet E Medha.... Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mekatet E Medha....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mekatet E Medha.... Empty
MesazhTitulli: Mekatet E Medha....   Mekatet E Medha.... EmptyThu Nov 26, 2009 11:00 pm

Thotë All-llahu i Lartësuar ne Kur’anin Fisnik:
“A e ke parë ti (O Muhammed) atë i cili dëshirën e vet e respekton si zot te vetin, atë All-llahut e ka humbur, ia ka vulosur te dëgjuarit dhe zemrën e tij, e kush mund ta udhëzoje atë pos All-llahut?! A nuk merrni mësim?”(EL XHATHIJE, 23)

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thëne:
“Vërtete All-llahu i Madhëruar bën xhelozi. Xhelozia e All-llahut është kur njeriu bën ato vepra te cilat i ka ndaluar Ai.” (MUTTEFEKUN ALEJHI)

Aliu r.a. ka thëne:
“Çdo fatkeqësi vie për shkak te mëkateve, e ngritët vetëm me tevbe(pendim).”

Ebu Hurejre r.a. shpesh thoshte:
“Edhe zogjtë në çerdhet e tyre vuajnë nga dhuna e zullumqareve(mëkatareve).”

Ndërsa Maxhahidi ka thëne:
“Edhe kafshët mallkojnë mëkatarin ne mesin e njerëzve, atë vitë kur është i vështire dhe merr thatësi e madhe. Ato (kafshët) thonë: “Kjo e keqe dhe kjo fatkeqësi vjen nga mëkatet e njerëzve.”

PARATHENIE

Lexues i nderuar. Broshura te cilën je duke e lexuar tani, flet mbi mëkatet e mëdha, te cilat janë shkaktare të fatkeqësive te ndryshme qe e godasin njeriun, jo vetëm ne boten e ardhme, ngase All-llahu xh.sh. bën qe mëkataret ta shijojnë një pjesë te dënimit te tij qe ne ketë bote. Ato janë pasoje e braktisjes se udhëzimit te All-llahut xh.sh. dërguar njerëzimit. Thotë All-llahu xh.sh. ne Kuranin Fisnik:
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështire...”(Ta-ha, 124)
Andaj o vëlla te mos çuditemi perse jeta ne ketë bote na është bere kaq e vështire dhe e mundimshme, na është shndërruar ne xhehenem para xhehnennetit të vërtete, - All-llahu na mbroftë prej tij.
T’i lexojmë me vëmendje o vëlla, rreshtat vijues, t’i lexojmë bashkërisht e te mendojmë mbi to. Ta kontrollojmë veten tone se valle a mos kemi ndonjë apo me shumë prej këtyre mëkateve. Dhe nëse po, te pranojmë se i kemi, te bëhemi te sinqerte me veten, te mos e gënjejmë shpirtin. Dhe menjëherë, posa te kemi zbuluar diç nga ato mëkate tek vetja jone, te mundohemi t’i eliminojmë ato. Tani dhe menjëherë. Te mos presim aspak, te mos jetojmë ne shpresa te gjata dhe ne iluzione. T’i shpallim lufte shejtanit, t’i kundërvihemi epsheve tona te ultë, mëkateve e ëndjeve. Le te shpërngulen ato nga ne, nga mendja, shpirti dhe trupi jone. Te mos kenë vend tek ne.
Përpiqu o vëlla, lufto. Ngase vet jeta është arene e madhe e përpjekjeve dhe e luftës. Mos e ve fatin e ardhmërisë sate ne rrezik, sikur qe komorgjiu e ve pasurinë e vet ne bixhoz. Kujtoje se duhet kthyer shpirtin Krijuesit tone, duhet dhëne përgjegjësi.
E lus Zotin qe kjo broshure e vogël te jete shkaktare e kthesës se madhe tek ti, tek sjelljet e tua dhe jeta jote.
E lus Atë i Cili betohet ne “shpirtin i cili është shumë qortues.”(El-Kijame,2) qe përfundimi jone ne ketë bote te përputhet me fjalët e Tij: “O ti shpirtë i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn ne turmën e robërve te Mi! Dhe hyn ne Xhennetin Tim.”(El-Fexhr, 27-30).

MËKATET E MËDHA

Falënderimi i qofte All-llahut xh.sh. i Cili na krijoi ne formën me te bukur. Atë e adhurojmë dhe i jemi mirënjohës, prej Tij ndihme dhe falje kërkojmë për veprat tona te këqija. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi te Dërguarin e Zotit, Muhammedin a.s. mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi te gjithë besimtaret deri ne ditën e Gjykimit, Thotë All-llahut xh.sh. ne Kuranin Fisnik:
“Çfarëdo e keqe qe mund t’ju godasë, ajo është pasoje e veprave tuaja (te këqija), e për shume tjera Ai u fale”(Shura 30) “Për shkak te veprave (te këqija), te njerëzve, janë shfaqur te zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj) ne toke dhe ne det, e për ta përjetuar ata një pjese te asaj te keqeje qe e bene ashtu qe te tërhiqen (nga te këqijat).”(Er-Rum; 41)
Pra, siç shohim nga këto dy ajete te lartshënuara, All-llahu xh.sh. na tregon për pasojat e mëkatit, prandaj besimtari është i obliguar qe vazhdimisht ta forcoje takvallekun (devotshmërinë) dhe qe sa me tepër ta ripërtërije, te largohet nga gjerat te cilat All-llahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij i kane ndaluar dhe qe te mos jene te pakujdesshëm ne ketë çështje duke thëne: “Cikërrime, gjë e imte”, ngase thotë All-llahu xh.sh.:
“Kushdo qe bene keq do te ndëshkohet për te dhe pos All-llahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.”(En-Nisa; 123)
Ndërsa i Dërguari i Zotit, Muhammedi a.s. thotë: “Kur mëkatari e bene ndonjë mëkat, ai (mëkat) i le ne zemrën e tij një pike te zeze, e nëse pendohet dhe kërkon falje – zemra e tije i pastrohet, e nëse nuk pendohet ajo (pike) zgjerohet derisa plotësisht te mos ia mbulon zemrën e tij.” Ajo pike e zeze plotësisht e përfshinë dhe e mbulon zemrën dhe ajo është shtrese për te cilën All-llahu xh.sh. ne Kur’an thotë:
“Te këqijat qe i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.”(El Mutaffiffinë, 14)
Dikush nga dijetaret ka thëne: “Mos shiko ne madhësinë e mëkatit, por shiko ndaj kujë po bën mëkat (pra ndaj Zotit).” Ndërsa Hasan el Basriu ka thëne: “Te shmangurit nga mëkatet është me e lehte se sa te kërkuarit e faljes”. Ketë e vërtetojnë edhe fjalët e Pejgamberit, a.s. ne një hadith sahih: “Largohuni asaj qe ju kam ndaluar, dhe kryeni atë qe ju kam urdhëruar aq sa jeni ne gjendje.” Shiko se si Pejgamberi a.s. kryerjen e urdhëresave e ka kushtëzuar sipas mundësive çka nuk është rasti edhe me ndalesat, duke treguar me ketë ne rrezikun e madh dhe padenjësinë e atij i cili i vepron ato, andaj duhet investuar tere mundin qe atyre t’iu shmangemi. Fudajl ibn ‘Iljadi thote: “Ne te njëjtën mase ne te cilën ty mëkatet te duken te vogla e te parëndësishme, ato tek All-llahu bëhen te mëdha, e nëse ne ty shtohet vetëdija mbi rrezikun e tyre, ne te njëjtën mase ato zvogëlohen tek All-llahu xh.sh.”
As’habet e kane pasur zakon te thonë: “Mëkate janë posta e kufrit(mosbesimit).”
Për shkak se numri i madh i mëkateve e ngurtësojnë (e bëjnë te pandjeshme) zemrën dhe nga ajo nxjerrin çdo te mire, ashtu qe njeriu vepron çdo gjë qe dëshiron dhe çka i bie nder mend, dhe shejtanin e merr për shok te vetin, ndërsa ai (shejtani) e mashtron dhe e nxite ne te këqija duke e larguar nga veprat e mira dhe nuk do te jete i kënaqur me te derisa nuk e shpie ne kufër, nëse është ne gjendje ta beje ketë. Prandaj, vëlla besimtare, duhet te kemi kujdes prej mëkateve, e sidomos te bëjmë përpjekje qe te ruhemi nga ato mëkate te cilat ne Shiri’at qarte janë te definuara si mëkate te mëdha. Po ashtu edhe nga ato mëkate te cilat dijetaret i konsiderojnë te mëdha. Dhe assesi mos e konsidero për te parëndësishëm çfarëdo mëkati qe te jete ai, mos e kupto për te lehte ketë çështje, dhe mos qëndro ne mëkat sado i vogël te jete ai, sepse dijetaret qarte na e kane bere te ditur se vazhdimësia ne mëkate te vogla shpie ne mëkatet e mëdha. Ngase qëndrueshmëria ne mëkate te vogla dëshmon për te kuptuarit e pandërgjegjshëm te fesë dhe ne shkeljen e urdhrave te All-llahut, xh.sh. lehtazi.
Këtu, do t’i përmendim disa nga mëkatet e mëdha te cilat i përmend Ibn Haxher el-Hejtemiu ne veprën e tij(Ez-Zevaxhir an iktirafil kebair):
Shirku i madh, All-llahu na ruajt prej tij; shirku i vogël; hipokrizia; hidhërimi për shkak te punëve te parëndësishme, te kota; urrejtja dhe zilia; kibri (mendjemadhësia); supozimet; kryelartësia; mashtrimi; nifaku; hajdutëria; te kthyerit e shpinës njerëzve nga mendjemadhësia dhe nënçmimi tyre; lakmia; zemërimi ne caktimin e All-llahut; te shikuarit ne pasanikë dhe te lartësuarit e tyre për shkak te pasurisë; përqeshja e varfanjakeve për shkak te varfërisë se tyre; te garuarit ne arritjen e pasurisë se dynjallëkut dhe te lavdëruarat me te; stolisja e krijesave me atë qe nuk është e lejuar te stolisen; lajkatimi; te kënaqurit me lavdërim për atë qe nuk e ka bere; hidhërimi për diç tjetër përveç se për fenë e All-llahut xh.sh.; pandërgjegjshmëria ndaj obligimeve nga All-llahu xh.sh. dhe urdhrave te Tij; te pasuarit e epsheve dhe largimi nga e vërteta; dyshimet e këqija ndaj myslimanit; mospranimi i te vërtetës ne qofte se ajo vie me diç qe është ne kundërshtim me dëshirat dhe teket tona, apo nëse vie (e vërteta) nga ai te cilin ne nuk e dojmë; gëzimi gjate bërjes se mëkatit dhe qëndrueshmëria ne te; harresa ne All-llahun xh.sh. dhe ne boten e ardhme; ndjenja e sigurisë nga dënimi i All-llahut xh.sh.; te zhyturit ne mëkate; mendimi i keqe mbi All-llahun xh.sh. dhe ne boten e ardhshme’ ndjenja e sigurisë nga dënimi i All-llahut xh.sh.; te zhyturit ne mëkate; mendimi i keq mbi All-llahun xh.sh.; humbja e shpresës ne mëshirën e Tij; te fituarit e diturisë për dobitë e dynjallëkut; te fshehurit e diturisë; mos veprimi sipas diturisë; te gënjyerit me qellim ne All-llahun xh.sh. apo ne te Dërguarin e Tij; futja e adeteve te këqija mes njerëzve braktisja (lërja) e Sunnetit te Pejgamberit a.s.; moskryerja e premtimit; dashuria dhe simpatia ndaj zullumqareve dhe mëkatareve; te urrejturit e njerëzve te mire dhe shqetësimi i tyre; te shqiptuarit dhe përhapja e fjalëve te cilat shkaktojnë fesad(trazira) dhe dem i cili e hidhëron All-llahun xh.sh.; te qenurit i kënaqur me mëkatin e madh dhe te ndihmuarit ne kryerjen e tij; te vepruarit e punëve te këqija e te poshtra me qellim qe njerëzit te frikohen nga ai; te harruarit e Kur’anit (te cilin e ka ditur përmendesh); poleminizimi dhe grindja; përpjekja e triumfit mbi Kur’anin dhe fenë; mospranimi pas nevojës se vogël dhe moslargimi i mbeturinave te urinës nga trupi dhe rrobat, te zbuluarit e pjesëve te turpshme te trupi përveç për nevoje; marrëdhënia seksuale me gruan gjate menstruacioneve apo lehonisë; agjërimi i grave gjate menstruacionit dhe lehonisë; lenia e namazit me qellim; shtyrja e namazit me vetëdije deri pas kohës se tij te caktuar, apo kryerja e tij para kohës se caktuar te tij pa ndonjë shkak te arsyeshëm siç janë udhëtimi apo sëmundja; te udhëhequrit e njerëzve ne xhematë, për te cilët e din se nuk e dëshirojnë atë; te këputurit e saffit ne namaz dhe mos drejtimi i tij; tejkalimi i veprimeve te imamit ne namaz; falja e namazit ne varreza; ndezja e qirinjve mbi varreza dhe prekja e tyre; leximi i pjesëve te Kur’anit ne varreza; te udhëzuarit e gruas pa mahrem (përcjellës); anulimi i udhëtimit apo kthimi nga ai për shkak te hedhjes se fallit ne diç; mos falja e namazit te xhumasë me xhematë pa shkak te arsyeshëm me Sheri’ai; shtyrja dhe kalimi përmes safave ne namazin e xhumasë; te veshurit e mëndafshit nga ana e meshkujve pa shkak te arsyeshëm për ketë dhe te stolisurit me ari apo me argjend, përveç unazës; te imituarit e grave ne atë çka është e njohur se femërore, qofte ai (imitim) ne te veshur, ne te folur, sjellje apo te ngjashme si dhe e kundërta (te imituarit e meshkujve nga ana e femrave); mburrja; te ecurit me kryelartësi; goditja(rrahja) ne faqe (te vajtuarit); shqyerja e rrobave dhe vajtimi; te mallkuarit; ankimi me rastin e vështirësive; mosdhënia e zëkatit apo shtyrja e tij (pa shkak te arsyetueshëm me Sheri’at) pasi qe te është bere obliguese dhënia e tij; sjellja koprracë e njeriut me borxhliun e vet edhe pse e di se si është ne situate te keqe materiale; te përmendurit e vazhdueshëm te sadakasë te cilën e ka ndare; te ndaluarit e ujit te mjaftueshëm atij te cilit i është i nevojshëm; lërja e agjërimit ne cilëndo dite te Ramazanit pa shkak te arsyeshëm me Sheri’at siç është udhëtimi apo sëmundja; agjërimi gjate ditëve te Bajrameve dhe tri ditëve pas Arefatit; moskryerja e Haxhxhit edhe pse ke mundësi; pirja apo ngrehja e asaj qe te dehe, alkoolit, hashashit, opiumit e te ngjashme me këto; ngrehja e mishit te derrit dhe cofëtinës; marrja apo dhënia e kamatës apo pjesëmarrja ne te ne çfarëdo mënyre (qofte ajo duke shkruar, dëshmuar apo ndihmuar); fitimi i pasurisë ne mënyre te palejuar te tregtisë dhe aspekteve te tjera, te ndaluara te fitimit; fshehja e mallit ne sasi te mëdha me qellim te shtrenjtimit te saj; mashtrimi ne shtije; shitja e mallit me betim te rrejshëm; matja me mangësi ne peshoje e ngjashëm me ketë; shtyrja dhe te vonuarit e kthimit te borxhit pa shkak te arsyeshëm ai i cili ne gjendje qe ta ktheje atë; plaçkitja e pasurisë se jetimit; harxhimi i pasurisë ne gjerat qe janë haram; ndërtimi i panevojshëm vetëm nga mendjemadhësia dhe krenaria; te mashtruarit e partnerit dhe te zëvendësit ne pune; grabitja e padrejte e pasurisë se huaj; te vonuarit e pagesës se punëtoreve apo refuzimi qe ata te paguhen edhe pasi ta kenë kryer punën e duhur; uzurpimi i pasurisë se përbashkët dhe mos lejimi qe me të të shërbehen udhëtaret, nevojtaret; te mohuarit e amaneteve te cilat iu janë dhëne për t’i ruajtur apo për t’u shërbyer me to apo me qira etj.
Këto pra ishin disa, po jo krejt mëkatet e mëdha te cilat dijetari Ibnu Haxheri i ka përmendur ne librin e tij.
Por, mos te dëshpërohemi e te humbim shpresën ne mëshirën e All-llahut, nëse Ai nga mëshira e Tij njeriut i cili ka rene ne mëkate ia ka hapur dyert e mëshirës se Tij, për te shpëtuar nga dënimi nëse pendohet sinqerisht dhe i frikësohet All-llahut xh.sh. i ka lëne si shkaqe (ne ketë dhe ne boten e tjetër) për t’i shpëtuar dënimit te xhehenemit. E para nga ato është pendimi (tevbeja), ngase Allahu xh.sh. thotë:
“E pas tyre (te mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhëne pas kënaqësive; ata sigurisht keq do të përfundojnë, përveç atyre që pendohen dhe besojnë e bëjnë vepra të mira, të tillët do të hyjnë ne xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrfarë e padrejte.”(Merjem, 59-60).
“Do t’ua pranoj pendimin atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (te vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, ngase Unë pranoj shume pendimin, jam Mëshirues.”(El-Bekare,160).
Tevbeja e cila e fshinë mëkatin është tevbeja e sinqerte e cila buron nga zemra, e jo tevbeja e cila ka te beje vetëm me shqiptimin e gjuhës. Dhe atë e përcjellë pendimi i thelle për mëkatet e bëra dhe nijeti i forte qe kurrë me nuk do t’i kthehet atij.
I tere ummeti mysliman është ne pajtueshmëri se pendimi është shkaktare i faljes dhe fshirjes se dënimit, dhe se asgjë tjetër nuk mund te jetë shkaktare i faljes se te gjitha mëkateve përveç tevbes. All-llahu xh.sh., thotë: “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës se All-llahut, pse vërtete, All-llahu i fale të gjitha mëkatet. Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues.” (Ez-Zumer, 53)
Shkaku i dyte është: Kërkimi i faljes (istigfari), sepse All-llahu xh.sh. ka thëne: “Dhe All-llahu nuk do t’i dënoj, derisa ata kërkojnë falje (istigfari).”(El-Enfale, 33).
Ne te vërtet, istigfari hyn ne domethënien e tevbes, sepse istigfari është kërkim i faljes se mëkateve te cilat njeriu i ka bere, çka hynë ne pendim për atë qe ka bere. Ngase kërkimi i faljes është dëshmia me i madhe e atij pendimi. Por, tevbeja ka kuptim me te forte se istigfari sepse ne vehte përmban edhe nijetin e forte për te mos gabuar me ne te ardhmen.
Shkaku i trete është: Kryerja e punëve te mira, sepse All-llahu xh.sh. thotë: “S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat”(Hud,114).
Shkaku i katërt janë fatkeqësitë e dynjallëkut te cilat e godasin njeriun, sepse Pejgamberi s.a.w.s ka thëne: “Besimtarin nuk godet çfarëdo sëmundje ngjitëse, apo vështirësi, vuajtje, telashe apo mërzi, e madje edhe kur ta ketë shpuar një therrë e zakonshme, e qe All-llahu xh.sh. për ketë te mos ia fale ndonjë mëkatet e tij.”
Dije se falja e mëkatit rrjedh për shkak te vet sprovës me ndonjë nga fatkeqësitë, e nëse njeriu bene sabër ne ato fatkeqësi do te arrije edhe shpërblimin tjetër krahas faljes se mëkatit, e nëse zemërohet do ta fitoj edhe mëkatin e ri, ndërsa mbete falja e mëkatit për shkak te fatkeqësisë e cila e ka goditur.
Dhe shkaku i fundit te cilin do ta cekim nga shkaqet e kësaj bote, te cilat All-llahu xh.sh., nga mëshira e Tij e madhe e la si rast për faljen e gabimeve eshtek Duaja (lutja) e besimtarit dhe kërkimi i faljes për vëllaun e tij besimtare gjate jetës dhe pas vdekjes se tij.
Ndërsa nga shkaqet e asaj bote po i përmendim: vuajtja ne varreza; tmerret dhe vështirësitë e ditës se Kiametit; shefati i atyre te cilëve All-llahu xh.sh. do t’u lejoje qe te ndërmjetësojnë ne ditën e Gjykimit, si dhe falja e me te Mëshirshmit, Krijuesit tanë pa ndërmjetësimin e askujt. All-llahu xh.sh. thotë: “E do t’iu fale mëkatet më të vogla se ajo (shirku), kujt të dojë.” (En.Nisa, 48 dhe 116).
Prandaj, vëllezër te nxitojmë e t’i shfrytëzojmë mundësitë te cilat na i la All-llahu xh.sh. ne ketë bote te mos pushojmë se berit tevbe e istigfarë, te jemi te durueshëm ne sprova, e bëjmë pune te dobishme e sidomos te bëjmë dua për njeri tjetrin, çka edhe botuesi i kësaj broshure kërkon prej vëllezërve te tij- lexues te kësaj broshure.
All-llahu na i falte mëkatet dhe na mëshiroftë.
EL HAMDU LIL-LAHI RABBIL ALEMIN.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mekatet E Medha.... Empty
MesazhTitulli: Re: Mekatet E Medha....   Mekatet E Medha.... EmptyThu Nov 26, 2009 11:00 pm

Mëkatet e prindërve (të babait)
Nuk mund të themi se në familjet e fëmijëve të padisiplinuar nuk ekziston ndonjë lloj disipline prindërore. Këta fëmijë janë akuzuar rreptë gjatë tërë moshës fëmijërore; janë rrahur dhe keqtrajtuar për gabime shumë të vogla. Kjo sjellje është shumë e dëmshme, pasi është disiplinë e padisiplinuar, sepse vetë prindërit janë të padisiplinuar. Ata mund të zihen dhe të shahen para fëmijëve pa u përmbajtur; janë të pakujdesshëm; premtojnë lehtë dhe nuk i mbajnë premtimet; jeta e tyre është shpeshherë kaotike, duke bërë të pamundur përpjekjen për të rregulluar jetën e fëmijëve. Nëse babai rreh rregullisht nënën, ç’kuptim ka që nëna të rrahë të birin pse ai ka keqtrajtuar të motrën? Ç`kuptim ka t’i flasë që ai të përmirësojë sjelljet e veta? Meqenëse në fëmijëri nuk e kemi aftësinë e krahasimit, prindërit për ne janë krijesa hyjnore.

Kur prindërit bëjnë diçka, këtë fëmijët e kuptojnë si mënyrën e vetme për të bërë diçka. Nëse fëmija çdo ditë e sheh prindin e tij të disiplinuar, me autoritet e të përmbajtur, që është i aftë të organizojë jetën e vet, atëherë ky fëmijë do ta pranojë këtë sjellje me krejt unin e tij, si të vetmen mënyrë të jetesës. Por nëse ai çdo ditë sheh që prindërit e tij jetojnë në mënyrë të padisiplinuar, do ta pranojë këtë si të vetmin model jetese. Nga shembujt e jetës,më kryesore nga të gjitha është përvoja e dashurisë. Shumë rrallë mund të ndodhë që fëmijët e disiplinuar të jenë nga familje me jetë kaotike, paçka se dhe te ato përkohësisht apo ngandonjëherë, ka dashuri të sinqertë. Përkundrejt kësaj, ka edhe raste të familjeve ku prindërit merren me ndonjë profesion, si mjekësia, drejtësia apo ndonjë punë tjetër humanitare dhe jetojnë një jetë shumë normale, që nxjerrin në jetë fëmijë të padisiplinuar, të destabilizuar dhe destruktivë, njëlloj si fëmijët e familjeve të varfra dhe kaotike. Në fund të fundit, dashuria është ajo që mund të na shpjegojë gjithçka. Misterin e dashurisë do ta analizojmë më vonë. Por për shkak të kontekstit, nuk dot ë ishte keq që ta analizojmë dashurinë në raport me disiplinën. Kur duam diçka, që për ne është shumë e rëndësishme, i përkushtohemi asaj me gjithçka; kujdesemi së tepërmi dhe kënaqemi me të. Paramendoni një adoleshent që është i dashuruar me automjetin e tij: sa kohë i përkushtohet për ta mirëmbajtur; sa shumë mahnitet e kënaqet duke e kundruar etj, etj. Ose mendoni ndonjë të moshuar në oborrin e vet, ku kalon orë të tëra duke u marrë me plehërimin, prerjen dhe rregullimin e pemëve dhe të luleve; sa i hutuar dhe i mahnitur është kur shikon se si rriten ato. Njëlloj është edhe me fëmijët. Nëse i duam, duhet të përkujdesemi për ta me gjithë unin tonë, pa e llogaritur kohën.

Disiplina e mirë kërkon kohë. Kur nuk kemi kohë për fëmijët tanë dhe nuk iu përkushtohemi atyre aq sa duhet, ne nuk mund të jemi të vetëdijshëm për momentin kur ata kërkojnë ndihmë. Është e rëndësishme që kjo nevojë e tyre për të arritur te disiplina, duhet të na futet neve në tru, sepse duke mos e vërejtur, e kemi shumë më të lehtë të shprehemi kështu "Unë nuk kam kohë të merrem me gjëra të tilla" ose marrim masa të rrepta për shkak të sjelljes së tyre jo të mirë duke përdorur një disiplinë të dhunshme. Nxitemi më kollaj nga inati, sesa nga qëllimi për të analizuar problemin dhe për të gjetur se cili lloj të disiplinës do të ishte më mirë të përdornim në rastin konkret.

Prindërit që iu kushtojnë kohë fëmijëve të tyre, e kanë të qartë se në rastet kur fëmijët bëjnë gabime, duhet të reagojnë me vërejtje apo qortime të shoqëruara me plot kujdes. Ata vëzhgojnë pa u vënë re se si e hanë ëmbëlsirën fëmijët e tyre, si mësojnë, si sajojnë gënjeshtra të kota, si iu largohen problemeve me të cilat nuk duan të ballafaqohen, etj. Këta prindër gjejnë kohë të bëjnë korrigjime të vogla, t’iu përgjigjen atyre pa përtesë, ndonjëherë dhe duke u pajtuar me ta, duke u dhënë leksione, duke u treguar ngjarje e përralla, duke i përqafuar, puthur e duke ua rrahur shpinën në shenjë mirësjellje dhe tolerimi.

Ky është lloji i disiplinës të cilën e aplikojnë prindërit e kujdesshëm dhe që, në fund të fundit, është superiore në krahasim me mënyrën se si sillen prindërit që nuk u ofrojnë dashuri fëmijëve të tyre.

Çka thamë më lart është vetëm fillimi. Nëse iu përkushtohemi fëmijëve duke humbur një kohë të caktuar për të ndjekur problemet dhe nevojat e tyre, kjo kërkon nga ne mundim, pasi na duhet të marrim vendime dhe të vuajmë bashkë me ta, në kuptimin e plotë të fjalës. Fëmijët nuk janë të pandjeshëm për këtë. Ata e vërejnë kur prindërit janë të gatshëm të vuajnë bashkë me ta. Edhe pse nuk e reflektojnë menjëherë këtë mirënjohje, ata mësohen të përballojnë vuajtjen. "Nëse prindërit e mi janë të gatshëm të vuajnë bashkë me mua", do t’i thonë ata vetës."- me siguri dhe vuajtja nuk do të jetë aq e rëndë, sepse unë do të jem i përgatitur që do të vuaj". Ky është fillimi i vetëdisiplinës.

Koha dhe cilësia e kohës që iu përkushtohet fëmijëve nga ana e prindërve, tregon se sa shumë prindërit i çmojnë fëmijët. Ndërsa prindërit të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme për fëmijët e tyre, nga dëshira për ta fshehur këtë të metë, mundohen në mënyrë mekanike t’i bindin ata se sa shumë i çmojnë. Këta fëmijë me të vërtetë do të donin të besonin se prindërit e tyre janë të dashur, por në mënyrë instiktive (së brendshmi) e ndiejnë se fjalët e prindërve nuk reflektojnë sjelljen e tyre.

Në anën tjetër, fëmijët e plotësuar me dashuri prindërore, edhe pse në disa çaste ekstreme mund të mendojnë se janë lënë pas dore, e dinë që janë të rëndësishëm për prindërit, dhe, kur këtë e ndiejnë me krejt unin e tyre, ata s’kanë asnjë dyshim se janë me të vërtet të çmuar apo të vlerësuar.

Ndjenja e vlerësimit të vetvetes: "Unë jam person i vlefshëm" është thelbësore për shëndetin mendor dhe përbën shtyllën e vetëdisiplinës. Kjo lidhet drejtpërdrejt me dashurinë prindërore. Një bindje e tillë krijohet qysh në fëmijëri, sepse është shumë e vështirë që ajo të plotësohet në moshë madhore. Kur fëmija me ndihmën e dashurisë prindërore mësohet të jetë i vlefshëm, është gati e pamundur që problemet e adoleshencës ta shkatërrojnë këtë frymë.

Vetëdisiplina është provë për t’u kujdesur për veten. Meqë po flasim për procesin e zgjatjes së kënaqësisë, të planifikimit dhe të përkushtimit kohor, është e udhës të sqarojmë kuptimin e termit kohë.

Kur e çmojmë vetveten, ne duam që kohën tonë ta shfrytëzojmë në mënyrë produktive. Nëpunësja e financave që e zvarriste punën, nuk e çmonte kohën e saj. Sikur ta çmonte kohën, nuk do të lejonte që ta humbte atë në mënyrë joproduktive dhe të mërzitshme. Nuk është i parëndësishëm fakti që në fëmijëri të gjitha pushimet shkollore ajo i kishte kaluar vetë, pa familjen, ndonëse prindërit kishin paguar mjaft për të, kujdeseshin për të. Kështu, ajo është rritur si një person i pavlerë, që nuk meritonte përkushtim; nuk është përkujdesur për veten dhe nuk e ka çarë kokën për disiplinë. Ndonëse ka qenë grua intelektuale, i kanë munguar besimi i vlerësimit real të vetvetes dhe i të tjerëve për të. Kur ka arritur te problemi i vlerësimit të kohës së saj, i është paraqitur nevoja natyrore për ta organizuar dhe shfrytëzuar maksimalisht kohën e vet. Fëmija që ka përvojën e dashurisë dhe të përkushtimit prindëror, do të jetë fatlum në jetë, jo vetëm se ai është i mbushur me ndjenjën e besimit, por dhe sa ka bindjen e madhe të sigurisë në vetvete.

Të gjithë fëmijët pa përjashtim, tmerrohen nga largimi i prindërve dhe jo pa shkak. Madje kjo frikë krijohet që kur fëmija është gjashtë muajsh, që kur ndien se qëndron si individualitet larg prindërve. Nga një vështrim i tillë i vetvetes, arrihet në përfundim se individualiteti i fëmijëve është i pafuqishëm dhe i varur nga prindërit dhe nga dëshirat e tyre. Të jetojë i ndarë nga prindërit për fëmijën është e barabartë me vdekjen. Shumë prindër dhe nëse janë të ashpër e të pashkolluar, në mënyrë instiktive e ndiejnë këtë frikë të fëmijëve të tyre dhe mundohen njëqind herë në ditë t’i bindin me shprehjen: "Mami dhe babi asnjëherë nuk do t’ju lënë vetëm. Babi dhe mami do të kthehen menjëherë, nuk vonohemi" etj, etj. Nëse këto fjalë do të shoqërohen me një sjellje të butë e bindëse, fëmija deri në pubertet do ta humbasë frikën e braktisjes; do të formojë besimin në vetvete se bota është një vend i sigurt edhe se asnjëherë mbrojtja nuk do t’i mungojë, nëse ai do të kenë nevojë për të. Me një ndjenjë të tillë sigurie, fëmija është i lirë të zgjasë kënaqësinë që lidhet me familjen, gjithmonë është në dispozicion të tij. Për fat të keq, shumica e njerëzve nuk e kanë këtë fat. Një numër i madh fëmijësh mbeten vetëm; në raste vdekjesh të prindërve apo braktisjes nga ana e tyre; të moskujdesjes apo mungesa e vullnetit të prindërve për t’iu përkushtuar atyre kohë. Fëmijët e tjerë që nuk janë të braktisur nga prindërit, asnjëherë nuk e kuptojnë apo nuk e pranojnë se kjo mund të ndodhë. Disa prindër, duke ditur këtë, për ta vendosur më lehtë disiplinën, përdorin kanosjen apo kërcënimin. Shprehja më e përdorur është kjo: "Nëse nuk bënë atë që them unë, nuk do të të dua më dhe ti e kupton vetë se çdo të thotë kjo". Pra, do të thotë braktisje, vdekje. Këta prindër e kushtëzojnë dashurinë nëpërmjet kontrollit e epërsisë që kanë mbi fëmijët e tyre. Për këtë arsye fëmijët e këtyre prindërve janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre. Fëmijët e braktisur psikikisht apo fizikisht nga prindërit, rriten me bindjen se bota është një vend i pambrojtur dhe i pasigurt dhe ata nuk janë të gatshëm, që në momente të caktuara t’iu largohen kënaqësive të vogla për hir të kënaqësive më të mëdha apo për hir të sigurisë të së ardhmes, sepse për ta ajo është e panjohur dhe i tremb.

Si përfundim, fëmijët që të mund të zhvillojnë aftësinë e zgjatjes së kënaqësisë, patjetër duhet të kenë prindër të vetëdisiplinuar, që të edukojnë te ata ndjenjën e vlerësimit të vetvetes, si dhe një shkallë besimi në sigurinë e vetëekzistencës së tyre. Kjo arrihet me rrugën e vetëdisiplinës dhe të dashurisë së vërtetë prindërore, si dhe të përkushtimit prindëror. Këto janë dhuratat më të vlefshme që mund t’ua dhurojnë prindërit fëmijëve të tyre. Nëse fëmijët nuk i marrin këto nga prindërit, me siguri ata do t’i marrin ato nga burime të tjera. Por në këto raste, ky proces paraqet një rrugë shumë të vështirë, e cila rrallë mbaron me sukses.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mekatet E Medha.... Empty
MesazhTitulli: Re: Mekatet E Medha....   Mekatet E Medha.... EmptyThu Nov 26, 2009 11:01 pm

****Mekat****

E ndava nga gruaja, por...
“Kur u njohëm, ai nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restorantet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Kur dëgjova se ishte i martuar e kishte edhe vajzë, vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaja nga gruaja”,
- rrëfen Eminja, 35 - vjeçare.

“Në të vërtetë, gjithnjë e kam ditur se ai është një qyqar, te i cili nuk do të gjeja mbështetje nëse nuk do të vepronte ashtu siç i thosha unë. E ai më dëgjonte verbërisht: së pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatërrova familjen, pastaj e organizova jetën tonë të përbashkët, në të cilën nuk kishte vend as për prindërit, as për të afërmit e tij. Kështu, kisha qetësi dhe askujt si lejoja të përzihej në jetën tonë. Prindërit e tij mendonin se unë e kisha shkaktërruar birin e tyre. Ata kanë harruar, apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ai gjithmonë ka qenë një qyqar i bukur dhe fjalëëmbël”.

- “Ai është fajtor për të gjitha, kurse unë ia ktheva me të njëjtën masë. Kur u njohëm nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restorantet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe një vajzë, dëgjova nga një kolege e punës. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenë shoqe të mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaj nga gruaja”.

Metodat që përdora patën sukses
- “Mendoja se një mashkull që e tradhton gruan e fëmijët, e ka lehtë t’i baraktisë e t’i harrojë. U mashtrova. M’u desh një mund shumë më i madh sesa kisha menduar. Zgjati me vite. I përdora të gjitha metodat për ta bërë për vete: e nënçmoja, e braktisja për shkakun më të vogël, e ai, gjithmonë me vinte pas duke qarë e duke më rënë në gjunjë të mos e braktisja. Këto ishin metodat e mia me të cilat i sprovoja dobësitë e tij, e në anën tjetër kënaqesha.
E mundoja edhe gruan e tij. Sa herë më tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandërprerë, derisa fqinjtë kureshtarë dilnin në dritare. Kështu, të gjithë fqinjtë e morën vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siç dukeshin në shikim të parë. R. paraqitej si njeri i suksesshëm, serioz, besnik ndaj gruas e fëmijëve. Kështu e shkatërrova mitin që kishte ndërtuar me vite për veten e tij, duke ia prishur rehatinë në familje.
Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kërkonte tjetrën, në mungesë të dashurisë së saj. E ai, për ta dënuar, e detyroi që ajo vetë të kërkonte shkurorëzim. Por, para se ata të ndaheshin, unë e inskenova ikjen time në një shtet tjetër. Vesha një fund të shkurtër, u rregullova me kujdes, mora një taksi dhe shkova në banesën e tyre. Derisa i bija ziles, ata të dy grindeshin. I luta të ma hapnin derën që ta shihja R. për herë të fundit, sepse po ikja përgjithmonë. Të dy u shtangën. Ajo, më në fund mori frymë, kurse R., vrapoi pas meje. Hyra në taksi dhe u nisa në aeroport. Vozitësit i thashë ta ngiste ngadalë makinën, në mënyrë që R. të na ndiçte më lehtë. Nuk e kisha ndërmend të udhëtoja. Doja ta detyroja të bënte ashtu si doja unë dhe ta vëja edhe njëherë në sprovë dashurinë e tij. Punëtorët e aeroportit ishin dëshmitarë të një skene dashurie në mes të dy njerëzve, të cilët ishin të krijuar për njëri-tjetrin dhe asgjë s’mund t’i ndante.
Atë ditë u realizua ëndrra ime. Mendova. Gjithmonë do të jetë imi!”

S’e lija të merrte frymë
- “Më në fund u shkurorëzua dhe jetonte sipas rregullave të mia, duke i larë vazhdimisht mëkatet e veta. Më dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Të them të drejtën nuk kishte zgjidhje tjetër. Për të qenë gjithnjë pranë tij, e lash punën dhe u vendosa në firmën e tij. Bëja punët që kërkonin përkushtim dhe dije shumë më të madhe sesa mundësitë e mia, por më duhej të dija çdo gjë që ndodhte në jetën e tij. Vetëm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, është dashur t’i lija pak liri. I linda tre fëmijë e ai ua ndërronte pelenat, i ushqente, ngrihej natën kur kishte nevojë. Pas lindjes së parë e mora shërbëtoren. Gruaja e tij as që ka guxuar të mendonte për një gjë të tillë. Gjithnjë kam qenë tepër e kujdesshme për pamjen time, prandaj bëja çdo gjë të mos më prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetëm disa muaj pas lindjes, mund të vishja prapë fund të shkurtë. Nëse burri im e kthente kokën pas ndonjë fundi të shkurtë të nesërmen fundi im ngjitej edhe më lart.
E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetëm për vete, larg femrave të tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siç e përvetësova. Kam qenë tepër e marrë kur kam menduar se ai do të jetë përherë imi”.

Po i lajë mëkatet
- “Përnjëherë ndryshoi çdo gjë. Grave të punësuara dhe të ngarkuara me probleme të shumta, u duhet kohë për ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave të tjera. E dija se diçka po ndodhte me të, por nuk e dija shkakun. Vonë e kuptova se atij i pëlqente ortakja e punës, më e vjetër dhe më me përvojë se unë. Ishte grua serioze e me qëndrim të matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtër, por ajo kishte diçka që unë nuk mund ta zbuloja. R. shpesh është në udhëtime zyrtare, e unë e di se kjo është një arsye për të qenë me atë grua, por nuk po mundem t’i kontrollojë. Edhe unë e njoh. Për shkak të punës më duhet të bashkëpunoj shpesh me të, por ajo gjithnjë më rri larg. Qe 12 vjet, sa jetoj me R., për herë të parë e ndjeva veten të dobët e të vetmuar. Frikësohem se ajo do të ma marrë burrin për të cilin luftova aq shumë. Ashtu siç e ndava unë nga gruaja e parë ajo pret të ma kthejë në të njëjtën mënyrë, Si duket ky është dënim nga Zoti, për të gjitha mëkatet që kam bërë.”
- “Të gjitha dredhitë në luftë për ta përvetësuar i harxhova herën e parë, e tani, kur këtë më duhet ta bëj për herë të dytë, neveritem. Si duket, as armët nuk më shkrepin më. Nuk më ndihmojnë as nënçmimet, as fundat e shkurtra, as këncënimet se do ta braktis. Atëherë, kur ia përmendja këto, çmendej, e tani bëhet sikur nuk dëgjon.
E dashura e tij e di ç’kemi hequr derisa ai është ndarë nga gruaja, prandaj e qetë e me durim pret ta bëjë këtë për herë të dytë. Asaj nuk i ngutet, e luan lojën e gruas së ndershme, tërheqëse, gruas që e kupton, e para së gjithash e do marrëzisht. Prandaj, nuk mund të matem me të. Ngadalë po e përgatis ikjen time. Jam e vetëdijshme se me tre fëmijë do ta kem shumë vështirë për ta filluar jetën nga e para. Prandaj, po grabis sa më shumë të holla nga ai, fshehurazi. Nëse ndahemi do t’i lë fare pak pasuri. Shërbëtoren nuk do ta përzë, do ta paguajë ai. Pse të mundohem dhe t’ua shkurtoj kënaqësitë fëmijëve. Ata nuk kanë asnjë faj. Ai nuk meriton tjetër, pos t’i paguajë mangësitë e mëkatet e veta. Është njeri pa përgjegjësi, prandaj nuk meriton fat më të mirë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Mekatet E Medha.... Empty
MesazhTitulli: Re: Mekatet E Medha....   Mekatet E Medha.... EmptyThu Nov 26, 2009 11:02 pm

MËKATET E MËDHA (1)

O ju që besuat, keni frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! Ali Imran:102
O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.

El Ahzab: 70-71



Më të vërtetë fjala më e sinqertë është libri i All-llahut xh.sh., udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit a.s., kurse gjërat më të reja risitë në fe, janë risi (bid'at), ndersa çdo risi në fe (bid'at) është devijim, kurse devijimi shpie në Xhehenem. All-llahu i Madhëruar thotë:

Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershem

En Nisa:31



All-llahu xh.sh., në këtë ajet është obliguar se, ati që i largohet mëkateve të medha do ta fusë në Xhennet me lejen dhe mirësinë e Tij, pasi që mekatet e vogla i shlyen me kryrjen e pesë namazeve ditore; namaz, agjërim në Ramazan, ndersa kështu deklaroi edhe Muhammedi a.s.: "Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan fshijnë atë që ndodhë midis tyre, nese u largohet mëkateve të mëdha".

Më këtë, vëllezër dhe motra në Islam, ju bëhet me dije se largimi nga mëkatët e mëdha është çeshtje tejet me rëndësi. Është e nevojshme që njeriu të pendohet dhe të kërkojë falje për mekatet e mëdha. Për t'ju larguar mëkateve të mëdha duhet t'i njohim ato.



Ç'JANË MËKATET E MËDHA?

Disa mendojnë se ekzistojnë vetëm shtatë mëkate të mëdha edhe ate asosh që përmenden në hadithin mbi shtatë mëkatet e medha. Kjo nuk është e saktë, ngase këto shtatë mëkate bëjnë pjesë në mëkatet e mëdha, ndersa në hadith nuk është përmendur- e All-llahu e di më se miri që kjo është shifra përfundimtare. Lidhur më këtë Ibni Abazi r.a. thotë: "Numri i mëkateve të mëdha është më afër numrit shtatëdhjetë se numrit shtatë".



1. Mëkati i madh - Shirku, të përshkruarit shok All-llahut xh.sh.

(për shirkun kemi folë në temen tonë të veçantë).



2. Mëkati i madh - Vrasja e padrejtë

Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. El Furkan: 68-70.

3. Mëkati i madh - Sihri

All-llahu i Madhëruar thotë: ...djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë El Bekare: 102. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ruajuni nga shtatë gjëra që shkaktojnë shkatrrim: të bërit shirk ndaj All-llahut, sihri, vrasja që është e ndaluar nga All-llahu të vritet, por kur kët e kërkon drejtësia..."



4. Mëkati i madh - Lëshimi i namazit

E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja). Me pëjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në Xhennet dhe atyre nuk u bëhet padrejtë. Mejrem: 59-60. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Midis njeriut, shirkut dhe mosbesimit qëndron të lëshuarit e namazit".



5. Mëkati i madh - Mosdhënja e zekatit

Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni. Ali Imran: 180

6. Mëkati i madh - Të ngrënit në ditët e Ramazanit pa arsye

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Mekatet E Medha.... Empty
MesazhTitulli: Re: Mekatet E Medha....   Mekatet E Medha.... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mekatet E Medha....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» MËKATET E VDEKJES (II)
» MËKATET E VDEKJES (I)
» Shenjat e Mëdha të Kijametit
» 7 mistere të mëdha të botës
» 50 mrekullitë e artit më të mëdha në botë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum