www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


MËKATET E VDEKJES (I) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


MËKATET E VDEKJES (I) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MËKATET E VDEKJES (I)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

MËKATET E VDEKJES (I) Empty
MesazhTitulli: MËKATET E VDEKJES (I)   MËKATET E VDEKJES (I) EmptyTue Feb 02, 2010 3:33 am

Në dëshirën tonë të mirë që lexuesit t’i ofrojmë diç që do t’ia kthjellte horizontin e vetëdijes - diç të afërt, të kapshme e konkrete, zgjodhëm shpjegimin e Billy Graham-it për disa nga mëkatet e vdekjes. Jemi të bindur se ky këndvështrim do t’u ndihmojë shumë lexuesve që aspirojnë vetënjohjen dhe ngritjen shpirtërore: për fillestarët do të përbëj shkallën e parë të vetëngritjes, kurse për ata që pak a shumë kanë arritur ndonjë përparësi në këtë drejtim, ko mund t’u shërbej si një përsëritje qëllimmire. E dihet: përsëritja është armiku i harresës...


I pari nga shtat mëkatet e vdekjes është krenaria. Si çdo mëkat tjetër, edhe kjo është egoizëm. Krenaria nënkupton nderim pa masë të vetvetes. Kënaqemi në superioritet, në epërsinë tonë ndaj të tjerëve. Thjesht: ajo është mendjemadhësi. E Perëndia, siç na mësojnë librat e shenjtë, e urren mendjemadhësinë, e urren krenarinë. Meqë, krenaria nënkupton vetënderim: Unë, unë, unë... -kjo është krenaria! Pra, kur ne, si Luciferi, jemi të kënaqur vetëm me veten tonë...
Krenaria është vetëpëlqyese, me plotë madhështi të kotë. Ajo pandeh se përherë ka të drejtë. Njerëzit e tillë mendojnë se ata janë të vetmit të ndershëm, gjithë të tjerët janë të prishur... harrojnë se askund nuk ekziston bashkësia e njerëzve të përsosur (veç gjithkund: bashkësia e njerëzve në përsosje). Njerëzit me mendje krenare nuk e pranojnë askënd tjetër, madje në esencë nuk e pranojnë as Perëndinë. Në qullin e huaj ata shohin kashtën, kurse në të vetin as trarin.
Përpos tjerash pasuria, mund t’na e shtojë krenarinë. D.m.th.: njeriu i pa ngritur shpirtërisht, kur arrin një shkallë të caktuar të pasurisë - atij i rritet mendja, e kalon krenaria. Në atë rast, njeriu e përqendron vëmendjen në atë që posedon dhe si të posedoj më tepër, kurse nuk mendon për atë se si vetja e tij duket në sytë e Perëndisë.
Krenaria materiale e shtynë njeriun në pangopësi. E duke u rritur pasura, zemra juaj shkon duke u ngjitur për atë. Mos lejoni që zemra juaj të ngjitet për pasurinë. Sepse, ata që, së tepërmi, dëshirojnë të pasurohen, gjithsesi bijnë në fatkeqësi.
Librat e shenjtë na mësojnë se krenaria është mëkati më i madh që i ndalon njerëzit të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë. Kurrfarë madhështie e kotë as krenarie, ne nuk na dërgon te Perëndia. Prandaj, të ndryshohemi gjersa nuk është bërë vonë. Të ndryshohemi me anë të përtëritjes së mendjes sonë...

2. I dyti nga mëkatet e vdekjes është hidhërimi. Hidhërimi është mëkat që më së shumti na asgjëson, edhe pse pa këtë mëkat nuk është askush: fëmija, i rrituri, i riu, plaku, burri, gruaja... Shkatërrohemi më së shumti, pikërisht, kur përpushet vullkani i hidhërimit. Temperamenti i vrullshëm është shkaktarë i parë i hidhërimit, kurse hidhërimi e sulmon dhe e mbyt viktimën e tij. E të gjithë ne jemi nga pak viktima të hidhërimit.
Por gjersa temperamenti i vrullshëm është shkaktari i parë i hidhërimit, arsyeja ua lëshon rrugën emocioneve (të pakontrolluara) negative dhe e mënjanon hidhërimin. Prandaj, njëra nga detyrat e para njerëzore është që të mësohemi ta zbusim hidhërimin me arsye, të mos nxitohemi në të liga. Kush nuk e zbut hidhërimin, nxitohet në të liga.
Hidhërimi zbulon karakterin shtazor të njeriut. Shumë njerëz janë të dashur, të mirë, të sjellshëm gjersa nuk i rrëmben stuhia e hidhërimit, e atëherë shndërrohen në qenie të paarsyeshme, të pa përmbajtura, që i ngjajnë më tepër shtazës sesa njeriut të qytetëruar. E zakonisht çdo hidhërim yni i takon së kaluarës. Krejt çka ka ndodhur, i takon së kaluarës. Në momentin që ndodhemi është e shkuara. Prandaj, a e vlen të hidhërohemi për diçka që i takon së kaluarës? Të mësohemi të jetojmë me të tashmen e të përpiqemi që e tashmja të na jetë sa më e lumtur. Hidhërimin tonë le ta zëvendësojë fryma e shenjtë.
Hidhërimi ynë ngre pas veti shumë fatkeqësi: kur tërbohesh - shikimi yt i mirë dhe dukja e fytyrës sate e humb shkëlqimin, prestigji yt bie në sytë e të tjerëve, shokët largohen, dëshirat humbasin. Hidhërimi është mungesa e lumturisë. Hidhërimi është baba i vrasjes. Kaini ishte padyshim i hidhëruar para se ta vriste Abelin. Hidhërimi ngre gishtin e vrasësit, ngre dorën e therësit, peshon helmin e helmuesit... Ai sakaton dhe shkatërron. E lëndojmë frymën e Perëndisë, kur lejojmë që hidhërimi të na përfshijë...
Prandaj, të mos lejojmë që hidhërimi -ky mëkati ynë i lindur të na fus në zgjedhë. Përkundrazi: ne ta pushtojmë atë, se hidhërimi mund të pushtohet. Plutarku thotë: “Kam konstatuar se hidhërimi nuk është i pashërueshëm, vetëm në qoftë se njeriu dëshiron ta shëroj.” E hapi i parë në kërkimin e fitores mbi hidhërimin është dëshira për t’u liruar nga ai. Për këtë shumë rëndësi ka dëshira, vullneti ynë. Duhet të sillet vendimi: “Do të bëjë diçka me këtë karakter timin të çrregulluar.” Se ne, rëndom jemi të prirë t’i arsyetojmë të metat tona: “E kam trashëguar nga nëna”, “gjithë familja kanë karakter të ngutshëm”, “jeta më ka bërë të tillë” e të tjera të ngjashme. D.m.th.: ne i pranojmë të metat tona si realitet të pandryshueshëm, para të cilit s’na mbetet tjetër, pos të dorëzohemi. Jo: të mos i pranojmë mëkatet tona si të vërteta të plotfuqishme. Se mbi hidhërimin, si mbi të gjitha mëkatet tjera, bjen gjyqi i Perëndisë. Se hidhërimi nënkupton në vete dhe urrejtjen, kurse urrejtjen e gjykon Perëndia. Rruga e përdhunës nuk është rruga e Perëndisë; rruga e dashurisë është rruga e shpëtimit.
Hidhërimi është një epsh. Epsh i egër. E epshin e egër duhet zbutur me anë të frymës së shenjtë. Dhe epshi i egër, që është zbutur me anë të frymës së shenjtë, bëhet shërbëtori ynë, nuk është më zotëriu ynë. Isa ka thënë: “Të bekuarit janë të butë!” I urtë është ai që karakterin e tij e mbizotëron fryma e shenjtë. Edhe ne, lexues të nderuar, qofshim të urtë!

3. Mëkati i tretë i vdekjes, poashtu shumë i rëndë, është zilia. Në qoftë se kemi zili ndaj atyre që janë të pasur, kjo s’do ta përmirësoj gjendjen tonë materiale. Përkundrazi: do të na shkatërrojë shpirtin tonë... Njeriu ziliqar, në një mënyrë, mendon dhe ndjenë se gëzimi i njerëzve të tjerë është fatkeqësia e tij; fitimi i njerëzve të tjerë, humbja e tij; suksesi i njerëzve të tjerë, mossuksesi i tij; lumturia e njerëzve të tjerë - mallkimi i tij e kështu me radhë. Ironia e gjithë kësaj qëndron në faktin se mossuksesi ynë në jetë bëhet i paevitueshëm - nëse kështu ndjejmë dhe mendojmë. Nuk besoj se akoma ndonjëri prej nesh ka parë ndonjë njeri që ka fituar ndonjë gjë me anë të zilisë. Aty ku është zilia, aty është grindja, mospajtimi dhe çdo gjë e keqe.
Ai që punon rëndom nuk ka shumë kohë për zili. Zilia është pasioni i të papunit dhe endacakut. Horaci thotë: “Njeriu ziliqar liget për shkak të lumturisë së njeriut tjetër”. Edhe pse zilia është e lindur në natyrën tonë, ajo e varfëron jetën tonë. Ajo është posi bumerangu: më shumë i vret ata që shërbehen me të. Sa herë kemi qenë të varur e kemi vdekur në gozhdën e zilisë sonë! Njeriu ziliqar është armik i vetvetes dhe i të afërmve të tij. Ma tregoni vetëm një njeri ziliqar që ka qenë apo që është i gëzuar! Në momentin kur në ty, miku im, lulëzon lulja e zilisë, shpirtërisht vdes! Perëndia urren zilinë dhe xhelozinë. Zilia shkatërron shëndetin shpirtëror. Shndërrojeni zilinë në dashuri të flakët dhe do të mbusheni me gëzim të pakufishëm. Mos u bëni njerëz zemërkëqinjë, cinik e ziliqarë! Mos i pëshpëritni njëri-tjetrit kundër tjetrit, që të mos gjykoheni. Zilia na e asgjëson gëzimin, kënaqësinë dhe lumturinë. Është e pamundur që njeriu të jetë i lumtur e i kënaqur, ndërsa në zemrën tonë ndodhet xhelozia. Xhelozia e zvogëlon edhe efektin e punës sonë, për shkak të ashpërsimit të nervave që shkakton. Zilia e ndan njeriun nga mëshira e Perëndisë.
S’na mbetet tjetër, pos ta mundim zilinë. Shekspiri tha njëherë: “O zili, sëpata gjakësore nuk ka as gjysmën e mprehtësisë sate!” Zilia ndan njeriu nga njerëzi tjerë dhe njeriu ziliqarë është i dënuar të jetë i vetmuar. Mos e ushqe zilinë në zemrën tënde! Prano dhe trego mëkatet tua që të shërohesh! Ku është dashuria, aty nuk ka vend xhelozia dhe zilia. Prandaj, dashuria qoftë udhërrëfyesi ynë në shtegun tonë të këndshëm të jetës!

Vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

MËKATET E VDEKJES (I)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» MËKATET E VDEKJES (II)
» Mekatet E Medha....
» Momenti i Vdekjes
» Shkencëtaret:Nuk ka jete pas vdekjes
» A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum