www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes? Empty
MesazhTitulli: A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes?   A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes? EmptySat Jul 03, 2010 6:34 am

Ka shumë argumente të cilat tregojnë se shpirtrat e të vdekurve takohen pas vdekjes. Transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
"Kur t'i vjen momenti i vdekjes një besimtari, i vijnë atij melaiket e mëshirës me një mëndafsh të bardhë dhe i thonë: Dil me një kënaqësi, transferohu tek Allahu se Allahu është i kënaqur me ty, dhe nuk është i hidhëruar në ty. Dhe del shpirti me një erë sikurse misku (parfumi), dhe kështu shkon lart derisa arrin me shpirtin e tij tek dera e qiellit, dhe pyesin se çfarë është kjo erë e mirë me të cilën keni ardhë nga dunjaja. Pastaj do të vinë shpirtrat e besimtarëve për ta takuar atë, dhe ata do të gëzohen më shumë për këtë takim se sa njeriu që gëzohet kur ti vjen ndonjë i afërm i tij nga udhëtimi. Pastaj fillojnë dhe e pyesin atë: çka është puna e filanit dhe çka është puna e filanit? Ai ju përgjigjet: Lere atë sepse ai është në ankth, në mashtrim të dunjasë."
[Nesaiu 1833, Albani ka thënë se Hadithi është Sahih, shih Silsile es-Sahiha, 2758]
Pra, ky hadith tregon qartë se shpirtrat e besimtarëve takohen pas vdekjes dhe bisedojnë njëra me tjetrën, gjithashtu gëzohen kur të takojnë të afërmin e tyre.
Gjithashtu, nga ky hadith kuptojmë se të vdekurit tanë përkujdesën për gjendjen tanë, dhe kur të vdes ndokush shkojnë dhe e pyesin se a e ke parë filanin, çfarë është puna e tij, etj., siç u cek edhe në hadith: " pastaj fillojnë dhe e pyesin atë: çka është puna e filanit dhe çka është puna e filanit?"
Ibn Tejmijjeh
Ibn Tejmija kur është pyetur se, a takohen shpirtrat pasi që të vdesin? Ka thënë:
"Po, takohen, dhe argument për këtë është hadithi që e transmeton Ebu Ejjub El Ensariu r.a dhe gjithashtu Ebu Hatimi r.a transmeton me sened sahih se, Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Kur njeriut i del shpirti, atë e takojnë shpirtrat tjerë dhe e pyesin për të gjallët, kurse disa të tjerë thonë: "Lere atë le të pushoj një herë." Pastaj e pyesin atë se, çfarë është puna e filanit? Ai ju përgjigjet duke iu thënë: "Ai është duke vepruar punë të mira." Dhe e pyesin se, çfarë ka bërë filani? Ai u thotë: "A nuk është ai me juve?" Ata i thonë: "Jo," - dhe thonë, "..e kanë dërguar atë në xhehhenem."
Banorët e xhennetit dallojnë sipas vendeve të tyre me njëri tjetrin. Dikush është më lart e dikush më ulët. Ata që janë më lart mund të zbresin poshtë, kurse, ata që janë më poshtë nuk kanë mundësi të ngritën lart. Dhe ata takohen nëse do Allahu, ashtu siç takohen në dunja, edhepse dikush e ka shtëpinë më të mirë se tjetri.
Gjithashtu, nuk luan rol largësia e varrimit të të vdekurve në dunja. Nëse ata janë prej banorëve të xhennetit, ata do të takohen pa marrë parasysh largësinë e varrezave të tyre, sepse ka mundësi që të dy personat të i kenë varrezat afër, mirëpo, ata nuk do të takohen, sepse njëri është në xhennet kurse tjetri në xhehhenem, ashtu sikurse kur dy persona flenë në një vend, njëri sheh ëndërr të mirë kurse tjetri rrotullohet dhe nuk rehatohet nga ëndrrat e këqija.
[Mexhmuatul Fetava, 24/368]
Ibn Kajjim
Ibn Kajjimi ka thënë:
Shpirtrat janë dy lloje:
1. Shpirtrat që janë duke u ndëshkuar dhe
2. Shpirtrat që janë duke u shpërblyer
1. Shpirtrat që janë duke u ndëshkuar, janë të zëna me ndëshkimet që kanë.

2. Kurse shpirtrat që janë duke u shpërblyer, ato shpirtra e vizitojnë njëra tjetrën dhe ia përkujtojnë njëra tjetrës veprat që i kanë bërë në dunja. Dhe çdo shpirt është bashkë me shpirtrat që janë të gradës së tij, kurse Pejgamberi s.a.v.s është në shkallën më të lart, siç thotë Allahu xh.sh:
"E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!"
[En-Nisa, 69]
Allahu na mundësoftë të jemi me Pejgamberin s.a.v.s, shokët e tij dhe shehidat, në jetën e varrit dhe në ahiret. Amin



përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi
Kur´an dhe Sunnet © 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Genta e Miloti: Takohen e s' flasin me njëri-tjetrin
» Kryeministri dhe Kryetari i Turqis nuk pranojn të takohen me ministrin Izraelit
» MËKATET E VDEKJES (II)
» MËKATET E VDEKJES (I)
» Momenti i Vdekjes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum