www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shenjat e Mëdha të Kijametit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shenjat e Mëdha të Kijametit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shenjat e Mëdha të Kijametit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:07 am

SHENJAT E MËDHA TË KIJAMETIT




KRONOLOGJIA E SHENJAVE TË MËDHA SIPAS REALIZIMIT TË TYRE






Transmeton Muslimi nga Hudhejfe, se ky tha: Erdhi Muhammedi alejhis-selam te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na tha: “Ç’jeni duke përkujtuar?” Thamë: Po përkujtojmë Kijametin. Tha ai: “Ai nuk do të ndodhë para se të shihni dhjetë shenja”. E i përmendi ato: TYMI, DEXHXHALLI, SHTAZA, LINDJA E DIELLIT NGA PERËNDIMI, ZBRITJA E ISAUT alejhis-selam, JE’XHUXHËT DHE ME’XHUXHËT, TRI SHAFITJET (e tokës): NJË NË LINDJE, NJË NË PERËNDIM DHE NJË NË GADISHULLIN ARABIK
NDËRSA E FUNDIT NGA ATO: ZJARRI QË DEL NGA JEMENI, I CILI I DËBON NJERËZIT NË VENDTUBIMIN E TYRE.

Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës. Ato i ngjajnë varëses, kur këputet fija e saj dhe rruzat bien njëra pas tjetrës.

Muhammedi alejhis-selam paralajmëroi se lufta e madhe ndërmjet muslimanëve dhe romakëve do të ndodhë në fillim, të cilën luftë e quajti kasaphane apo thertore, pastaj muslimanët do ta çlirojnë Konstantinopojën (ky është çlirimi i dytë i Stambollit), ndërsa më vonë paraqitet Dexhxhalli.


Transmetoi Muadh Ibn Xhebeli se Muhammedi alejhis-selam tha: “Ndërtimi i Kudsit (Jerusalemit) është shkatërrimi i Jethribit (Medines), shkatërrimi i Jethribit është ndodhja e thertores (luftës së madhe), ndodhja e thertores është çlirimi i Konstantinopojës dhe çlirimi i Konstantinopojës është dalja e Dexhxhallit.”


Pra, Muhammedi alejhis-selam ka për qëllim se këto ndodhi zhvillohen njëra pas tjetrës.


Pas lajmërimit të Dexhxhallit zbret Isau alejhis-selam dhe në kohën e tij vijnë Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët dhe shkatërrohen po në atë kohë. Deri këtu radhitja është e qartë, kurse radhitja e mëtejshme nuk është e qartë sa duhet, por është e qartë se ato paraqiten pas shkatërrimit të Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve. Gjithashtu, është e qartë se zjarri që del nga Jemeni, është shenja e fundit.
Pra, mbetet të dihet radhitja e gjashtë shenjave: lindja e Diellit nga Perëndimi, dalja e shtazës, tymi dhe tri shafitjet e Tokës. Lindja e Diellit nga Perëndimi dhe dalja e shtazës është e qartë se ndodhin pas shkatërrimit të Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve, por cila është e para, ne nuk posedojmë njohuri. Kurse sa i përket tymit dhe shafitjeve të Tokës, ne nuk dimë fare se si është radhitja e tyre, sepse hadithet nuk cekin diç të prerë për radhitjen e tyre.

Megjithëatë ne po paraqesim një rënditje të shenjave të mëdha të Kijametit sipas mendimit tonë personal, e All-llahu e di më së miri, e ajo rënditje është kështu: shafitja e parë në Lindje (ajo që ndodhi në Izmit të Turqisë mund të jetë kjo, All-llahu e di më së miri), shafitja e dytë në Perëndim, shafitja e tretë në Gadishullin Arabik, dalja e Dexhxhallit, zbritja e Isaut alejhis-selam, dalja e Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve, tymi i cili përfshinë Tokën, dalja e shtazës, lindja e diellit nga Perëndimi dhe e fundit zjarri i cili shpërthen nga Jemeni.


Është me rëndësi të përmendet këtu, se paraqitja e këtyre shenjave të mëdha nuk është çudi, meqë ato paraqiten para shkatërrimit total të Gjithësisë, si argumente të All-llahut të Gjithëfuqishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:08 am

1-2-3) TRI SHAFITJET E TOKËS


Më parë përmendëm hadithin e Muhammedit alejhis-selam se: “Nuk do të ndodhë Kijameti para se të shihni dhjetë shenja, e në mesin e tyre 'tri shafitje (të Tokës)': një në Lindje, një në Perëndim dhe një në Gadishullin Arabik..”.

Transmeton Bukajretu se e dëgjoi Muhammedin alejhis-selam duke thënë: “O ju (që jeni të pranishëm), kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medines), Kijameti, veç u afrua, atëherë.”

Ndoshta kjo është shafitja që do të ndodhë në Gadishullin Arabik. Edhe shafitjet tjera të Tokës, siç kuptohet nga ky hadith, do të ndodhin në vende të banuara dhe kjo si shkak i mëkateve njerëzore.

Këto pra janë tri shafitje të mëdha të Tokës, për të cilat njerëzit do të flasin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:09 am

4) DALJA E DEXHXHALLIT


Dexhxhalli është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore.Dexhxhalli është një person çifut, shenjë e Kijametit, i verbër në njërin sy, trazira më e madhe gjatë tërë historisë njerëzore. Të gjithë të dërguarit i këshilluan popujt e tyre për Dexhxhallin. Ai është Antikrishti i përmendur në gjuhën e Isaut alejhis-selam. Në një ndodhi e cila ndodhi në kohën e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem) me një shokë të tij kuptohet se ai është njeri me jetë të gjatë sepse ky shoku i tij e kishte parë atë në një ishull të largët pasi që e kishin bartur valët e detit një muaj nëpër detë dhe ishte takuar me të në një ishull të vetmuar. Ai kishte biseduar me të dhe nga biseda kuptohet se ai e njeh vetvetën, por pret momentin e caktuar që të dalë, etj.

Transmetoi Buhariu nga Abdull-llah Ibn Umeri, radiall-llahu anhu, se ky tha: “U ngrit Muhammedi alejhis-selam me një rast para njerëzve, e falënderoi All-llahun ashtu si i takon, pastaj përmendi Dexhxhallin e tha: “Unë njëmend, ju këshilloj për të, dhe nuk ka të dërguar që nuk këshilloi popullin e tij për të, por unë do t’ju rrëfej diç për të, që të dërguarit e tjerë nuk ua thanë popujve të tyre: Ai (Dexhxhalli) është i verbër në njërin sy, kurse Zoti nuk është i verbër.”

Në hadithin që e transmetoi Hisham Ibn Amiri, thotë Muhammedi alejhis-selam: “Nuk ka çështje më të madhe, prej krijimit të Ademit e deri në Ditën e Kijametit, sesa çështja e Dexhxhallit.”

Kurse në hadithin që e transmetoi Ebi Umame, thotë Muhammedi alejhis-selam: “O ju njerëz!Njëmend, nuk ka ndodhur ndonjëherë trazirë më e madhe mbi sipërfaqen e tokës, prej se i krijoi All-llahu pasardhësit e Ademit, sesa Dexhxhalli. Nuk ka asnjë të dërguar që e dërgoi All-llahu e të mos e këshilloi popullin e tij për të, dhe unë jam i Dërguari i fundit kurse ju jeni populli i fundit, e ai (Dexhxhalli) do të dalë në kohën tuaj patjetër.”

ÇDO TË THOTË EMRI DEXHALL

Termi Dexhxhall është emër i ndërtuar prej foljes “dexhele”, që don të thotë, ai që gënjen apo mbulon diç, kurse emri në formën Dexhxhall, ka kuptimin: gënjeshtar shumë i madh. U quajt kështu sepse ai do të mashtrojë shumë njerëz, saqë disa nga ata do ta pranojnë si zot të tyre.

GJENDJA E MUSLIMANËVE NË KOHËN E PARAQITJES SË TIJ

Pak para paraqitjes së Dexhxhallit muslimanët do të forcohen dhe do t’i rikthehen Islamit, ndërsa paraqitja e tij, siç duket, realizohet që ta shkatërrojë atë fuqi. Në këtë kohë, muslimanët dhe romakët (të krishterët apo disa vende perëndimore) do të bien në ujdi dhe do të luftojnë bashkë një armik të përbashkët. Në këtë luftë do të fitojnë muslimanët edhe romakët, por pastaj do të nxitet lufta mes muslimanëve dhe të krishterëve.

Transmeton Ebu Davudi nga Dhu Mihberi se Muhammedi alejhis-selam tha: “Do të bëni një marrëveshje paqësore me romakët dhe ju e ata do të luftoni një armik tuajin, do të triumfoni, do të fitoni pasuri dhe do të jeni të sigurt, e pastaj do të ktheheni derisa të zbritni në një mal me kodra të vogla. Atëherë një nga të krishterët ngrit kryqin dhe thotë: Fitoi kryqi. Atëherë hidhërohet një pjesëtar nga muslimanët dhe ia thyen atë. Në këtë moment romakët e shkelin marrëveshjen dhe tubohen për thertoren (luftën, ndërsa muslimanët vrapojnë te armët e tyre dhe luftojnë ndërmjet veti. All-llahu këtë grup (të muslimanëve) e fisnikëron me shehade (shehidë në rrugën e Zotit).”
Pra, nga ky hadith kuptohet se sa të fuqishëm do të jenë muslimanët në atë kohë.

THERTORJA (LUFTA EL-MELHAMETUL-KUBRA) DHE ÇLIRIMI I
KONSTANTINOPOJËS (STAMBOLLIT)

Kjo luftë e madhe do të zhvillohet ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve. Shkak i saj është rasti i përmendur në hadithin e cituar më parë. Ekzistojnë disa hadithe të cilat e përshkruajnë këtë betejë dhe karakteristikat e saj, durimin e muslimanëve dhe triumfin e tyre, si dhe pjesëmarrjen e një numri të madh të të krishterëve me muslimanët, pasi që ata e pranojnë Islamin.

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “Nuk do të vijë Kijameti para se të zbresin romakët në A’emak apo Dabik (dy vende në Siri afër qytetit Haleb). Atëherë, u del atyre përpara një ushtri nga Medina, njerëzit më të mirë mbi tokë atë ditë, e kur të rreshtohen ata (për luftë), thonë romakët: Lirona rrugën t’i luftojmë ata që na kanë sharë. Thonë muslimanët: Jo, për Zotin, nuk largohemi nga ju e nga vëllezërit tanë, e atëherë, ata luftojnë, një e treta e tyre
pëson disfatë, nuk ua falë All-llahu atyre kurrë; pastaj një e treta tjetër vriten, ata janë dëshmorët më të mirë te All-llahu, e një e treta e fundit nuk bien në sprovë asnjëherë dhe ata e çlirojnë Konstantinopojën. Derisa ata ndajnë pasurinë (e luftës) dhe derisa shpatat e tyre i kanë varur në ullinj, bërtet shejtani: Dexhxhalli ka ardhur te familjet tuaja, e kthehen ata por ajo ishte gënjeshtër.Kur ata arrinë në Sham (Siri), del ai (Dexhxhalli), e derisa ata janë duke u përgatitur për luftë, i rreshtojnë radhët dhe thirren për faljen e namazit. Zbret Isau, i biri i Merjemes, alejhis-selam dhe u bëhet udhëheqës. Kur armiku i All-llahut (Dexhxhalli) e sheh atë, tretet si kripa në ujë, e sikur ta linte All-llahu do të tretej krejtësisht, por All-llahu e vret atë nga dora e tij (Isaut alejhis-selam), e ua tregon (muslimanëve) gjakun e tij në bajonetën (armën) e tij”.

Ky është çlirimi i dytë i Stambollit, ndoshta si shkak i fesadit të tij apo sepse ai në atë kohë është nën pushtimin e pabesimtarëve.

Në një hadith tjetër të gjatë kjo luftë përshkruhet si një betejë shumë e madhe, saqë shpezët që fluturojnë në atë nënqiell bien të ngordhura. Ndoshta kjo sinjalizon shpikjen e armëve moderne asokohe, të cilat zhdukin çdo gjë.

është çudi se edhe të kr ishterët edhe çifutët besojnë në një betejë të tillë. Madje disa kryetarë amerikanë siç është p.sh. Regani, besojnë në këtë ndodhi, duke u mbështetur në librin e Apokalipsës në Dhjatën e Re, ku thuhet: “Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe vjeli vreshtën e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë. Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit (të Jerusalemit) dhe nga ajo doli gjak deri te frerët e kuajve, për një mijë e gjashtëqind stade.” (Apokalipsa 14:19-20)Disa të krishterë thanë se ajo është fusha Mexhdo, apo në arabisht: Sehl (fusha) Mexhidu që gjendet në Palestinë afër Jerusalemit.

THATËSIA DHE URIA QË MBRETËROJNË PARA LAJMËRIMIT TË
DEXHXHALLIT

Transmetoi Ibn Maxhe nga Ebi Umame se Muhammedi alejhis-selam tha: “Para daljes së Dexhxhallit janë tri vite të vështira: njerëzit do t’i kaplojë uri e madhe, në vitin e parë All-llahu e urdhëron qiellin ta ndërprejë të tretën e shiut dhe tokën e urdhëron ta ndërprejë të tretën e bimëve të saj; në vitin e dytë urdhëron qiellin të ndalë dy të tretat e shiut dhe urdhëron tokën të ndalë dy të tretat e bimëve të saj; kurse në vitin e tretë urdhëron qiellin ta ndalë shiun në përgjithësi e nuk bie asnjë pikë dhe e urdhëron tokën t’i ndalë të gjitha bimët e saj, e nuk mbinë ajo diç të gjelbër dhe nuk mbetet asnjë vend me barishta dhe çdo gjë do të zhduket, përveç asaj që Zoti dëshiron të mbetet”. Dikush tha: Çka i mbanë njerëzit në jetë ato ditë? Tha: “Tehlili (La ilahe il-l-all-llah), Tekbiri (All-llahu Ekber) dhe Tahmidi (El-Hamdu lil-lah), kjo u mjafton atyre nga ushqimi.”

Pra, vëllai im, nga ky hadith kuptojmë se tri vitet para paraqitjes së Dexhxhallit do të jenë vite të urisë dhe të thatësisë së madhe. Andaj, Dexhxhalli do të vijë me mrekulli mashtruese, që do t’i cekim më vonë, kështu që shumë njerëz do ta pasojnë atë.

CILËSITË E DEXHXHALLIT DHE SHENJAT E TIJ

Ai do të pretendojë se është zot dhe do të bëjë gjëra të çuditshme.

Transmeton Ebu Davudi nga Omran Ibn Husajni se Muhammedi alejhis-selam tha: “Ai që dëgjon për Dexhxhallin (se ka dalur) le të largohet, se betohem në All-llahun, do të vijë njeriu tek ai e mendon se është besimtar dhe e pason atë, nga dyshimet që ai ia largon...”

CILËSITË E PËRGJITHSHME

Transmeton Buhariu nga Abdull-llah Ibni Umeri se Muhammedi alejhis-selam e pa Dexhxhallin në ëndërr dhe e përshkruajti kështu: “Njeri i madh (trupmadh), i kuq, me flokë të ngatërruara, me një sy të verbër, syri i tij i ngjashëm me kokrrën e zezë të rrushit, njeriu që më së shumti i përngjan është Ibn Kutn ibni Huza’a.”

VERBËSIA E DEXHXHALLIT

Të gjitha hadithet që e përshkruajtën Dexhxhallin, e përshkruan se është i verbër në njërin sy, sepse kjo është një cilësi që mund ta njohë çdonjëri dhe nuk mund të fshihet. Në disa hadithe thuhet se syri i tij i djathtë është i verbër, kurse syrin e majtë e ka të gjelbër.

Tha Muhammedi alejhis-selam: “Syri (jo i verbër) i Dexhxhallit është i gjelbër si xhami.”

MES DY SYVE TË TIJ SHKRUAN KAFIR

Kjo është një shenjë e veçantë të cilën e vërejnë vetëm besimtarët.

Transmetoi Buhariu nga Enesi, radiall-llahu anhu, se Muhammedi alejhis-selam tha: “Nuk është dërguar asnjë i dërguar që të mos ketë këshilluar popullin e tij kundër të verbërit dhe gënjeshtarit. Vëreni, ai është i verbër (në njërin sy), kurse Zoti juaj nuk është i verbër (sepse Dexhxhalli i thotë vetes zot) dhe në mes dy syve të tij është shkruar kafir (pabesimtar).” Kurse në transmetimin e Ebu Umames, thuhet në fund “e lexon atë çdo besimtar, qoftë ai që shkruan apo edhe ai që nuk di të shkruajë”.

Thotë imam En-Neveviu se ky shkrim mes syve të tij, është në të vërtetë, ashtu siç thonë shumica e dijetarëve. Ajo është shenjë e qartë se ai është pabesimtar.

AI NUK LIND FËMIJË

Na lajmëroi Muhammedi alejhis-selam se Dexhxhalli nuk lind fëmijë: “Ai është akim, nuk lind”.Transmetoi Muslimi

MUNDËSITË E DEXHXHALLIT QË SHKAKTOJNË TRAZIRA

Dexhxhalli posedon disa cilësi të jashtëzakonshme të cilat i bëjnë njerëzit të mashtrohen.

SHPEJTËSIA E LËVIZJES NËPËR TOKË

Transmetohet në Sahihun e Muslimit se Muhammedi alejhis-selam u pyet për shpejtësinë e Dexhxhallit në tokë, e tha: “Sikurse shiun që e ndjekin erërat..”. Gjithashtu ai tregoi se Dexhxhalli do t’i vizitojë të gjitha vendet përveç Mekkes dhe Medines.

Transmeton Ebu Umame se Muhammedi alejhis-selam tha: “.. dhe nuk mbetet asnjë vend në tokë që nuk do ta shkelë, përveç Mekkes e Medines. Kurdo që ai dëshiron të depërtojë nga ndonjë anë e tyre, e ndalin atë melaqet me shpata të ndritura.”

XHENNETI DHE ZJARRI I TIJ

Transmeton Muslimi nga Hudhejfe se Muhammedi alejhis-selam tha: “... Me të (Dexhxhallin) ka xhennet (kopsht) dhe zjarr. Zjarri i tij është xhennet e xhenneti i tij është zjarr.” Në një transmetim tjetër thuhet: “... Me të ka ujë dhe zjarr. Zjarri i tij është ujë i ftohtë kurse uji i tij është zjarr, e mos u shkatërroni.”

Pra, Dexhxhalli është mashtrues tepër i madh, dhe në çdo gjë ai e ndryshon realitetin.

BASHKËPUNIMI I TIJ ME SHEJTANËT

Transmetoi Ebu Umame se Muhammedi alejhis-selam tha: “.. dhe nga sprovimet e tij (Dexhxhallit) është se kur i thotë ndonjë fshatari: Çka thua nëse unë i ringjallë babain dhe nënën tënde, a do të dëshmosh se jam zoti yt?! I thotë ai: Po. Atëherë i paraqitet një shejtan në formën e babait e nënës së tij, e thotë: O biri im! Pasoje ate se ai është zoti yt.”Pra, nga ky hadith është e qartë se ai i realizon qëllimet e tij të kufrit, në bashkëpunim me djajtë e mallkuar.

MATERIET E NGURTA DHE SHTAZËT I PËRGJIGJEN URDHRIT TË TIJ

Transmetoi Muslimi nga En-Nuvas Ibn Seman se Muhammedi alejhis-selam tha: “... Vjen ai te një popull e i thërret ata dhe i besojnë, atëherë, urdhëron qiellin që të lëshojë shiun dhe tokën që të mbijë dhe shtohen shtazët e tyre pa masë, u shtohet qumështi dhe zgjerohen anët e tyre; pastaj vjen te një popull (tjetër) e i thërret ata dhe ia kthejnë fjalën. Largohet nga ata dhe toka e tyre shndërrohet në shkretëtirë, nuk u mbetet asgjë nga pasuritë e tyre, dhe ai (Dexhxhalli) kalon pranë ndonjë vendi të shkatërruar e i thotë (atij vendi): Nxirri thesarët tuaj. E dalin ata sikur grumbulli i bletëve.”

Pra, ai urdhëron qiellin ta lëshojë shiun dhe ai bie (me lejen e All-llahut), e urdhëron tokën të mbijë e ajo mbinë, dhe urdhëron që të dalin thesarët e fshehur nën tokë dhe ata dalin, i thërret shtazët, e ato i përgjigjen urdhrit të tij.
Të gjitha këto All-llahu ia mundësoi atij që ta sprovojë njerëzimin, se kush prej tyre është dashuruar në këtë botë e kush nuk e ndërron botën e ardhme me asgjë.

VRASJA E NJË TË RIU MUSLIMAN DHE RINGJALLJA E TIJ

Në një hadith të gjatë të cilin e transmetoi Buhariu nga Ebi Seid El-Huderij, Muhammedi alejhis-selam thotë: “...Vjen Dexhxhalli në disa hyrje të Medines, por aty nuk mund të hyjë, kështu që zbret në disa vende jashtë Medines. Atë ditë i del përpara atij një njeri që është më i miri i njerëzve, e i thotë atij: Unë dëshmoj se ti je Dexhxhalli për të cilin na informoi i Dërguari i All-llahut, Muhammedi alejhis-selam. Thotë Dexhxhalli: A do të dyshoni në çështjen time nëse unë e vras këtë tani, dhe e ringjallë përsëri? Thonë ata (ushtria e tij): Jo nuk dyshojmë, e ai e vret atë dhe e ringjall, e i thotë ai (i ringjalluri): Betohem në Zotin, unë çështjen tënde nuk e kam pasur ndonjëherë më të qartë se sa që e kam sot. Atëherë dëshiron që ta vrasë Dexhxhalli atë përsëri, por nuk mundet.” Në një hadith tjetër tha Muhammedi alejhis-selam: “...Ky (musliman) është dëshmuesi më i madh te Zoti i botëve.”

VENDI I DALJES SË DEXHXHALLIT

Transmetoi Termidhiu nga Ebu Bekri, radiall-llahu anhu, se Muhammedi alejhis-selam tha: “Dexhxhalli do të dalë nga një tokë në Lindje, i thuhet asaj Horasan (është në lindje të Iranit në kufi me Afganistanin).”

Por, ai muslimanëve do t’ju paraqitet kur të arrijë në një vend mes Irakut dhe Sirisë, siç transmeton Muslimi nga En-Nuvas Ibn Seman se Muhammedi alejhis-selam tha:“Ai do të dalë (në ballafaqim me muslimanët) në një vend mes Shamit dhe Irakut dhe do të bëjë fesad djathtas e majtas, o robër të All-llahut përqëndrohuni.”
Pra, fesadi i tij kundër muslimanëve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirisë.

KOHA E QËNDRIMIT TË TIJ NË TOKË

Shokët e Muhammedit alejhis-selam e pyetën ate se sa do të qëndrojë ai në tokë, e tha: “Dyzet ditë, një ditë si një vit, një ditë tjetër si një muaj, një ditë tjetër si një javë dhe ditët tjera të tij sikurse ditët tuaja.”Vazhdon të mbetet fshehtësi se çka kishte për qëllim Muhammedi alejhis-selam kur tha “...njëditë si një vit...”, por disa dijetarë u munduan ta sqarojnë atë. Disa nga ata thanë: Fesadin që do ta bëjë Dexhxhalli në tokë për një ditë është sa të tjerët që e bëjnë për një vit, e kështu me radhë.

Kurse disa të tjerë thanë: Se paraqitja e tij është nga Lindja dhe ai do të fillojë lëvizjen e tij nëpër tokë, që nga vendet ku nuk ndryshojnë nata dhe dita, dhe vazhdon duke zbritur nëpër vendet islame. Zoti më së miri e di qëllimin.

PASUESIT E DEXHXHALLIT

Dexhxhalli është mbreti, daljen e të cilit e presin çifutët që ta sundojnë botën në kohën e tij.

Transmetoi Imam Ahmedi nga Uthman Ibnul-Asi se Muhammedi alejhis-selam tha: “Shumica e pasuesve të Dexhxhallit janë çifutë dhe gra.”
Emri i Dexhxhallit te hebrenjtë është Mesih Ibn Davud. Ata e presin atë që të vijë në kohën e fundit për ta sunduar tokën e detin, dhe ata mendojnë se ai është argument i Zotit i cili do ta kthejë mbretërinë e humbur të tyre.

DEXHXHALLI NUK MUND TË HYJË NË MEKKE DHE MEDINE

Më parë i cekëm hadithet të cilat sqaruan se Dexhxhalli nuk mund të hyjë në Mekke dhe Medine, sepse ato i mbrojnë melaqet në hyrjet e tyre me shpata të ndritura.

LUTJA ALL-LLAHUT QË TË NA MBROJË NGA DEXHXHALLI

Transmetohet se Muhammedi alejhis-selam e kishte shprehi shumëherë të kërkojë ndihmë prej All-llahut nga fitneti i Dexhxhallit. Gjithashtu, ai na urdhëroi që ta lexojmë fillimin e sures El-Kehf, e posaçërisht nëse e arrijmë kohën e tij, sepse kjo e mbron muslimanin nga ai i mallkuar.

VRASJA E DEXHXHALLIT DHE E PASUESVE TË TIJ

Do ta sqarojmë këtë në shenjën e ardhme të Kijametit: “Zbritja e Isaut alejhis-selam”.

DISA FJALË RRETH DEXHXHALLIT

Disa mendojnë se Dexhxhalli, si dhe disa shenja të tjera, janë vetëm alegori e nuk janë realitet.

Pra, vëllai im, ti pate mundësi të vëresh se sa të qarta janë hadithet të cilat flasin për cilësitë e Dexhxhallit, e nuk mund të thuhet se televizioni apo zhvillimet shkencore janë vetë Dexhxhalli, sepse ato kanë paralajmërimet e veta , meqë këto janë shenjat e fundit para një shkatërrimi të përgjithshëm të Gjithësisë, nuk është çudi që All-llahu i Lartësuar i dha ato shenja të asaj katastrofe të madhe. Pastaj, vërejtët se edhe çifutët edhe të krishterët presin ardhjen e këtij Dexhxhalli, por secili me veçori e cilësi të veçanta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:09 am

5) ZBRITJA DHE ARDHJA E ISAUT ALEJHIS-SELAM


Thotë All-llahu i Lartësuar në Kur’an se çifutët nuk e vranë Isaun alejhis-selam, por atë All-llahu e ngriti tek Ai: “Ata (çifutët) as nuk e mbytën e as nuk e gozhduan atë (Isaun alejhis-selam), por atyre u përngjau ashtu (sikurse e vranë). Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së tij), janë në dyshim për këtë (vrasje). Prandaj ata nuk kanë kurrfarë dije përveç supozimit. Dhe ai nuk u vra duke qenë ata të sigurt (se u vra ai apo dikush tjetër). Jo, por All-llahu atë e ngriti tek Ai. All-llahu, njëmend, është i plotfuqishëm dhe i dijshëm.” (En-Nisa: 157:158)

“...dhe ai (Isau) është shenjë e Kijametit..” (Ez-Zuhruf: 61)

“Nuk ka asnjë nga ithtarët e Librit (hebrenjtë dhe të krishterët) që nuk do t’i besojë atij (Isaut) para vdekjes së tij (në kohën para Kijametit), e në Ditën e gjykimit ai do të d ëshmojë kundër tyre.” (En-Nisa: 159)

Hebrenjtë nuk i besuan Isaut alejhis-selam se është i Dërguar dhe e përgënjeshtruan atë, kështu që në fund vendosën që ta likuidojnë atë, dhe menduan se njëmend e vranë. Por, ata ranë në dyshim sepse viktima refuzonte të jetë ai, Isau alejhis-selam, dhe u thoshte se ai i udhëzoi deri te vendi ku është fshehur Isau me apostujtë e tij, kështu që ata ranë në dyshim për vrasjen e tij. Të krishterët u besuan çifutëve se Isau alejhis-selam u vra, por këta u detyruan ta sqarojnë shkakun e vrasjes së tij, kështu që u paraqit Pali idhujtar, armiku më i madh i Isaut, që t’ua shpjegojë qëllimin e vrasjes së tij duke u thënë se ai u vra për mëkatet e njerëzve, etj, etj...

SI ËSHTË REALITETI?!

Kur hebrenjtë vendosën që ta likuidojnë Isaun alejhis-selam, ngaqë ky i shpallte dhe i zbulonte devijimet e tyre, u detyruan të gjejnë një njeri i cili do t’i udhëzonte deri në vendin ku ishte fshehur ai. Në këtë rast, Jehudha (Juda nga Karioti), për të cilin Isau alejhis-selam kishte sinjalizuar se do ta tradhtojë, ishte njeriu më i përshtatshëm që do t’i udhëzonte deri te ai.Hebrenjtë i premtuan atij pasuri. Kur arritën në vendin ku ndodhej Isau alejhis-selam me shokët e tij, All-llahu i Lartësuar e dërgoi Xhibrilin alejhis-selam, që ta ngritë Isaun alejhis-selam nga kjo botë dhe ta vendosë tek Ai, deri në momentin e caktuar kur ai përsëri do të zbresë. Në atë moment, All-llahu i Lartësuar ia ndryshoi pamjen Jehudhës (Judës) dhe e bëri në formën e Isaut alejhis-selam, kështu që ushria e arrestoi atë, por ai filloi të bërtasë dhe t’u thotë atyre se ç’bënin me të? Ai tha: “Unë ju drejtova deri këtu që ta kapni armikun tuaj, kurse ju më arrestoni mua?”Madje edhe ajo ushtri filloi të dyshojë dhe thanë: “Nëse ky është Isau, ku mbeti udhëzuesi ynë, e nëse ky është udhëzuesi ynë, ku mbeti Isau?! Ky, pra ishte dyshimi që lindi në mesin e tyre.

Për sqarim më të hollësishëm lexo Dhjatën e Re dhe dyshimet që lindën për vrasjen e Isaut alejhis-selam.Barnaba në Ungjillin e tij përshkruan shumë bukur se si ndodhi ky rast e si u ngrit Isau alejhis-selam dhe si u tha apostujve të tij se do të kthehet para Kijametit. Aty, thotë Barnaba, edhe ne apostujtë, në fillim kishim besuar se ai u vra, derisa zbriti Isau alejhis-selam te ata dhe u tregoi se si kishte ndodhur, pastaj u ngrit në qiell dhe pret momentin kur do të urdhërohet të zbresë në tokë para Kijametit.

Thotë Barnaba (ky është njëri nga 70 nxënësit e Isaut, shiko Dhjatën e Re) në Ungjillin e tij:“24) Jezusi (Isau), po ashtu tha: Të vërtetën po ua them, njëri nga ju do të më dorëzojë e do të shitem si dashi. 25) Por, mjer për atë, sepse do të realizohet krejt ajo që tha babai ynë Davidi për të (në Psalme): “DO TË BIE NË GROPËN QË UA PËRGATITI TË TJERËVE”. 26) Në këtë moment shikuan nxënësit (apostujtë) njëri-tjetrin duke thënë me pikëllim: Kush do të jetë tradhtari? 27) Tha, atëherë, Jehudha (Juda): A unë jam ai o mësues?! 28) U përgjigj Jezusi: Ti më the vetë se kush do të më dorëzojë. 29) Njëmbëdhjetë të dërguarit (nxënësit e tjerë) nuk e dëgjuan këtë. 30) Pasi që ai hëngri mishin, i hipi shejtani shpinës së tij dhe doli nga shtëpia duke i thënë Jezusi atij: Shpejto me veprën që ti do ta bësh.1) Doli pastaj Jezusi nga shtëpia dhe hyri në një kopsht që të falet, ra në gjunj njëqind herë duke vënë kokën në tokë (në sexhde), siç e kishte shprehi gjatë faljes së tij. 2) Meqë Jehudha (Juda) e dinte vendin se ku është Jezusi me nxënësit e tij, shkoi te kryetari i priftërinjve (hebrenj). 3) E i tha atij: Nëse ma jep atë që ma premtove do ta dorëzoj sonte armikun tënd Jezusin, që ju e kërkoni. 4) Sepse ai është i vetmuar me njëmbëdhjetë shokë. 5) Kryetari i priftërinjve iu përgjigj: Sa kërkon? 6) Tha Jehudha (Juda)): Tridhjetë copë të arit. 7) Atëherë ia numëroi kryetari i priftërinjve të hollat menjëherë. Dhe dërgoi një farisej te valiu (qeveritari) Hejrodosi që t’i sillte ushtrinë. 9) Ai ia dha një aradhë të tij, sepse kishte frikë popullin. 10) I morën ata armët e tyre dhe dolën nga Jerusalemi me llamba dhe drita në shkopinjtë e tyre.1) Kur u afruan ushtarët bashkë me Jehudhën (Judën) te vendi ku ishte Jezusi, u dëgjua ardhja e një grupi të madh. 2) Për këtë shkak, ai (Isau) u kthye në shtëpi i frikësuar. 3) Njëmbëdhjetë nxënësit kishin fjetur. 4) Kur Zoti pa se robi i Tij është në rrezik, i urdhëroi Xhibrilin (Gabrielin),Mikailin, Rufailin dhe Urilin (katër melekët e Tij) që ta ngritin Jezusin nga kjo botë. 5) Erdhën
melaqet e pastra dhe e morën Jezusin nga dritarja që ishte në anën jugore. 6) E bartën atë dhe e vendosën në qiellin e tretë në shoqërim të melekëve që lavdërojnë Zotin përgjithmonë.1) Atëherë hyri Jehudha (Juda) me fuqi në dhomën nga e cila ishte ngritur Jezusi. 2) Të gjithë nxënësit kishin fjetur. 3) Atëherë Zoti bëri çudi. 4) Jehudha (Juda) ndryshoi në të folur, në fytyrë dhe u bë i ngjashëm me Jezusin, madje edhe ne menduam se ai është Jezusi vetë. 5) Kurse ai, pasi që na zgjoi, filloi të hulumtojë që të shohë se ku ishte Jezusi. 6) Për këtë arsye, ne u habitëm, e i thamë: Ti je, o zotëri, mësuesi ynë. 7) A na harrove tani? Kurse ai tha duke qeshur: A jeni ju aq të marrë saqë nuk e njihni Jehudhën (Judën) nga Karioti. 9) Derisa ai e thoshte këtë, hyri ushtria dhe e kapën atë, Jehudhën (Judën), sepse ai në çd o aspekt ishte bërë i ngjashëm me Jezusin. 10)Kurse ne, kur dëgjuam fjalët e Jehudhës (Judës) dhe pamë grupin e ushtarëve ikëm si të tërbuar.11) Gjoni që ishte i mbështjellur me një mbështjellëse të pambukut, u zgjua dhe iku, 12) Kur atë e kapi një ushtarë për mbështjellësen e pambuktë, e la mbështjellësen e pambuktë dhe iku i zhveshur. 13) Sepse Zoti kishte dëgjuar lutjen e Jezusit dhe i shpëtoi të njëmbëdhjetët (nxënësit) prej sherrit.1) Atëherë, e mori ushtria Jehudhën (Judën) dhe e lidhi duke u përqeshur me të. 2) Sepse ai refuzoi të jetë Jezusi - dhe thoshte të vërtetën - 3) Ushtarët i thanë atij duke u përqeshur. Zotëriu ynë, mos ke frikë, se ne kemi ardhur të të bëjmë mbret të Izraelit. 4) Ne të kemi lidhur se e dimë që ti e refuzon mbretërinë. 5) Jehudha (Juda) u përgjigj: A jeni ju të çmendur. 6) Ju erdhët me armë dhe llamba që ta merrni Jezusin e Nazaretit, sikur të ishte vjedhës, e më lidhni mua, që ju drejtova juve, të më bëni mbret! 7) Atëherë ushtarët nuk duruan më dhe filluan ta godasin Jehudhën (Judën) me grushta e shqelma dhe e dërguan me hidhërim në Jerusalem... /Ungjilli i Barnabas: kapitulli 113, 114, 115, 116 dhe 117/

Më poshtë thotë Barnaba: “Betohem në Zotin! Edhe ky që është duke shkruar (unë Barnaba) kishte harruar çdo gjë që kishte thënë Jezusi: se ai do të ngrihet nga kjo botë dhe një njeri tjetër do të dënohet në emër të tij, se ai nuk do të vdesë përveç se afër fundit të botës.” /Kapitulli 117/

Ky Ungjill ishte i fshehur në një bibliotekë të Vatikanit, ndërsa u zbulua në fillim të këtij shekulli.Ai në disa vende paralajmëron ardhjen e Muhammedit alejhis-selam duke e përmendur atë me emër.

Rastin e ngritjes së Isaut alejhis-selam në qiell e përshkruajti po në këtë mënyrë Ibni Kethiri në librin e tij “Rrëfimi i të dërguarve”, por në mënyrë më koncize.

KOHA E ZBRITJES SË TIJ

Do të zbresë Isau alejhis-selam kur muslimanët do t'i kaplojë një bela e madhe dhe kur Dexhxhalli do të bëjë gjithë atë fesad nëpër tokë dhe mundohet t’i shkatërrojë besimtarët në përgjithësi. Atëherë zbret Isau alejhis-selam te Minareja e bardhë në lindje të Damaskut, derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit.

Transmeton Evs Ibni Evsi se Muhammedi alejhis-selam tha: “Zbret Isau alejhis-selam te Minarja e bardhë në lindje të Damaskut.”Edhe në ditët tona ekziston kjo minare e bardhë në lindje të Damaskut

Në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Hurejre, thotë Muhammedi alejhis-selam: “Nuk ka mes meje dhe Isaut të dërguar dhe ai do të zbresë, e kur ta shihni ju atë, njihne: njeri mesatar (me gjatësi), anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, zbret mes dy qyteteve, duket koka e tij sikur pikon, por ajo nuk është e lagur.”

Pra, Isau alejhis-selam zbret te Minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa muslimanët përgatiten për luftë në kohën e faljes së sabahut, e ai zbret dhe falet me ta kurse imami është nga ai grup.

Transmetohet nga Xhabiri, radiall-llahu anhu, se Muhammedi alejhis-selam tha: “Një grup nga ummeti im do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën, ashtu të qartë, deri në Ditën e Kijametit.” Po ashtu tha: “Zbret Isau, i biri i Merjemes, e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): na e fal namazin, por ai i thotë: Jo, ju jeni udhëheqës të njëri-tjetrit, ky është fisnikërim i All-llahut për këtë ummet.” etj.

ME ÇKA DO TË GJYKOJË ISAU ALEJHIS-SELAM PAS ZBRITJES SË TIJ?

Transmetoi Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “Si do të jeni ju kur të zbret i biri i Merjemes dhe ju udhëheq me tuajat?” Një nga transmetuesit e hadithit tha: E dini ç'do të thotë “...dhe ju udhëheq me tuajat?” Tha: “I udhëheq me Librin e Zotit tuaj (Kur’anin) dhe me Sunnetin e të Dërguarit tuaj alejhis-selam.”

Pra, Isau alejhis-selam do të jetë një pasues i ummetit tonë dhe do të gjykojë me Kur’anin dhe me Sunnetin e Muhammedit alejhis-selam. është nder për këtë ummet që ta udhëheqë një i dërguar si Isau alejhis-selam, në atë kohë vetëm si një pjesëtar nga ky ummet.

Në një hadith të transmetuar nga Ebu Seidi, Muhammedi alejhis-selam thotë: “I yni është ai, që Isau, i biri i Merjemes falet prapa tij.”

ISAU ALEJHIS-SELAM VRET DEXHXHALLIN

Kjo është puna e parë që do ta bëjë Isau alejhis-selam pas zbritjes së tij. Pas faljes së namazit, ai dhe ushtria muslimane do të drejtohen nga Mesxhidul-Aksaja në Jerusalem, ku Dexhxhalli ka rrethuar një grup të muslimanëve.

Transmeton Ebu Umame se Muhammedi alejhis-selam tha: “...Kur ai largohet, thotë Isa: Hapeni derën (ku janë të rrethuar muslimanët). E hapin atë dhe prapa saj është Dexhxhalli me 70.000 hebrenj, të gjithë ata me shpata (të armatosur) të ngritura dhe me mburoja. Kur ta shohë atë (Isaun) Dexhxhalli, shkrihet sikurse kripa në ujë dhe lëshohet duke ikur, e kapë atë (Isau) te dera lindore Lud (e Jerusalemit) dhe e vret, e i shkatërron All-llahu çifutët.”

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam, pasi që përmendi namazin e Isaut alejhis-selam me muslimanët dhe shkuarjen e tij në Jerusalem, tha: “... Kur armiku i All-llahut e sheh atë shkrihet sikurse shkrihet kripa në ujë, e sikur All-llahu ta lejojë, do të shkrihej në përgjithësi, por All-llahu e vret atë me dorën e tij (Isaut). Atëherë ua tregon gjakun e tij në bajonetën e tij.”

Fshehtësia në fjalën e Muhammedit alejhis-selam “shkrihet sikurse kripa në ujë” është se: All-llahu i Lartësuar i dha frymëmarrjes së Isaut alejhis-selam një erë të posaçme e cila i bënë pabesimtarët të vdesin kur ajo i përfshinë ata.

Transmetoi Muslimi nga En-Nuvas Ibni Semani se Muhammedi alejhis-selam tha: “..derisa ai është në atë gjendje, All-llahu dërgon Mesihun, të birin e Merjemes, e zbret ai te Minarja e bardhë në lindje të Damaskut, në dy rroba të ngjyrosura, të vendosura shuplakat e tij në krahët e dy melekëve; kur ai ul kokën pikon ajo e kur e ngre atë, bien nga ajo perla si margaritarë (pika të ujit të ngjashme me perlat), e çdo pabesimtar që e arrinë era e frymëmarrjes së tij vdes, e frymëmarrja e tij arrinë aq sa arrin shikimi i tij, e kërkon atë (Dexhxhallin) derisa e zen te dera Lud dhe e vret.Pastaj vjen Isau, i biri Merjemes te ndonjë popull që All-llahu e mbrojti nga ai (Dexhxhalli) dhe ua përshkon fytyrat e tyre dhe ua tregon shkallët e tyre ne Xhennet.”

Isau alejhis-selam e vret Dexhxhallin me dorën e tij, e jo me frymëmarrjen e tij, që të binden njerëzit se Dexhxhalli ishte një njeri i dobët dhe një mashtrues e jo zot, siç pretendonte ai.

ROLI I ISAUT PAS VRASJES SË DEXHXHALLIT DHE PAS
SHKATËRRIMIT TË JE’XHUXHËVE DHE ME’XHUXHËVE

Pasi që Isau alejhis-selam e vret Dexhxhallin, në kohën e tij paraqiten Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët, siç do të sqarojmë më poshtë, të cilët do të shkaktojnë çrregullime dhe fesade të mëdha në tokë.Atëherë, Isau alejhis-selam i lutet Zotit dhe të gjithë ata vdesin, saqë asnjë nga ata nuk mbetet, e pastaj Isau alejhis-selam përgatitet për misionin e tij kryesor, për shkak të të cilit, All-llahu e zbriti atë përsëri në tokë: VENDOSJA E LIGJIT ISLAM Në TOKË, VENDOSJA E LIGJIT TË ALL-LLAHUT DHE SHKATËRRIMI I IDEVE DHE FEVE DEVIJUESE.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “Betohem në Atë që shpirti im është në dorën e Tij, gati është të zbresë në mesin tuaj i biri i Merjemes, si një gjykatës dhe një i drejtë, e then ai kryqin, e vret derrin, merr fund lufta dhe shtohet pasuria saqë askush nuk pranon atë (sadakanë). Atëbotë, një sexhde është më e mirë (te All-llahu) sesa e tërë bota dhe çka ka në të.”

Në një transmetim tjetër shtohet edhe kjo “merr fund urrejtja (mes popujve) dhe zilia”.

Në një hadith tjetër të gjatë, pasi që Muhammedi alejhis-selam përmendi zbritjen e Isaut, vrasjen e Dexhxhallit dhe shkatërrimin e Je’xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve, thotë Muhammedi alejhis-selam: “... Pastaj i thuhet tokës (nga ana e All-llahut): mbij frytet tua dhe kthe begatinë tënde. Atë ditë një grup hanë prej një shege dhe mbulohen me gjethet e saj dhe All-llahu e bën të begatshëm qumështin (e shtazëve) derisa (qumështi) i një deveje i mjafton një grupi të madh (njerëzish), qumështi i një lope i mjafton një fisi dhe qumështi i një deleje i mjafton familjes dhe të afërmve të tyre.”

ÇKA MUND TË PËRFUNDOJMË NGA KËTO CITATE PËR ÇËSHTJEN E ISAU ALEJHI-SELAM

1 - SE AI PATJETËR DO TË ZBRESË NË FUND TË KOHËS:
Sepse këtë e vërtetojnë Kur’ani dhe fjalët e Muhammedit alejhis-selam të cekura më parë.

2 - SE ISAU alejhis-selam DO TË VIJË QË TË VENDOSË LIGJIN ISLAM (Ligjin e All-llahut) NË TOKË.

3 - AI DO T’I SHKATËRROJË TË GJITHA FETË DHE NUK PRANON ASNJË FE TJETËR PËRVEÇ ISLAMIT, madje edhe xhizjen (tagrën) nuk do ta pranojë: Ai then kryqin, sepse ai është simbol i fesë krishtere të devijuar të formuar nga Pali; vret derrin të cilin e ndaluan si feja islame ashtu edhe krishtere, d.m.th. ndalohet përdorimi i mishit të tij për ushqim dhe nuk pranon xhizjen.

Transmetoi Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “... Ai lufton njerëzit derisa ta pranojnë Islamin, e then kryqin, e vret derrin, e largon xhizjen dhe në kohën e tij All-llahu zhduk të gjitha fetë përveç Islamit.”

4 - NË KOHËN E TIJ MBRETËRON BOLLËKU, PAQJA DHE SIGURIA:
Më parë përmendëm se si merr fund urrejtja dhe zilia mes popujve, e nuk është çudi se gjithë kjo do të ndodhë kur dihet se edhe të krishterët e presin ardhjen e tij. Prandaj, me ardhjen e tij u zbulohet atyre realiteti dhe pothuajse të gjithë të krishterët i kthehen realitetit dhe fesë së drejtë e të vërtetë.
Shiko ungjijtë se sa shumë përshkruajnë ardhjen dhe zbritjen e Isaut alejhis-selam para Kijametit dhe vendosjen e fesë së Zotit në Tokë. Mirëpo, kur them fenë e Zotit, nuk kam për qëllim fenë e Palit dhe të të krishterve të devijuar, por fenë e vërtetë të All-llahut. Andaj, edhe Isau alejhis-selam qysh në fillim i bashkangjitet atij grupi të muslimanëve që do ta luftojë Dexhxhallin, e ndoshta atë ditë me Dexhxhallin do të ketë edhe të krishterë që i janë bashkangjitur atij.

SA DO TË QËNDROJË ISAU ALEJHIS-SELAM NË TOKË?

Ai do të jetojë në tokë dyzet vjet siç transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “... Qëndron ai (Isau) në tokë dyzet vjet, pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanët.”

Në disa hadithe thuhet se ai do të martohet dhe do të varroset mes Muhammedit alejhis-selam dhe Ebu Bekrit, ku ka mbetur një vend vetëm edhe për një varr. Ky varrim pra do të bëhet në Xhaminë e Muhammedit alejhis-selam në Medine.

VLERA E ATYRE QË DO TA SHOQËROJNË ISAUN ALEJHIS-SELAM

Transmetoi imam Ahmedi nga Thevbani se Muhammedi alejhis-selam tha: “Dy grupe nga ummeti im All-llahu i ka ruajtur nga zjarri (i xhehennemit). Grupin i cili do ta çlirojë Indinë dhe grupin që do të jetë me Isaun, të birin e Merjemes.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:09 am

6) DALJA E JE’XHUXHËVE DHE ME’XHUXHËVE


All-llahu i Lartësuar përmendi një ngjarje që ndodhi ndërmjet Dhul-Karnejnit (ky ishte një profet apo një besimtar i Zotit shumë i afërt) dhe Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve në suren El-Kehf.

Politeistët e kishin pyetur Muhammedin alejhis-selam, me inicimin e çifutëve të Medines, për çështjen e Dhul-Karnejnit. Atëherë, All-llahu i zbriti atij një pjesë të sures El-Kehf ku tregohet rrëfimi për të.“Deri kur ai (Dhul-Karnejni) arriti mes dy kodrave (si penda) dhe pas tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë fjalë (gjuhë përveç gjuhës së tyre). Ata thanë: “O Dhul-Karnejn, njëmend, Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët bëjnë shkatërrime në tokë, a të japim ne ty një pagesë që të na bësh një pendë në mes nesh dhe mes atyre? Ai (Dhul-Karnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më e mirë (se ajo pagesë që më ofroni ju), por ju më ndihmoni me fuqinë punëtore të bëjë një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre (Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve)! Më sillni copa të hekurit. Kur ai e nivelizoi atë me dy anët e kodrave, tha: “Ndizeni!” E kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedh atij!” E ata (Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët) as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.Ai (Dhul-Karnejni) tha: “Kjo është një mirësi nga Zoti im, E KUR TË VIJ CAKTIMI I ZOTIT (thonë disa komentues se ka për qëllim Kijametin) TIM, AI E BËNË ATË RRAFSH DHE CAKTIMI I ZOTIT TIM ËSHTË I SIGURT. Atë ditë (kur të dalin Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët) ne bëjmë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet surit e të gjithë ata Ne i tubojmë.” (El-Kahf: 93-99)

“DERISA TË HAPET (penda) JE’XHUXHËT DHE ME’XHUXHËT DHE ATA ZBRESIN NGA ÇDO KODËR ME SHPEJTËSI.” (El-Enbija: 96)

Këto pra ishin ajetet të cilat i përmendin ata popuj. Dhul-Karnejni ishte pra një mbret i fuqishëm, që jetoi në kohën para Isaut alejhis-selam. Ai shëtiti botën në përgjithësi. All-llahu i Lartësuar në këtë ngjarje të tij me Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët na rrëfen se si ai ndërtoi një pendë të lartë dhe të fortë saqë ata me gjithë fuqinë e madhe të tyre nuk mundën ta kalojnë atë. Por, kur do të vijë momenti i caktuar, për të cilin shumica e komentuesve të Kur’anit e komentojnë me afrimin e Kijametit e disa të tjerë thonë se ai është momenti i ringjalljes, kur të vijë ai moment, All-llahu do ta bëjë atë pendë rrafsh dhe ata popuj do të dalin. Atëherë edhe do të shkaktojnë trazira në tokë.

Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë dy popuj shumë të mëdhenj dhe me pasardhës të shumtë. Ata janë pasardhës të Ademit alejhis-selam, pra janë njerëz.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi alejhis-selam tha: “All-llahu i Lartësuar thotë (Ditën e Kijametit): O Adem! Thotë ai: Si urdhëroni. E i thotë: Dërgo grupin e zjarrit. E thotë ai (Ademi): Ç’është grupi i zjarrit? E i thotë (All-llahu): Prej çdo një mijë e nëntëqindë e nëntëdhjetë e nëntë veta në xhehennem e një në xhennet. Ky është momenti kur plaket fëmija (nga trishtimi) dhe çdo femër me barrë hedh barrën e saj. Tha ai: Me ju janë dy popuj që nuk ishin në asgjë
përveç se me numrin e madh të tyre, Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët.”

Muhammedi alejhis-selam tregoi se që në kohën e tij është hapur pak penda e Je’xhuxhëve dhe Me’xhuxhëve. Transmeton Buhariu nga Zejneb binti Xhahshi se Muhammedi alejhis-selam hyri me një rast tek ajo i frikësuar dhe tha: “La ilahe il-l-all-llah, mjerë për arabët nga sherri që u është afruar! është hapur sot penda e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve kaq”, bëri një rreth me dy gishtat e parë. Tha Zejnebi (gruaja e tij): I thashë: O i Dërguar i All-llahut, a do të shkatërrohemi derisa në mesin tonë ka të mirë? Tha: “Po, nëse shtohet e keqja.”

Shkatërrimi i tyre do të ndodhë pas zbritjes së Isaut alejhis-selam dhe pas vrasjes së Dexhxhallit.

Transmetoi Muslimi nga En-Nuvas Ibni Semani se Muhammedi alejhis-selam, në një hadith të gjatë, tha: “... Pastaj shkon Isau, i biri i Merjemes, te ndonjë popull që All-llahu e ka mbrojtur nga ai (Dexhxhalli) dhe ua përshkon fytyrat dhe u tregon pozitat e tyre në xhennet. Derisa ata janë në atë gjendje, All-llahu i shpall Isaut se: Unë kam nxjerrë disa robër të Mi, që nuk mund t’i luftojë askush ata, ngriti ti robërit e Mi në (kodrën) Tur. Atëherë All-llahu i dërgoi Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët dhe ata zbresin nga çdo kodër me shpejtësi, kalojnë të parët e tyre afër liqenit Taberije (liqe në Palestinë në kufi me Sirinë) dhe e pijnë atë në tërësi, kurse të fundit e tyre kalojnë aty e thonë: Këtu njëherë kishte ujë. Isau dhe shokët e tij janë të rrethuar (të siguruar në atë kodër)... Atëherë Isau dhe shokët e tij i luten All-llahut, e Ai u dërgon në qafat e tyre (Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve) krimbat (që gjenden në hundët e deveve e të deleve) dhe gdhinë ata të vdekur si vdekja e një personi. Pastaj Isau dhe shokët e tij zbresin në tokë (nga ajo kodër), e nuk gjejnë asnjë vend në tokë përveçse është i zënë nga dhjami dhe qelbësira e tyre. Atëherë i luten i dërguari i All-llahut, Isau, dhe shokët e tij All-llahut, e Ai i dërgon disa shpezë me qafa të gjata, i marrin ata dhe i hedhin ku All-llahu dëshiron. Pastaj All-llahu dërgon një shi që nuk lë asnjë shtëpi të dheut apo të lëkurave (pa e përfshirë), kështu që e pastron tokën derisa ajo mbetet si pasqyrë.”

Në një transmetim tjetër shton Muslimi se ata (Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët) thanë: “... Vramë të gjithë ata që janë në tokë, ejani t’i vrasim edhe ata që janë në qiell, e hedhin me shtizat (armët) e tyre qiellin, e All-llahu ua kthen ato të përgjakura.”

Transmetojnë Termidhiu, Ibni Maxhe dhe imam Ahmedi se Muhammedi alejhis-selam tha: “Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët gërmojnë (tokën) çdo ditë, dhe gati sa e shohin dritën e diellit, thotë i pari i tyre: Kthehuni se do ta gërmojmë nesër, e rikthen All-llahu atë (tokën) më të vështirë sesa ishte, kështu derisa të vijë koha e tyre dhe dëshiron All-llahu që t’i dërgojë tek njerëzit. E gërmojnë atë gati sa e shohin dritën e diellit, thotë i pari i tyre: Kthehuni se nesër, in sha All-llahu teala, do ta gërmojmë (do ta hapim atë), kështu që ata veçorizuan (thanë in sha All-llahu), e kur kthehen te ai (vendi i gërmimit) e gjejnë sikurse e kishin lënë dje (pas gërmimit). E gërmojnë atë dhe dalin tek njerëzit, e shterin ujin dhe njerëzit mbyllen në kalatë e tyre...” dhe vazhdon hadithi deri në fund.

Ndoshta Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët janë ata që i përmend libri i Apokalipsës në Dhjatën e Re, ku thuhet: “Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satana do të zgjidhet nga burgu i tij. Dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, GOGUN dhe MAGOGUN, që t’i mbledhë ata për luftë: numri i tyre do të jetë si rëra e detit, dhe ata do të lëvizin në gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t'i përpijë.” (Zbulesa 20:7-9)

Pra vëllai im, ti e vëren se hadithet që flasin për këta dy popuj janë shumë të çuditshme, saqë disa dijetarë u munduan t’i komentojnë në mënyra të ndryshme, duke thënë se ata popuj janë kinezët e japonezët, vetëmse, nga hadithet është vështirë të kuptohet se ata në të vërtetë janë Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët. Gjithashtu, nuk është e qartë se ku janë të vendosur apo ku është vendi i tyre.Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe nuk janë të zbuluar, kur dihet se kjo botë është përplot fshehtësi. Edhe sot e kësaj dite në “Trekëndëshin e Bermudeve” nuk është e qartë se ç’fshihet në të, edhe pse ekzistojnë thënie të ndryshme. Ai është vendi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë, por megjithatë, askush, përpos All-llahut, nuk e di të vërtetën për atë vend.

Sidoqoftë, dalja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të Kijametit dhe ajo, gjithqysh, do të realizohet kur t’i vijë koha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:10 am

7) TYMI (ED-DUHAN)


Nga shenjat e mëdha të Kijametit është tymi i cili do të mbulojë Tokën. Thotë All-llahu i Lartësuar: “Ti pra, prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon njerëzit.Ky është një ndëshkim i mundimshëm.” (Ed-Duhan: 10-11)

Në temën e mëparshme paraqitëm hadithin e gjatë të Muhammedit alejhis-selam në të cilin përmendi dhjetë shenjat e Kijametit, e në mesin e tyre përmendi edhe tymin.

Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër Kijametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu, i cili tha: Tha i Dërguari i All-llahut, Muhammedi alejhis-selam: “Njëmend, Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra: Për tymin, i cili besimtarin e kap si flama, kurse pabesimtarin e fryen saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij. E dyta është shtaza kurse e treta Dexhxhalli” (këtë hadith e transmetoi Ibn Xheriri).

Thotë imam En-Neveviu duke e komentuar hadithin e dhjetë shenjave të Kijametit, e kur përmendi tymin, tha: “Ky hadith përkrah thënien e atyre që thanë se: ky tym ua merr shpirtin pabesimtarëve, kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë ende nuk është paraqitur por ajo do të ndodhë pak para Kijametit.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:10 am

DALJA E SHTAZËS

Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e All-llahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtaze All-llahu e përmendi në Kur’an, ku thotë: “E kur fjala (Ime) u bie atyre (njerëzve), Ne do t’u nxjerrim atyre një SHTAZË nga toka që do t’u flasë atyre (njerëzve): se, njëmend, njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kur’anin) Tona.” (En-Neml: 82)

Ky pra është ajeti i Kur’anit që paralajmëroi daljen e asaj shtaze para Kijametit. Pa dyshim, kjo shtazë nuk është e ngjashme me shtazët që jemi mësuar t’i shohim, sepse kjo u flet njerëzve, i këshillon ata dhe u tregon se ata nuk besuan në argumentet dhe fjalët e Zotit.

Në fillim të shenjave të Kijametit përmendëm hadithin ku Muhammedi alejhis-selam ceku dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit, e në mesin e tyre ishte edhe “dalja e shtazës”.

Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame se Muhammedi alejhis-selam tha: “Do të dalë shtaza dhe do t’u vë shenja njerëzve në hundët e tyre, dhe jetojnë ata në mesin tuaj, dhe kur njeriu blenë deven pyetet. Nga kush e bleve? E thotë: E bleva nga një njeri me shenjë në hundë.”

Transmetoi Talha nga Ibni Umeri, radiall-llahu anhu, në një hadith të gjatë, e tha: E përmendi Muhammedi alejhis-selam shtazën, e tha: “Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje. Njëherë ajo del larg në shkretëtirë (në fshatra të largëta) dhe ajo nuk përmendet në Mekke (nuk dëgjojnë për daljen e saj), fshehet një kohë të gjatë, pastaj del edhe njëherë dhe përmendet ajo në fshatra dhe në Mekke”.

Tha Muhammedi alejhis-selam: “Pastaj, derisa njerëzit janë në xhamitë më të mëdha të Zotit, e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg nga ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (brenda në Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveç një grupi të besimtarëve që e kishin të qartë se nuk mund t’i ikin All-llahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndritë fytyrat e i bënë ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon të lëvizë nëpër tokë, nuk mund ta zë atë ai që e kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi, saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa e i thotë: O filan, a tani falesh?! I afrohet ai asaj e i vë ajo atij një shenjë në fytyrën e tij, pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari, e thonë: O besimtar, ma jep hakun tim..”

Në disa hadithe përshkruhet se kjo shtazë është e krijuar nga pjesë të ndryshme të shtazëve.

Sidoqoftë, neve na intereson se ajo është shenjë dhe mrekulli e All-llahut që do të paraqitet para Kijametit dhe se ajo do t'ua ndritë fytyrat besimtarëve dhe do t’u vë shenja të posaçme pabesimtarëve në hundë e do t’i lajmërojë njerëzit se ishin mohues të argumenteve të All-llahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:10 am

9) LINDJA E DIELLIT NGA PERËNDIMI

Thotë All-llahu i Lartësuar në Kur’an: “... Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire.” (El-En’am: 158)

Thonë komentuesit e Kur’anit se All-llahu me këtë ajet ka për qëllim, posaçërisht, lindjen e Diellit nga Perëndimi, sepse kur njerëzit ta shohin këtë shenjë të madhe besojnë, por, atë ditë nuk i pranohet besimi askujt.

Transmetoi Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “Ai që pendohet para se të lind Dielli nga Perëndimi, do t’ia falë All-llahu atij. E kur Dielli lind nga Perëndimi mbyllet dera e pendimit.”

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “Nuk do të vijë Kijameti para se të lind Dielli nga Perëndimi i tij, e kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë, besojnë të gjithë, ai është momenti kur askujt besimi nuk i bënë dobi nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnjë të mirë në besimin e tij.”

Transmetohet nga Hudhejfe se tha: E pyeta të Dërguarin e All-llahut, e i thashë: O i Dërguar i All-llahut! Cila është shenja e lindjes së Diellit nga Perëndimi? Tha Muhammedi alejhis-selam: “Zgjatë ajo natë derisa duket sa dy netë, zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken, janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t'u falur, pastaj bien e zgjohen prapë, dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë, njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhinë, e derisa presin lindjen e Diellit nga Lindja e tij kur ai lind nga Perëndimi, kur njerëzit ta shohin besojnë (të gjithë) por nuk u bënë dobi besimi i tyre..”

Lindja e Diellit nga Perëndimi, siç kuptohet nga këto tekste, është realitet e jo siç mendojnë disa se kjo do të thotë se: Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të mbetet në errësirë, etj..

Ky është një çrregullim në sistemin diellor apo të Tokës që do të ndodhë para Kijametit. All-llahu është për çdo gjë i fuqishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:11 am

SHKATËRRIMI I QABES NGA DORA E DHUS SUVEJKATEJNIT

Para Kijametit do ta shkatërrojë Qaben një njeri nga Etiopia i quajtur Dhus-Suvejkatejn. U quajt kështu ndoshta sepse nëngjunjtë e këmbëve i ka të shkurtra. Dhus-Suvejkatejn në gjuhën arabe i thuhet atij që i ka nëngjunjtë e këmbëve të shkurtra. Këtë shenjë të Kijametit e shënojmë këtu, sepse siç vërehet nga hadithet, ajo do të ndodhë me shenjat e fundit të Kijametit.

Transmetoi imam Ahmedi nga Abdull-llah Ibni Umeri se Muhammedi alejhis-selam tha: “Do ta prishë Qaben Dhus-Suvejkatejni nga Etiopia (Habeshi), ia merr zbukurimet e saj, ia heq mbulesën asaj, e sikur unë e shikoj atë, një qeros dhe i shtrembëruar (në shpinë), e godet atë me (mjetet) fshirëset dhe gërmueset e tij.”

Transmeton Buhariu nga Ibn Abbasi se Muhammedi alejhis-selam tha: “Sikur e shikoj atë (shkatërruesin e Qabes), i zi dhe me këmbë të shtrembëruara (bajmak), e prish atë gurë për gurë.”

Nëse thotë dikush se si lejon All-llahu të shkatërrohet Qabja, kurse në Kur’an Ai thotë se atë e bëri vend të sigurt? Përgjigjja është se ajo është vendi i sigurt deri afër Kijametit dhe shkatërrimit të botës, e pastaj edhe ajo do të shkatërrohet.

ZHDUKJA E ISLAMIT, NGRITJA E KUR’ANIT DHE ZHDUKJA E NJERËZVE TË MIRË

Përmendëm më parë se në kohën e Isaut alejhis-selam, Islami do të përfshijë gjithë botën dhe do të gjykohet me Ligjin e Kur’anit. Por, pas Isaut alejhis-selam Islami do të fillojë të dobësohet derisa ngrihet në përgjithësi së bashku me Kur’anin nga kjo botë dhe me njerëzit e mirë e besimtarë. Kështu Kijameti do të ndodhë mbi njerëzit me të këqij të cilët nuk shqiptojnë as fjalën All-llah.

Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja se Muhammedi alejhis-selam tha: “Do të fshihet Islami (nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës, saqë nuk do të dihet se çka është agjërimi, namazi, kurbani, sadakaja dhe do të bartet Kur’ani në një natë dhe nuk do të mbetet në Tokë nga ai asnjë ajet, dhe mbesin disa grupe të njerëzve, e plaku i vjetër thotë: I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë “la ilahe il-l-all-llah” dhe ne e themi.”

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhammedi alejhis-selam tha: “All-llahu do të dërgojë një erë nga Jemeni më të butë se mëndafshi, nuk do të lë asnjë që në zemrën e tij ka iman sa pesha e një thërrmije pa ia marrë shpirtin.”

Në hadithin që e transmetoi Enesi, radiall-llahu anhu, Muhammedi alejhis-selam thotë: “Nuk do të ndodhë Kijameti derisa në Tokë thuhet: All-llah, All-llah.”

Pra, këto janë momentet e fundit para shkatërrimit të Gjithësisë, por, All-llahu një herë do t'i marrë të gjithë shpirtrat e atyre që në zemrën e tyre kanë besim sa pesha e një thërrmije, e pastaj në Tokë mbeten njerëzit më të këqij, të cilët nuk dinë se ç’është e mira, nuk thonë as All-llah dhe martohen nëpër rrugë sikur shtazët, e mbi ta pra, bëhet Kijameti.

Por, para se të ndodhë Kijameti mbi ata njerëz, ata do t’i rikthehen adhurimit të idhujve siç ishte në kohën e injorancës.

Thotë Muhammedi alejhis-selam se këtyre njerëzve u paraqitet shejtani e u thotë: A nuk më përgjigjeni? Thonë ata: Çka na urdhëron? E i urdhëron ai t’i adhurojnë idhujt. Atëherë, i fryhet Surit (bririt) derisa ata janë duke kërkuar rrizkun e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ArianSs
Anëtar
Anëtar
ArianSs

Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 29
Location : Ferizaj City

Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit EmptyMon Dec 07, 2009 3:11 am

10) ZJARRI QË I TUBON NJERËZIT

Kjo është shenja e fundit nga shenjat e mëdha të Kijametit, sepse Muhammedi alejhis-selam në hadithin e tij ku përmendi dhjetë shenjat e mëdha të Kijametit tha: “...dhe e fundit nga ato, është zjarri që del nga Jemeni, i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre (në mahsher).”

Toka në të cilën do t’i tubojë njerëzit ky zjarr, është toka e Shamit (vendet e Shamit janë: Palestina, Siria, Jordania dhe Iraku).

Transmetoi Ebu Dherri se Muhammedi alejhis-selam tha: “Shami është toka e tubimit dhe vendi i zgjerimit.”

Në një hadith tjetër Muhammedi alejhis-selam sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siç duket) nuk u lë vend njerëzve, kudo që ata ndalen ai i arrinë derisa të tubohen në vendet e Shamit.

FUNDI I KËSAJ BOTE APO DITA E KIJAMETIT

Nuk kam për qëllim këtu të përshkruaj mënyrën e Kijametit apo të shkatërrimit të Gjithësisë, sepse kjo është një temë e veçantë për të cilën mund të shkruhet një libër. All-llahu i Lartësuar në shumë ajete të Kur’anit e përshkroi si një ditë të trishtueshme dhe shumë të vështirë, saqë femija plaket atë ditë.

Ekzistimi i shumë emrave të Ditës së Kijametit në Kur’an, argumenton se ajo është një ditë e vështirë. Të gjithë ata emra janë cilësi tmerruese të asaj dite. Nuk ka dyshim se All-llahu atë ditë do t’i mbrojë besimtarët e Tij dhe do t’ua bëjë këtë ditë të lehtë. Fjala është pas ringjalljes, kurse vetë Kijametin e përjetojnë vetëm njerëzit më të këqij të atyre ditëve.

Transmetoi Abdull-llah Ibni Umeri se Muhammedi alejhis-selam tha: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa All-llahu mos të dërgojë një erë e cila nuk le pa i marrë shpirtin askujt që në zemrën e tij ka iman sa pesha e thërrmijës; pas kësaj çdonjëri (nga ata që mbesin) i kthehet adhurimit të atyre që baballarët e tyre adhuronin në kohën e injorancës (adhurimit të idhujve), e mbesin disa njerëz si pluhuri që nuk urdhërojnë në të mira e as nuk pengojnë nga e keqja, martohen në rrugë sikurse shtazët, e kur kjo e tëra të ndodhë, shtohet hidhërimi i All-llahut ndaj tyre dhe mbi ta e bënë Kijametin.”




FUND

Marrur nga Libri "Shenjat e Mëdha të Kijametit dhe paralajmrimet Profetike" të autorit OSMAN ABAZI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty
MesazhTitulli: Re: Shenjat e Mëdha të Kijametit   Shenjat e Mëdha të Kijametit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shenjat e Mëdha të Kijametit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Hija në Ditën e kijametit
» Etapa e parë e Ditës së kijametit
» Mekatet E Medha....
» Shenjat e gishtërinjve
» Shenjat e gishterinjve ne vjedhje
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum