www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Etapa e parë e Ditës së kijametit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Etapa e parë e Ditës së kijametit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Etapa e parë e Ditës së kijametit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Etapa e parë e Ditës së kijametit Empty
MesazhTitulli: Etapa e parë e Ditës së kijametit   Etapa e parë e Ditës së kijametit EmptySun Dec 20, 2009 6:53 am

Etapa e parë e Ditës së kijametit


Të jesh i lidhur me botën tjetër dhe t'a përjetosh atë gjatë jetës, do të thotë të garantosh shpëtimin në çdo etapë nga etapat e Ditës së ringjalljes. Në të kundërt, nuk fiton gjë tjetër përveç humbjes, mjerimit dhe pikëllimit.
Qëllimi ynë me këto tema, nuk është që thjesht të përmendim disa ndodhi dhe histori të pritëshme, por është që etapat e jetës tjetër, t'i përjetojmë në jetën e përditshme, gjë e cila do të na ndihmojë të vazhdojmë në rrugën që përcaktoi për ne i dërguari i Zotit a.s.
Shkatërrimi i kësaj bote, do të fillojë me fryrjen e bririt (surit) nga ana e Israfilit. Madhësia e këtij briri është sa distanca mes qiellit dhe tokës. Me t'i fryrë, do të fillojnë etapat e ditës së Kijametit.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:"Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin." (Zumer 68)
Thotë Profeti a.s në një hadith:"Kush kërkon t'a përjetojë atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit, le të lexojë suret Inshikak, Infitar dhe Tekvir."
Meqë në temën e kaluar folëm rreth sures Inshikak, le të flasim pak rreth sures Infitar.
"Kur qielli të çahet dhe yjet të derdhen; kur detet të përzihen dhe varret të rrotullohen, atëherë çdokush do të mësojë për veprat që ka bërë dhe që ka
lënë pa bërë."(Infitar 1-5)

Të gjithë këto ndodhi, do të shoqërohen nga një frikë dhe panik i papërshkrueshëm.
Qielli, yjet dhe gjithçka tjetër përveç njeriut, kurrë nuk i kanë shkelur dhe thyer urdhërat e Zotit të madhëruar. Ato kanë dëgjuar dhe shikuar atë që vepronte njeriu mbi tokë. Ato janë dëshmitarë të veprave të liga, degjenerimit, vrasjeve, sharjeve dhe ofendimeve. Ato janë dëshmitarë të dërgimit të Profetit a.s, janë dëshmitarë që shumë njerëz e përgënjeshtruan, e mohuan.
Edhe pse planeti tokë është shumë i vogël në krasim me shumë planete të tjerë, sipër këtij planeti ndodhin krime monstruoze që nuk ndodhin në asnjë planeti tjetër. Për këtë, Dita e Kijametit do të ndodhë mbi këtë planet, i cili është i populluar me njerëz. Duke qenë se shkatërrimi do e përfshijë këtë planet, edhe planetet e tjerë dhe yjet do të derdhen dhe shkatërrohen.
Shpërthimi dhe vërshimi i detrave do të mbulojë dhe shkatërrojë gjithçka mbi tokë. Ne ishim dëshmitarë të vërshimit të detit, Cunamit, që ndodhi para disa vitesh, ku vdiqën mbi treqind mijë vetë. Ajo që ndodhi, sikur përmbante një mesazh të fuqishëm, që Zoti ka mundësi t'a shkatërrojë gjithçka brenda disa sekondave.

Atë ditë, të gjithë të vdekurit do të ringjallen dhe secili do të vrapojë pa e dikur ku po shkon. Kjo, për shkak të hutisë dhe panikut që i ka kapluar.
Thotë Zoti në Kuran:"Gjëmimi i tmerrshëm! Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm? Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm? Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara, kurse malet si leshi i shprishur." (Karia 1-5)
Njerëzit do të shpërndahen të tmerruar pa ditur ku shkojnë, ashtu siç shpërndahen fluturat e trembura nga një zhurmë e fuqishme. Malet, edhe pse madhështorë dhe hijerëndë, do të duken si fije leshi të cilët i lëviz era në të katër anët.
Atë ditë do të sigurohet indiferenti se çfarë ka neglizhuar dhe besimtari mbi veprat e mira që ka vepruar.
"atëherë çdokush do të mësojë për veprat që ka bërë dhe që ka lënë pa bërë." (Infitar 5)
Në këtë moment, njeriu pyetet:"O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar, i Cili të krijoi ty, të dha përmasa të rregullta dhe të harmonizoi dhe, që të ka mbrujtur në çfarëdo forme që ka dashur?!" (Infitar 6-8)
Vallë ç'të mashtroi ty o njeri? Çfarë të bëri t'a harrosh Zotin tënd, i cili të krojoi në formën më të bukur? Mos ishte pamja jote tërheqëse, me të cilën mburreshe para të gjithë njerëzve?

Ti o vëlla dhe o motër duhet t'a pregatisni përgjigjen e kësaj pyetjeje që në këtë botë. Ti duhet të jetosh në këtë botë si njeri i ndershëm, duhet t'i respektosh urdhërat e Zotit dhe porositë e Profetit a.s, me qëllim që kur të të vijë vdekja, të jesh në krahun e njerëzve të ndershëm dhe të mirë.
Kurse në suren Tekvir, Zoti i madhëruar thotë:"Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin; kur yjet të rrëzohen dhe malet të lëvizin tutje; kur devetë barrse të braktisen dhe egërsirat të tubohen; kur detet të vlojnë dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat)." (Tekvir 1-7)
Të gjitha këto ndodhi rrënqethëse, do të ndodhin ditën e Kijametit. Rreth bashkimit të shpirtrave, ka dy mendime: I pari, është se do të bashkohen shpirtrat e njerëzve të liq me njëri-tjetrin, kurse njerëzit e ndershëm me njëri-tjetrin. I dyti është se bashkohet shpirti me trupin që deri tani ishte i varrosur dhe i tretur në dhe.

Më pas, sureja vazhdon me fjalët:"kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet për çfarë faji ishte vrarë." (Tekvir 8-9)
Ato foshnje të cilat janë groposur për së gjalli, do të pyeten mbi shkakun e këtij krimi makabër. Përse vallë i groposi për së gjalli babai i tyre?!
"kur fletët të shpërndahen" (Tekvir 10)
Siç dihet, në këtë Ditë, do të shpërndahen fletët dhe librat ku janë regjistruar veprat e njeriut. Secili prej nesh, do e marrë librin e tij sipas veprave. Nëse veprat janë të mira, njeriut do i jepet libri në krahun e djathtë, në të kundërt në krahun e majtë.
"kur Xhehenemi të flakërojë" (Tekvir 12)
Atë ditë, zjarri i xhehnemit do të nxehet dhe vlojë dhe më shumë. Le të sjellim një shembull për t'a bërë më të lehtë. Nëse dikush prej nesh është drejtuar për në shtëpi për të ngrënë drekë, me t'a marrë vesh amvisa e shtëpisë që ti po arrin në shtëpi, ajo nxiton më shumë me qëllim që kur të hysh brenda, dreka të jetë gati.
"dhe Xheneti të afrohet" (Tekvir 13)

Edhe xheneti nga ana e tij, pregatitet dhe zbukurohet më shumë, në pritje të banorëve të rinj.
"atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë)." (Tekvir 14)
Secili është i ndërgjegjshëm për atë që ka vepruar në dynja.
"Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes, edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta." (Kijame 14-15)

Ai është i ndërgjegjshëm për të këqijat që ka vepruar, edhe pse paraqet arsye dhe justifikime nga më të ndryshmet.
Ndërkohë që njerëzit e mirë dhe të ndershëm kanë një trajtim krejtësisht të ndryshëm. Ata nuk ndihen të frikësuar dhe as nën presion. Vetë Zoti i madhëruar i qetëson me fjalët:"O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni. Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë."
(Zuhruf 68-69)

Fryerja e Surit.
Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:" Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu." (Zumer 68)
Ata që do të mbeten të gjallë, do të jenë engjujt Xhibril, Mikail, Israfil dhe meleku i vdekjes.
Zoti do të thërrasë më pas: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur i gjallë”?
Ai do i përgjigjet: “Ka mbetur robi Yt Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe unë meleku i vdekjes”.
Zoti do i thotë melekut të vdekjes: “O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Xhibrilit”. Dhë kështu i merret shpirti Xhibrilit.
Zoti pyet më pas përsëri: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani”?
Meleku i përgjigjet: “Ka mbetur Israfili, Mikaili dhe unë robi Yt, meleku i vdekjes”.

“O meleku i vdekjes – do i thërrasë Zoti- merre shpirtin e Israfilit”. Dhe i merret shpirti Israfilit.
Më pas pyet Zoti: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur”?
“Ka mbetur Mikaili dhe unë robi Yt, meleku i vdekjes”- do i përgjigjet.

“O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Mikailit”- do e urdhërojë Zoti. Dhe kështu do i merret shpirti.
Përsëri Zoti do pyesë: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani”? “Unë robi Yt o Zot, meleku i vdekjes”.

“O meleku i vdekjes – do urdhërojë Zoti- merre shpirtin e melekut të vdekjes”. Kështu meleku i vdekjes e merr shpirtin e tij. Më pas Zoti do të thërrasë:
“Kujt i takon sundimi sot? Kujt i takon sundimi sot”?
Dhe nuk do i përgjigjet kush.

Më pas do të përgijget vetë Allahu duke thënë: “Sundimi sot është vetëm i Allahut, që është i vetëm dhe fuqiplot”. (Gafir 16)
Ai do i kapë qiejtë me të djathtën e Tij dhe thotë:"Unë jam Sunduesi suprem! Ku janë arrogantët? Ku janë mbretërit? Ku janë tiranët?" Më pas do i kapë shtatë tokat me të majtën dhe do të thotë:"Ku janë mbretërit? Ku janë tiranët? Kujt i përket sundimi sot?"
Askush nuk do i përgjigjet kësaj pyetjeje, pasi gjithçka është e pashpirt dhe pa jetë.

Kësaj përgjigjeje do i përgjigjet vetë Zoti i madhëruar me fjalët:"Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!" (Gafir 16)
Gjithësia do të kthehet në origjinën e saj, atëherë kur asgjë nuk ekzistonte përveç Allahut të madhëruar. Kur Profeti a.s u pyet se ku ndodhej Zoti para se të krijonte universin, u përgjigj:"Allahu ekzistonte, ndërkohë që asgje tjetër nuk ekzistonte."

Zoti na krijoi, na solli në këtë botë dhe na furnizon, me qëllim që të jemi mirënjohës, t'a adhurojmë dhe falenderojmë për këto mirësi.
Thotë Zoti në Kuran:"Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme." (Nisa 26-28)
Në një hadith kudsij, Zoti thotë:"O robi Im! Ti dëshiron dhe unë dëshiroj diçka, por nuk do të ndodhë veçse ajo që dëshiroj Unë. Nëse i dorëzohesh vullnetit Tij, unë t'a jap atë që dëshiron. Por nëse nuk i dorëzohesh vullnetit Tim, do të lodhesh t'a arrish atë që dëshiron, por nuk do të ndodhë veçse ajo që dëshiroj."
O Allah i madhëruar! Ty të takon sundimi pa kufi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Etapa e parë e Ditës së kijametit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Hija në Ditën e kijametit
» Shenjat e Mëdha të Kijametit
» Si funksionon trupi gjatë ditës?
» Benzema: Dita ditës po rifitoj besimin
» Gjatë ditës pritet ekstradimi i shtetasve të Maqedonisë nga Izraeli
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum