www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hija në Ditën e kijametit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Hija në Ditën e kijametit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hija në Ditën e kijametit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Hija në Ditën e kijametit Empty
MesazhTitulli: Hija në Ditën e kijametit   Hija në Ditën e kijametit EmptySun Dec 20, 2009 6:55 am

Hija në Ditën e kijametit


Siç e kemi përmendur në temën paraardhëse, njerëz janë ringjallur nga varret, duke përjetuar ndodhitë e kësaj Dite të madhe.
Diku ndodhet Burimi i Profetit a.s, prej të cilit do të privohen shumë njerëz, ashtu siç do të ketë shumë të tjerë të cilët do e shijojnë ujin e tij të freskët.
Diku tjetër ndodhet tek Peshorja e veprave të njerëzve, ku i shpëtuar është ai që ka vepra të mira më shumë se vepra të këqija.
Derisa njerëzit të shpërblehen me xhenet ose me zjarr, do të qëndrojnë për pesëdhjetë mijë vite, të cilat për besimtarët do të jenë sa dy rekate namazi.

Temperatura e vendit ku qëndrojnë njerëzit do të jetë e padurueshme, pasi diellin e kanë sipër kokave. Të gjithë janë në pritje të fillimit të llogarisë.
Ndërkohë që do të përmendim fragmente nga kjo Ditë, unë të kërkoj ty o vëlla dhe o motër, që të ndaleni pak me veten dhe të mendoni:"Valla me cilët njerëz do të jem atë ditë? A do të jem pranë njerëzve të mirë, sahabeve dhe profetëve, apo do të jem me njerëzit e liq, kriminelët dhe jobesimtarët?
Përse të mos jesh pranë Profetit a.s? Përse të mos jesh pranë Ebu Bekrit, Umerit, Aliut, Uthmanit etj...? Përse të mos jesh nga ata që do i kapë Profeti a.s për dore dhe do i përcjellë deri në xhenet?
Ata që do e arrijnë një gradë të tillë, nuk janë jashtëtokësorë, janë njerëz të thjeshtë si ti.
Zoti i madhëruar në Kuran dhe Profeti a.s në hadithe, na i kanë treguar këto fragmente të jetës tjetër, me qëllim që edhe ne t'i bashkohemi karvanit të njerëzve të ndershëm.

Thotë Profeti a.s në një hadith:”Shtatë veta janë ata që Zoti do i vendosë nën hijen e Tij, atë ditë që nuk ka hije veç Tij: Një udhëheqës i drejtë, një i ri i edukuar me adhurimin e Zotit, një i ri i cili e ka zemrën të lidhur me xhamitë, dy persona që duhen për hatër të Zotit, bashkohen dhe ndahen për këtë qëllim, një burrë që dha sadaka me të djathtën, pa e ditur e majta, një person që kur kujton Zotin i shpërthejnë lotët dhe një burrë të cilin e fton një grua e bukur dhe me pozitë, por që ai i thotë: Unë kam frikë Zotin."
Profeti a.s i përmend të rinjtë veçanërisht, pasi ata janë të prirur për të vepruar gjynahe, megjithatë ata e kanë ruajtur veten dhe nderin e tyre. Kështu, Zoti i shpërblen në këtë Ditë, duke i strehuar nën hijen e Arshit të Tij.
Ndërkohë që të gjithë njerëzit përjetojnë vapën, zagushinë dhe temperaturat e larta, do të thërrasë një zë nga ana e Zotit:"Ku janë ata që e kanë dashur njëri-tjetrin për hatrin Tim? Sot, kur nuk gjendet asnjë hije tjetër përveç hijes së Arshit Tim, unë do i strehoj në këtë hije."
Një gradë të tillë e arrin ai që i donte besimtarët për hatër të Zotit. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:"Me të vërtetë që besimtarët janë vëllezër."
Ne jemi vëllezër të një feje, gjë e cila i shton lidhjet dhe dashurinë mes nesh.
Më pas, Zoti do të thërrasë:"Çdo njeri të qëndrojë pas perëndisë që adhuronte në dynja!"
Të gjithë njerëzit do të shkojnë dhe qëndrojnë pas idhullit dhe perëndisë së tyre në dynja. Ata që kanë adhuruar diellin, do të shkojnë tek dielli, të tjerët tek hëna, yjet, idhujt e gurit etj...
Zoti do u drejtohet atyre që kanë adhuruar sende dhe krijesa të tjera veç Zotit:" Me të vërtetë, ju (idhujtarë) dhe idhujt që i adhuroni në vend të Allahut, do të jeni lëndë djegëse për Xhehenemin. Ju do të vini në të." (Enbija 98)
Duke qenë se ata që shumë njerëz kishin adhuruar nuk ishin Zoti i vërtetë, do të ndëshkohen në zjarr.
Disa njerëz, do të merren dhe do të nxirren para njerëzimit. Të habitur, njerëzit e tjerë do të pyesin:"Kush janë këta?"
Do u thuhet:"Këta janë Faraoni, Hamani, Ubej ibnu Halef të cilin e vrau vetë Profeti a.s dhe Karuni."

A pranon ti o vëlla dhe o motër që nuk faleni, që këtë Ditë të rrjeshtoheni përkrah këtyre figurave negative në historinë e profetëve?
Thotë Profeti a.s:"Kushdo që e kryen namazin rregullisht, ditën e Kijametit namazi do të jetë argument, dritë dhe shpëtim për të. Kurse ata që nuk e kanë kryer, nuk e kenë argument, as dritë dhe as shpëtim. Madje do të ringjallen përkrah Faraonit, Hamanit, Karunit dhe Ubej ibnul Halef."
Atë Ditë, do të njihen edhe ata persona të pasur, por që kurrë nuk pranonin të japin zekatin. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:"Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!” (Teube 34-35)

Pasanikët, të cilët kanë grumbulluar ar e flori pa hesap dhe nuk kanë dhënë zekatin, do nxehet floriri dhe monedhat që kanë grumbulluar dhe do u vihen sipër trupit. Ata pasanikë që merreshin me rritjen e kafshëve, këto kafshë do i shkelin me këmbë Ditën e Kijametit, për shkak se nuk kanë dhënë zekatin.
Arrogantët dhe mendjemëdhenjtë do të kenë një ndëshkim të veçantë Ditën e Kijametit. Ata e mendonin vetem mbi këdo tjetër. Për këtë, ata do të ndëshkohen duke u zvogëluar sa milingonat dhe do të shkilen me këmbë nga njerëzit.
Një fragment tjetër interesant, është edhe prania e disa njerëzëve të cilët shkëlqejnë nga drita, ndërkohë që para tyre është errësirë. Sa më shumë afrohen, e largojnë errësirën para tyre. Këta janë njerëzit e mirë dhe të ndershëm, kurse drita që lëshojnë janë veprat e tyre të mira, është ecja në errësirë, për të kryer namazin e sabahut dhe të jacisë në xhami.
Thotë Profeti a.s:"Përgëzoji ata që ecin natën në errësirë për në xhami me dritë të plotë Ditën e Kijametit."

Thotë Profeti a.s në një hadith tjetër:"Tre personave, Zoti nuk do u flasë, nuk do ua hedhë sytë, nuk do i pastrojë nga gjynahet dhe për ta ka pregatitur ndëshkim të rreptë: Ai që e shet mallin duke u betuar rrejshëm, ai që sillet keq me prindërit, ajo grua që vishet dhe sillet si burrë dhe brinari."
Një ndër melekët që mbajnë Arshin e Allahut, është aq i madh dhe madhështor, saqë distancën mes dy veshëve, një zogu i duhet t'a përshkrojë për shtatëqind vite. Ky melek, thotë mbi madhështinë e Allahut:"I pa të meta je Ti o Allah! Sa madhështor që je!"
Zoti i përgjigjet:"Madhështinë time e injoron vetëm ai që betohet rrejshëm."
Një ndër ata që do të ndëshkohen këtë Ditë, është dhe një njeri që shihet duke ngrënë mishin e një kufome të vdekur. Vallë kush është ky njeri? Çfarë ka bërë?
Ai është një njeri që gjatë jetës merrej me përgojimin e njerëzve të tjerë.
Fjalët që themi, ose i themi për mirë ose për keq. Profeti a.s thotë:"Kush beson Zotin dhe botën tjetër, le të flasë mirë ose më mirë të heshtë."
Ebu Hurejre thotë:"Ai që e përgojon vëllanë e tij gjatë jetës, i ofrohet mishi i tij i vdekur dhe i thuhet:"Haje mishin e tij të vdekur, ashtu siç e hëngre të gjallë."

Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:" O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë." (Huxhurat 12)
Do të ketë njerëz të tjerë që mbartin me vete shumë vepra të mira. Ata janë të gëzuar me këto vepra të shumta, por për një çast, ato u zhduken. Këta njerëz janë ata që veprat e mira i bënin sa për sy e faqe. Ata do të hidhen dhe ndëshkohen në zjarrin e xhehnemit.
Një moment tjetër interesant është edhe paraqitja e njerëzve të drejtë. A ta do të vijnë në podiume që shkëlqejnë dritë dhe qëndrojnë në të djathtën e Allahut të madhëruar. Gjatë gjithë jetës së tyre, ata janë përpjekur të vendosin drejtësi në familje dhe kudo tjetër.

Atë Ditë do të dëgjohet edhe një zë që kërkon ndihmë nga Profeti a.s. Për këtë, Profeti a.s thotë:"Mos vijë askush Ditën e Kijametit me dynjanë mbi kurriz dhe të thotë:"O Muhamed!" Unë do i them:"E ke arritur atë që deshe."
Do të ketë njerëz të cilët mbajnë flamurë të shkruar sipër:"Ky është mashtrimi i filanit." Pasi kanë mashtruar njerëzit në dynja.
Në çastet më të vështira dhe të sikletshme, do u bëhet vend disa njerëzve të qëndrojnë nën hije dhe dritë. Ata njerëz që do të përfitojnë nga kjo ofertë, janë ata që u kanë larguar njerëzve brengat dhe hallet e jetës.

Thotë Profeti a.s:"Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e dynjasë, Zoti do ia largojë brengat e botës tjetër."
Njerëz të tillë, u kanë ofruar ndihmën e tyre atyre që kishin nevojë për të holla, për kurim në spital, u kanë gjetur punë kur ishin të papunë etj...
Thotë Profeti a.s:"Kush ia lehtëson hallet një hallexhiu në dynja, Zoti do ia lehtësojë atij hallet e botës tjetër. Kush ia mbulon të metat një muslimani në dynja, Zoti do ia mbulojë të metat në botën tjetër. Allahu është në ndihmën e robit, përderisa ky i fundit është në ndihmën e vëllaut të tij musliman."

E lusim Zotin që të na bëjë nga këta njerëz të cilët ua lehtësojnë hallet të tjerëve, ua mbulojnë të metat dhe gjenden në ndihmën e tyre.
Xhenetin do e fitojë ai që bën vepra të mira dhe ai që e posedon çelësin e tij dhe çelësi i xhenetit është fjala:"La ilahe il-lallah."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Hija në Ditën e kijametit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Shenjat e Mëdha të Kijametit
» Etapa e parë e Ditës së kijametit
» Ditën avokate, natën prostitutë
» Çka donë të thotë të besosh në Ditën e Fundit?
» Angazhohen 6 mijë policë në ditën e zgjedhjeve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum