www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift Empty
MesazhTitulli: Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift   Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift EmptySun Jan 16, 2011 12:34 am

Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift Eeeeeeeeeeeeec

Të gjithë thonë se tradhtia është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në një histori dashurie. Një veprim (thuajse) i pafalshëm, sinonim i mungesës së respektit, mëkati më i madh. Megjithatë, ndonjëherë arrin të jetë thuajse e nevojshme. Sepse nga një anë na kujton se në dashuri ashtu si në luftë nuk ka rregulla, dhe nga ana tjetër është në gjendje të zgjojë ndjenja të përgjumura dhe të na kujtojë se përse jemi dashuruar me partnerin tonë. Shumë histori të jetuara personalisht na kanë treguar se si tradhtia i ka ndihmuar të shpëtojnë madje edhe të forcojnë lidhjet e tyre sentimentale. Por si mund të shpjegohet fakti se një tradhti mund të shërbejë pozitivisht në një lidhje?

Armiku numër një në një çift është rutina dhe të menduarit se në lidhjen e tyre nuk ka më asgjë për të zbuluar. Një tradhti mund të jetë si një rrufe në një qiell të qetë, që vjen e vendos disa siguri. Na bën të kuptojmë dhe të qartësojmë shumë gjëra mbi atë çka duam. Tradhtia në bën të hapim sytë dhe në këtë aspekt është pozitive për jetën në çift.
Në cilat situata tradhtia mund të jetë pozitive për çiftin?

Nuk mund të përgjithësohet: ajo që mund të ndihmojë një çift, mund të shkatërrojë një tjetër. Tradhtia shpesh mund edhe ta përkeqësojë situatën. Sigurisht që ka shumë histori që përfundojnë pozitivisht nga kjo eksperiencë, por gjithmonë duhet pasur kujdes: shumë shpesh një tradhti e shkatërron një lidhje sentimentale, në vend që të zgjidhë problemet që ajo ka.
Rreziqet e kësaj metode

Të përdorësh tradhtinë për të përmirësuar situatën në një çift mund të jetë e rrezikshme, sidomos në rastet kur ajo zbulohet nga partneri. Me pak fjalë: asnjë avantazh nga tradhtia nuk do të arrijë të kompensojë rreziqet dhe vuajtjen që mund të shkaktojë. Asnjëherë tradhtia nuk rekomandohet si metoda për të shpëtuar një çift në krizë.
Të çlirohesh nga një fiksim

Kështu nis të tregojë historinë e saj Daniela, me profesion gazetare dhe moshë 27 vjeçe. “Unë dhe Paolo ishim bashkë prej dy vjetësh: raporti ynë ishte thuajse perfekt përveçse një mungese të theksuar komunikimi. Atë verë Paolo, sapo kishte ndryshuar punë, nuk mund të shkonte me pushime dhe unë kisha shkuar te shtëpia ime në det me familjen. Aty njoha Françeskon, një djalë shumë simpatik me të cilin kalova pjesën më të madhe të pushimeve të mia. Kishte një tërheqje të madhe mes nesh dhe kisha përshtypjen se ai ishte shpirti im binjak. Edhe pasi u kthyem në qytet i mbajtëm kontaktet me njëri-tjetrin. Imagjinoj shpesh Françeskon dhe faktin e si mund të isha me të. Verën tjetër u ripamë sërish në det. Tashmë ai ishte bërë një fiksim për mua. Pas zënkës së parë telefonike më Paolon vendosa të shkoja në shtrat me të. Bëmë dashuri në plazh. Gjithçka do të kishte qenë perfekte sikur të mos kisha kuptuar pikërisht në atë moment se sa shumë e doja Paolon. Françesko ishte ndryshe nga ajo që kisha imagjinuar. Një ditë më pas fillova të angazhohesha shumë për të shpëtuar historinë time me Paolon. Flisja ndonjëherë me Françeskon, por ajo e jona u kthye në një miqësi shumë të bukur. Përkundrazi e falënderoj që më bëri të kuptoj, vlerën e historisë sime të dashurisë, që tani ecën më mirë se kurrë.
I dhurova një fillim të ri historisë sonë

“Ditën që vendosëm të martoheshim i dashuri im më tregoi se më kishte tradhtuar shumë herë me një nga ish të dashurat e tij. Fillimisht, pavarësisht zhgënjimit e vlerësova shumë sinqeritetin e tij. I lajmëruam të gjithë se do të martoheshim ashtu siç e kishim parashikuar. Por në të vërtetë nuk e kisha kaluar të gjithë inatin. Raporti ynë filloi të shkatërrohej ngadalë: i bëja vazhdimisht skena xhelozie, e kontrolloja si e fiksuar, nuk e lija të dilte me miqtë, doja të dija gjithçka për atë që ai bënte. Me pak fjalë një ankth i vërtetë për të dy. Gjatë një feste takova një nga ish të dashurit e mi. Përfunduam në shtrat së bashku. Nuk po e bëja për t’u hakmarrë, por për t’u ngushëlluar. E vërteta ishte se më bëri shumë mirë. E kuptova se e doja akoma më shumë të dashurin tim, se tradhtia kur nuk shoqërohet nga ndjenja nuk ka vlerë. Duke e tradhtuar e ndjeva veten të barabartë. Tashmë mund të ishte e mundur të nisnin gjithçka nga fillimi. Kjo ishte historia e Anës, një biznesmene 31-vjeçare.
Rizbulova dashurinë

Ja se çfarë thotë Agata, një inxhiniere 33-vjeçare.

Me Fabion isha mirë, por edhe pa të. Pas shtatë vjetësh bashkë, kisha dëshirë ta lija she shumë frikë të qëndroja vetëm. Ishte atëherë që njoha një djalë simpatik dhe të sjellshëm që për ironi të fatit quhej Fabio. Ishte ambicioz, dinamik i gëzueshëm, me pak fjalë gjithçka që nuk kishte Fabio “im”. Nisa ta frekuentoja gjithmonë e më shpesh: isha mirë me të, por më mungonte buzëqeshja e Fabios, sytë e tij të zinj veprimet e tij të sjellshme. Djaloshi që kisha përballë nuk bënte që tjetër veçse të mendoja për personin me të cilin kisha kaluar shtatë vitet e fundit të jetës sime. Fabio, i dashuri im, nuk e mori vesh kurrë për Fabion tjetër. Por sjellja ime ndaj tij ndryshoi, duke i dhënë mundësi lidhjes sonë të gjente një ekuilibër të ri.
E kuptoi se mund të më humbte

Ja se çfarë tregon Letizia, 36-vjeçare me profesion infermiere. Gjithmonë kam pasur përshtypjen se historia jonë do të përfundonte keq. Ndoshta nuk isha e dashuruar…nuk e di. Por edhe ai nuk më dukej shumë i dhënë. Nuk më pëlqente mënyra se si ai reagonte ndaj veprimeve të mia dhe shpesh përfundonim duke u zënë dhe me javë të tëra pa folur. Një darkë, shumë e pakënaqur përfundova duke bërë dashuri me Pieron, miku i një shoqes sime me të cilin kisha qenë në një festë ku kisha pirë pak. Dy ditë më pas, i dashuri im lexoi një e-mail që pa dashje e kisha lënë hapur në ekranin e kompjuterit. Aty Piero, duke më kujtuar atë se çfarë kishte ndodhur një fundjavë më parë, më bënte qindra komplimente dhe në fund shkruante “shpresoj se i dashuri yt ta kuptojë se çfarë vajze ka në krah”. Mendoj se në atë moment ai hapi sytë. E kuptoi se për të ndenjur me të duhej të përkujdesej shumë për mua. Kaluan dy muaj para se ta kuptoja se ai e kishte lexuar atë e-mail. Folëm vetëm një herë dhe pastaj nuk e zumë më në gojë atë që kishte ndodhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kur tradhetia forcon lidhjen ne cift

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Tradhetia: Ja si zbulohet
» Më i rëndë eshte plumbi a tradhëtia?
» Ndarja e detyrave ne cift
» Grindjet ne cift ne emer te dashurise
» Silikoni nuk i zgjidh problemet ne cift
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum