www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Grindjet ne cift ne emer te dashurise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Grindjet ne cift ne emer te dashurise Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Grindjet ne cift ne emer te dashurise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Grindjet ne cift ne emer te dashurise Empty
MesazhTitulli: Grindjet ne cift ne emer te dashurise   Grindjet ne cift ne emer te dashurise EmptyTue Dec 15, 2009 1:07 am

Grindjet ne cift ne emer te dashurise

Është e sigurt se grindjet me partnerin nuk janë zgjidhje aq e mirë, por studimet tregojnë se ato rrisin jetëgjatësinë e lidhjes. Një histori dashurie nuk do të kishte kuptim, nëse mes çiftit nuk do të kishte grindje. Nuk ka rëndësi nëse ato janë të mëdha apo të vogla, mjafton të etiketohen si zënka, cilado qoftë arsyeja, kjo tregon se të dy duhen vërtet. Shkencëtarët e kanë provuar këtë edhe nga studimet, por një gjë është e sigurt, nëse nuk ka grintë në çift, lidhja nuk do të zgjasë. Edhe romantikët më të mëdhenj kanë momente kur nevrikosen, edhe femrat më të qeta e nxjerrin në një çast kokën duke ngritur zërin. Psikologët i përcaktojnë këto polemika në çift, si një ambicie dominuese, e cila nuk është aspak e keqe, por synon vendosjen në mënyrë të dukshme të rregullave të lojës. Dhe kjo është shumë e dobishme!
Grindjet janë pasojë e moskuptimit, por edhe janë të mirëpritura në lidhje. Grindja paraqet, në shumicën e rasteve, një dukuri konstruktive dhe të mirë. Është e sigurt se grindjet me partnerin nuk janë zgjidhje aq e mirë, por studimet tregojnë se ato rrisin jetëgjatësinë e lidhjes. Kur në lidhje nuk ka grindje, atëherë kjo është shenjë se e tëra zhvillohet në një sistem autoritar, ku njëri partner i dëgjon dhe tjetri zbaton urdhrat. Pra, pa grindje të vogla dhe ndonjëherë edhe të mëdha, nuk ka lidhje reale. Një gjë e tillë thjesht është fiziologjikisht e kushtëzuar dhe nuk është mirë që për gjithçka partnerët të kanë mendime të njëjta.
Teoria e plotësimit
Ekziston një teori, e cila quhet teoria e plotësimit, e cila shpjegon gjithë situatën e grindjeve në çift. Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë “tepër të pabindshme” për dikë, i cili nuk beson tek fati. Ndonjëherë themi: “Përse duhet të besoj në teori të tilla?” Kjo pyetje e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. ‘Jam e lumtur’, mund të thotë dikush, ‘kam gjetur personin ideal për mua’, ‘kam gjetur zemrën apo shpirtin tim’, ‘jam pranë partnerit të jetës’. Po nëse është kjo e vërtetë, përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj kur debatoni me njëri-tjetrin? Teoria e plotësimit tregon se gjithmonë kur ne grindemi, duam të zbulojmë më shumë nga partneri ynë, të njohim misterin që nuk e kemi zbuluar ende, pse jo edhe të jemi mbi të apo të vërtetojmë dyshimet tona për një mijë e një arsye që na vërtiten në kokë. Por, këto debate sjellin konstruktivitet të dukshëm. Duke pasur debate në çift, ne plotësojmë te i dashuri ose e dashura atë që mungon, atë që nuk e shfaqim kurrë, epërsisë që duhet të kemi apo të tjerët duhet të kenë për një çështje të caktuar. Në këtë mënyrë vendosen paqësisht rregullat e njohjes dhe mirëkuptimit, që kur të vendosim të hedhim hapin e madh, të jemi të bindur se e njohim njëri-tjetrin që nga gjeneza. Që nga fjala ‘të dua’ deri tek “do ndahemi”, gjithçka është thënë qindra herë gjatë një grindjeje. Kjo është arsyeja që nuk ndaheni, pasi jeni të bindur se mes jush ka një forcë tërheqëse aq të madhe, sa nuk keni forcën për të shkuar menjëherë te ndarja. Në këtë pikë rolin më të madh e kanë pikërisht grindjet dhe zënkat në çift, të cilat kanë forcuar besimin dhe kanë skalitur në mënyrë të dukshme nervat për të mos çuar një histori dashurie deri në pikën e vdekur.
Pajtimi
Nëse në hapat e parë të dashurisë as që vihen re defektet e partnerit, me kalimin e kohës bëhet më i vështirë kapërcimi i pengesave dhe vendosja e rregullave në mënyrë që harmonia në çift të mos prishet. Nga studimet ka dalë se një nga pikat kyçe të gjithë kësaj, është mënyra se si çiftet i përballojnë zënkat. Nëse ata i kalojnë konfliktet me qetësi, apo nëse vazhdojnë të jenë të mbërthyer pas kritikave të ashpra dhe kokëfortësisë së tyre. Po cilat janë sjelljet për t’u evituar, që mbartin rrezikun e një ndarjeje? Pa frikë mund të themi, kritika për partnerin, karakterin apo personalitetin e tij. Zakonisht pas zënkave funksionojnë për mrekulli edhe ofertat për t‘u pajtuar. Kjo mund të arrihet fare lehtë duke kërkuar falje, duke dhuruar një buzëqeshje, apo duke thënë një batutë të bukur. Edhe pse diskutimi mund të ketë qenë mjaft i ashpër, me tentativat për ta riparuar atë që ka ndodhur, ulet ndjeshëm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirëpresë vendimin tënd. Të gjitha çiftet pa përjashtim zihen, por e rëndësishme është mënyra që përdorin për të riparuar “dëmet”. Zakonisht minutat e para të një diskutimi janë gjithmonë ato kur njëri nga të dy personat tregon një problem, ndërsa tjetri i përgjigjet. Ndoshta do të ishte më mirë një reagim më i butë dhe një qortim i specifikuar, për të dalë sa më parë nga kjo situatë tensioni dhe ankthi…!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Grindjet ne cift ne emer te dashurise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë
» Blero: Nuk merrem me njerez qe duan emer
» NUMEROLOGJIA E DASHURISE
» A i besoni dashurisë në internet ?
» Ndarja e detyrave ne cift
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum