www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty
MesazhTitulli: Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë   Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë EmptyFri Oct 15, 2010 6:08 am

Që martesa nuk është e bazuar vetëm në dashuri këtë e kanë të qartë, edhe romantikët më të mëdhenj. Prej fijeve plot ngjyra e deri tek ato të padukshmet ndërtohet “petku martesor” dhe vetëm prej kujdesit të dyanshëm varet ajo nëse ajo do të vazhdojë apo do të ndërpritet në mes. Njëra prej problematikave kryesore është edhe natyra e lidhjes martesore. Më konkretisht fjala është për të ashtuquajturat martesa të stilit “Zoti i shtëpisë jam unë” apo ato të bashkësive të barabarta. Në këtë kontekst përveç në rastet e despotizmit martesor, është e natyrshme që njëri nga partnerët të mbajë në dorë frerët dhe të sjellë vendime me rëndësi jetike për veten dhe partnerin. Nëse është fjala për lidhjen në martesë të dy personave me natyrë dominante, ai do të funksionojë ashtu që partnerët përherë do të tentojnë ta marrin rolin udhëheqës për vete, qoftë kjo në mënyrë direkte apo indirekte. Thënë më globalisht lidhja e dy personave me ambicie dominuese paraqet pothuaj se përherë lidhje të keqe. Por ekzistojnë edhe persona që nuk dëshirojnë për asnjë moment të jenë dominues dhe përherë i ikin kësaj, kurse në anën tjetër partneri i cili përherë është dashur të sjellë vendime jetike, një ditë thjesht mund të deklaroj se nuk dëshiron më ta luaj atë rol dhe përherë të mbaj përgjegjësi. Rastet e tilla paraqiten, sidomos atëherë kur pasiviteti i partnerit tjetër kalon në forma të depresionit dhe tek partneri dominues akumulohet pakënaqësia dhe dëshira për ndërrim. E tërë kjo manifestohet më lënien pas dore të rolit që më herët ka pasur në lidhje. Në këso raste psikoterapia është e domosdoshme për të dy partnerët ose martesa është paraprakisht e përcaktuar për dështim. Me atë rast fitojmë dy persona diametralisht më bindje të fituara të kundërta, që të dy të përvuajtur në vetvete.

KUR NE MARTES TAKOHEN DY KARAKTERE TE NJEJTA
Realisht nuk është mirë që në lidhje të gjenden dy persona me struktura të njëjta të personalitetit. Sepse lidhja e dy tipave depresivë është katastrofë e vërtetë. Paramendoni vetëm se si njëri përherë ankohet se jeta nuk është e lehtë, kurse tjetri ankohet se jeta është e rëndë. Personit depresiv më tepër i përshtatet tipi histerik i cili e nxjerr prej krizës shpirtërore. Në anën tjetër, depresivi i ndihmon histerikut, që madje vetëm për njëherë të qëndroj mbi tokë, duke marrë parasysh atë se tipat e tillë e kanë zakon që të “fluturojnë” përherë diku. Variacionet dhe kombinacionet me këtë rast janë ta pafundme dhe është e vështirë që të shpjegohen të gjitha, por është më se e qartë se bashkimi i dy karaktereve të ndryshme paraqet betejën e parë prej së cilës mund të varet edhe e tërë e ardhmja e lidhjes martesore.



GRINDJET NE CIFT
Grindjet janë pasojë e moskuptimit, por edhe janë të mirëpritura në lidhje. Grindja paraqet, në shumicën e rasteve, një dukuri konstruktive dhe të mirë për martesën. Kur në lidhje nuk ka grindje, atëherë, kjo është shenjë se e tëra zhvillohet në një sistem autoritar, ku njëri partner i dëgjon dhe i zbaton urdhrat e tjetrit. Më konkretisht pa grindje të vogla dhe ndonjëherë edhe të mëdha nuk ka martesë reale. Një gjë e tillë thjesht është fiziologjikisht e kushtëzuar dhe nuk është mirë që për gjithçka partnerët të kanë mendime të njëjta.



KUR DY PERSONA GJEJNE NJERI-TJETRIN

Teoria e plotësimit, pra të qenit çift, shpeshherë kundërshtohet dhe nga faktet që shumë persona mund të kenë parë dikë dhe për shkak të aftësisë së tij të kujtesës, apo të gjendjes së tij emocionale, ai e “kyç” atë deri në momentin në fjalë. Të jetë e vërtetë? Nëse bëhet fjalë për ata persona “kujtesa” e të cilëve është “shumë e mirë”, atëherë kjo teori bie. Çfarë mund të jenë vallë këto ndjesi në të cilat personi ndihet krejtësisht i hutuar, i shpërqendruar, i emocionuar dhe shpesh drithërima të vazhdueshme përshkojnë trupin ndërsa është në pamje vizive apo në afërsi të personit në fjalë? Përse pikërisht ky person dhe jo një tjetër që është më tej? Përse sot dhe jo një ditë tjetër? Përse në atë moment dhe jo në një moment tjetër? Përse në atë vend, atë çast, atë ditë? Astrologët do të thonë se yjet janë pozicionuar në një trajektore të tillë që kanë krijuar momentin ideal që këta dy persona të gjenin njëri-tjetrin.

KUR ZHDUKET GJELOZIA DHE DYSHIMI

Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë "tepër të pabindshme" për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e "pabindur", që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi "Përse duhet të besoj në teorira të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?" Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.

“TE DUA” DERI TEK “PO TE LE”

Që nga “të dua” deri te “po të lë”, gjithçka është thënë me vetëm 200 fraza. Në fillim të viteve 1900, zbulimi i pavullnetshëm nga ana e Sigmund Freud nxori në plan të parë dashurinë seksuale. Nëse nervat shkaktoheshin nga tërheqja seksuale apo ndjenja kalimtare, për t‘i shëruar ato duhej të çliroheshin nga çdo lloj tabuje. Është pak a shumë si në librin “I dashuri i Lady Chatterley”, i shkrimtarit anglez David H. Laurence (1885-1930), i publikuar në Firence në vitin 1928 dhe në vitin 1960 edhe në Angli. Historia është shumë e thjeshtë: Costance Chatterley ka një histori seksuale me ndihmësgjahtarin e bashkëshortit të saj. Pas shpërthimit të kënaqësisë dhe një gjuhe eksplicite është dhe sulmi i shoqërisë hipokrite e të paramenduar për institucionin e martesës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
CeLuShi
Ylli Forumit
Ylli Forumit
CeLuShi

Numri i postimeve : 3086
Data regjis. : 24/10/2009
Age : 35

Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty
MesazhTitulli: Re: Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë   Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë EmptyFri Oct 15, 2010 6:36 am

mu ke dashuru keq ti dikun sje tu ba za hiq qa je gaca mlume tui huahuahuahua kallxona moj tnimojm najsen haha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mandarina
Ylli Forumit
Ylli Forumit
mandarina

Numri i postimeve : 4919
Data regjis. : 30/11/2009

Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty
MesazhTitulli: Re: Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë   Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë EmptySat Oct 23, 2010 7:35 pm

grindjet egxistojn ne qdo lloj lidhje pa grindje nuk funksionon ama kush thot se nuk kan gridnje ne mes veti dmth jetojn jeten 100% pa grindje ajo eshte nje genjeshter.......... per mendimin tem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Malësor
Poeti Forumit
Poeti Forumit
Malësor

Numri i postimeve : 4382
Data regjis. : 07/04/2010

Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty
MesazhTitulli: Re: Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë   Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë EmptySat Oct 23, 2010 8:45 pm

po pa grindje nuk mundet te kaloj jeta ,duhet kanihere me rreh gruen ahahah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty
MesazhTitulli: Re: Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë   Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë EmptySat Oct 23, 2010 8:54 pm

mandarina pajtohemn plotesisht me ty se pa grindje ka munsi te jetojm jeten por me rensi esht se sa shpejt tejkalohen ato dhe si tejkalohen per mendimin tim kjo filozofi duhet te jet :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
mentor_pr
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
mentor_pr

Numri i postimeve : 1698
Data regjis. : 26/10/2009
Age : 36
Location : ne ferizaj

Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty
MesazhTitulli: Re: Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë   Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë EmptyWed Oct 27, 2010 7:41 am

grendjet duhet te jen te pranishme po je te tepruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty
MesazhTitulli: Re: Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë   Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Grindjet të dobishme në një lidhje, pa to nuk ka martesë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Grindjet ne cift ne emer te dashurise
»  10 lëngjet më të dobishme për njeriun
» Joga me të qeshur e dobishme për shëndetin
» Para dhe pas martese!
» 12-vjecarja kerkon martese
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum